Për veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm letrar “Pena e Artë-Kadmus 2007” nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita“ dhe revista “Pelegrin“ Athinë.










Kopertina e librit 'Itaka - Grua' e Kolec Traboinit
I dashur Kolec, para disa ditësh mora një dërgesë me postë, pikërisht librin tënd të fundit me poezi ‘Itaka – GRUA’. Të falënderoj pa masë ! Them se libri është ndofta dhurata më e çmuar se çdo gjë tjetër. Të falënderoj, së pari që më mban në radhën e miqve të tu të afërt e së dyti, për kenaqesine që ky vëllim i ri më solli që larg, aty prej Nouvelle-Angleterre, ku ndodhesh, jeton e frymëzohesh. Jo vetëm botimi luksoz ( kështu do ta cilësoja me plot gojën ) realizuar nga shtëpia OMBRA ( ky është mendimi im, për vete konceptim modern e estetik te edicioneve te saj, te cilët janë më të mirët në Shqipëri ), por për bindjen time se ‘Itaka – Grua’ shënon një rritje kulmore, një sensibilitet e pjekuri të dukshme e të padiskutueshme, në poezinë tende tashmë te njohur e të konsoliduar artistikisht e estetikisht. Pa mëdyshje, do të thoja se ti, tashmë, bën pjesë në radhën e poetëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë. Duke të uruar miqësisht, kam kënaqësinë të publikoj këtu, tri poezi shkëputur nga vëllimi në fjalë ...
TUE 18 NOV | Në ditën e katërt të Panairit të 11-të të Librit 2008By Dilaver Baxhaku |
Në ditën e katërt të Panairit të 11-të të Librit, që është hapur në Pallatin e Kongrseve në Tiranë, stenda e shoqatës "Drita" pati dy veprimtari: konferencë shtypi të Presidentit të kësaj shoqate, zotit Nase Jani, dhe paraqitje libri të poetit Kolec Traboini. Zoti Nase Jani u tregoi të pranishmëve për arritjet dhe planet krijuese të kësaj shoqate, e cila mbledh në vetvete krijues shqiptarë nga të gjitha anët e globit, ku ata jetojnë.
0 comments:
Post a Comment