31 January 2007

GUSTAV FLAUBERT(1821 - 1880)




GUSTAV FLAUBERT(1821 - 1880)

“Librat nuk behen si femijet por si piramidat ”...

Pergatiti KOLEC TRABOINI

Lindi me 12 dhjetor 1821 ne familjen e nje mjeku. Babai i tij ishte shefi i pavionit te kirurgjise te spitalit bashkiak ne Ruen te Frances. E ema ishte bije e nje mjeku, keshtu qe ai ishte pinjoll i nje familje borgjeze, shtrese ndaj se ciles shpejt do te revoltohej. Ky rebelizem do ta conte ne perjashtim nga shkolla, por ai me pas do ti plotesonte mesimet ne menyre private ne Paris . Ne 1836 kur ishte ne shkolle shkruan mjaft subjekte. Ne nje feste ne Trouville bie ne dashuri me Elise Foucault, qe ishte ne moshen 26 vjece, e cila do te martohej me Maurice Shlezinger. Imazhi i Eliza Shlezingerit do te shfaqej ne shume krijime te Gustav Flobert ( Floubert) dhe pjeserisht ajo do te ishte modeli per madam Arnoux tek “Edukimi ndjenjave”. Ne vitin 1840 nis studimet ne Paris ne drejtesi. Ne vitin 1844 i shfaqet atak nervor. "Une isha i frikesuar per jeten“ do ti shkruante ne nje leter shkrimtares franceze Zhorzh Sand. Ai kish pesuar nje semundje nervore e kish kaluar ne epilepsi. Ky perkeqsim i shendetit i solli probleme, nuk i merr dot provimet e drejtesise dhe vendos ti kushtohet letersise. Ne kete gjendje ndihmohet nga babai i vet i cili per te birin, blen dhe nje shtepi ne Croisset, ndane lumit te Senes, diku ne mes te Parisit dhe Ruenit. Ne vitin 1846 Gustav Floberti e takoi Loise Colet kur ajo ishte modele ne studion e skulptorit Jems Pradiere. Ata kishin nje korespondence te rregullt dhe ajo behet e dashura e tij megjithese takoheshin ralle. Kete lidhje Luise Colet do ta pohonte ne shkrimet e saj vite me pas, ne 1859. Pas vdekjes se babait dhe motres se vet te martuar, Flobert vendoset ne Croisset prane familjes. Deri ne moshen 50 vjec, ai do te jetonte bashke me nenen e tij, dhe mbesen e tij Karolina. Maksima e jetes se shkrimtarit qe “Beju i rregullt e i paster ne jete si nje borgjez, keshtu qe ju do te beheni i vrullshem dhe origjinal ne punen tuaj.” Ne 1847 udheton ne Britani. Nje vit me pas behet deshmitar i kryengritjes se Parisit. Ne vitin 1851 nis te shkruaj "Madam Bovari" qe do ta botonte ne vitin 1857 dhe do te merrte famen e nje shkrimtari te madh ne France . Subjekti i romanit „Madam Bovari“, eshte historia e nje dashurie te pafat te Ema Bovari, gruas se nje provinciali. Megjithese Gustav Flobert pohonte se “ Jam nje ari dhe desheroj te mbetem ari ne strofken time“, ai mbante lidhje me parisin dhe ishte deshmitar i revolucionit te vitit 1848. Me vone ai do te merrte urdher nderi nga Napoloni III. Qe nga viti 1856 Flobert do te kalonte periudhen e dimrit ne Paris. Mardheniet e dashurise me shkrimtaren Luise Colet do te merrnin fund ne vitin 1855. Nga nentor 1849 e deri ne prill 1851 beri udhetime me shkrimtarin Maxime du Camp ne Afriken e Veriut, Siri, Turqi, Greqi dhe Itali. Pas kthimit nga keto udhetime te gjata Gustav Flobert do te niste te shkruante romanin „Madame Bovari“ qe do ti merrte pese vjet pune per ta mbaruar. Do ta botonte fillimisht ne „Revue“, ne 1956 dhe si liber do te botohej nje vit me pas. Pershkrimi realist i shkeljes se kurores u konsiderua si nje sulm ndaj moralit dhe fese. Per romanin e tij Flobert u ndoq dhe per t’ju shpetuar denimit, qe nuk ishte i lehte gjate censures zyrtare ne Perandorine e Dyte. Kur “Lulet e se Keqes” ishin vene perballe te njejteve gjyqetareve te censures, Bodleri ishte denuar. "Madame Bovari“ u botua ne dy volume ne vitin 1857 sic ishte botuar me pare ne origjinal ne “Revue de Paris”, gjate viteve 1856-1857. Ema Bovari ishte martuar m


e Sharl Bovari, nje mjek province. Kur ishte vajze kishte lexuar romanet e Valter Skotit dhe kishte nje enderrime romantike dhe deshira per aventura. E lodhur nga jeta e mbyllur martesore, Ema bie ne dashuri me dy burra, me avokatin Leon Dupuis e me pas me Rudolf Bulanzher. Pasi zbulohet nga i shoqi, ajo helmohet me arsenik. Me pas do te vdese dhe i shoqi, ndersa e bija e tyre, Bertha do te merrej per tu rritur nga disa kushurinj te varfer. Bertha do ta fillonte jeten si punetore ne nje fabrike. Novela provokoi nje reaksion te madh. Flobert u perpoq ta shmange akuzen ndaj tij per imoralitet. Karakteri i Emes ishte i rendesishem per autorin- shoqeria nuk i jepte asnje mundesi shpetimi dhe atehere Gustav Flobert tha:“ Ema jam une.“ Ne vitin 1860 Flobert perjetoi suksesin si shkrimtar dhe intelektual ne oborrin e Napoleonit te III. Ne mes te miqeve te tij ishin Emil Zola, Zhorzh Sand, Hipolite Taine dhe shkrimtari rus Turgeniev, me te cilet i bashkonte te njejtat ideale estetike, dedikimi per realizmin dhe paraqitjes se jetes pa paragjykime. Sa i perket jetes personale mund te thuhet se ishte disi e shthurur dhe kishte pelqime per prostitutat qe e coi ne semundje veneriane. Flobert nga natyra ishte melankolik, oret e gjata ne izolim e ne pune te perkushtuar letrare e bene jeten e tij te rende. Ne nje leter derguar Ernest Feydeau ai shkruan “Librat nuk behen si femijet por si piramidat ”... Vitit e fundit te jetes ishte i pushtuar nga shqetesimet financiare- me te ardhurat qe kishte I erdhi ne ndihme familjes se nipit qe kishte falimentuar. Ne vitin 1870 veprat e Flaubertit u bene shembull per ata qe quheshin shkolla e re e shkrimtareve natyraliste nen moton veprat letrare paraqesin realitetin por romancieri nuk duhet te gjykoje, te mesoje, te shprehe te moralizoje por te qendroje neutral. Flauberi per vehten e tij e urrente etiketimin Realist - por edhe cdo etiketim tjeter. Nder veprat e fundit kryesore te Flobert eshte dhe “Salambo” botuar ne vitin 1862, nje histori nga beteja e Cartagjenes ne 240-237 para Krishtit. “Edukimi ndjenjave”, botuar ne 1869 behet nje panorame e Frances ne ererat e Revolucionit te vitit 1848. Aty tregohet historia e mardhenieve midis nje burri te ri dhe nje gruaje te moshuar e martuar. Heroi i librit, plot dyshime te pafundme takon njerez qe nuk kane kurrgje tjeter per ti afruar vec veseve, pesimizmit e cinizmit. Titulli eshte ironik, ai nuk nenkupton nje veper pedagogjike mbi edukaten por i referohet deshtimit te gjenerates se vet ne arritjen e idealeve. “Tundimet e Shen Antonit” botim i vitit 1874 ishte i bazuar ne nje histori ne shekullin 4-te te nje oshenari kristian, qe jetonte ne shkretiren egjyptiane e qe perjetonte tundime filosofike e fizike. Flobert e mbylli jeten thuaj ne varferi dhe i vetmuar. Vdiq nga hemoragjia celebrale me 8 maj 1880.


NJË MUZE ATJE NË DARDHË…





NJË MUZE ATJE NË DARDHË…

“ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shënjtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.

Atë Naum Cerja
Gazeta “Drejtësia”, 1920, Boston


Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Vite të shkuara, kur Sotir Pani po gatitej të merrte udhën matanë oqeanit, ashtu siç e kishim marrë një shekull më parë gjyshi Josif e më pas babai i Sotirit, Vasil Josif Pani, bashkfshatarët e tij nga Dardha, shokët e miqtë u mblodhën ta përcillnin dhe dikush i lëshoi një zë: “Pse po na lë e po ikën, o Sotir Pani”. E Sotiri me të qeshur por edhe i menduar u tha, “Po iki se kam mall, dua të shoh varrin e babait që për herë të fundit e kam parë kur isha 4 vjeç.”
E shokët e miqtë e kuptuan se çfarë ziente në shpirtin e dardharit të tyre Sotir Pani. Nuk ishte një ikje si të gjitha ikjet e tjera pas të cilave marrosej njerëzia që e kish përvëluar skamja. Ish tjetër, shumë më e fuqishme se sa dëshira për një jetë më të mirë. Ishte pjesa e jetës së tij e munguar që prej viteve të hershme të fëmijërisë.




Sotir Pani me dy nipërit pranë flamurit të gjyshit të tij Josif Pani.



