BARTOLEMÉ MITRE
26 qershor 1821 – 19 janar 1906
Presidenti i Parë i Argjentinës së unifikuar ishte një Shqiptar nga Himara.
Bartolemé Mitre njihet si një burrë shteti, ushtarak, politikan, gazetar, historian, shkrimtar dhe poet. Ai ishte një nga figurat nder më të rëndësishme në historinë e Argjentinës gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të.
Si intelektual, ai shkroi poezi, drama, artikuj të panumërt gazetash, konsolidoi shkencën historike të Argjentinës me biografitë e tij shembullore, përktheu vepra klasike dhe shkroi fjalime të zjarrta. Mitre ishte një figurë kryesore në politikë dhe kulturore. Ai shkroi gjithashtu poezi dhe prozë (Soledad: novela origjinale) dhe përktheu "La divina commedia" (Komedia Hyjnore) të Dantes në spanjisht. Ai ishte gjyshi i poetes së njohur Margarita Abella Caprile.
Por çfarë e lidh këtë figurë të madhe argjentinase me Shqipërinë. Këtë mund ta gjejmë tek përpjekjet e stërlodhëshme
të grekëve që çdo gjë shqiptare ta bëjnë greke siç bëjnë me fustanellën shqiptare, siç bëjnë me shqiptaret e revolucionit që sollën krijimin e shtetit grek. Po nuk jaftojnë ato brenda siujdhëzës ballkanike, kanë dalë si Çiçikovë me shkop e me trastë nëpër botë se mos gjejnë ndopak lavdi se pa krenari të rrejshme nuk jetojnë dot. Në këtë linjë është dhe greku Tasos Kokkinidis (ndoshta dhe ky vetë është arvanitas), që më 23 Nëntor 2025 shkruan gjërë e gjatë se Presidenti i parë i Argjentinës ishte grek. Nisa ta lexoj për të parë çfarë faktesh sjell, mirëpo ec e ec e diku ngec, e së fundi thotë se Bartolome Mitre, Presidenti i parë i Republikës së Argjentinës së unifikuar, babain e kishte me origjinë nga Himara. Thuhet - shkruan ai - se paraardhësi i Mitres u largua nga rajoni i Himarës në Epirin e Veriut, i vendosur në Greqinë veriperëndimore, rreth vitit 1670, pas refuzimit të qindra të rinjve për t'u rekrutuar në Ushtrinë Osmane. Shumica e këtyre të rinjve më pas ikën në Itali. Jetuan për një kohë në Venecia, ku dihet se ishin vendosur me mijëra arbërorë, madje të suksesshëm, nga ku paraardhësi i parë emigrant i Mitros në Botën e Re, Venturo Mitro, kishte mbërritur në Argjentinë. Bartolome Mitre Martinez lindi më 26 qershor 1821 në Buenos Aires.
Si liberal, Mitre kundërshtoi diktaturën e Juan Manuel de Rosas dhe e gjeti veten të internuar në Uruguai në vitin 1846. Më vonë, Mitre jetoi në Bolivi, Peru dhe Kili. Në fund, ai pati sukses në rrëzimin e Rosas në vitin 1852.
Vendi që ishte i ndarë në rajone u bë një republikë e bashkuar në vitin 1861.
Aftësitë politike të Mitres vazhduan të zgjeroheshin dhe ai përfundimisht u zgjodh President i parë i Argjentinës së bashkuar nga viti 1862 deri më 1868. Uniteti politik kombëtar më në fund ishte arritur.
Kur ai mori presidencën në vitin 1862, kushtet në të cilat ndodhej republika ishin të pasigurta. Thesari ishte shterur, borxhet ishin të mëdha, tre pushtetet kombëtare duhej të organizoheshin, duheshin krijuar ndërtesa për t'i strehuar ato veçmas nga autoritetet provinciale, duhej zgjidhur çështja e selisë së autoriteteve kombëtare në qytetin e Buenos Airesit, duhej krijuar ushtria dhe pagat e azhurnuara, u krijuan strukturat minimale të administratës publike kombëtare dhe u promovua programi bazë i gjeneratës së tyre: arsimi, imigracioni, investimet e huaja, hekurudhat. Por gjatë presidencës së tij Argjentina u përfshi në një luftë jashtëzakonisht të pafat kundër Paraguait. Një fushatë që në fillim nuk ishte aspak popullore, negocimi i paqes dhe rimëkëmbja e situatës më pas do t’i binte të realizohej nga pasardhësit e tij në pushtet.
Kontributi më jetëgjatë i Mitre-s në Argjentinë ishte themelimi i gazetës "La Nación", e cila është ende një nga gazetat kryesore të Amerikës së Jugut dhe drejtohet nga nipi i tij Bartoleme Luis Mitre.
Presidenti Mitre renditet edhe si një historiograf i rëndësishëm i Amerikës së Jugut. Ai shkroi rrëfimet më të mira të luftërave të pavarësisë së Amerikës së Jugut dhe botoi shumë vepra, duke përfshirë "Historinë e Belgranos dhe të Pavarësisë së Argjentinës" dhe "Historinë e Shën Martínit".
Presidenti i Argjentinës Bartolome Mitre vdiq në vitin më 19 janar 1906, u varros në varrezat "La Recoleta" në Buenos Aires.
Ai ishte ushtar, burrë shteti, propagandist politik, presidenti i parë i Republikës Argjentinase, orator, historian, gazetar, redaktor dhe botues gazete, si dhe poet, përkthyes dhe kritik; dhe në secilin prej këtyre roleve ai punoi me një energji të palodhur dhe të pa shoqe.
Himariotët që kanë një histori të madhe në analet e historisë shqiptare, kanë arsye të krenohen se i dhanë Argjentinës presidentin e saj të parë historik.
Kol Shkodrani
Pantheon Info.
🔰Burimi Web
