18 March 2021

đŸŸ© Sakrifica kalimtare, kujtime nga K. P. Traboini

SAKRIFICAT KALIMTARE
Kujtime nga Kolec P. Traboini

Seç më ndez një mallë ndonjëherë për me shtërngue një mandrino tornoje e me përdor kalibrin, ndoshta kjo si shkak i pengimit dhe ndalimit që shpesh më janë gjendur në jetë e të cilat me një vullnet të qëndrueshem i kam kapercyer. Por pengu mbetet peng ani pse ti mund të kesh ikur më larg e më lart. Edhe pse me dëshmi të kategorisë së III fituar në një kurs me provim për tornitor, nuk e ushtrova kurrë, as dhe një ditë profesionin, sa sot askush nuk e di se isha nje tornitor profesionist. Kur u ktheva nga ushtria, me dëshminë e tornitorit në dorë, i rekomanduar nga Zina Franja që ishte kuadër i lartë partie në Shkodër (do te tregoj ndonjëherë se si ju qepa dhe e kandisa shoqen partiake të më ndihmonte por pa rezultat), nuk me pranuan as Esat Vukatana i Parkut e Automobilistik të Mallrave dhe Shefqet Cungu, i ofiçinës së Kombinatit të Drunit Shkodër. Ndërsa i pari më refuzoi sapo dëgjoi emrin Traboini duke më treguar derën, ky i fundit me tha, (edhe pse kisha rekomandimin e shoqes Zina, kandidate e KQPPSH si dhe të drejtorit të Kombinatit të Drurit Ramiz Kuçi, që me mua u suall respektueshem, Shefqet Cungu më tha: "po të kisha një vend për tornitor do të merrja në punë kushurijt e mi e jo ty". Ramiz Kuçi kur vajta e i thashë se nuk më pranon përgjegjesi i ofiçinës, tundi kokën e me dha të kuptoj se drejtor ishte, por Shefqet Cungu i kishte gurët më të fortë e nuk kishte çfarë ti bënte. Më dërgoi tek inxhinjeri Bujar Bedalli, një njëri jashtëzakonisht korrekt, i sjellshem dhe komunikueshëm që më priti me mirësi dhe më gjeti një vend në sheshin e stivimit të druve. Ai më tha se është punë e rëndë e mbase do të lëmë përkohësisht deri sa të gjendet një vend në ofiçinë, por unë i thashe se e mendoj këtë punë të përkohshme sa për të mbajtur veten, sepse kisha ndërmend të vazhdoja shkollën prandaj do rri këtu deri në fund. E kështu, unë tornitori i kualifikuar me kategori të tretë, punova 4 vjet në sheshin e stivimit të druve në shi, borë, e diellin përvëlues të Zallit të Kirit.
Por edhe me tej jeta ime perseritet nĂ« njĂ« spirale tĂ« çuditĂ«shme. Pasi arrita tĂ« mbaroj Universitetin nĂ« gazetari dhe punova 16 vjet nĂ« Kinostudio, u gjenda si Guliver nĂ« Greqi, emigrand, ku pranova tĂ« bĂ«j çdo lloj pune. NdihmĂ«s i perimeshitĂ«sit Aleko, pjatalarĂ«s nĂ« restorant peshku qĂ« kishte motra e tij Zoi nĂ« Kesariani( Genc Çobani e di Kesarianine, se atje jetonte asokohe), mĂ« pas pastrues sa rasti ma solli tĂ« pastroj dhe agjencinĂ« nderkombetare tĂ« lajmeve Rojter nĂ« AthinĂ« (unĂ« gazetari) dhe, si nĂ« njĂ« magji pĂ«rrallash, mekanik tornitor tek Jorgo. Ky ishte njĂ« pis burrĂ«, trupvogĂ«l, njĂ« tip miu, tĂ« cilin kur e dĂ«gjova tĂ« shante nĂ«nĂ«n e vet, njĂ« grua plakĂ« e urtĂ«, veshur me tĂ« zeza qĂ« punonte me ne "gamisu!", qĂ« nuk e them dot nĂ« shqip, mua kujtua Oresti i tragjedise Eskiliane dhe ika nga sytĂ« kĂ«mbĂ«t. Shokut tim emigrant nga Korca, Sotiri, qĂ« punonte marangos po me Jorgon i thashĂ«, po iki e nuk vij mĂ« nĂ« kĂ«tĂ« punĂ« se nĂ« ardhsha gjĂ«ja e parĂ« qĂ« do tĂ« bĂ«j do tĂ« vrisja Jorgon. Ishte hera e parĂ« nĂ« jetĂ«n time qĂ« me kishte lind ngasja e vrasjes. Por ika, dola nga makthi qĂ« me sillte ai njeri i poshtĂ«r. Jo jo, nĂ« shqiptarĂ«t nuk i shajmĂ« nĂ«nat tona ashtu. Pas ca ditĂ«sh dĂ«rgova Vasil MalitĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« paratĂ« qĂ« mĂ« kishte hak pune Jorgo pisi dhe kurrĂ« mĂ« nuk e pashĂ« atĂ« fytyrĂ«. Pas ikjes nga Jorgo synova hapjen e gazetĂ«s sĂ« emigranteve. Ngjarja me Jorgon ka ndodhur pikĂ«risht me 3 mars 1993, pas mĂ« shumĂ« se njĂ« muaj me kĂ«to dyluftime shpirtĂ«rore, hapa gazetĂ«n e parĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe nĂ« Greqi "Emigranti-Egnatia" mĂ« 10 prill 1993.
Kam kaluar plot kësisoj peripecish me ngritje e ulje, mundim e vuajtje, por gjithmonë e mbaja veten me kurajo duke thënë" Disa sakrifica duhen bërë sepse shtigjet e jetës nuk janë të lehta dhe pa sakrifica nuk ikën dot larg. Jeto të sotmen, por mendjen ta kesh tek e nesërmja. Dhe me çfare kalova në jetë, me çfarë synova dhe përafersisht arrita nuk mendoj se kanë qenë të pakuptimta sakrificat kalimtare.

 
3 mars  2021
Në foto: K. P. Traboini, tornitor në Athinës 1993