U gjend në Boston me 25 prill 1995. La pranverë e lule mimoze që i jepnin aromë krejt Tiranës e gjeti një pranverë ku bimësia ende druhej e veç tulipanët kishin guxuar të nxirrnin fletët e gonxhet përmes dheut ende të akullt të Nju Inglandit..
Si gjithë emigrantet pati veshtirësit e fillimit, por erdhi një ditë që edhe ai u sistemua. Më të lehtë mërgimin, disi në moshe të madhe, ja bënte prania e djemëve e nipërve e mbesave që erdhën në Amerikë bashkë me të e me të shoqen Margarita, mësuese në pension. .
E para gjë që duhej të bënte ishte të shkonte tek varri i babait të vet Vasil Pani, kryetar e sponsor i Federatës “Vatra” për shumë vite e i vdekur ende i ri larg mëmëdheut.
Ishte një ditë vere dhe Bostoni shpaloste kudo bukurinë e vet.
Mblodhi fëmijët, me nipër e mbesa e bashkë me gruan, me tufa lulesh në dorë, shkuan në qytetin Watertown. Pasi Andrea pyeti, i treguan një vend plot gjelbërim me drurë shekullorë e me lule shumëngjyre. Para se të bëhej varrezë me emrin Mount Auburn, ky vend kishte qënë një kopësht botanik.
U mblodhën të gjithë pjestarët e familjes Pani rreth një pllake guri ku shkruhej një emër i dashur. Një emër i gdhëndur në gur ishte gjithçka që kishte mbetur nga njeriu prej të cilit e kishin prejardhjen e për të cilin përkuleshin me veneracion.
Për Sotir Panin ishte fort i dhëmbshëm ky çast. Ai sillte jo veç mallin e vet e të familjes, por, ah, edhe atë të shamizezës e zëmërbardhës nënë Evridhiqi, qe e ngrysi jetën e vejë me dy fëmijë të vegjël, Soton dhe motrën më të vogël Dhoksia.
Sotir Pani nuk foli, sytë i mbajti të ashpër për të mos lënë të rrjedhin lotë para fëmijëve, por veç shpirtit nuk kish ç’ti bënte. Shpirti i lotoi për babanë, dashuria e të cilit i mungoi tërë jetën. E tha, me mend e jo me gojë, dy fjalë që në ishte e mundur t’a dëgjonte i vdekuri i varrosur në vitin 1947 “ Baba, ti ike e na lë. Nuk deshe të na lije jetim por vdekja të mori përdhuni…Por unë them se vdekja jote u mund, se ja, më le djalë të vetëm, sot të solla para teje dy djemë, e njëri nga ata mban emrin tënd Vasil, e kudo që shkon në Boston e thërrasin Vasil Pani e mua më duket sikur gjithësesi ti ende gjallë je.”
Pas kësaj dite, që nuk e harron kurrë, Sotir Pani e ndjeu veten më të qetë. Nisi jetën e përditëshme të emigrantit në qytetin e Bostonit. Ishte kurioz të shonte e të shihte nëse qëndronte akoma në këmbë ndërtesa ku kishte qënë restoranti i babait të vet, ku mblidheshin shqiptarët me Nolin e Konicën sepse Vasil Pani të dy miq për kokë i kishte. Bashkë me Andrean, të birin vajti në 217 Kembrixh Street. Atje kishte vetëm një parking dhe përballë ndertesa e gjykatës që i kishte rezistuar kohës. Restorantit pikërishte për këtë afërsi i kishin vënë emrin Court House Lunch. Po atje tashmë as restorant e as ndertesë nuk kish. I kishte rënë një zjarr e qe djegur vite të shkuara. Shumë kujtime e shumë ngjarje qenë përvëluar bashkë me atë zjarr fatal. Por gjithësesi diçka duhej të kishte mbetur ende pa u zhdukur. Më parë, kur ishte në Shqipëri, kishte kërkur nëpër koleksionet e vjetra të Bibliotekës Kombëtare. Menjëherë i shkoi mendja të shihte se mos në Bibliotekën e madhe të Bostonit ruheshin gazetat shqipe të kohëve të shkuara. Mrekullisht çdo gjë ishte ruajtur me kujdes. Gjeti gazetën “Kombi”, “Dielli” “Republika” e “Liria”.





Josif e Vasil Pani – “At e bir për mëmëdhenë”, siç i ka cilësuar Skender Luarasi në vitin 1965.

Duke skeduar e ngacmoi një ide. Sa mirë do të ishte që këtu në Boston, në këtë qytet ku lindi Federata “Vatra” të ngrihej një muze, ku gjeneratat e reja të shqiptarëve në Amerikë, nepërmjet fotografive e dokumentave të njiheshin me historinë e emigracionit shqiptar.
Por që të bëhej kjo kishte shumë punë. Ishte si të thuash një ëndërr. Por kur një ëndërr e sheh më shumë se një herë ajo është diçka më shumë se një ëndërr; është një pasion që të shtyn të meditosh, që jo rallë të pushton e të bën të jetosh çdo ditë e çdo natë me dëshirën për të realizuar atë çfarë në përfyrime të shfaqet si një mirazh që herë herë tretet si një pikë vese në diell.

* * *

Veç kishte ende një detyrim ndaj babait që nuk priste. Në vitin 1997, mbushej gjysëm shekulli qëkur Vasil Pani, krejt papritur, në orët e para të mengjezit, ndersa hynte në restorant, ra pik i vdekur. I kishte pushuar zemra.
Pasi Sotir Pani bisedoi me motrën Dhoksia, vendosën që me shpenzime e veta familjare, pikërisht me 11 dhjetor, në 50 vjetorin e vdekjes së babait, Vasil Josif Panit, të shtronin një drekë përkujtimore.
Ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U bashkuan njerëzit në perkujtim të babait e shkuan të vendosin lule në varrin e tij. Më pas në “Pier Four”, restorantin e bashkatdhetarit Anthony Athanas u shtrua dreka përkujtimore ku u gjëndën pjestarë të familjes, të fisit, bashkfshatarë nga Dardha e miq të familjes Pani.
Në një kënd të sallës Sotiri kish vendosur dy stenda me fotografi ku tregoheshin aspekte nga jeta dhe veprimtaria atdhetare e Vasil e Josif Panit.
Pasi i përshendeti të pranishmit në emër të familjes, Sotiri i dha fjalën atyre që e kishin njohur Vasil Panin. Një ndër ata ishte Xhorxh Racka, dardhar, që e kishte njohur nga afër e kishte punuar në restorantin Court House Lunch të Vasil Panit. Foli dhe Anthony Athanas. Gloria Hill dhe Dorothi Ilia sollën kujtimet e tyre të asaj kohe.
Ishte vetëm 13 vjeç kur dha kursimet e veta për hapjen e shkollës Normale të Elbasanit, veprim që e përshëndeti gazeta “Dielli”. Në një fotografi të vitit 1914 duket Vasili në moshën 19 vjeç pjestar i çetës së Themistokli Gërmënjit kundër andartëve grekë. Disa vjet më vonë Atë Naum Cerja shkruante në gazetën “Drejtësia” Boston: “ Josifi( Pani) nuk e kurseu djalin e tij, por e bëri therror në altarin e atdheut si Abrahami Isakun dhe e dërgoi shpresën e ngushëllimin e pleqërisë, Vasilin 19 vjeçar, të mbrojë truallin e shejtë të Atdheut me krahërorin e gjakun e tij.”.
Në vitin 1925 Vasil Pani u zgjodh sekretar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ndërsa nga viti 1929 në kuvendin e 18-të u zgjodh kryetar i Federatës, detyrë që e kreu për 12 vjet.
Në ato vite restoranti i tij ishte kthyer në një qëndër ku mblidheshin shqiptarët.
Ai ishte mik me Faik Konicën e Fan Nolin. Në fotografitë e kohës Vasil Pani ndodhet në krah të Faik Konicës, ndërsa në fundin e një fotografie të Faikut, shkruhet ky autograf: “Mikut të dashur z.Vasil Pani. Për kujtim Faik Konitza. Në Vashington me 16 Maj 1937”.
Kjo fotografi qëndron pranë një telegrami ngushëllimi që Vasil Pani kish marrë me 22 maj 1934 nga Faik Konica, kur u hap lajmi i hidhur i vdekjes së Josif Pani në Dardhë të Korçës. “Mësova me hidhërim të madh vdekjen e atit tuaj të dashur Josif Pani. “Ish një shqiptar me karakter të shëndoshë, një nacionalist me ndjenja të kthjellta, një bashkëpunëtor i imi i vjetër dhe një mik i patundur”.
Vlerësimi i lartë i atdhetarit të madh Faik Konica ishte vertetë i meritueshëm. Josif Pani ka qënë ndër mërgimtarët e parë dhe ndër të parët veprimtarë e themelues të shoqërive shqiptare në mërgim. Kryetar i shoqatës “Besa-Besë” që në vitin 1906. Bashkë me Sotir Pecin kanë qënë krijuesit e parë të shtypit shqiptar në Amerikë. Ka shkruar në gazetën “Kombi” e me pas ka krijuar gazetat e veta si botues e editor; “Sazani” e “Drejtesia”, si dhe revistën “Adriatiku dhe lufta europiane”. Si gazetar e politikan Josif Pani, njihet si propoganduesi i parë i ideve të social demokracisë ndër shqiptarë dhe përhapës i zjarrtë i mendimit se perparimi i kombit vjen nga arsimimi i popullit.
At Fan Noli në vitin 1948 do të shprehej: “ Vasil Pani ka qënë tërë jetën nga të parët në fushën patriotike. Patriotizmin, Vasili e trashëgoj nga i ati, i ndjeri Josif Pani. Këtë trashegim Vasili e vazhdoi deri sa dha shpirt.”.
Me 11 dhjetor 1998, me rastin e 51 vjetorit të vdekjes së Vasil Josif Panit, nga Federata “Vatra”, me qëndër në Nju York, erdhën përfaqesues të saj dhe bashkë me pjestarë të familjes Pani bënë homazhe e vendosen lule në varrin e Vasil Panit në Mount Auburn Cemeter, Watertown. Kryesia e “Vatrës” shtroi me këtë rast një drekë përkujtimore në një restorant në Copley Square të qytetit të Bostonit.

* * *
Pasi u ndje i qetë, se gjithësesi e kishte kryer detyrën si bir, Sotir Panit nisi ta shqetësonte një mendim disi tundues. Mirë ne që jemi të një brezi afër traditës, që ruan ende doket e zakonet e mira të popullit, që respekton me admirim kujtimin e parardhësve, por më tej, nëse këto vlera historike që ende ekzistojnë e që më së shumti i zë pluhuri i harresës, pra më pas çdo të bëhët, brezat e tjerë do ta ruajnë apo harrojnë atë çfarë prindët tanë me mund, djersë madje edhe me gjak e krijuan.
Se ja vlerat dokumentare edhe gjënden, ca në biblioteka, ca në qilarët e kishave orthodokse të Bostonit, ca në sirtaret e shtëpive, por sa ato do ti përballojnë jetës së vrullëshme e plot tension që ka njeriu, aq më tepër mërgimtari. E një komunitet që nuk ka me se të dëshmojë tek brezat e ardhshëm krenarinë e të qënurit shqiptar, padyshim që e ka të vështirë të mbijetojë.
Sotir Pani shkonte këto vite çdo të dielë në kishe, por më shumë si atdhetar se sa orthodoks i devotshem. Se për Sotir Panin mbi të gjitha është atdheu, pastaj vinë të tjerat.
Padyshim që më së shumti ai ndodhej në tempullin e shqiptarizmës të shqiptarëve të Amerikës, në Katedralen e Shën Gjergjit në South Boston, afrohej pranë altarit ku i bëhej se ndjente frymën e Fan Nolit e merrte bekimin e tij. Këtë ndjeu edhe kur në emër të shoqërisë dardhare të ripërtrirë “Mbleta”, prej këtij altari foli për figurën e atdhetarit të madh Sotir Peci, me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së tij.






