16 November 2025

Lewis Albanese - një hero i Amerikës



LEWIS - LUIGI ALBANESE
27 prill 1946 –1 dhjetor 1966
Një hero, i nderuar me Medaljen e Nderit të Ushtrisë Amerikane.

I lindur në Vinçenca, Veneto në Itali, Luxhi Albanese në moshë të vogël erdhi megjithë prindërit në Amerikë duke u vendosur në Seatle, shteti Washington. Mbaroi shkollën e mesme në vitin 1964, fillon punën për kompaninë Boeing e më pas u rekrutua në ushtri më 26 tetor 1965.
Pas trajnimit në gusht 1966 dërgohet në Vietnam.
Më 1 dhjetor 1966, ndërsa ishte në patrullim në Provincën Binh Dinh, toga e ushtarakut Albanese po përparonte nëpër një terren me bimësi të dendur, kur ata u qëlluan në befasi nga një zjarr intensiv me armë automatike nga një distancë e afërt. Ndërsa anëtarët e tjerë të grupit manovronin për të sulmuar pozicionin e armikut, ushtaraku Lewis Albanese u urdhërua të siguronte krahun e majtë të togës. Por papritur, krahu i majtë u qëllua me zjarr të dëndur nga shumë luftëtarë armiq të vendosur në një transhe e të maskuar mirë. Duke kuptuar rrezikun e afërt për shokët e tij nga ky zjarr, Luis Albanese hapi bajonetën e armës së tij dhe u zhvendos duke u pozicionuar në trashe. Veprimi i tij e detyroi të heshtë zjarrin e snajperit, duke i mundësuar togës të rifillonte lëvizjen drejt pozicionit kryesor të armikut.
Ndërsa toga vazhdoi të përparonte, zhurma e të shtënave të dendura vinte nga krahu i majtë dhe një betejë e ashpër pasoi në transhenë në të cilin kishte hyrë ushtaraku Albanese. Fortifikimi ishte në të vërtetë një kompleks i organizuar mirë i mbrojtjeve armike të projektuara për të hedhur zjarr shkatërrues në krah mbi forcat amerikane që sulmonin nga pozicioni kryesor.
Ushtaraku Luis Albanese, duke mos e marrë parasysh rrezikun për veten, përparoi 100 metra përgjatë fortifikimit dhe vrau gjashtë nga snajperët, të cilët ishin të armatosur me armë automatike. Pasi i mbaruan municionet, ushtari Albanese u plagos për vdekje kur u përlesh dhe vrau dy ushtarë të tjerë armik gjatë luftimit të ashpër trup më trup.
Veprimet e tij me trimëri të pashembullt shpëtuan jetën e shumë anëtarëve të togës së tij, të cilët do të kishin rënë pre e zjarrit të snajperëve nga transheja dhe i mundësuan togës së tij të përparonte me sukses kundër një force armike me epërsi të madhe numerike.
Heroit Luis Albanese ju akordua Medaljen e Nderit, e cila iu dorëzua familjes së tij në Pentagon më 16 shkurt 1968. Ai është varrosur në Parkun Memorial Evergreen - Washelli dhe Shtëpinë e Varrimeve në Seattle, Washington. Emri i tij gjendet në Panelin 12 E, Rreshti 131 i Memorialit të Luftës së Vietnamit.
Në vitin 2014, në qytetin e tij të lindjes Cornedo Vicentino i provincës Vicenza, Veneto, në veri të Italisë, një rruge i është vënë emri i Luis - Luigi Albanese.
Në motivimin e dekorimit të tij ndër të tjera thuhet:
"Heroizmi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi suprem i Ushtarit Albanese ndaj shokëve të tij ishin në përputhje me traditat më të mira të shërbimit ushtarak dhe mbeten një nderim i lartë për veten e tij, njësinë e tij dhe Ushtrinë Amerikane."

Përg. Kol Shkodrani
Pantheon Inf. ®️
🔰Burimi Web.