12 October 2018

🟣 Poeti Fatos Arapi, fisniku i bukurive të shpirtit - nga Kolec Traboini



POETI FATOS ARAPI, FISNIKU I BUKURIVE TĂ‹ SHPIRTIT!

Nga KOLEC TRABOINI

Fatos Arapi ishte dhe mbetet njĂ« ndĂ«r nga poetĂ«t mĂ« tĂ« shquar e mĂ« tĂ« veçantĂ« nĂ« letĂ«rsinĂ« shqipe. Tek ai gjente harmoni tĂ« pĂ«rkryer njeriu dhe poeti. TĂ« gjitha ata qĂ« shfryjnĂ« mllefe nĂ« kĂ«tĂ« dite zie pĂ«r poezinĂ« shqipe e nuk njohin vlerat e vĂ«rteta tĂ« njĂ« jete krijuese, e kanĂ« paguar dhe vetĂ« haraçin e diktaturĂ«s, por kinse janĂ« ndryshe e dalin si vaj mbi lakra. Po kĂ«rkojnĂ« tĂ« na thonĂ« se kush ka qenĂ« Fatos Arapi (1929-2018) dhe krijimtaria e tij. E kush po ngutet ta pĂ«rgojojĂ« poetin e vdekur dhe ende tĂ« pavarrosur? Bash ata qĂ« as e kanĂ« njohur e as e kanĂ« lexuar ndonjĂ«herĂ« poetin e profesorin tonĂ« tĂ« nderuar. Nuk ka pasur njeri nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« nuk e ka paguar haraçin e vet nĂ« diktaturĂ«, por nĂ« fund tĂ« fundit  siç njeriut i vjen vdekja, vjen peshorja qĂ« mat vlerat e ndan grurin nga egjra.
Nuk më pëlqejnë as urra-të e surrogateve komuniste, por as dhe të sharat pa tru në kokë për çdo artist që fati e vuri të jetojë në kohë të keqe. Në fund të fundit kush ka qenë i talentuar ka lënë edhe vlera. Ne flasim për vlerat e jo për plehrat. Mirëpo disa nuk munden ndryshe, veç duke gërmuar ndër plehra. Poetët nuk i krijojnë diktaturat. Përkundrazi poetet janë të parat viktima të diktaturave edhe dje edhe sot. Ky është një mësim historik. Është tragjedi jo vetëm për shkrimtarin, por edhe për popullin, kur regjimet i kthejnë krijuesit në vegla të tyre të verbra.
Fatos Arapi pavarësisht se ka paguar haraç të madh krijues, është një familje patriotesh, ai e donte atdheun e vet, lindi e jetoi dhe vdiq në këtë Atdhe për të cilin ndjente krenari. Lexoni poezinë e tij për atdheun me një dashuri sublime. Po sjell një strofë:

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
atdheu është kryqi, është kryqi.
e mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Edhe atdheu ndjen krenari për të tillë bij. Ai ka qenë një poet lirik me vlera të veçanta që nuk ka mbet për ta vlerësuar disa që as nuk e kanë idenë çfarë është poezia, por telendisën e përpëliten si daci në gaviç në mjerimin e vet mohues e smirëzi. A nuk shpifin edhe për Migjenin kështu, atë gjeni që e ktheu në rrugë të mbarë hullinë e poetikes shqiptare duke e modernizuar atë.
Në një poezi të tij, ndoshta të fundit nga dora e Fatos Arapit, shkruante:

Lexoni heshtjen.
Këtë forcë e qetësi shpirtërore, që me
dorë të saj vendos epoka të tëra para e prapa jush.

Lexoni heshtjen,
Ajo do t’ju tregojĂ« dramĂ«n e vĂ«rtetĂ«
të një shpirti të papërlyer
me gjakun e Ă«ndrrave hyjnore.

Lexoni heshtjen,
Zbërtheni kodin e moçëm të saj
dhe përshëndetni ditëlindjen e një shprese.

Po ne a nuk po mundemi ta ruajmĂ« kodin e heshtjes pikĂ«risht nĂ« ditĂ«n e humbjen se madhe tĂ« poetikĂ«s shqiptare, nĂ« ditĂ«n e nderimit tĂ« fundit pĂ«r poetin? NjĂ« smirĂ« e ligĂ«si e madhe po e shtyn njeriun tĂ« flasĂ« pikĂ«risht atĂ«herĂ« kur duhet tĂ« heshtĂ«, sepse pĂ«r analiza poetike, nĂ«se kanĂ« prirje kritizerĂ«sh, ka edhe tĂ« nesĂ«rme. Gjithsesi, edhe nĂ«se i hyjmĂ« njĂ« komenti qĂ« bĂ«jnĂ« dashakeqĂ«sit duke e vendosur Fatos Arapin nĂ« rendin e tretĂ« tĂ« poetĂ«ve tĂ« asaj kohe, duhet tĂ« dini çfarĂ« mendonim ne studentĂ«t qĂ« merreshim me letĂ«rsi atĂ«botĂ« dhe botonim edhe ndonjĂ« libĂ«r. Treshen nĂ« vlerĂ«simin zyrtar e shihnim tĂ« pĂ«rmbysur, sepse e vĂ«rteta ishte se ai i treti, pra Fatos Arapi,  nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« ishte i pari dhe liriku mĂ« i mirĂ« i atyre viteve, me pas do te dilnim Frederik Rreshpja, Vehbi SkĂ«nderi dhe Ndoc Gjetja e tĂ« tjerĂ«.
“E bukura do ta shpĂ«tojĂ« botĂ«n” ka thĂ«nĂ« Dostojevski. Dhe poeti ynĂ« Fatos Arapi ka lĂ«nĂ« perla poetike, çfarĂ« e motivon mĂ« sĂ« miri dashurinĂ« e lexuesit pĂ«r autorin. Po citojmĂ« njĂ« perlĂ« poetike drithĂ«ruese tĂ« kĂ«tij autori "Si s'tĂ« desha pak mĂ« tepĂ«r":

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër...".

Lirikat e Fatos Arapit janĂ« poezi qĂ« mbijetojnĂ« nĂ« kujtesĂ«n e popullit, nĂ« bukurinĂ« shpirtĂ«rore tĂ« brezave. Nuk i harroj kurrĂ« fjalĂ«t qĂ« mĂ« ka thĂ«nĂ« nĂ« AthinĂ« nĂ« vitin 1995, shkrimtari i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht Kosta Valeta, kur po flisnim pĂ«r letĂ«rsinĂ« shqipe: "Padyshim Fatos Arapi Ă«shtĂ« liriku mĂ« i madh i poezisĂ« sĂ« sotme  shqipe, njĂ« poet qĂ« ju nderon ndĂ«r popuj tĂ« tjerĂ«. Them kĂ«shtu sepse e njoh poezinĂ« e tij."
Urdhëroni tani e lexoni këto poezi dhe uluni e shkruani të tilla perla, po të keni këllqe, o ju kritizerë. Por pikësëpari duhet ta dini, e nëse nuk e dini ta mësoni para se të uleni e të shkruani me shafran kundër poetit, se shpifja dhe denigrimi nuk kanë qenë e kurrë nuk do të jenë art.
Nderim për poetin lirik Fatos Arapi, këtë fisnik të rrallë të bukurive të shpirtit.

12 tetor 2018



FATOS ARAPI  🌹  VIDEO - POEZI