Faik Konica me mikun e bashkpunëtorin e tij, publiçistin Josif Pani, Boston 1910.


Kemi aq shumë histori nëpër duar, mendonte Sotir Pani. Kemi kaq shumë miell e nuk bëjmë dot një bukë.
Ka aq shumë bisnesmenë shqiptarë, aq shumë breza të shkolluar, aq shumë njerëz të ditur, dale prej universiteteve amerikane e përshtatur mjaft mirë në jetën e këtij vendi, si vallë nuk i ngacmon ajo ide që mua më jep mundime. Për më tej edhe kur u thua, të përkrahin, të thonë ide e mirë, e më pas ikin secili në punë të vet duke harruar për çfarë u fol. Po e tërë biseda që Sotir Pani bën me miqtë e të afërmit është thjeshtë një muze. Pse mos të bëjmë një muze të emigracionit shqiptar këtu në Boston. Se ja kemi tre kisha pranë e pranë. Shtëpitë e Zotit janë, por nuk besoj se hyjmë në gjynah po të themi që njëra prej tyre do ti sherbente më shumë komunitetit shqiptar jo vetëm të Bostonit por të tërë Amerikës nëse kthehej në një Muze të shqiptarëve. Të shqiptarëve mërgimtarë që nën udhëheqsinë e “Vatrës”, në rrethana të vështira për kombit morën atributet e mbajtjes në këmbë të shtetit shqiptar dhe qeverisjen e tij, duke nxjerrë madje edhe një kryeministër si Fan Noli. Kjo është një histori e madhe. Kjo është një histori që nuk duhet harruar. Kjo është një histori që ne duhet ta vemë në peidestal këtu në Boston, me një shtëpi muze.
U lodh Sotir Pani, tek fliste për pasionin që nuk ka pse të ishte vetëm pasion i tij. Të gjithë e dëgjonin. Kurrkush nuk thoshte jo. Por edhe kurrkush nuk e vinte ujin në zjarr për të bërë një punë kaq të dobishme për të ardhmen.
E kështu kjo punë ngeci. Edhe pse ndonjë e mbarti këtë nisiative në shtyp, ajo prap se prap mbeti vetëm një ide tunduese në shpirtin e Sotir Panit.
Herë herë i dukej vetja se u bë i merzitshëm me këtë këmbëngulje, por i fanitej gjyshi që nuk e kishte parë kurrë, e prej frymës qiellore i thoshte “nëse je im nip, mos u tërhiq!”. Por edhe kujtimi i babait e shtynte në mendimin se ishte nga ai trung e fis që nuk njohin lodhje por as dhe kthim pas.
E pa që në Boston ishte e vështirë të bënte diçka për muzeun. Atëherë i tha vetes, atë çfarë të tjerët nuk e bëjnë, do ta bëj vetë. Një shtëpi e kam në Dardhë. Do ta kthej muze shtëpinë time e gjithë këto materiale që kam mbledhur nuk i lë t’mi mbulojë pluhuri në sirtaret e shtëpise, as në Dardhë por as dhe këtu në Boston.

* * *

Ndër fotografitë e ruajtura me kujdes nëpër vite prej hallës Fana Raci, dy prej tyre ishin më impresionueset për Sotir Panin. Në njërën pamje ishte gjyshi i tij Josif Pani me Faik Konicën në vitin 1910, i pari ishte kryetar i shoqërisë “Besa-Besë” ndërsa i dyti Editor i gazetës “Dielli”.
Në fotografinë tjetër të vitit 1920 kishin dalë pranë e pranë baba e bir, Josif e Vasil Pani në Boston. Por kishte edhe materiale të tjera të ruajtura në sëndyqin e vjetër të familjes. Veç gazetës “Dielli” ishin ruajtur dhe revistat e gjyshit Josif, i cili tërë jetën e kaloi me letra, dhe e vetmja pasuri që u la trashëgimtarëve qenë shkrimet dhe emri i tij si atdhetar i kulluar. Per këtë, kur Hil Mosi, aso kohe prefekt i Korçës, vinte në Dardhë, të parin njeri që takonte ishte Josif Pani, kthyer nga mërgimi në vitin1922.





Josif Pani dhe Hil Mosi në Dardhë në vitin 1929.

Madje pushimet verore Hil Mosi i bënte familjarisht në shtëpinë e Josifit në Dardhë. Hil Mosi i pat ndihmuar të bëhej rruga automobilistike Korçë –Dardhë. Sotir Pani ruan dy fotografi të asaj kohe; njëra tregon drekën e festës, ku Hil Mosi ndodhej pranë Josif Panit, e një fotografi tjetër e Hil Mosit në zyrë, kur ishte ëmëruar ministër i arsimit, me shënimin “Mikut tim z. Josif Pani, për kujtim.Hilë Mosi, Tiranë 9 qershor 1931”.
Shumë të çmuara ishin shënimet e gjyshit Josif kur përgatiste botimin e tij “Adriatiku e Lufa Europiane”.











Titujt e gazetave të Josif Panit, “Sazani” dhe “Drejtesia”.


“Adriatiku dhe Lufta Europiane” e Josif Panit, për shtypshkrimin e të cilit ndihmuan rreth 400 mërgimtarë shqiptarë emrat e të cilëve shënohen me mirënjohje në këtë botim.
Materialet e mbledhura, Sotir Pani i fotokopjoi me kujdes dhe me to hartoi një dorëshkrim të cilit i vuri titullin “At e bir për mëmëdhenë”. Këtë ja kishte sugjeruar në vitin 1965, në fshatin Dardhë, Prof. Skender Luarasi. Në një dorëshkrim që shkrimtari i njohur aso kohe i dergoi Sotir Panit, kujtonte me nderim Vasil Panin, i cili i kishte dërguar një letër e para për Skënder Luarasin që ndodhej në kampin e përqëndrimit në Francë në vitet 1939-1943.
“Edhe pse nuk e njoha personalisht Vasilin,- shkrua
nte S. Luarasi – mua Vasil Josif Pani më ka mbetur në kujtesë si shëmbëll i qytetarit shpirtmadh që i jep dorën shokut në nevojë”.

* * *



Shtëpia e Panajve në Dardhë të Korçës.

Kur mblodhi të gjitha materialet që i duheshin për të realizuar dëshirën e tij për një muze në fshatin Dardhë, Sotir Panit ju ngulën sytë në një fotografi të vjetër, ku mergimtarë e pjestarë të Federatës “Vatra” kishin dalë në një bulevard në Boston të përcillnin Josif Panin që kthehej përgjithmonë në Shqipëri në vitin 1922, pas 18 vjetëve veprimtari atdhetare në Amerikë ku kishte bërë emër e gëzonte respektin e mbarë komunitetit shqiptar.
I paketoi me kujdes fotografitë e shumta, që të mos i dëmtoheshin gjatë udhëtimit. Mori me vehte dhe flamurin që kishte qëndruar 75 vjet në shtëpinë e Panëve në Dardhë. Atë flamur e kishte marrë dikur me vete, kur u kthye në atdhe, gjyshi Josif dhe e ngrinte në Dardhë çdo 28 Nëntor deri ditën që vdiq. I mbeti stafetë ky flamur Sotir Panit. Me të erdhi në Amerikë në 1995, e sa herë kthehet në atdhe nuk harron ta marrë me vehte e ta shpalosë në ajrin e freskët e jetdhënës të Dardhës.
Po ngritja e muzeut nuk ishte një punë që mund të bëhej vetëm, ndaj i erdhën në ndihmë pjestarët e familjes. Bashkë me të shoqen, mësuesen Margaritë, të birin Andrean me nuse Saida mori sërisht rrugën për Shqipëri në maj të vitit 2006. Ndaluan vetëm dy ditë në Tiranë dhe të tretën shkelen pragun e shtëpisë së Panajve në Dardhë. Ishte një stinë e bukur, plot lule. Një stinë që të ndizte dëshira e të frymëzonte.


Sotir Pani me bashkfshatarin e tij dardhar Kiço Çeku duke biseduar për muzeun.

Shtëpija është dy katëshe. Në katin e poshtëm është dhoma e ndenjës dhe e gatimit. Në katin sipër është një dhomë e një sallon i madh, të cilin vendosi ta ktheje në muze sepse ishte vëndi më i hapur e më i përshtatshëm i shtëpisë. Ka plot dritare prej ku gjatë gjithë ditës hyn dritë e plotë.
Pasi i vendosën me kujdes fotografitë e materialet dokumentare në stendat e përgatitura, Sotir Pani dhe pjestarët e tij të familjes hapën dyert e shtëpisë, njoftuan bashkfshatarët e pushuesit e shumtë që vizitojnë Dardhën gjatë stinës së verës dhe organizuan një inaugurim që papritur u kthye në një ngjarje për fshatin turistik.
Kjo ngjarje, sado e thjeshtë në dukje, nuk mbeti jashtë interesit të mediave lokale e kombëtare. U gjendën në Dardhë ekipi i televizionit të Korçës dhe televizionit me qëndër në Tiranë “Koha”, të cilët përgatiten emisione të veçanta. U intervistuan Sotir Pani, i biri Andrea me të shoqen e tij Saida, e cila megjithese e huaj, bijë marokene, foli me një shqipe të pastër me admirim për Dardhën e banorët e saj.






Andrea, i biri i Sotir Panit, duke u treguar vizitorëve fotografitë dhe dokumentat historike të muzeut në shtëpinë Panëve në Dardhë.

