Kur ke jetuar gjatë larg Atdheut kthehesh me nostalgjinë e miqve. Sheh tek ata lodhjen e jetës, ndryshimin që shpesh herë tek vetja nuk e ndjen, por tek të tjerët i dallon kur i ke lënë të rinj e plot energji, e i gjen të zbardhur, të rrudhur, të plakur. Atëherë e ndjen çfarë janë pesë, dhjetë, apo pesëmbëdhjetë vjet për njeriun... ato pesëmbëdhjetë vjet që brenda vetes kanë rrjedhur shpejt, si lumë... dhe papritur merr lajmin e hidhur se i njohuri, miku, i afërmi... ka ndrruar jetë e kurrë më nuk do ta takosh.
Këto po mendoja kur në Boston mora vesh vdekjen e Vath Koreshit.
...Si një 17 vjeçar i dashuruar pas poezisë i kërkova një këshillë aso kohe mësueses sime kujdestare të klasës Vangjeli Çomora. Isha në vitin e parë të shkollës petagogjike 2-vjeçare në Tiranë. Mësuese Vangjelia, me natyrën e saj të urtë e mirëdashëse më afroi një takim me shkrimtarin Spiro Çomora, i cili ishte i shoqi i saj. I dojtur siç isha, pas fjaleve inkurajuese që më dha Spiro Çomora, ndoqa këshillën e tij. Më tha të shkoj të takoj ndonjë nga redaksia e gazetës "Zëri i Rinisë". E kështu, një ditë me vjershat e mia që buçisnin euforinë e kohës, u gjenda përpara dy burrave ndër të cilët, njëri ishte i gjatë e tjetri i shkurtër e disi zeshkan. Ju drejtova atij që ishte më i gjatë, se mu duk me serioz dhe i vura në dorë tufëzën e poezive. Ai i mori mirëpo u gjend ngusht, sepse siç tha, do të shkonte në një takim pune dhe u drejtua nga zeshkani duke ju drejtuar me emrin Loni. Mirë Vathi, i tha Loni dhe nga kjo unë mora vesh emrat e redaktorëve të gazetës. Me Lonin e zeshkët ndenja rreth dhjetë minuta, kohë kjo e mjaftueshme për të më bindur se euforia me të cilën kisha shkruar duhej harruar. Loni më tha t'i përpunoja e të shkoja përsëri, por nuk më bëhej më të shkoja, sepse më dukej shumë më e vështirë se të jepja një provim.
Emrin e Vath Koreshit më pas e kam lexuar në tregimet e faqes letrare të gazetës "Zeri i Rinise", por ai emër mu bë më i pranishëm kur u gjenda ushtar për dy vjet në Kam të Tropojes. Minatorët e minierës së Kamit, për të cilët shkruaja e botoja ndonjë përshkrim a reportazh, më flisnin gjithnjë me admirim për Vath Koreshin. Disa vite më parë kishte qenë teknik në këtë minierë dhe kishte lënë mbresa të jashtëzakonshme. Në atë minierë në vitin 1958 kish shkruar dhe tregimin e tij lirik, "Kur zunë shirat e vjeshtës", që ishte vendosur si subjekt diku në Stanbobo të Devollit. Ndoshta motivet e Kamit, minierës me një jetë të zymtë ku vdekja u rrinte minatorëve çdo çast mbi kokë, do të duheshin vite që të ngjizeshin në ndonjë vepër. Kohë më vonë, kur lexova një roman të Vath Koreshit, aty ndjeva, indirekt natyrisht, jetën e egër të minierës së Kamit, ku kromi nxirrej jo me djersë, por me gjak.
Në vitin 1977 Vath Koreshi u prezantua në kolektivin tonë krijues si përgjegjësi i ri i redaksisë së filmit artistik. Ishte kohë tepër e vështirë për Kinostudion, për vetë faktin se partia shtet kërkonte të bënte sfida aventuroze me kinematografinë me qëllime propogande dy planëshe, si për publikun shqiptar, ashtu dhe atë të huaj, qoftë nëpër festivale apo shfaqje për "miqtë" marksistë-leninistë nëpër ambasada.
