05 August 2012

🔴 Komandant Teli dhe Flamuri në Haraçinë - nga K. P. Traboini



 
NJE AMANET QE S'E TRET DHEU

11 vjet mĂ« parĂ«, me 7 gusht 2001 ra me tradhti prej segmenteve tĂ« Shtabit tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« bashkpunim me policinĂ« sllavo-maqedone , nĂ« njĂ« shtĂ«pi tĂ« Gazi BabĂ«s kryetrimi i luftĂ«s sĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« IliriadĂ« Komandant Teli -Lefter Koxhaj, bashkĂ« me luftĂ«tarĂ«t e njĂ«sitit tĂ« tij “Teli-69”, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Roçi, Arben Bajrami e Abaz Beqiri. Edhe sot e kĂ«saj dite kjo tradhti ka mbetur enigmĂ« por veç njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e deklaruar qĂ« tradhtia ka ardhur nga segmentet e Shtabit tĂ« cilĂ«t i sakrifikuan e tradhtuan djemt e masakruar nga frika se u dĂ«shtonin bisedimet qĂ« atĂ« kohĂ« zhvilloheshin nĂ« OhĂ«r, çfarĂ« pĂ«rfundoi me vrasjen e djemve natĂ«n nĂ« gjumĂ« pasi i kishin helmuar dhe firmosjen e  Marrveshjes sĂ« Ohrit, cila mĂ« shumĂ« se paqen gjysmake na kujton TradhtinĂ« e Madhe.
Komandant heroik Teli, ka mbetur i gjallë në mendjen e zemrën e shqiptarëve
atdhetarë që mendojnë e punojnë për Bashkimin Kombëtar. Lavdi të përjetshme djemve që luftuan për ideale të mëdha kombëtare. Ideali i tyre le të vlojë në zemrat e të gjithë brezave të sotëm e të së ardhmes. Atdheu është kudo ku flitet shqip, kudo u është derdhur gjak shqiptar, e kudo ku pushojnë eshtrat e të parëve tanë.
Ky është amanet që s'e tret dheu...
Këtu keni një episod të luftës së Komandant Telit në Haraçinë pjesë e një libri që po shkruhet.

K. Traboini, 6 gusht 2012




KOMANDANT TELI DHE FLAMURI NË HARAÇINË
 
Ngjarje e jetuar 
Nga KOLEC P. TRABOINI

NjĂ« Flamur dhe njĂ« Hero. Koha i solli tĂ« dy nĂ« HaraçinĂ« nĂ« njĂ« nga betejat mĂ« tĂ« lavdishme tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare KombĂ«tare. Beteja e HaraçinĂ«s i bashkoi edhe heroin edhe flamurin nĂ« njĂ« simbolikĂ« me dimensione kombĂ«tare. Flamuri kishte njĂ« histori tĂ« gjatĂ« nĂ«pĂ«r kryeqytetet e EuropĂ«s. Heroi asokohe ishte ende fĂ«mijĂ«, ndoshta jo mĂ« shumĂ« se dhjetĂ«vjeçar diku nĂ« fshatrat e Skraparit kur flamuri shqiptar me shqiponjĂ«n e zezĂ« dykrenare kish nisur tĂ« valĂ«vitej nĂ« demostratat e shqiptarĂ«ve nĂ«n thirrjet “Kosova RepublikĂ«”.
Në vitet `90 ndodhën shumë ngjarje që do të shkruhen në histori. Me ardhjen e lirisë në Kosovë, Flamurit i kishte ardhur koha të qëndronte në familjen Abazi në Haraçinë. Ishte Flamuri i familjes, i krenarisë së saj si një vatër me tradita shqiptare.
Pranvera e vitit 2001 erdhi me luftëra në trevat shqiptare në Maqedoni. Jo vetëm njerëzit por edhe flamuri si simbol i indentitetit kombëtar u përfshi në këtë luftë.
 