Ata që e përgëzuan ishin të shumtë e Sotiri ka dëshirë ti përmendë të gjithë, gjë që është e pamundur në një shkrim, por veç nuk mund të rrijë pa kujtuar me mirënjohje; Teodor Laçon, dardhar, ambasador i Shqipërisë në Moskë, shkrimtarin Kristaq Balli, Ilmi Bejkon me të shoqen Valtrant, ardhur për pushime nga Gjermania, Niko Ballin kryetar i shoqërisë “Shpresa” dega Korçë, Agim Çilin, drejtor stacionit të Zoteknisë në Korçë, Xhustina Pojanin, Jorgo Cacën, Manol Lenën, Tomi Pikulin e të tjerë.
Shkrimtari Teodor Laço në përshtypjet e tij ndër të tjera shenoi:
“Ngritja e një dhome muze në shtëpinë e tij nuk i sherben vetëm Dardhës, por gjithë vendit sepse figura atdhetarësh e gazetarësh si Josif e Vasil Pani i përkasin historisë më të ndritëshme të gjysmës së parë të shekullit XX, i përkasin asaj kohe që kish më shumë nevojë se për çdo gjë, për idealista e martirë të çeshtjes kombëtare.”

* * *


…Nganjëherë, kur kalojne vitet, jeta të duket si një imazh në celuloid. Falë memories njerëzore, cdo gjë e bukur dhe e mirë mbetet. Në atë memorie është regjistruar fëmijëria, rinia, jeta punët e pasionet, vendet ku je lindur e ku je rritur e ku jetojnë shumë njerëz, prej të cilëve e për të cilët ruan kujtime të bukura që nuk mund të harrohen.
Se ja, Sotir Pani jeton sot në qytetin me emër të madh në Amerikë e në botë, Boston, me të shoqen Margarita, me djemtë Vasili e Andrea që kanë krijuar familje, me nipër e mbesa, më në perëndim, në qytetin e Usterit jeton e motra Dhoksia Tollko, kaq shumë njerëz pinjollë e familjarë të Panajve të Dardhës së Korçës, mjaft prej tyre me shkollë të lartë e në shoqëri të nderuar, sa do të krenoheshin edhe gjyshi Josif edhe babai Vasil, por veç larg prej Shqipërisë, larg prej Dardhës, larg prej trojeve të parëve, e meraku si baba e si gjysh e shtyn të mendojë se herë pas herë duhet marrë udha për Atdhe. E këto udhëtime duhet ti ndërmarrë jo vetëm për vete nga tundimet e shpirtit si mërgimtar, por edhe për të tjerë, madje të marrë me vehte edhe ndonjë nip a mbesë që nuk e dinë çfarë është Dardha, t’a njohin jo vetëm Dardhën por ta njohin e duan mbarë Shqipërinë.
Ndodh ta shohin shpesh miqtë e të afërmit Sotir Panin të marrë rrugë nga Bostoni për në Atdhe, e t’i thonë “ Po rrugë e gjatë, o Soto, si nuk u lodhe, po je dhe i moshuar tashmë, o njeri…“!
Sotirit nuk i mungon një buzëqeshje dashamirëse dardhare me fjalët që i burojnë nga mënçuaria e moshës: “Nuk lodhet njeriu duke rëndur pas dashurive”! E pastaj shton “ Si të mos vete në Dardhë? Si të lodhëm kur Dardha është jeta ime. Atje kam varrin e gjyshit Josif Pani. E jo vetëm të gjyshit…”.

Këndej babanë e andej gjyshin, dy dhèra që dashuria njerëzore i bashkon. Ka të drejtë Sotir Pani.Ky është fati ynë si emigrantë. Nuk duhen shkëputur lidhjet ndryshe humbëm e u tretëm në këtë dhè të huaj që tashmë është bërë dheu ynë i dytë, por veç, si mërgimtarë e si shqiptarë, na trokiti fati të kemi dy Atdhe, ndaj sa të kemi frymë nuk duhet të lodhemi duke rendur pas dashurive, këndej e andej Atllantikut, ne shqiptarët…

Boston, nëntor 2006
www.traboini.com

24 January 2007

TURKOKALLET

Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me nje shtatore ne mes te Shkodres duke na i lene herojt kombetare pas bythe

nga KOLEC TRABOINI

Ne mes te Tiranes eshte nje statuje e shemtuar e nje turkoshaku, Sulejman Pashes, ndersa Shkodra per karshillek si e kundershtoi vendosjen e bustit te Nene Terezes ne hyrje te qytetit ben kabull me ngrit ne mes te Miletbaces shtatoren e turkut Hasan Riza Pasha, me parate e Turqise, kur vendi e kryevendi ne qender te Shkodres nuk u takon Hasaneve te Turqise por Ded Gjo Lulit e trimave te Hotit, qe me luftrat, trimerine e gjakun e tyre, bene qe emri i Shqiperise dhe i kauzes shqiptare te degjohej kudo ne Europe, madje dhe ne Amerike duke cilesuar se malsoret i kthyen vatrat e trojet e tyre te pergjakura ne Termopilet shqiptare.
Natyrisht Hasan Rizase nuk i duhet harruar akti qe beri e per kete mjafton nje pllake perkujtimore ne bedenat a hyrje te kalase se Rozafes. Dua te them se nuk kam kurrfare urrejtje per Hasan Rizane, edhe per faktin sepse im ate gjate Rrethimit te Shkodres ka bashkpunuar me te per te organizuar rezistencen kunder rrethimit malazeze.
Mirepo a ngopen me nje pllake turkokallet ( sic thoshte Lasgushi) e Tiranes e te Shkodres?
Mire e kishte nje shkodran qe ne nje shkrim te shkurter plot indinjate, thoshte se ky akt eshte faqja e zeze e Shkodres, qe i le turkokallet te ngreje shtatoret e pushtuesve( sepse Hasan Rizaja ka ardhur ne Shkoder si pushtues e qellimi i tij paresor nuk ka qene pavaresimi i Shqiperise por nxjerrja e forcave ushtarake turke pa u demtuar nga rrethimi e per ti kthyer me pas ne Stamboll.).
Le ta dime mire se nje popull qe i ngre permendore pushtuesve, ai eshte harrami i vetes. Sipas ketyre turkomemurve te politikes e te pushtetit, me kot lodhet ne perpjekje te stermundimeshme per te na shfaqur europian kah indentiteti, Ismail Kadare, kur shkrimtari yne me emer ne bote, qofte dhe vetem per kete meriton nderimin prej nesh si shqiptare, e jo te ndragemi duke u marre ligesisht e krejt amoralisht me jeten personale te tij apo te familjes. Nuk jam ithar i Kadarese, me jane dukur neveritese rrokanisje servile librat e Shaban Sinanit e Maks Velos per ta bere me cdo kusht shkrimtarin krejt pa arsye e nevoje disident. Si kunderveprim u ndez flakadanin antikadare, absurd edhe ky. Sepse nuk mund as ta mbrojme e as ta sulmojme Kadarene me flamure haxhiqamiliste apo turkoshake ne dore se behemi qesharake ne sy te botes. Ka plot menyra per te bere kritika letrare te kulturuara.
Desha te shtoj se,
ka plot emra shkodranesh e venecianesh trima qe i ka permendun Marin Barleti ne vepren e vet, te cilet per 10 vjet u qendruan hordhive mizore te lindjes, ju kujtoj nje emer "nje burre i urte e trim Jakob Moneta", “Arkitekt Donati komandanti i artilerise se keshtjelles”, ne rezistence dhjete vjet qe nuk jane 10 dite, dhe kurrkund ndonje pllake perkujtimore per ta nuk ka. Emrat nuk ua di kurrkush, nderkohe qe emrin e Sules me brekushe Anadolli ne mes te Tiranes e di gjithkush. U jane prere kokat 300 djemeve te rinje luftetare qe mbrojten Kalane e Drishtit te cilet, te mbetur pa buke e pa uje u dorezuan ne bese. Por besen e dhene turqit e hengren me buke dhe u prene kokat nje e nga nje djemeve shqiptare te Drishtit, ne portat e kalase se Shkodres, qe ti dekurajonin mbrojtesit qe nuk trandeshin. E kurrkund nje tabele a nje pllake per 300 koka luftetaresh shqiptare nuk ka. Madje as ne Drisht ne muret e kalase se lashte qe e rrenuan hordhite mizore te pushtuesve osmane, nuk ka. Po fundja le te parodizojme mentalitetin e turkokalleve tane…E pse te kete buste e pllaka per luftetaret shqiptare? A nuk jane mjaft keto te Suleve e te Hasaneve te osmanise.
Ded Gjo Luli e Hasan Prishtina, Hil Mosi e Kole Idromeno, Nik Gjelosh Luli e Mirash Luca, Kol Ded Ded Gjo Luli e Kol Marash Vata,
le te presin, do tu gjej bashkija e Shkodres mbas nja 25 vjetesh ndonje skute, qe te mos t'i dije e mos t'i shohi kurrkush.
Desha te ve ne dukje se ne vitin 1990 kam realizuar nje film dokumentar “Deshmi nga Barleti” me skenar e regji timen dhe operator Ibrahim Kasapi piktor Gazmend Leka, qe eshte shpallur filmi me i mire i Kinostudios per ate vit, e ky film rri i harruar per tu prishur ne arkivat e Albafilmit sepse kurrkush nuk merr persiper ta shfaqe neper evinimente historike, sepse ne ate film shqiptaret luftojne kunder turqeve.
Shtrohet pyetja se shqiptaret luftuan thjeshte per trill apo me gjakun e tyre mbrojten lirine, familjet e atdheun e vet. A ishin a nuk ishin turqit pushtues te Shqiperise per peseqindvjet. E ne qofte se ndokush e ndjen vehten turk, e urren qendresen shqiptare, ai shume mire mund te shpallet minoritet, e kurrkush nuk mund ti imponoje as urrejtje e as dashuri. Dikush do te thote se kete kapitull e ka mbyllur Zogu me nje akt marrveshje me Turqine qe te gjitha ata qe ndjeheshin turq te iknin ne Turqi. E verteta eshte se megjithese ka patur plot turq ne Shqiperi, shume pak kane ikur sepse kishin ne Shqiperi prona. Zogu atehere te gjitha ata qe mbeten i quajti zyrtarisht shqiptare. Mirepo historia ka treguar se kombesia nuk mund te behet e cbehet me dekrete, se akti i Ahmet Zogut mund te duket nacionalist por ne te vertete ishte nje akt qe ne aparence e mbyllte nje kapitull, ate te minoritetit turk ne Shqiperi, por qe nuk mund te shuante aq lehte lidhjet shpirterore me rrenjet e vjetra ne Stamboll. E ja ku tashme nen emrin e nacionalisteve shqiptare na shfaqen turkokallet sa ne Tirane ne Shkoder e gjetke, madje duke u a prishur mendjen edhe turmave e duke u fshehur pas perkatesise fetare.
Kurre nuk te mbushet mendja se nuk ka ende qytetare shqiptare me origjine turke ne Shqiperi qe kane aspiratat e tyre ne lidhjet me Turqine e mbare Arabine. Ne kete rast krejt me e mire do te ishte qe ata te kishin shoqaten e tyre, boterisht te njohur, legalisht te miratuar, se sa te tille njerez me gjak e mentalitet turk, te veprojne ne emer te shqiptareve e ti manipulojne shqiptaret e besimit mysliman duke folur ne emer te tyre.
Nje nene e mocme shkodrane myslimane u ndodh perballe pyetjes se si e bete ket pune ju shkodranet qe e kundershtuat vendosjen e bustit te nene Terezes. Nena shkodrane nga nje familje e nderuar atdhetare myslimane e Shkodres tha: “Moj nane, jua ktheu ajo, kqyrni mire se ata qe e kane kundershtue nane Terezen nuk jane shkodrane…”
Ndoshta ne kohen e Zogut ai ligj i riatdhesimit te turqeve ka qene i mire, mirepo per kohen tanivoneshme po tregon se ai ligj me shume ka prishur se ka ndrequr pune.
Sepse kurrkush nuk do te thoshte se shqiptaret e shkodres, shkodranet kombetar( pavaresisht fese) e kane kundershtue vendosjen e bustit te Nene Terezes, por do te thonin se shoqata e minoritetit turk shpreh kundershtine e vet. Mirepo kush do tua varte atyre?
Tani kemi nje realitet te tille. Tashme ne nuk kemi minoritet turk cfare do te ishte fare e thjeshte e pa probleme, por nje amalgame ne thelb turke e ne shfaqje shqiptare, pra turkokallet te cilet flasin ne emer te shqiptareve e mjerisht ne emer te shumices sepse e indentifikojne vehten me mbare popullsine myslimane, cfare eshte nje absurditet.
Mirepo turkokalle nuk ka vetem ne turmat, ka ne radhe te administrates, te politikes, te shtetit, te klerikeve e kudo e te gjithe keta, turkokallet e sotem, te pushtetit, te polikes, por edhe ata qe manipulojne turmat injorante, e urrejne cmendurisht historine e Shqiperise. Jane pikerisht keta qe e futen Shqiperine ne Kotecin e Vendeve Islamike pa ju bere syri terr.
Prandaj rri per shtate pale qejfe Sulejman Pash Turkoshaku me brekushe ne mes te Tiranes, e per kete Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me nje shtatore ne mes te Shkodres duke na i lene herojt kombetare pas bythe…
Mjer Shqiperia ke ka ne krye, e mjer ai popull qe le turkokallet te tallen me gjakun e bijeve te vet martire duke i mohuar ata e duke vene ne peidestal pushtuesit qe na kane mbajtur nen zgjedhe pese shekuj.