Ministra si Tefta Cami, apo estetĂ« tĂ« partishĂ«m si Alfred Uçi qĂ« drejtonte Komitetin e Kultures edhe Arteve, mbĂ«shtetur edhe nga urdhĂ«ruesi i rreptĂ« qĂ« vinte nga Komiteti QĂ«ndror, shkrimtari i puseve tĂ« naftĂ«s si Anastas Kondo nuk pranonin asnjĂ« arsyetim veç prodhimit tĂ« 14-15 filmave artistike e 50 filmave dokumentarĂ« nĂ« vit, e çdo mosrealizim ishte kundĂ«rshtim i vijĂ«s sĂ« partisĂ«. Aso kohe isha pĂ«rgjegjĂ«s i redaksisĂ« sĂ« filmit dokumentar dhe ky urdhĂ«r na binte si çekan nĂ« kokĂ« çdo ditĂ«. Nuk guxoje tĂ« thoje njĂ« realitet, qĂ«, nĂ« kushtet e njĂ« teknologjie relativisht tĂ« prapambetur ishte e pamundur tĂ« realizoheshin aq shumĂ« filma. MirĂ«po partia i kish vĂ«nĂ« nĂ« program. Enver Hoxha i lexonte nĂ« kongrese si suksese tĂ« partisĂ«. Ec e mos i bĂ«j. Vath Koreshi ishte ndĂ«r ata qĂ« me kurajo e pĂ«rcillte mendimin e kolektivit krijues nĂ« ministri, pĂ«r pamundĂ«sinĂ« e realizimit tĂ« kĂ«tij plani tĂ« fryrĂ«, e jo real. Ish-titullari i lartĂ« Alfred Uçi e pohoi kohĂ«t e fundit nĂ« njĂ« kujtim pĂ«r Vath Koreshin se çfarĂ« Vathi i kish thĂ«nĂ«, por natyrisht nĂ« atĂ« shkrim ish-titullari nuk thotĂ« se çfarĂ« fjalimesh mbante nĂ« analizat e ministrisĂ«, apo tĂ« Kinostudios, se si ja jepte tonin fjalĂ«s urdhĂ«ruese "TĂ« bĂ«hen!" Tani nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« demokratĂ« tĂ« gjithĂ«, jo vetĂ«m ata qĂ« ishin tĂ« internuar baltrave tĂ« MyzeqesĂ«, por edhe ata, tĂ« cilĂ«t nga dikasteret e ministritĂ« jepnin urdhĂ«ra tĂ« verbĂ«r, sikur tĂ« kishin parasysh shata, lopata, kazma, makina, e jo njerĂ«z. Sot edhe njĂ« ish ministĂ«r i diktaturĂ«s e ka fort tĂ« lehtĂ« tĂ« shfaqet nĂ« publik si njĂ« njeri me shpirt demokrati. TĂ« gjithe lugĂ« e lame…
Fliste Vath Koreshi, fliste arsyeshĂ«m e urtĂ« regjisori GĂ«zim Erebara, i maturi e profesionali DhimitĂ«r Anagnosti, fliste edhe Kujtim Çashku, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Rikard Ljarja edhe pse guxonte, mblidhte supet nga halli se ja kishin nxirĂ« kartelĂ«n personale nĂ« zyrĂ«n e kuadrit pĂ«r njĂ« dajĂ«…. qĂ« na paskesh qenĂ« diku e dikur nĂ« radio BBC.
Po dale, thoshnin Piro Milkani e Esat Mysliu, vĂ«rtetĂ«, a mund t’i bĂ«jmĂ« kĂ«to 14-15 filma? Ministresha, mĂ«suese fshati qĂ« nuk e kishte idenĂ« e filmit, ngrihej e ikte pa dĂ«gjuar kurrfarĂ« arsyetimi, titullari estet ua linte telashin nĂ« derĂ« drejtorit Vangjush ZallĂ«mi dhe udhĂ«heqĂ«sit artistik, regjisorit Kristaq Dhamo.
Anastas Kondo, i cili ishte këmbora e madhe e Komitetit Qëndror për Artet mbyllte sytë tek mbante fjalime të merzitëshme para kolektivit të Kinostudios në analizat vjetore, e recitonte fjalë si, " Si mund t'i themi partisë e shokut Enver që Kinostudio nuk i bën filmat?!" dhe rrinte e tororiste ca shprehje që salla e mbushur plot me krijues dhe punonjës të tjerë nuk i mirrte vesh.
Si për gjithë kolektivin edhe për Vath Koreshin ka qenë një punë e stërmundimshme, sepse veç skenarëve lindnin shumë probleme krijuese, për të cilat ishte i detyruar të shkonte edhe pranë grupeve të xhirimit. Pas gjashtë vjet pune të lodhshme, Vath Koreshi kërkoi të dalë në krijimtari të lirë dhe u largua nga Kinostudio.