nga KOL
SHKODRANI
Kush ka dalë vota me lypë
Prej Bërdice në urë të Mesit
Në Serreq e në Tophanë
Rrotull vjen kjo Verla e Dreqit.
Kush është Verla e kush Dreqi
Zor nuk është për me u kuptue
Verla sorrë e Dreqi Bablok
Që s’lanë gja pa shpartallue.
Zelja flet si në mejhane
U ka ba femra si një burrë
Nana e Zeqos majë thane
Ja tregon t’ prapmen gjithkujt.
E kur flet në parlament
Në vend të duket karramele
Llomotit si një shtrig përralle:
“Merre zhele – kape zhele!”
Mos rri në Shkodër tuj bubrrue
Në rrugica e pedonale
Kur në Malësi ti ke me shkue
Me të vërtetën do përballe.
Se Malësia nuk ka fjalë
Politika me cic-mic
Por do njerëz qe ua dinë hallet
e ta thonë fjalën açik.
I ke lanë njerëzit pa bukë
I ke lanë njerëzit pa ujë
Fryhesh vetë si sulltaneshë
Kushërinjt n' ambasadë të huaj.
Ani pse pa farë shkollimi
Në kulturë pa pik talenti
Mekanik me shkollë të mesme
Na u bë tjetri konsull shteti.
Fryhesh krejt si një pulë deti
Zele nuk je veçse një mizë
Edhe dhëndrrin e rregullove
Konsull leshi në Paris.
Ku-ku nanë prej kah kan ardhë
Këta soj dreqi në krye të shtetit
Nuk kish pa Shqipnia mbarë
Kësisoj plehu e pis mileti.
Ah, si harruam një skuth
Rrul, o rrul qeveritar
Njëzet vjet s’u ngope, o burrë,
Duke vjedh popullin shqiptar.
Dhe ca zonja si punë dhie
Në ministri të ç’Integrimit
Bukur n' shtat, mend asnjë fije
Plot me euro në sebet të filmit.
Me Ritvanin mos u kruani
Se ky pare paska boll
Për koncerte e për mitingje
Njerëzit ku i çon me zor.
Në Serreq e në Tophanë
Rrotull vjen kjo Verla e Dreqit.
Kush është Verla e kush Dreqi
Zor nuk është për me u kuptue
Verla sorrë e Dreqi Bablok
Që s’lanë gja pa shpartallue.
Zelja flet si në mejhane
U ka ba femra si një burrë
Nana e Zeqos majë thane
Ja tregon t’ prapmen gjithkujt.
E kur flet në parlament
Në vend të duket karramele
Llomotit si një shtrig përralle:
“Merre zhele – kape zhele!”
Mos rri në Shkodër tuj bubrrue
Në rrugica e pedonale
Kur në Malësi ti ke me shkue
Me të vërtetën do përballe.
Se Malësia nuk ka fjalë
Politika me cic-mic
Por do njerëz qe ua dinë hallet
e ta thonë fjalën açik.
I ke lanë njerëzit pa bukë
I ke lanë njerëzit pa ujë
Fryhesh vetë si sulltaneshë
Kushërinjt n' ambasadë të huaj.
Ani pse pa farë shkollimi
Në kulturë pa pik talenti
Mekanik me shkollë të mesme
Na u bë tjetri konsull shteti.
Fryhesh krejt si një pulë deti
Zele nuk je veçse një mizë
Edhe dhëndrrin e rregullove
Konsull leshi në Paris.
Ku-ku nanë prej kah kan ardhë
Këta soj dreqi në krye të shtetit
Nuk kish pa Shqipnia mbarë
Kësisoj plehu e pis mileti.
Ah, si harruam një skuth
Rrul, o rrul qeveritar
Njëzet vjet s’u ngope, o burrë,
Duke vjedh popullin shqiptar.
Dhe ca zonja si punë dhie
Në ministri të ç’Integrimit
Bukur n' shtat, mend asnjë fije
Plot me euro në sebet të filmit.
Me Ritvanin mos u kruani
Se ky pare paska boll
Për koncerte e për mitingje
Njerëzit ku i çon me zor.
Dhe çfarë kangësh, Zot, o Zot,
pa fe shije, me t' zanë sytë,
"kush e ka bythen ma t' bukur,
ju nuk dini me ma lyp".
Shumë po flet për rrug' Babloku
Hapni rrugë e mbyllni rrugë
Po harron kreshnik zotnia
Rrugët s’shtrohen me kopukë.
Se këto hajna që ka pranë
Për tre ditë ta shtrojnë një rrugë,
Kur Babloku të presë shiritat
Ju ka ba asfalti gungë.
Për Fazlliçët çfarë të flasim
Këlysh spiunët e UDB-së
Se mjerisht në burg ku i rrasën
Flasin trimat e UÇK-së.
Ndaj mblidh veten o Bablok,
Ik, sa nuk është ça kazani
Se s' gjen vrimë ku të futësh
Kur në kokë i hip insanit.
Amerika ta ka thanë
Tash ta thotë dhe OSBE-ja,
ti je dorë e s’rri pa vjedh
Por do të bjerë në kokë rrufeja.
Mos harro se është pranverë
Nuk mban ma pilafi ujë,
Kohë kur qethën dhënt' e dhitë
E do shkosh si leshi në Bunë.
Zelja i di këto punë mirë
Me lesh dele, dhën e dhi
Ndaj Bablok kur të bjerë zerzele
Gjej ndonjë vrimë, futu si mi.
Shkodra di se çfarë të zgjedh
Me ja tregue Zeles vendin
Duhet njeri me kulturë
E jo zhele në krye të vendit.
Varavingo der' në Dubai,
Hapni rrugë e mbyllni rrugë
Po harron kreshnik zotnia
Rrugët s’shtrohen me kopukë.
Se këto hajna që ka pranë
Për tre ditë ta shtrojnë një rrugë,
Kur Babloku të presë shiritat
Ju ka ba asfalti gungë.
Për Fazlliçët çfarë të flasim
Këlysh spiunët e UDB-së
Se mjerisht në burg ku i rrasën
Flasin trimat e UÇK-së.
Ndaj mblidh veten o Bablok,
Ik, sa nuk është ça kazani
Se s' gjen vrimë ku të futësh
Kur në kokë i hip insanit.
Amerika ta ka thanë
Tash ta thotë dhe OSBE-ja,
ti je dorë e s’rri pa vjedh
Por do të bjerë në kokë rrufeja.
Mos harro se është pranverë
Nuk mban ma pilafi ujë,
Kohë kur qethën dhënt' e dhitë
E do shkosh si leshi në Bunë.
Zelja i di këto punë mirë
Me lesh dele, dhën e dhi
Ndaj Bablok kur të bjerë zerzele
Gjej ndonjë vrimë, futu si mi.
Shkodra di se çfarë të zgjedh
Me ja tregue Zeles vendin
Duhet njeri me kulturë
E jo zhele në krye të vendit.
Varavingo der' në Dubai,
E ti shohim punët hollë;
Ha e pi me shejk me mjekërr,
Ha e pi me shejk me mjekërr,
300 euro një berxollë.
Në është fjala për të zgjedh
Mblidhni mendjen, o shkodranë
Veshni Zeles një pal zhele
Jepni pasaportë për hanë.
Thoni njerëz e mos u droni
Nji kësaj zonjë që mbahet randë,
Mjaft na rope, mjaft na vodhe
A e ke pa një pele matanë?
Unë që shkruj jam Kol Shkodrani,
Ju përshendes nga Ura e Mesit,
Tue shpresue se erdhi dita
Me i dhanë fund Verlës dhe Dreqit.