Boston
2007
www.traboini.com

KRUNDET E ENVER HOXHES

KRUNDET E ENVER HOXHES


- Elegji per moralin politik -


Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Padyshim qe tere thelbi i prapsive ne shoqerine shqiptare konsiston pikerisht tek mungesa e moralit tek ata qe mund ti quajme "burra shteti" apo "burra te politikes". Mirepo cfare kerkojme ne ne kete mocal te madh te pasdiktatures ku vec bretkoca e kallamishte ka. Kerkojme "Brave man"? E ku ti gjesh ata nacionaliste e idealiste( si Hasan Prishtina per shembull) qe shpenzuan edhe kacidhen e fundit per kete Dhè e per kete Popull. Ata kane vdekur. Ca i mori zoti, ca te tjere u vrane, me shume prej te veteve se prej hasmit.
Ata cfare mbeten gjalle, a linden nen diktature, kane kaluar te gjith
e neper shtratin e Prokustit. Nuk eshte fjala se u ishte percudnuar trupi, por me e keqja u ishte mpakur shpirti. A thene ndryshe ishin si ata kuajt, qe te rrahur prej te zoterve, nuk benin me per kaloshin, por vetem per kale karroce.Vec ky tipar nuk eshte vetem rezultat i nje gjysemshekulli dhune, por eshte ne thelb me i kahmotshem.
Nje soj njerezish prej races sone shqiptare, historikisht ishin mesuar
ti benin hosana pushtuesit shekuj te shkuar. Jo pak ishin pershtatur aq rehatshem ne rrethet e pushtuesve otomane, saqe na u bene vezire per te shtypur popujt e tjere te Perandorise Otomane pa perjashtuar edhe te vetet( cfare e bene me zell te madh), na u bene pashallare e cfare nuk u bene e sot madje per faqe te zeze historianet tane mburren. U mpleksen kaq shume me pushtuesin, kjo skote kameleonesh, sa me zor u ndane prej tyre ne 1912. A nuk e zbuan Vidin e ngriten flamurin e ish pushtuesve me thirrjet "Duam baben!". Dhe e donin vertete...
Kur Shqiperia e konsolidoi ne mvetesine ( fale Austro-Hungarise e me pas Amerikes), prap u gjenden njerez te hosanave qe ju mpleksen qeverive qe ndrroheshin, madje ju gjenden ne Hosana Baraba Esat Pashe Toptanit, me pas farefisit te tij Ahmet Zogut, qe nuk e kishte per gje te vinte agjentet e vet per te vrare burrat e kombit, apo te varte ne litar , tek Fusha e Druve ne Shkoder madje edhe prifta si Dom Gjon Gazulli me 5 mars 1927. Sot emrin e Zogut vrases e ka nje bulevard ne Tirane por emrin e priftit martir nuk e gjen kurrkund, madje as te vellait te tij, po prift, Dom Nikoll Gazulli, albanolog e gjuhtar me emer ne historine e gjuhesise, qe e vrane kriminelat e ndjekjes te Enver Hoxhes ne pranvere 1946.
Njerezit e hosanave, ata qe i lepiheshin pushtetit dhe perfitonin prej tij do te vazhdonin te mbijetonin edhe ne kohen e pushtimit fashist e nazist. Se, kishte nga ata qe e priten Musolinin me arme, por edhe nga ata qe e priten me lule. Kronikat jane ne arkivin e Albafilmit e ato nuk te lene te kesh kurrfare medyshje. Cudia me e madhe shqiptare do te vinte pas pesedhjet vjeteve, pas vitit 1990 kur jo pak prej puthadoreve me te zjarrte te pushtuesve fashiste e naziste na u shpallen heroj e martire ne pluralizem. ne keto pushte puthadoret e diktatorit cfare do te
benin. Do te pershtateshin edhe ata sic ne kohen e diktatures u pershtaten fort mire ky lloj insani. Fakti qe e qame e u qurrosem aq shume kur theu qafen per ne ferr diktatori, tregonte se na i kishin shplare trute aq mire( ca madje me deshire te cpengueme) sa ishim kthyer ne nje soj urithesh, te cileve erresira ku jetonin u dukej komoditet.
Kur erdhi dita per tu cliruar nga skllaveria e erresires, drita na verboi me shume se syte, mendjen. U leshuam si te marret te djathte e te majte, te shkatrrojme cdo gje mbi faqe te dheut. Ca nga urrejtja qe u kishte verbuar gjykimin, ca per te fituar nje deshmi se megjithese i kishin sherbyer me zell diktatures ishin reabilituar ( madje keta u treguan me te zellshem ne shkatrrim). Cdo fabrike e uzine, cdo shkolle e cdo spital e klasifikuam si prone e diktatorit dhe jo si rezultat i djerses e mundit tone te perbashket. O burra te shkatrrojme me themel. Dhe e kthyen ne pluhur te gjithe "bazen materiale te socializmit", duke harruar se duam nuk duam, qe te hash duhet te punosh dhe cekun e bardhe pa mund e pa djerse kurrkush ne bote nuk ta jep vec demagogjia politike.
U krijuan parti. E parti do te thote pushtet. E pushtet ne konceptin e njerezve te mesuar me hosana do te thoshte perfitim e mireqenie personale. U sulen te gjithe te hynin ne parti. Ca djathtas e ca majtas, ca nga bodrumet e ca nga hatllat, vec te kapeshin pas ndonje karrikje a kolltuku. Kush ishte i velur prej emrit Parti, kush ishte dritheruar prej tmerrit te Partise, iku nga syte kembet neper bote duke menduar vec per buken e gojes, sepse idealet ishin perdhosur aq shume, saqe fjala politike ishte sikur te thoshje rruspi.
E keshtu kur lindi pluralizmi, ne te cilin politika beri buke me krundet e Enver Hoxhes.
E krundet e Enver Hoxhes, te ndara ne parti, nisen te luftojne me njera tjetren me egersi te pashoqe sepse keshtu ishin mesuar me lufte klasash. Thua ne barrikaden kundershtare nuk kishe shqiptare, krunde si vehten, por bash armiqt e pushtuesit turq, serb apo greke. E paradoksi eshte se me armiqt shekullore ta zeme serbet, mund te benin kompromise( nafte) por me shqiptaret e partise kundershtare nuk leshonin p
é. Nuk leshonim pé se po na e moren pushtetin, iku mireqenia, ndersa kompromisi me serbet ishte mireqenie e garantuar, gjendeshe apo nuk gjendeshe ne pushtet.
Brenda ketyre krundeve partiake, kur parti e re populiste na erdhi ne pushtet, u emruan qeveritaret, diplomatet, prefektet, shefat, drejtoret. Kur erdhi puna qe nje parti e krundeve te djathta mori rrakapjekthi prej marrezive piramidale, pjesa me e madhe e aparatcikeve te saj bene si mijt, te cilet e braktisin te paren anijen qe mbytet. E keta minj te majmosur tashme, kur e pane se kali i pushtetit te partise populiste ra pa fryme, nxituat ti heqin patkojt. Dhe ja hoqen pa frike e pa zori... Tani a mund ne te kerkojme qe kjo lloj mase amorfe e pa kurrfare idealizmi, te respektoje parimet morale e dinjitetin politik. Ne mund tua kerkojme, por ata te mesuar historikisht, te trasheguar mbase edhe nga trungu i fisit Hosana Baraba nuk mund te heqin dore nga zanati per t'ua hequr patkojt kuajve te ngordhur te pushtetit e politikes.
Nuk dua te ofendoj asnje prej personave qe me poshte do te permend me iniciale, por vetem ti sjell per te ilustruar nje realitet absurd, mungesen e dinjitetit ne sferen e politikes dhe te hallkave te pushtetit ne Shqiperi.
Kryeministri A.M. pasi perfitoi 6 vjet kolltukun e kryeqeveritarit e me kokefortesi te Presidentit nuk u hoq nga ai post, kur tere populli kerkoi doreheqjen e tij, me pas, kur Berishes i ra rrisku te udhehiqte opoziten, ky A.M. pra, doli ne opozite me opoziten e kunder mbrojtesit te vet, i cili paradoksalisht, per hir te kryeministrit, pranoi te digjej Shqiperia ne trazirat e vitit 1997. Shtroj pyetjen a ka te drejte morale ky ish kryeminister te llomotise per politiken nepermjet gazetave qe e dhe ato nuk e njohin moralin politik? Kush u beson akoma altoparlanteve te ndryshkur?!
Nje person thua anonim u katapultua si ne kryeministri si funksionr i larte. Kur qeveria e tij u rrokanis, ky na u shfaq tashme si nje oponent duke hedhur tere letyrat mbi ish partine e vet me epitetin demokratike, e kurrnji fjale mbi kundershtaret politike qe ja kishin marre pushtetin perdhunshem nen moton bolshevike, dhune kunder dhunes, cfare e ktheu demokracine e pluralizmin ne nje ferr per qytetaret qe nga frika e pasiguria si te vetmin shpetim pane udhen e mergimit, qofte dhe ne rrezik te jetes se vet e te familjeve.
D. Sh., duke mos pas kurrfare aftesie na u gjend minister, nje minister qe nuk pertonte te pervishte menget e te grushtonte gazetaret ne kafenete e Tiranes, ky pra, si i voli fiqte, mori spaten ti binte trungut...iku nga partia e vet demokratike e formoi nje parti fantazme me nuanca pro mbreterore. Madje u mpleks edhe me Leka Zogun e zogistet ani pse ata shfaqeshin si fantazma politike. Mos pyesni ku jane idealet sepse eshte nje pyetje qe i ngatrron keq analfabetet e politikes.
Nje ish ambasador i emruar nga Berisha ne Turqi, shfaqet sot si analist dhe tere forcen e vet, tashme ne nje fushe te re, larg diplomacise, e perqendron ndaj ish partise e qeverise se vet prej te ciles perfitoi jo pak.
Nje tjeter u emrua ambasador ne Amerike, dhe gjate gjithe karieres diplomatike e mbrojti me fanatizem partine e vet demokratike madje mori nen mbrojtje edhe prapsite e ushtrimit te pushtetit dhe, kur partia e pushteti qe e vuri ambasador u gremis, doli dhe ky ne opozite me te vetet.
Ne partine kundershtare, socialiste, ndodh pak a shume e njejta gje. I dolen kundra Nanos te gjitha ata qe ishin beniaminet e Nanos qe ky i ushqeu si dadua femijen me tamlin e pushtetit. Mjel Shqiperine e ushqe tarafin e miqesine, packa se keta te fundit kur te kish mbaruar qumeshti do t'ja hedhnin kryetarit te vet tasin ne koke.A nuk i degjoni si ulurijne kunder Nanon nanoxhijte dhe ata qe i lepiheshin zonjes se tij neper koktej pijanikesh.
Prandaj themi se e drejta morale eshte nje nocion qe ne Shqiperi nuk njihet. E ne kete sfond teper te trishte te jetes shqiptare nuk eshte cudi qe nje njeri pa kurrfare principi moral ne politike, pa kurrfare ndjesie ndaj interesave kombetare, nje puthador i Millosheviqit, i cili vetem pak kohe para se ky te niste fushaten e gjenocidit me te madh qe ka pare populli shqiptar ne Kosove, ta shpallte vrasesin serb pellumb paqe kur tha se "Millosheviqi, qe ka ditur te beje luften, di dhe te beje paqen". Vetem kjo shprehje duhet ta kishte zhdukur kete politikan te paprincipte nga skena shqiptare nga politika, nga gazetat e televizioni..
Por jo, krundet e Enver Hoxhes qe sot bejne politiken gjysma-gjysma ne Shqiperi kerkojne ta bejne President teneqen e shpuar e te ndryshkur. Le ta bejne. Allaversen...Ne qe jemi larg Shqiperise, te pakten kemi te drejte te mburremi per faktin se kurre nuk ja kemi futur thiken pas shpine Atdheut, sic per gjashtembedhjet ka bere rasati i Partise se krimit dhe te dhunes qe e ktheu Shqiperine ne germadhen e Ballkanit dhe shqiptaret ne hije te vetvehtes, sa sot te vine te pabesueshme vleresimet plot shkelqim qe Bajronit dhe Edith Durhami
benin dikur per shqiptaret.

