DJALI I SULLTAN ABDY HAMITIT II AMBASADOR I SHQIPËRISË NË FRANCË.
Si e "modernizoi" mbreti i vetshpallur Ahmet Zogu shtetin shqiptar duke projektuar si princ kurore mbretërore i Shqipërisë djalin e Sulltanit Abdyl Hamitit të II, i mbiquajtur në shtypin europian "i përgjakuri". Ndoshta kjo e shpjegon ftohtësinë deri më armiqësi të Ataturkut me Ahmet Zogun.
Gjatë dëbimit të familjes perandorake në mars të vitit 1924, Princ Abidi fillimisht kërkoi të shkonte në Egjipt, por iu refuzua hyrja, kështu që u vendos në Bejrut të Libanit. Ai e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Xhuni me vëllain e tij më të madh, peincin Mehmed Selim dhe verën në Aley. Pastaj shkoi në Paris, ku qëndroi me motrën e tij më të madhe, Princeshen Aishe. Këtu ai e siguronte jetesën si shitës sapuni. Më 14 janar 1925, ai i dha prokurën Sami Gunzberg, një avokati të njohur turko-hebre, duke e autorizuar atë të rimerrte nga shteti i ri turk ndërtesa, toka, miniera, koncesione të lëna nga Abdul Hamid të vendosura në territorin turk dhe gjetkë.
Në Paris, ai ndoqi Fakultetin e Drejtësisë të Sorbonës dhe Fakultetin e Shkencave Politike nga ku u diplomua përkatësisht në vitin 1936 dhe 1937 dhe mori doktoraturën në drejtësi nga Sorbona. Ai gjithashtu ndoqi Ecole Nationale des Langues Orientales Vivantes, ku u diplomua në Gjuhë dhe Letërsi Perse.
Në vitin 1934, i vdes bashkëshortja e tij e parë. Ajo vdiq në Nicë të Francës dhe u varros në Varrezat Myslimane Bobigny. Gruaja e tij e dytë ishte Princesha Sanije Zogu, vajza e Xhemal Pashë Zogut dhe Sadije Toptanit, dhe motra e Mbretit Zog I. Ata u fejuan më 9 janar 1936 në Tiranë dhe u martuan më 13 janar 1936.
Midis viteve 1940 dhe 1948, ai jetoi për periudha të shkurtra në Tuluzë, Nicë, Madrid, Lisbonë, Kajro, Aleksandri dhe Tiranë. Perandori japonez e konsideronte atë një kandidat për fronin e Turkistanit; Zogu I i Shqipërisë gjithashtu mendoi ta bënte Princ Kurorë, pasi në atë moment nuk kishte pasardhës. Një vit pas martesës më princeshën Senije (1937), princi Abid u emërua i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Paris. Duke u emëruar më vonë ministër fuqiplotë, e ushtroi këtë detyrë deri në prill 1939. Martesa e Senijes me Abid ftohu sërish marrëdhëniet e Zogut me Ataturkun, por ky i fundit i sëmurë, nuk reagoi si në vitin 1928 kur Zogu u vetshpall mbret dhe Ataturku e përqeshi..
Sa i perket Sanijes qe konsiderohej motra e Zogut ka yera qe thone se nuk eshte moter biologjike, por kusherire e tij e cila e rritur jetime ështe adaptuar nga babai i Zogut Xhemal Zogu. Gjithësesi Ahmet Zogu e konsideronte jo vetëm motër, por më të afërmën shpirtërisht dhe në një farë mënyre këshilltare sepse ishte një vajzë shumë e zgjuar. Ajo e këshillonte Ahmet Zogun në shumë çështje.
Kur ishte ministër i Punëve të Mbrendeshme, Ahmet Zogu propozoi dhe me 30 dhjetor të vitit 1921 u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Pas më shumë se një viti, me 2 gusht të vitit 1923, kjo organizatë u bë anëtare e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Dhe me themelimin e Monarkisë, parlamenti caktoi si patroneshë të Kryqit të Kuq Shqiptar, princeshën Sanije. Nën kujdesin e Kryqit të Kuq u hapën shkolla, jetimore, streha varfërore, azilet e para të pleqeve, ndaheshin dhe gjellë për të varfrit në disa qendra. Këto veprimtari hynin ndër angazhimet kryesore të princeshës.
Për t’u shënuar është fakti se Senija më 31 tetor 1938, përuroi godinën e re të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.
Me largimin e Zogut si mbret i Shqipërisë Princ Abidit dhe Princeshes Sanije u mungoi mbeshtetja financiare dhe ne mes të çiftit linden probleme që çuan në ndarjen e tyre në viti 1949.
Sanija dhe Abidi nuk kishin fëmijë. Sanije Zogu vdiq ne Kanë të Francës në vitin 1969, ndërsa , Princ Abidi që u vendos në Bejrut, vdiq nga një atak në zemër më 8 dhjetor 1973 dhe u varros në varrezat e Sulaymaniyya Takiyya, Damask, Siri.
Princi Mehmed Abid, dhëndrri i Zogut, është një prej personazheve të romanit historik të Tim Symonds "Sherlock Holmes dhe Shpata e Osmanit" 2015.
Kol Shkodrani
🔰Info Web.