*      *      *
 
Në fillim në Haraçinë u shfaq Teli me njësitin e tij special për të vëzhguar e pastruar terrenin. Më pas erdhën trupa të tjerë të UÇK-së dhe Haraçina u shpall zonë e lirë.
Armiqtë u përpoqën disa herë ta merrnin Haraçinën duke përdorur tërë arsenalin e ushtrisë. U përdorën armët më moderne. Tanket dhe avionet u vërsulën si të çmendur mbi atë Haraçinë që për nga shkalla e rezistencës po krijonte një legjendë. Ministri i brendshëm, Lube Boshkovski kishte deklaruar se duhej t`i bënin gati një kafe që ta pinte triumfator kur të mbërrinte në Haraçinë. Por ky ministër kriminel nuk e piu dot kafenë në Haraçinë. Në vend të kafesë e pritën me plumba. Aq e madhe ishte rezistenca e luftëtarëve sa nuk bënin punë as tanket e avionet.
NĂ« njĂ« nga ditĂ«t e luftimeve mĂ« tĂ« ashpra, Komandant Telit iu plagos luftĂ«tari mĂ« trim nĂ« njĂ«sit, Arben Bajrami. Sulmet e armiqve ishin tĂ« furishme dhe rrezikohej tĂ« çahej mbrojtja. PĂ«r tĂ« shpĂ«tuar situatĂ«n Komandant Hoxha i dha urdhĂ«r Telit qĂ« bashkĂ« me njĂ«sitin e tij tĂ« bĂ«nte njĂ« tĂ«rheqje taktike pĂ«r tĂ« ruajtur forcat, por ai nuk u tĂ«rhoq. PĂ«rgjigja e tij qe: - “VetĂ«m mĂ« sillni armatim se po mbaron. Nuk i lĂ« armiqtĂ« tĂ« kalojnĂ« veç mbi trupin tim”. Dhe armatimi erdhi. Madje erdhĂ«n edhe disa forca tĂ« reja tĂ« freskĂ«ta nga njĂ«siti SkĂ«nderbeu. Veç ta shihje atĂ«herĂ« komandant Telin. I ngulur aty nĂ« llogore ai luftonte si njĂ« luan. ShokĂ«t e tij e shihnin dhe nuk u besonin syve. Tek shihnin Telin qĂ« luftonte atyre ju mbushej shpirti me besim. Atje ku ishte komandanti kishte vetĂ«m fitore. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« frontin pĂ«rballĂ« duke e parĂ« se nuk po pĂ«rparonin asnjĂ« pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ« nĂ« HaraçinĂ« kishte nisur paniku. TĂ« vrarĂ«t ishin tĂ« panumĂ«rt. Por as qĂ« mund t`i tĂ«rhiqnin trupat e tĂ« vrarĂ«ve sepse zjarri qĂ« lĂ«shonte Teli dhe njĂ«siti i tij ishte i tmerrshĂ«m. Dhe erdhi njĂ« çast kur trupat sulmuese qĂ« kishin ardhur me aq pompozitet, sapo u pĂ«rhap fjala se pĂ«rballĂ« nĂ« front kishin Komandant Telin, i thĂ«rritĂ«n me zĂ« tĂ« lartĂ« njĂ«ri-tjetrit “"Begaj begaj ide Zhica (Ikni, ikni se po vjen Teli").
Gjatë ditëve të luftimeve kishte dhe situatë armëpushimi për tërheqjen e të vrarëve. Por ishin të shumta edhe situatat e tensionuara kur predhat binin kamos si shi i metaltë. Kaq i furishëm ishte sulmi i forcave qeveritare sa dikush hapi fjalë paniku sikur luftëtarët e derrmuar kishin ngritur flamurin e bardhë për dorëzim. Komandant Teli atëherë doli përballë ushtarëve të vet e u tha "Jo, nuk jemi dorëzue e as dorëzohemi për të gjallë".
Komandant Teli kishte parë në shtabin e improvizuar në një shtëpi një flamur, pikërisht flamurin e familjes Abazi që kishte kaluar nëpër tërë Europën dhe në Luftën e Kosovës.
“Ky Ă«shtĂ« territor i lirĂ«. KĂ«tu do tĂ« valĂ«vitet flamuri ynĂ« kombĂ«tar.”- tha komandant Teli. Dhe urdhĂ«roi komandantin e policise ushtarake tĂ« brigades 114 Jahi VishticĂ«n, tĂ« ngrinte Flamurin e kuq me shqiponjĂ« dykrenore. DolĂ«n Jahi Vishtica, Xhezmi Nebiu dhe Baki Abazi dhe e vendosen flamurin. GjatĂ« gjithĂ« ditĂ«ve tĂ« betejave ai flamur qĂ«ndroi nĂ« ballĂ« tĂ« HaraçinĂ«s.
Armiqtë që ishin vendosur përballë e kishin halë në sy atë flamur dhe meqë nuk arrinin të çanin frontin e mbrojtjes së luftëtarëve të UÇK-së, menduan të përdornin ndonjë mënyrë djallëzore për t`ua ulur frymën luftarake. Nisën disa forca speciale me qëllim që ta rrëmbenin flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, pastaj atë rrëmbim ta trumbetonin si një fitore, sikur shqiptarët ishin tërhequr në panik dhe kishin lënë jo vetëm të vrarë, por kishin braktisur edhe flamurin kombëtar.
Ne realizim tĂ« planit djallezor filluan tĂ« qĂ«llonin me breshĂ«ri nĂ« distancĂ« mbi flamurin. QĂ«lluan aq shumĂ« e pandĂ«rprerje dhe prisnin qĂ« me t`u rrĂ«zuar flamuri nga shtylla, tĂ« lĂ«shonin forcat speciale pĂ«r ta rrĂ«mbyer. NjĂ« ushtar e njoftoi Komandant Telin se ç’ po ndodhte nĂ« hyrje tĂ« HaraçinĂ«s: - “ArmiqtĂ« po duan tĂ« na rrĂ«mbejnĂ« flamurin.”