Boston 2007
www.traboini.com

PENDAGJELI I ARTE...

- Demkat qe hartojne e japin çmime -

Shkruar nga KOLEC TRABOINI

Jepet nje lajm se Ministria koglomerat e Kultures, Rinise e Sporteve se pas ankimeve te shumta per cektesine e dhenies se çmimeve Penda e Arte do te organizoje shpejt e shpejt dhenien e kater çmimeve te reja si me poshte:
Çmimin "Ismail Kadare" për librin e parë më të mirë të vitit - prozë ose poezi;
Çmimin "Musine Kokalari" për shkrimtaren më të mirë grua të vitit;
Çmimi "Gjergj Fishta" për shtëpinë botuese që kontribuon në botimin, vlerësimin dhe studimin e traditës të letërsisë shqipe dhe
Çmimin "Ali Asllani" për librin më të mirë të autorit që jeton në emigracion.
Mire behet qe organizohen dhenie çmimesh( me bollek tashma) por ato mos valle do te marrin rrjedhen e çmimeve te Pendagjeleve te Arte, ku ne konkursin e shtetit shqiptar gjysmat e çmimeve u jepen kosovareve.
Po nese Kosova ( ne vedi e pavarur) organizon paralelisht konkursin e vet Pendagjeli i Arte a do t'ja jape gjysmat( pra Gjysmagjelin e vet te Arte) shkrimtareve nga Shqiperia? Ne e befte kete Kosova, e nese matane Shkelzenit gjenden komisionere objektiv e me shije si Mark Marku ne Tirane, atehere te njejtet autore, marrin çmime edhe andej edhe ketej kufirit shqiptar-shqiptar...e keshtu dy gjysmat bejne nje.
Ka konkurse brenda shtetit, por ka edhe konkurse mbarekombetare. Qeveria shqiptare nuk ka ato atribute qe te zhvilloje as kulturen e as letersine ne Kosove, kur letersine e kulturen ne Shqiperi e ka burnut....Kosova jo me si shtet por edhe si kulture nuk eshte vilajet i Shqiperise. Eshte tjeter
pune qe ne marrveshje te perbashketa ne mes shtetesh e qeverish, organizohen konkurse te artit e letersise, apo dhe te bukurise, ku te perfshihen mbare shqiptaret e botes.
Nuk mendoj se duke i trajtuar problemet keshtu, cenojne sadopak atdhedashurine apo idealet nacionaliste stropjo te qeveritareve tane ketej kufirit, qe kane keshilltare do njerez qe frymezohen kafeneve, prane gotave te rakise e tymit te duhanit qe neper lokalet publike pihet per shtate pale qejfe. Kurrsesi.
Per çmimin"Ismail Kadare" qe do tu jepet fillestareve nuk kam cfare te them se Kadare eshte gjalle dhe ai i di punet e veta, por qe nje fillestar te marre çmimin me emrin e shkrimtarit, qe pretendohet te jete me i madhi i letersise shqiptare i njohur kudo ne bote, e kandidat i sahershem per çmimin "Nobel" se si me duket. Po kushedi, mbase ata te Ministrise se Kultures e kane marre izen e Kadarese e ne jemi te vonuar
Per çmimin "Musine Kokalari", do te thosha se para se te jepet nje çmim me emrin e kesaj figure te nderuar ne luften e paepur per demokraci, eshte e mira te botohet e plote vepra e saj qe fare pak njihet dhe te analizohet nese ajo si autore i ka vlerat artistike te mirefillta per te hyre ne historine e letersise shqiptare, por as nga e djathta e as nga e majta sepse po politizohet letersia krejt si ne kohen e monizmit. Pastaj, si u harrua Dora D' Istria, a, si te mos na shkoje mendja te japim nje çmim me titullin "Edit Durham" ne librat e te ciles jo vetem ngrihet lart dinjiteti dhe cilesite e shqiptareve, por edhe eshte mbrojtsja me e flakte e pavaresise dhe integritetit te Shqiperise ne shtypin europian.
Cmimi "Gjergj Fishta" u dashka dhene per botuesit.Po Gjergj Fishta nuk ka qene botues. Ka qene poet, ka qene satirik i pashoq, ka qene deputet, ka qene fetar por botues jo.
Tani te dalim tek çmimi "Ali Asllani" per Diasporen, nje çudi me tre pika.
Dime qe dikur ka qene nje çmim per Diasporen me emrin De Rada por qe kurre nuk u vu ne funksionim nga Ministria e Kultures, e cila ben sikur ky çmim nuk ka ekzistuar ndonjehere.
Si na u hoq De Rada e na u vu Ali Asllani, qe ka merita si poet e si prefekt i Vlores ne mos gabofsha, por nuk ka kurrfare lidhje me Diasporen. Nuk e dime qe ka qene mergimtar ndonje dite a ndonje nate Ali Asllani. Ka lidhje me se shumti me Vloren e rrethinat, ndoshta ky ka qene shkaku qe ndonje Demke ministrie, per ti bere qejfin ministrit vlonjat te Kultures, ja ka veshur çmimin e Diaspores Ali Asllanit, duke harruar krejt myteberrçe se Diaspora ka patur shkrimtare shume me te madherishem se sa Ali Asllani. E keta nuk jane pak; Marin Barleti, Marin Becikemi, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Faik Konica, Fan Noli, Naim Frasheri, Anton Zako Cajupi, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Viktor Eftimiu, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Bilal Xhaferri e te tjere.
Zgjedhja e emrit te Ali Asllanit si çmim per Diasporen, venia e tij perballe ketyre figurave te medha te kombit e te letersise qe kane vepruar ne mergim, me shume se e nderon, e tkurr dhe e zbeh te shkretin Ali, qe nese do te ishte gjalle nuk do ta vinte vehten kurre para mjeshtrave te medhej te letersise shqipe.
Keshtu qe çmimi per Diasporen eshte nje mediokrritet per te mos thene nje turp ministror ne fushen e kultures. E se mos eshte vetem kjo...Ka edhe plot turpe te tjera, po kush po pyet. Turpin tashme e hane me buke edhe ministrat e arrnaustankultures e jo me Demkat qe hartojne e japin çmime.

