skip to main | skip to sidebar
ARTGRAFIC TRABOINI

ANTOLOGJIA VIRTUALE- Film & Link

Pasi të vizitoni këtë faqe informative, shtypni figurën
për të hyrë tek Antologjia Virtuale
me 30 bloge, poezi, proze esè, filma e tjerë.
Së pari ju ftojmë të shihni vidio montazhin poetik
duke klikuar tek portreti i Uitmanit!

Posted by Editor: TRABOINI

0 comments:

Post a Comment

Newer Post Older Post Home
Subscribe to: Post Comments (Atom)

TRABOINI - 2008




KOLEC TRABOINI

Kineast e gazetar, poet e esèist. Fitues i kupave për filmat dokumentarë në dy festivale kombëtare të filmit shqiptar 1976,1990, çmime e vlerësime të shumta gjatë karierës 16 vjeçare në Kinostudio,Tiranë, ku për 10 vjet drejtoi redaksinë e filmit dokumentar. Është skenarist edhe i disa filmave vizatimorë.
Pas largimit nga Shqipëria, në fillim të vitit 1991, krijon e shpërndan të parën gazetë në gjuhën shqipe të emigrantëve shqiptarë në Greqi, “Egnatia“, që e drejtoi nga Prill 1993 deri në gusht 1995.
Gjatë këtyre viteve i rikthehet sërish pasionit të hershem të letrave dhe boton në Athinë, “Balada e largësive“,“Rapsodi ushtore“, “Gjurmë në histori“; dhe më pas në Amerikë, “Katërkëndëshi i mundimeve“, “Mos vdis dashuri“(poezi, Tiranë 2002), “Nokturn“(lirika 2004), “E verteta përvëluese e Aristidh Kolias“(esè 2005), “ Requiem për një gjethe“(poezi 2005), “Lufta e Maleve-Palok Traboini“(esè 2006), "Trinia ime“(lirika 2006), “Bukuri shkodrane“(esè 2007), “Koha e prostitutave“(lirika&etyde
2007) si dhe "Itaka grua"(lirika 2008), i cili shënon libri i tij të katërmbëdhjetë dhe gjeti jehonë në Shqipëri.
Për veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm letrar “Pena e Artë-Kadmus 2007” nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita“ dhe revista “Pelegrin“ Athinë.

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

MIRËSERDHËT! SI TË KENI VIZITUAR FAQEN INFO- HYNI NE KËTË PORTË-LINK:


Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

TRABOINI: TOÇILA FASHION -Triptik

TRABOINI:TIRANA RUN - Vidio Poemë

TRABOINI: REQUIEM, Rrmaj vjeshtë 2008

TRABOINI: PERLA ME SHAMI!- Vidio Poeme

TRABOINI: Kontrapunt: Përse qan zemra ime?

PERSHENDETJE NGA VASIL QESARI - France

'Itaka - Grua' - KOLEC TRABOINI

Traboini-Itaka-Grua.jpg
Kopertina e librit 'Itaka - Grua' e Kolec Traboinit

I dashur Kolec, para disa ditësh mora një dërgesë me postë, pikërisht librin tënd të fundit me poezi ‘Itaka – GRUA’. Të falënderoj pa masë ! Them se libri është ndofta dhurata më e çmuar se çdo gjë tjetër. Të falënderoj, së pari që më mban në radhën e miqve të tu të afërt e së dyti, për kenaqesine që ky vëllim i ri më solli që larg, aty prej Nouvelle-Angleterre, ku ndodhesh, jeton e frymëzohesh. Jo vetëm botimi luksoz ( kështu do ta cilësoja me plot gojën ) realizuar nga shtëpia OMBRA ( ky është mendimi im, për vete konceptim modern e estetik te edicioneve te saj, te cilët janë më të mirët në Shqipëri ), por për bindjen time se ‘Itaka – Grua’ shënon një rritje kulmore, një sensibilitet e pjekuri të dukshme e të padiskutueshme, në poezinë tende tashmë te njohur e të konsoliduar artistikisht e estetikisht. Pa mëdyshje, do të thoja se ti, tashmë, bën pjesë në radhën e poetëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë. Duke të uruar miqësisht, kam kënaqësinë të publikoj këtu, tri poezi shkëputur nga vëllimi në fjalë ...

Përshëndetje dhe urime !
Vasil Qesari.

ITAKA GRUA

TUE
18
NOV

Në ditën e katërt të Panairit të 11-të të Librit 2008

By Dilaver Baxhaku
panairi libritNë ditën e katërt të Panairit të 11-të të Librit, që është hapur në Pallatin e Kongrseve në Tiranë, stenda e shoqatës "Drita" pati dy veprimtari: konferencë shtypi të Presidentit të kësaj shoqate, zotit Nase Jani, dhe paraqitje libri të poetit Kolec Traboini. Zoti Nase Jani u tregoi të pranishmëve për arritjet dhe planet krijuese të kësaj shoqate, e cila mbledh në vetvete krijues shqiptarë nga të gjitha anët e globit, ku ata jetojnë.
Paraqitja e librit të fundit të Traboinit, "Itaka Grua", u bë në bashkëpunim me shtëpinë botuese GVG. Drejtuesi i kësaj shtëpie, Gëzim Tafa, cilësoi se libri i Traboinit ka qenë ndër botimet më të mira të tij në vitin 2008; ndërsa Nase Jani i bëri një pasqyrim jo vetëm përmbajtjes së librit, por edhe gjithë veprimtarisë letrare të Traboinit. Në takim folën edhe miq e dashamirës të poetit, si Riza Lahi, Lindita Agolli, Demir Gjergji, Fatime Kulli, e të tjerë. Për të pranishmit ishte ofruar një koktej.

FEEDJIT Live Traffic Feed

link-shtypni figuren

ZERAT E VDEKJES - Vidioklip per nje kercenim

Facebook Badge

Kolec Traboini's Profile
Kolec Traboini's Facebook profile
Create Your Badge

French music per te shoqeruar leximin e blogut!

 

























ELIAN ALIEN BLOG

ELIAN ALIEN BLOG

BAXHAKU CORRECT STUDIO

BAXHAKU CORRECT STUDIO