Djemt ushtarë të UÇK-së u përpoqen disa herë por ishte e pamundur të afroheshe pranë shtyllës ku qe vendosur flamuri për shkak të breshërisë së plumbave të forcave qeveritare.
Por erdhi një çast që flamuri u shkëput dhe ra. Nderkohë Komandant Teli erdhi me një frymë në vendin ku po luftohej për një flamur. Pa edhe disa forca speciale në frontin përballë që nisën të përparonin drejt vendit ku kishte rënë flamuri. Atëherë ju tha luftëtarëve të vet ta mbështesnin. Filloi një zjarr në të dy krahët. Nuk kish më kohë të mendohej se çfarë duhej bërë. Nuk e pa të udhës të urdhëronte ndonjë nga djemtë të shkonte të merrte flamurin në mes të breshërive të vdekjes.
I pa shokët në sy. Kish një dashuri aq të madhe të Komandantit për ushtarët e vet. Jo ai nuk mund të sakrifikonte asnjërin prej tyre. Shpëtimi, ushtari i tij trim që kish luftuar në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës ishte vetëm 21 vjeç, të tjerët po ashtu.
Si e vrojtoi terrenin me kujdes krejt papritur, me një shpejtësi e shkathtësi që vetëm ai mund ta bënte, Komandant Teli iu afrua shtyllës ku kish rënë flamuri. Shokët e njësitit nuk e reshtën zjarrin për të mos i lënë armiqtë të qëllonin mbi komandantin. Në këtë terren luftimi vdekja ishte e sigurt, por Komandant Teli nuk e kishte frikë vdekjen.
Përmes plumbave që vërshëllenin, me flamur mbështjellë pas gjoksit ai erdhi tek bashkluftëtarët. Kishte djem luftëtarë që ju mbushën sytë me lotë. E përqafonin komandantin e tyre dhe mendonin se ish njeri me flatra. Njeri që nuk e zë as plumbi pushkës dhe as predha e topit.
Forcat qeveritare përballë, kur e panë se flamuri tanimë ishte në duart e luftëtarëve të UÇK-së, reshtën së qëlluari. Ishte krejt i kotë harxhimi i municioneve.
Përpjekje për t`u marrë simbolin shqiptarëve kishte dështuar.
Tek e përqafonin komandantin e tyre ushtarëte njësitit vunë re se flamuri kishte marrë disa plumba. Armiqtë kishin dashur të vrisnin edhe Flamurin, por nuk mundën. As Haraçinën nuk e morën dot, as kafenë nuk arriti ta pinte në këtë vend ministri i brëndshem i shtetit.
Në Haraçinë valonte flamuri i lirisë, flamuri i shqiptarëve, simboi i shpirtit të tyre të pamposhtur.
Për të mos dalë të turpëruar në përpjekjen e tyre të dështuar armiqtë hapën fjalë me lajmin e rrejshëm se vetë shqiptarët e kishin ulur flamurin në Haraçinë dhe në vend të tij kishin vënë një flamur të bardhë kapitullimi. Mirëpo askush, madje as të huajt, nuk besonin që kjo të kish ndodhur. Tani që forcat luftarake shqiptare nga Haraçina e kishin fare afër Shkupin, u mor si një kërcënim serioz. Madje që andej komandanda e UÇK-së deklaroi se nëse nuk do të tërhiqeshin forcat qeveritare nga sulmet në Likovë e Mateç, do të bombardonin edhe aeroportin ku kishin zënë vend avionet luftarakë qeveritarë.
Nuk shkoi shumë dhe vëzhguesit e huaj vunë re se avionet luftarake qeveritare u ngritën e morën rrugën për në aeroportin e Ohrit, larg zonës së luftimeve. Por edhe trupat qeveritare u tërhoqen nga sulmet në zonen Likovë e Mateç, ku forcat e UÇK-së ishin nën presion e të rrezikuara. Ultimatumi i luftëtarëve shqiptare kish bërë efektin e vet në Shkup, por edhe qarqet diplomatike europiane u binden se shqiptarët në betejën e Haraçinës kishin triumfuar, duke gjunjëzuar shtetin megalloman që shpërfillte, shtypte dhe masakronte qytetarët e vet.
Të huajt bënë çfarë ishte e mundur për ta shpëtuar shtetin që po gremisej në luftën etnike dhe bënë presion mbi shqiptarët që të terhiqeshin nga Haraçina në shkëmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm por që kurrë nuk u respektua nga forcat qeveritare.
 
*      *      *
 
Mbas luftës, Flamuri me shenja plumbash, që e mbrojti dhe e shpëtoi Komandant Teli, vazhdoi të qëndrojë në familjen Abazi në Haraçinën heroike, atje ku u zhvillua beteja më e lavdishme e shqiptarëve që tronditi themelet e një shteti megalloman.
Kur bĂ«hen luftra vriten e plagosen luftĂ«tarĂ«t, por vriten e plagosen dhe flamurĂ«t.  

 
© Copyright Traboini 2012 
Nuk lejohet ribotimi i këtij materiali letrar në median e shkruar apo elektronike.