Boston 2007
www.traboini.com

Udhë e mbarë Sizif! - nga Kolec Traboini


UDHË E MBARË SIZIF!

 Nga Kolec TRABOINI

Gjithkush e ka të drejtën e fjalës, të shprehjes së mendimit, të drejtën e shtypit, të drejtën për të shitur, e pse jo dhe të drejtën për t'u shitur. Që të mos keqkuptohemi, kjo e fundit nuk ka të bëjë me shitjen e trupit, siç bëjnë prostitutat e Europës lindore anë e kënd tregut të mishit të bardhë në Europen perëndimore, tashmë të bashkuar, por është fjala për të drejtën e shitmendjes. Këtë të drejtë e kanë thuaj të gjithë shqiptarët. Në është për të analizuar të drejtat e liritë e njeriut, mund të thuhet pa frikë se kjo e drejtë, ze vendin e parë në rrang kombëtar, është gjithëpërfshirëse. Se ja, shtypi sot është bërë vitrina më e përsosur e shitjes së këtij produkti kombëtar që quhet mend, por qe në magazinat, depot (back in stock), nuk ndodhet kurrgjë, çfarë mirëfilli do të thotë se në shesim edhe kur nuk kemi kurrgjë për të shitur.
Po kush është blerësi, kush është i interesuar për këtë lloj malli kallp, që nuk ka vlerë, që është veç ajër i çliruar në hapësirë e, për më tepër, kurrsesi më përmbajtje oksigjeni, por i pluskuar në mjediset shqiptare si gaz karbonik fort trullosës e paralizues.
Eshtë si ta këtë zënë njeriun qymyri, ndonëse kjo shprehje ka dy kuptime, atë real dhe atë figurativ. Në rastin në fjalë të zënies së qymyrit nga media, në përgjithësi, por shtypi bulevardesk në veçanti, janë në funksion të dy këto kuptime. Këtu hyn në punë edhe mpirja e trurit por në funksion është edhe dallgëdisja e mendjes dhe e zemrës pas djajve të së kaluarës që edhe sot pas dy dekada e ka lënë popullin në jerm.
Mpirja e trurit ka të bëjë me shokun që pëson njeriu kur për çdo ditë që ka falë Zoti, është i detyruar të ketë kontakt me fantazmat e përgjakura të së djeshmes. Këto nuk mjafton që u shfaqet njerëzve nëpër ëndrra të frikshme, kur kujtojnë çfarë kanë hequr, por kanë nisur të rihyjnë në jetën shqiptare në çdo hapësirë të mundëshme informative, dhe ngado që vete e ngado që shkon, i shtypuri i së djeshmes përballet me shtypësit e tij që fatalisht e ndjekin. E i shtypur nuk është një njeri i vetëm, por mbarë populli që është i dënuar psikologjikisht të mbajë mbi kurriz peshën e të djeshmes, peshën dhëmbjes sikur të mos i mjaftonte pesha e të përditshmes.
Ky populli ynë të shfaqet si Sizifi, i dënuar përjetësisht të ketë në shpirt një barrë të rëndë, të cilin sapo mendon se prej tij është çliruar, është media që, si të ishte Zeusi i mitologjise se lashte e mbërthen për zverku Sizifin - popull dhe e ve sërish nën peshë, nën mundim, nën torturë. E vë nën presionin psikologjik të së djeshmes, të dhunuesve të së djeshmes, të shtypësve të së djeshmes, që me armë apo me ideologji vrisnin trupa e shpirtëra, i privonin njerëzit nga e drejta për të jetuar, masakronin lirinë e mendimit e të shprehjes, ishin uzurpatorë jo veç të pushtetit por edhe të ndjenjave, sepse të ekzekutonin edhe për një cikël poezi, madje edhe për  një poezi të vetme.
E tashmë, kur mendohet se jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht u çliruam, metastazat kanceroze të së djeshmes kanë përfshirë trurin e një kombi. Nuk ka gazetë kombëtare apo lokale, nuk ka stacion televiziv apo shtëpi botuese të mos miklohet prej kësaj flame të zezë, prej këtij gazi nervaparalizues, prej këtij dhunimi qe i bëhet ndjenjave njerëzore, përdhunimi që i bëhet viktimave të së djeshmes.        
Na del edhe ndonjë hafije sigurimi, dhe mbush faqet e shtypit me bëmat e veta kur vriste e priste ndër radhët e nacionalistëve, e ndër ato tregime plot rrena e mashtrime spekulative, nuk harron t’i thur elozhe shefave si Kadri Hazbiu, duke i dhënë atributet e njeriu shpirtmadh, kur dihet se Kadri Hazbiu ka qenë organizatori e vrasjeve të sa e sa njerëzve me urdhër nga lart. Dhe fati i tij u përcaktua kur citoi në pleniumin e Komitetit Qendror se për vrasjet e koloneleve me plumb në kokë pa kurrfarë gjyqi, ishte dhënë urdhër nga Enver Hoxha. Këto ky zoteria i sigurimit bën sikur nuk i di, ashtu si bën sikur nuk e di se Pal Mëlyshin, i mbetur në rrethim bashkë me nacionalistët që i tradhëtonte, e vranë rrethuesit, shokët e vet të sigurimit, ndër të cilët ishte edhe ky zoteriu i kujtimeve. Ky sigurims nuk thotë kurrkund se pjestarë të familjes të Pal Mëlyshit në Tiranë, kurrë nuk kanë pranuar t’i flasin me gojë këtij zotërie që hiqet si mik e shok i Palit. Merret me mend se përse. Dhe, pasi e vranë, ky sigurims bashkë me Mehmet Shehun, prej kufomës sajuan heroin, sepse Pali i shërbente më shumë i vdekur se i gjallë.
Por nuk është vetëm ky sigurims piku i helmit në median shqiptare. Ka plot të tjerë. Madje edhe prej atyre që sot shiten krejt ndryshe nga çfarë ishin, e këtyre urave u fryn sidokudo edhe Veli Llakaj ish shefi i shtabit të Ushtrisë që mbante në këmbë me dhunë diktaturën. Ky e zbukuron Hysni Kapon, i jep një nur ndershmërie e trimërie Kadri Hazbiut, e pikturon si model Petrit Dumen, apo edhe të tjerë të cilëve mizoritë ndër nacionalista nuk u shuan e nuk u a fal dot historia, paçka se hëngrën plumb edhe prej diktatorit.
Por ka edhe një soj tjetër malli që shitet në tendat e shtypit, një mall disi i veçantë, sepse është pak si më elegant, femëror, i një brezi që afron në aparencë me frymën e kohës, modernitetin, por ndërkohë është buçitës e bubullues si në kongreset e rinisë e të grave, ku dikur mbante fjalime farfuritëse. Kjo zonjë elegante bën demagogjinë më të stërholluar, por edhe  më të pacipë që ka parë shtypi i shkruar i këtij vendi. Shfaqet si kundërshtarja më e rreptë e Lady First e diktatorit komunist të vdekur, është gati ta fusë ( me fjalë) të gjallë në dhè, të gjitha të këqijat e kësaj bote ajo i ka. 
Pastaj papritur kapërcen ylberin zonja L. dhe e ngre lart në yje diktatorin, vjehrrin e saj. E mburr, e nxjerr të pafajshëm si një engjëll, një njeri që përkujdesej për çdo gjë, që i dhimbsej populli, ( mirë që nuk thotë se qante për popullin), por ishin të tjerët që e kishin izoluar... kanibalin e shekullit shqiptar.
Lexuesi tromakset kur i paraqiten të tillë maskarada publike dhe pyet vehten se, a ka pasur ndonjëherë diktaturë, apo ka parë një ëndërr të keqe dhe kaq. Të besojë vjehrrën apo të besojë nusen? Po të dyja një vrimë i bien kavallit për Enver Hoxhën, por veçse nusja nga që nuk e do vjehrrën, i shfaqet si shtriga e përrallës para pasqyrës. Dhe bamp thyejnë pasqyra. Edhe vjehrra edhe nusja. Dhe të dyja thonë se Makbethi që vdiq ka qënë i mirë, zemërbardhë si babush përralle.  Te dyja perpiqen ta bindin popullin se Makbethi ishte një kukull, vërtetë kishte një kamë të përgjakur por, ai nuk ishte gjak prej vërteti, por lëng luleshtrydhesh.
Populli rri urtë, në ka një dhjetëshe, ulet në ndonjë kafene rruge, lexon faqet e gazetës, ku përzihen lëmsh prostitutat dhe ish gjeneralët, droga dhe macet, lypsaxhiu dhe ministri, e djeshmja me të sotmen, të vdekurit me të gjallët, varret e përdhunuara me kullat e Arabit, gropa e Ajdinit me kryetarin jordanez të homoseksualeve.  
I lexon të gjitha populli e pyet vehten si i marri: Po për mua pse nuk flasin?! Dhe pret t'i venë një gur të madh në shpatull e, tek merr të përpjetën për në mal, t’i thonë: 
"Udhë e mbarë, o Sizif!".

2006-2014

PARLAMENT APO HANI SALO KALIT?!

