KOLEC
TRABOINI Albanian-American poet and writer, a journalist by profession,
graduated from the University of Tirana, Albania in 1975. 1975-1991
scriptwriter for Kinostudio Albafilm Tirane, Albania. Traboini work included
writing of scripts for documentary films. Recived 1-st National Prize for the
film "Asdreni", 1976, first for the film "Kështjella e
Këngëve" (The Castle of Songs), also won the best Film of the Year 1990
for the film "Dëshmi nga Barleti" (Witness from Barleti) - a war
history of 1468-1478, in her hometown Shkoder, North Albania. He is the founder
of the Albanian newspaper "Egnatia" in Athens, 1993, author of 47
books of poems, prosé, and essays, and is one of the most active creative
contributors of the Albanian Community in America. He is a contributor to the
newspaper "Illyria" in New York, and newspapers and magazines
published in his native country, Albania.
PORTRETI
ARTISTIK I KINEASTIT,GAZETARIT DHE POETIT TRABOINI
Kolec
Traboini, autor i 30- librave me poezi, prozë dhe esè, u lind në Shkodër dhe
është i biri i patriotit të njohur Palok Traboini - mësues, publiçist dhe
sekretar i Dedë Gjo Lulit, Flamurtar i Deçiqit më 6 prill 1911, pjesmarrës në
dy luftëra kombëtare, ajo e Pavarësisë dhe Lufta e Koplikut 1920.
I
mbetur jetim në moshë të vogël, jetoi për disa vite në Shtëpinë e Fëmijës në
Shkodër. Ka ndjekur për dy vjet shkollën Pedagogjike "Ndrec Ndue
Gjoka" në Tiranë. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tropojë, ka punuar
rreth 4 vjet në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Më pas ka vazhduar studimet në
Universitetin e Tiranës, dega Gazetari. Gjatë kohës që ishte student botoi
librin me tregime "Petalet e bajames së hidhur" 1973, i cili u
vlerësua me çmim inkurajues në konkursin Kombëtar të Letërsisë dhe Arteve.
Pas
mbarimit të studimeve është emëruar redaktor-skenarist në Kinostudio, Tiranë,
ku punoi 16-të vjet, ndërsa për një dekadë drejtoi redaksinë e filmit
dokumentar. Është fitues i kupave për filmat dokumentarë në dy festivale
kombëtare të filmit shqiptar: "Asdreni" 1976, "Kështjella e
këngëve" 1990. Filmi "Dëshmi nga Barleti" me skenar e regji të
K. Traboinit u vlerësua si filmi më i mirë i Kinostudios për vitin 1990. Eshtë
autor i mjaft filmave të vlerësuar, si "Kol Idromeno", "Hasan
Prishtina", etj, si dhe skenarist edhe i disa filmave vizatimorë ndër të
cilët "Portreti" me regji të Artan Makut, film i cili stigmatizonte
me guxim megallomaninë e udhëheqësve të kohës së diktaturës. Eshtë skenarist i
filmit dokumentar "Përse kështu"(Estetika e veshjeve) që kritikonte
të metat e dobësitë e sistemit të prodhimit konfeksional në kushtet e
mekanizmit të vjetëruar të ekonomisë së ngecur shqiptare(1989-1990), film që u
ndalua të qarkullonte sepse organet e nomenklaturës komuniste e konsideruan
nxirje të realitetit socialist(Gazeta Mapo, 17 mars 2011).
Situatën
e krijuar në 1990, Traboini e priti me entuziazëm dhe mori pjesë gjallërisht në
veprimtarinë demokratike. Në 16 janar 1991 boton në Gazetën "RD"
shkrimin me titull "Vlera e simboleve kombëtare", ku kërkonte
publikisht heqjen e yllit komunist nga flamuri kombëtar. Eshtë nisiator dhe
organizator i të parit tubim të krijuesve dhe intelektualëve të Tiranës në
përkrahje të zhvillimeve demokratike, e cila u kthye në një demostratë të
fuqishme antikomuniste.
Traboini
largohet nga Shqipëria në 28 shkurt të vitit 1991 dhe vendoset si emigrant jo
legal në Athinë. Kjo gjendje pasigurie nuk e pengoi atë që më 10 Prill 1993, të
krijonte e të shpërndante ndër emigrantë, të parën gazetë në gjuhën shqipe në
Greqi “Egnatia”. Në Greqi bashkëpunoi me presidentin e arvanitasve të Greqisë,
studiuesin e publiçistin e madh, Aristidh Kola (1944-2000). Gjatë viteve të
jetës si emigrant në Athinë botoi tre libra midis të cilëve “Balada e largësive”
- i pari libër në gjuhën shqipe i botuar në Greqi, një album me poezitë e
emigrantëve shqiptarë.
Në
gusht 1995, Traboini me status legal emigroi në SHBA dhe u vendos në qytetin e
Bostonit. Në Amerikë shkroi e botoi rreth dhjetë libra me poezi, prozë e
publicistikë ndër të cilët: “Katërkëndëshi i mundimeve”-prozë, “Mos vdis
dashuri”-poezi, “E vërteta përvëluese e Aristidh Kolias”-esè, “Requiem për një
gjethe”-poezi, “Lufta e Maleve-Palok Traboini”-letërsi dokumentare, “Koha e
prostitutave”-lirika&etyde. Në vitet e fundit ka botuar "Itaka
grua"-lirika, “Kujto poetin”, një album poetik për 40 poetë që nuk jetojnë
më, në mes tyre pesë të ekzekutuar nga diktatura si dhe përmbledhjen e fundit
me lirika “Lule Pellazgjike”. Së shpejti sheh dritën e botimit libri i tij me
shqipërime nga poezia botërore “Nga Safo tek Bukowski”.
Në
dekadën e fundit ka realizuar mbi pesëdhjetë krijime filmike të metrazhit të
shkurtër, duke përfshirë filma dokumentarë si “Martirët”, realizim i vitit
2011, që ka si subjekt masakrën e bërë në vitet e diktaturës ndaj klerit
katolik shqiptar, ku u ekzekutuan 32 meshtarë, njerëz të kulturës dhe të
dijeve, poetë, studiues dhe folkloristë. Traboini është autor i dhjetra etydeve
filmike - poezia në ekran, të realizuara prej tij si sintezë e krijimtarisë së
vet si poet dhe kineast.
Për
veprimtarinë poetike dhe esèistike është vlerësuar me çmimin e përvitshëm
letrar “Pena e Artë-Kadmus” 2008 nga Klubi i Shkrimtarëve “Drita” Athinë. Në
vitin 1994, Kolec Traboini është pranuar anëtar i Federatës Ndërkombëtare të
Gazetarëve, me qendër në Bruksel, ndërsa në nëntor 2001 nga Kongresi i Lidhjes
Shqiptare në Botë mbajtur në Prizren, është zgjedhur anëtar i këshillit
drejtues të LSHB-së. Eshtë ndër krijuesit shqiptaro-amerikanë më aktiv në
shtypin e Komunitetit Shqiptar në Amerikë.
Gazeta
“Metropol” Nr.2521 f. 22, 23 nëntor 2011
Një biografi krijuese në televizionin NTV Tiranë 2011
Një biografi krijuese në televizionin NTV Tiranë 2011
______________