Kur një grua Cherokee donte divorc, ajo thjesht i nxirrte jashtë sendet e burrit të saj - dhe kjo ishte ligjërisht e detyrueshme. Pa avokatë. Pa gjyqtarë. Pa leje nga të afërmit meshkuj. Nëse ajo vendoste që martesa kishte mbaruar, ajo mblidhte sendet e tij, i vendoste në pragun e shtëpisë dhe ai largohej pa as më të voglën kundershti. Sepse në shoqërinë Cherokee, gratë zotëronin shtëpitë. Tokën. Ushqimin. Mjetet. Gjithçka që kishte në to.
Kur kolonizatorët evropianë mbërritën në atë që tani është juglindja e Shteteve të Bashkuara, ata u tronditën. Ata prisnin një botë ku burrat sundonin dhe gratë bindeshin. Në vend të kësaj, ata gjetën një shoqëri ku gratë mbanin pushtet të vërtetë. Gratë Cherokee uleshin në këshilla së bashku me burrat, duke debatuar luftën, traktatet dhe politikat fisnore. Disa fituan titullin "Gratë e Dashura" ose "Gratë e Luftës", një pozicion autoriteti aq i madh sa fjalët e tyre mund të kursenin jetën e të burgosurve ose të vendosnin nëse bashkësia do të shkonte në betejë. Nancy Ward, një nga Gratë më të famshme të Dashura, negocioi drejtpërdrejt me kolonistët dhe ndikoi në vendime gjatë epokës së Luftës Revolucionare kur amerikanët bënë kryengritje për pavarësi.
Por pushteti nuk ishte vetëm politik. Shoqëria Cherokee ishte matrilineale: identiteti i pasardhësvevinte nga klani i nënës, fëmijët i përkisnin familjes së nënës së tyre dhe prona kalonte nga nëna te vajza. Kur një çift martohej, burri zhvendosej në shtëpinë e gruas së tij. Nëse ai dështonte si baba ose burrë, vëllezërit e saj - jo të afërmit e tij meshkuj - mbanin autoritet mbi të.
Tregtari irlandez James Adair, që jetonte midis Cherokee-ve në vitet 1700, u skandalizua. Ai e quajti atë një "qeveri me funde", i paaftë të imagjinonte një botë ku gratë nuk ishin pronë e burrave të tyre. Megjithatë, gratë Cherokee nuk bënin vetëm ligjin në familje e shoqëri - ato drejtonin ekonominë. Ato kultivonin misër, fasule dhe kungull, produktet bujqësore që ushqenin kombin. Ato endnin shporta që mbanin ujë, ndërtonin shtëpi dhe rrisnin fëmijë. Ato kujdeseshin që të ruhej historia, vallet dhe traditat të cilat e mbanin gjallë identitetin Cherokee. Burrat gjuanin, peshkonin dhe luftonin - por gratë kontrollonin shpërndarjen e ushqimit. Burrat mund të siguronin, por gratë vendosnin fatin e tij.
Kjo nuk ishte utopi. Kishte hierarki, që zgjidhte konfliktet, hartonte rregullat. Por funksiononte mbi një parim thelbësor: gratë dhe burrat ishin të ndryshëm, por të barabartë, secili me autoritet mbi aspekte jetësore të jetës.
Pastaj erdhi largimi i tyre me forcë, shkollat me konvikt dhe politikat federale që mjerisht synonin të zhduknin kulturën Cherokee. SHBA-të njihnin vetëm udhëheqës meshkuj, vendosnin ligje patriarkale dhe i mësonin gratë të ishin të nënshtruara. Megjithatë, gratë Cherokee rezistuan, duke ruajtur gjuhën, historitë dhe traditat. Edhe sot, indentiteti i kombit Cherokee në shumë familje ende përkitet përmes linjave të nënës, duke mbajtur gjallë parimet e shekujve të kaluar.
Pushteti që mbanin gratë Cherokee nuk ishte një çudi. Ishte provë se patriarkati është një zgjedhje, jo e pashmangshme. Në vitet 1700, gratë Cherokee zotëronin prona, divorcoheshin lirisht dhe formonin qeverisjen e klanit dhe fisit - të drejta që shumica e grave amerikane nuk do t'i shihnin për shekuj me radhë.
Në aspektin tjetër, nëse ndokush ngulmon se pabarazia gjinore ka qenë historike dhe është e pa shmangshme, se patriarkaliteti, sundimi i burrit në familje dhe bashkësi në mijëra vjet është konsoliduar, se ashtu siç kanë qenë gjithmonë gjërat", le të kujtojnë gratë Cherokee që i vendosnin sendet e ish-burrave të tyre në pragun e derës, në tokën që trashëguan, në një komb ku zërat e tyre kishin rëndësi. Ligjësi të ndryshme në mardheniet njerëzore janë të mundshme të bashkëjetojnë në Botë. Ne tashmë e dimë këtë sepse gratë Cherokee, ato amazona të vërteta kanë ekzistuar në Amerikën e Veriut.

PAK FJALË MBI FISET INDIGJENE CHEROKEE TË AMERIKËS
Cherokee (ose Tsalagi) janë një popull i madh indigjen i Pyjeve Juglindore, historikisht të vendosur në Malet Appalachian. Të njohur për shoqërinë e tyre komplekse dhe përvetësimin e hershëm të një gjuhe të shkruar, ata vuajtën largimin me forcë në vitet 1830 të njohur si Shtegu i Lotëve, me të shumtit prej tyre tani jetojnë në Oklahoma dhe Karolinën e Veriut.
Fillimisht, ata banonin në një rajon të gjerë që përfshinte pjesë të Xhorxhias, Tenesit dhe dy Karolinave. Cherokee-t tradicionalisht jetonin në një konfederatë qytetesh.
Sot, ka mbi 400,000 Cherokee në fise të ndryshme, ku tre më të mëdhenjtë janë Kombi Cherokee, Grupi i Bashkuar Keetoowah i Indianëve Cherokee dhe Grupi Lindor i Indianëve Cherokee.
Gjuha Cherokee, ose Tsalagi, është një gjuhë irokoiane që, ndonëse në rrezik zhdukjeje, ende praktikohet dhe mësohet nga pasardhësit e këtyre fiseve.
Pantheon Info.
Përgatiti: Kol Shkodrani