“Në pësofshin gjë robt e mi, do të pergjigjesh ti Ali.“

Shkruar KOLEC TRABOINI

Ka qënë dikur në Shkodër, mbase para një shekulli, një han me nam të madh. Aty qëndronin si bujtinarë njerëzit bashke kafshët. Si të thuash ishin motelet e asaj kohe. Kaq rrëmujë kishte në atë han me dy porta, sa edhe sot e kësaj dite kur dikush vë re se diçka nuk shkon mirë, thonë, u bë si në Hanin e Salo Kalit. Nuk do të më kujtohej kurrë Hani i Salo Kalit sikur këto ditë të mos bëhej lesh e li parlamenti ynë.
Thënë hapur ky parlament është kthyer vertetë në një han me dy porta, ku nuk e merr vesh se ku janë jatakët për njerëz e ku janë grazhdët për kuajt. Ka pesëmbëdhjetë vjet kjo histori. Thamë se mësuan mënd këto vitet e fundit, thamë se u poqën nga trutë e kokës pas 97-tës, por këta po digjen e përvëlohen pa mësuar kurrgjë.. Në këto pesëmbëdhjetë vjet në atë sallë ku mblidhen përfaqesuesit e popullit, të cilët shprehin vullnetin e tij si sovran, është treguar më së miri se çfarë lloj lumpeni është infiltruar në strukturat e politikës, prej të cilave dalin organet e qeverisjes.
Shih si percipitojnë ngjarjet në këtë kuvend sherresh pa shkak apo shkaqe të stisura. Pasi që votohet për një mocion absurd kundër kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, me një sistem elektronik të degraduar ku kryeministri i vendit shfaqet të ketë votuar kundër vetes(!!!), apo të votojnë ata socialiste që nuk ndodhën në sallë, (çfarë është për të vënë duart në kokë nga ana teknike dhe Preç Zogaj më kot e motivon), në vazhdimsinë e ditëve të punimeve që marrin të tatëpjetën, shqyhen mikrofonat, hyjnë gardistët si arbitër në një ring boksi, për të vazhduar të nesermën bilbila e buri e pas dy ditësh me një lloj sfide të padëgjuar qysh në kohën e Ali Pash Tepelenës...“ në pësofshin gjë robt e mi do të pergjigjesh ti Ali.“ Fjalë të parodizuara sipas shprehjes së socialistit Ruçi drejtuar kryeministrit Berisha.
Që jetojnë këta njerëzit tanë me të tilla mentalitete, kjo nuk është ndonjë gjë për tu çuditur, sepse janë pjellë e një sistemi që ka funksionuar një gjysëm shekulli me absurdin, por që të arrihet deri atje sa të fillojnë edhe kërcënimet për eleminime fizike, kjo është e çfarë nuk është.

* * *

Por si e pse të çuditesh për sa ndodh në Shqipëri? Se fundja kur trutë e kokës kanë lëvizur, janë me melingjit, kush e kontrollon lëvizjen e duarve. Pasi që ka dhënë ndihmesën e vet për të nxjerrë nga shinat një tren, kjo opozitë ngatrrestare, si po e ngre zërin për fatin e udhëtarëve në atë tren. Gramoz Ruçi po ngre zërin në qiell për të mbrojtur familjen e vet nga kërcënimet, po nga kush kërkon mbrojtje e siguri. Si mund të ketë siguri e mbrojtje në një shtet ku ti dhe kolegët e tu të politikës keni kontribuar ku e ku për këtë shtet anormal, ku të gjithë kanë armë, ku krimet janë sheshit, ku dhe fëmijët e tu përzihen me krimin, ku koka e organeve të akuzës me apatine e vet mbrohet me xhelozi skandaloze bash prej teje si deputet, e kjo shkon në dobi të kriminelëve e të kriminalitetit. Po fundja ku e shihni të keqen qe ka të ndrrimi një kryeprokurori a nuk mund tia thoni kete popullit shqiptar? Apo, pse te mos të rinovohen sistemet gjyqësore të cilat, pasi të kesh qëlluar me arme pa leje( jo ti ) mbi një njeri dhe e ke plagosur, të dënon me një gjobë, ta zëmë po aq sa të kesh shurruar, në gjëndje të dehur,
( prap jo ti) në lulishten e parlamentit ku mblidheni ju, kokat e kombit.
Në vënd që të diskutohen alternativa, mirë prokurorin ta ndrrojmë po mbi çfarë kriteresh do të zgjedhim një prokuror të përgjithshëm të ri, çfarë kompromisesh do të bëjmë pozitë e opozitë për të arritur në një zgjidhje të dobishme, jo për politikën por për shtetin e popullin dhe gjithnjë duke respektuar kushtetuten, gjithnjë duke menduar edhe për të nesermën.
Kjo nuk ndodh e nuk bëhët sepse partitë politike dëshërojnë të zgjedhin në krye të punëve njerëz që zgjidhin jo hallet e popullit, zbatojnë jo ligjet e shtetit, por të mbrojnë ku e ku interesat e individëve e kastave të politikës që hipin e zbresin në pushtet.
Gjithkush me të drejtë pyet: Pse ky ngerç politik për të hequr me çdo kusht kryetaren e parlamentit menjeherë sapo kjo foli hapur për ngecjen e sistemit të drejtesisë, per me teper kur permendi emrin e kryeprokurorit Sallaku. Mos vallë opozita e majtë me këtë revansh ndaj saj desh ti jepte të kuptonte se „Mbylle, se ti jo vetem nuk e heq dot kryeprokurorin por jemi ne qe te heqim ty.“ Pra nje shantazh i mirefillte.
Po a mund të kishte një zgjidhje pa mocionin Topalli. Pse e pranoi ta hedh në kuvend një mocion të tillë aleanca e djathtë në pushtet? Mos vallë të dy krahët burrnorë janë kundër një zonje, që mbase edhe nuk e ka vertetë përvojen e duhur e intuitën për të drejtuar një parlament grindavecësh ku, jo për fajin e saj, kurrkush nuk të sjell një argument e për më tepër, kurrkush nuk ka predispozitën të dëgjojë kundershtarin e ideve.
Pas tërë këtij lëmshi, ku parlamenti kthehet në peng i konfrontimeve politike,
ngrihet PDK, me një deputet z. Lesi dhe kërkon që në votbësim të hyjë kryeministri. Hajde politikë që bëhet. Për të qeshur. Shih si behët qimja tra nga deputetet. Shih si kalojnë nga një temë në një tjetër, nga një problem në një tjetër me kapercime pindarike...
Ku u nis e ku u bitis...E harruan fare kryeprokurorin Sallaku, e harruan fare zonjën Gaba, e harruan fare korrupsionin e nisën të merren me mocione pas mocionesh. Mirë këta kundërshtarët e majtë se për atë punë janë në parlament, po me ata të Partise Demo-Kristiane, aleatët e Berishës si ndodhi qe harruan ceshtjen Sallaku dhe propozojnë për mocionin Berisha. Kjo të kujton anekdotën "me kë je ti, miku im, që më ndjek me bukë në trastë, me mua apo me ariun". Hajde merre vesh me kë është PDK?! Po Berisha fare pak kohë ka që është zgjedhur, si ndryshoi kaq shpejt raporti i forcave në parlament, vetem se u tha mëndja socialisteve tu bien zilkave. Duke e bërë këtë propozim që e zë ngërç PD, që vertetë i shtie frikën edhe elektoratit që e ka zgjedhur te djathten ne pushtet, mesa duket llogaritë që bën PDK e zotit Lesi janë që, të krijoje nje situate ku të përfitojë për të ngritur sadopak pazarin e partisë së vet që ka peshë pupël ne parlament. Pra, ta jap atë votën e vet të vockël për qeverinë Berisha, në këmbim të ndonjë posti të madh ministri, se a nuk u grind kjo partia demokristiane në gjashtë muaj për një karrike funksionari. Bravo Demokristianë, më një gur kërkoni të vrisni dy zogj duke e futur të shkretën qeveri në qorrsokak, të dilni pastaj si shpëtimtarë, të kërkoni më pas thelën e fitimtarit. Fshati digjet thotë populli...ju bëni politikën e kusurit.

* * *

Ky parlamenti yne, ky Han i Salo Kalit siç thamë ne krye, prodhon sherr të madh për ca yckla të vogla, për ca çikërrima, për ca rregulla të brëndshme që qënkan shkelur nga kryetarja e kuvendit e shkon qorrazi deri në mocione për qeverinë, ta vërë vendin në krizë, e madje të bëjë lëmsh një shtet. Tashmë për këtë mynzyrë parlamantare po hyn ne valle edhe presidenti me deshiren e mire ti qetesoje sadopak gjakrat e politikaneve zullumqare.
Ky parlament prodhon gjithashtu dhe injorancë të institucionalizuar? Çdo mendje e kthjellte e pa molepsur me dogma partiake, shtron ca pyetje te thjeshta qe vertete duan spjegime. Si nuk u mblodhen kryetaret e grupeve parlamentare me nisiativen e vet e të bisedonin për çfarë është në interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve në këtë situatë kur edhe Europa na ka në qënder të vemëndjes për çfarë bëjmë, për si sillemi e si qeverisim.. Se fundja përse ekziston parlamenti, përse i mban këto deputët populli me bukë, ky popull i varfër që nuk ka bukë për vehte. I mban për të bërë lodra fëmijësh, tu bien zileve e burive e të tundin prangat? Çfarë ishte e çfarë shprehte ai koncert lodraxhijsh? Mos jemi në një shfaqeje ëndacakësh në breg të ndonjë lumi ku nuk mund të ketë kurrfarë jehone ligji e rregulli, e ku mund ti bihet lodrës e zumpareve në mes të natës pa drojë se mund trembën zogjtë. Po këto që trëmbën nga Parlamenti i Anormalitetit nuk janë zogj por zemra nënash e baballarësh shqiptarë që e kanë frikën deri në palcë se mos po na kthehet tmerri i 97-tes, ku krimi e kriminelët bënë ligjin e shuan me mijra jetë njerëzore.
Këta deputët të këtij parlameti vertetë janë të papërgjegjëshëm sa kohë që harrojnë për çfarë ndodhen në atë vend, përse e kanë atë privilegj të flasin në emër të sovranit popull, harrojnë se i kanë zgjedhur t'u flas mendja, logjika e arsyetimi e jo të çfryjnë instikte rrugaçësh politikë. Këto skena karnevaleske, duke i rënë bilbilave e duke tundur hekurishte të bëjnë të duken fort të dyshimta edhe menyrat se si këta depute kanë ardhur në këtë foltore që përfaqson popullin.
Këta parlamentarë që të kujtojnë han-bujtanarët, këto Ali e këto Veli - atavizma të historisë, që i tregojnë fyçkat njëri-tjetrit, as nuk arrijnë të kuptojnë dëmin kolosal që i shkaktojnë çeshtjes shqiptare, jehonen e shëmtuar që bën në Europë dhe si rrjellojë minimin që i bëjnë çeshtje së Kosovës, sepse edhe kosovarët si ne, shqiptarë janë, bota vertetë nuk na lë të jetojmë bashkë por, të zezat tona ajo gjithmonë i përgjysmon në mes të dy vllezërve siamezë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë kuptim, ky popull i vuajtur brënda kufijve tanë mjeranë të 1913-tës, për çfarë i mban me bukë mundimesh e trazimesh, këto plangprishës të parlamentit, të shtetit e të kombit, qofshin në pozitë apo opozitë, këto derdimenë parlamentare që kanë shpirtin gërnjar të Ali Pashës dhe dellin e egër të Haxhi Qamilit?
3 mars 2006
Botuar ne Gazeta Shkodra: www.gazetashkodra.net



www.traboini.com