Autori i shkrimit K. P. Traboini, regjisorja Vitori Çeli dhe operatori Niko Theodhosi fitues të Festivalit të I të Filmit Shqiptar. |
REGJISORJA E PARĂ‹ E MONTAZHIT TĂ‹
FILMIT SHQIPTAR
- Vitori Çeli u lind dhe ndërroi jetë në New York-
Nga K.P. TRABOINI
- Vitori Çeli u lind dhe ndërroi jetë në New York-
Nga K.P. TRABOINI
Mbase sot shumëkush në moshë të re nuk e ka dëgjuar emrin e Vitori Çelit, sepse ajo prej dy dekadash jetonte në Amerikë.
Ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare New York, në qytetin ku kishte lindur në një
familje emigrantësh shqiptarë më 24 maj të vitit 1928. Prindërit e saj janë
kthyer në Shqipëri kur ishte në moshë të vogël dhe studimet e shkollës së mesme
i kreu në Liceun e Tiranës.
Nevoja për kuadro të profilizuar në kinematografi, arti i
shtatë që sapo kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri me krijimin e Kinostudios
në vitin 1952, bëri që ajo të dërgohej në Moskë për t`u specializuar në
montimin e filmave. Me t`u kthyer nisi punën në montimin e filmave kronikalë, i
vetmi zhanër që zhvillohej në atë kohë. Kështu me punën e saj, u bë regjisorja
e parë e montazhit të filmave shqiptarë. Në vazhdimësi ajo bëhet edhe
regjisorja e montazhit tĂ« filmave tĂ« parĂ« artistikĂ« shqiptarĂ«, “FĂ«mijĂ«t e saj”
1957 me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me regjisor Kristaq Dhamo.
Gjithashtu bashkautore nĂ« montimin e filmit shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959,
si dhe regjisore montazhi nĂ« filmat “Debatik”1961, “Toka jonĂ«”1964, “Vitet e
para”1965, “PĂ«rse bie kjo daulle” 1969. Realizoi edhe film artistik si
regjisore, por ajo që e bëri emrin e saj akoma më të njohur ishin 35 filmat
dokumentarĂ« dhe kronikalĂ« qĂ« realizoi si regjisore ndĂ«r tĂ« cilĂ«t “Asdreni”(skenari Kolec Traboini, regjisore Vitori Çeli dhe operator Niko Theoshosi) qĂ« fitoi kupĂ«n e Festivalit tĂ« ParĂ« tĂ« Filmit Shqiptar mĂ« 1976. Gjithashtu
“VĂ«llezĂ«rit Topulli”, “Bekim Fehmiu nĂ« ShqipĂ«ri”, “Pr. Dr. AleksandĂ«r Xhuvani”,
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite, prite SkĂ«nderbenĂ«” e tjerĂ«.
Vitori Çeli ka qënë një shkollë e vërtetë e kineastëve të rinj shqiptarë, veçmas në vitet `70-`80, kur prodhimi kinematografik u shtua deri në 10-14 filma artistikë dhe rreth 50 filma dokumentarë në vit.
Vitori Çeli ka qënë një shkollë e vërtetë e kineastëve të rinj shqiptarë, veçmas në vitet `70-`80, kur prodhimi kinematografik u shtua deri në 10-14 filma artistikë dhe rreth 50 filma dokumentarë në vit.
Ajo ishte nga ata njerëz që ia kushtojnë jetën e vet artit.
Filmi ishte çdo gjë në jetën e saj. Nuk krijoi familje. Fëmijët e saj ishin dhe
mbetën filmat që krijoi të cilët nga ana profesionale(nëse mund t`i
përjashtojmë imponimet ideologjike që sillte koha e regjimi) ishin të një
niveli shumë të lartë. Ajo e vlerësonte montazhin art dhe bënte që ekrani të
ndjehej sa më afër lëvizjeve dhe atmosferës së realitetit. Kjo u theksua edhe
në një takim kur kineastët u mblodhën e folën për krijimtarinë e saj në Arkivin
e Filmit Shqiptar, i cili bën një punë shumë të mirë në ruajtjen dhe afirmimin
e traditave në artin e ekranit të madh në të cilin Vitori Çeli ka lënë punën,
pasionin dhe emrin e saj të merituar.
E të vjen keq se ndërsa bëhen dekorime e vlerësime, emri i
ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfarë nuk duhet të ndodhë sepse pa ato
kuadro të xhiruara të arkivës së filmit, ku tjetër mund ta shohin brezat që
vijnë të shkuarën, që për mirë apo për keq ajo ishte një pjesë e jetës së
popullit shqiptar
Botuar
nĂ« gazeten shqiptaro-amerikane “Illyria” New York, Tetor 2011
K.P.Traboini dhe regjisorja Vitori Çeli duke shkuar në Arkivën e Shtetit për filmin "Asdreni". |