Nga Kolec P. Traboini
Për fatin e trishtë të popullit shqiptar, sot në skenën politike kanë dalë forcat më të pandërgjegjshme, ambicioni i të cilave është vetëm e vetëm përfitimi dhe pasurimi me çdo kusht dhe pa marrë parasysh mjetet që përdoren. Kaq keq janë katandisur punët në Atdheun tonë të stërmunduar, sa para se të kërkohet mafia në fusha të tjera, duhet kërkuar në skenën politike. Një mafie aq dinake dhe e sofistikuar saqë e ka kthyer politikën shqiptare në një rreth vicioz ku përplasen jo dy apo tre ide e programe, për çfarë është e bëhet politika, por dy a tre individë, politikanë të paskrupullt, të cilët për hir të interesave personale apo të klaneve që u përkasin, nuk e kanë për gjë t’i venë flakën Shqipërisë, siç ia vunë në mënyrë të vazhdueshme në fillimet e demokracisë, por në mënyrën më të pashpirt e makabre në pranverë të vitit 1997.
Po si iu bë peshqesh këtij populli kjo kastë piratësh qeverisës, qofshin të së majtës apo të së djathtës? Si ndodhi e si rrodhi që në mënyrë sistematike u shkatërrua çdo pasuri kombëtare e këtij populli, që për pesëdhjetë vjet vërtet ka hequr mundimet e Krishtit, por ama edhe pse ndër më të varfërit në botë, me një pagë për të mbajtur frymën, ndërtoi hidrocentrale, fabrika e uzina, bëri bonifikimin e fushave, ngriti një industri të naftës e të plehrave kimike, instaloi linja të tensionit të lartë nga jugu në veri e nga lindja në perëndim. Pra, diç kishte në potencial ky popull, çfarë e ushqente shpresën se kalimi në sistemin e ri do të mund të bëhej pa eksese dhe vuajtje të mëdha ekonomike. Mirëpo çfarë ndodhi në të vërtetë? Politika injektoi idenë e mbrapshtë të shkatërrimit, se do t ‘na i ndërtonte kapitalizmi perëndimor më të mira veprat industriale, madje me teknologji moderne bashkëkohore. Do të na i ndërtonte Amerika badihava… E kështu, politika i vuri flakën Shqipërisë duke nxitur vjedhjet e shkatërrimet. Në të vërtetë, shkatërrimet ishin leverdia më e madhe e politikës, sepse beniaminët e dikurshëm të komunizmit, që tororisnin gjoja ide të zhvillimeve të reja të socializmit envero-ramizian në gazetën “Zëri i Popullit”, (e që sot shiten si ide reformatore që paraprinë demokracinë në vitet 90), dolën pra më pas si “palikarë” të rinovuar në skenat e tranzicionit. Dhe, për ta bërë më të besueshme nevojën e shkatërrimit, përhapën soj-soj teorish, madje duke u vënë ndërmarrjeve, fabrikave e uzinave epitete si “uzinat e fabrikat e Enver Hoxhës”, “Hidroçentralet e Partisë”, “Rrangallat e Diktaturës”. Pra përpunuan fillimisht platformën e shkatërrimit moral të industrisë kombëtare që ta kishin më të lehtë shkatërrimin material. I tërë qëllimi ishte që, si inisiativa ekonomike, ashtu edhe ajo politike të binte në duart tyre a të bijve të tyre, e kurrsesi në duart e njerëzve që për gjysëm shekulli konsideroheshin “armiq”, të cilët duheshin izoluar në mënyrat më të stërholluara ekonomikisht e politikisht. Cila ishte kjo kastë e rinovuar dhe e konvertuar ” demokratikisht” për të mbijetuar në tribunat e jetës dramatike shqiptare edhe në kushtet e reja të shembjes së komunizmit anë e mbanë Europës. Kujt i takon merita e krijimit të këtij labirinthi pa rrugëdalje, këtij kaosi qytetar, këtij mjerimi kombëtar ekonomik ku u gjend Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që shkoi?! Dhe vazhdon si ogur i keq edhe pse dekadat e shekullit të ri. Natyrisht është thënë e stërthënë, ndaj nuk është vështirë të evidentohet emri i Ramiz Alisë si krijuesi i klaneve dhe i skemave të politikës së sotme sipas mësimeve e stilit të inicuar nga Gorbaçovi në Katovicë të Polonisë. Ose e thënë ndryshe, diktatori i fundit shqiptar krijoi Katovicën Shqiptare si një cikël i mbyllur brenda orbitës së PPSH-së, nga frika e marrjes së pushtetit prej së djathtës nacionaliste, kundërshtare e PPSH-së që ndodhej në perëndim, në aleancë kjo me “armiqtë e brendshëm” dhe klasat e përmbysura. Frika e Ramiz Alisë e kishte një shkak. Fantazma e përgjakur e Nikolla dhe Elena Çausheskut i shfaqej si Makbethit kufoma e Bankos. Prandaj dhe u ngut që, në lëshimin e parë për pluralizmin, në krye të forcës opozitare të viheshin patjetër një ekip a liderë komunistë të argasur dhe të besuar. Njerez që të ishin demagogë të besueshëm dhe oratorë të rreptë metingjesh, për të mos u lënë hapësirë forcave të tjera nacionaliste që mund të ktheheshin nga jashtë apo rizgjoheshin në vend. Dhe kështu krijoi skalionet e politikës shqiptare, rreshterët e demokracisë, të cilët jo vetëm kishin qenë nga rrethi i afërt i oborrit të pasmë të Bllokut të Byrosë Politike, por madje deri dhe ish ministra e diplomatë të Qeverisë Komuniste na u bënë kryetarë partish. Mirëpo Ramiz Alia kishte inkuadruar në projektet e veta nga ai lloj llumi bolshevik i paprinciptë, që nuk e kishin për gjë ta hidhnin krijuesin e vet në moçalin më të parë që do të takonin në rrugëtimin politik. Dhe vërtet Ramiz Alinë së pari e hodhën të vetët, e hodhën në moçal, e shanë dhe e mallkuan, i bënë një gjyq kafesh, e pastaj së fundi e lanë të kalonte pleqërinë si një eremit, e sa herë që e donte puna për ta treguar si një gogol për të trembur fëmijët e politikës naive shqiptare, e vunë të fliste, të bënte libra, të jepte intervista në konkurencë me Nexhmije e Liliana Hoxhën, të udhëtonte në Amerikë, të pinte, drekosej e darkosej në Pier Four, restorantin patriotik të shqiptarëve të Bostonit.

Kështu pra u formua garda e politikës së sotme, në të cilën përfshihen soj-soj politikanësh që e katandisën shtetin, Shqipërinë, të sëmurën e Ballkanit.Të gjithë këta udhëheqës të sotëm, dalë prej kuintave të PPSH, ndarë e rindarë nëpër parti si në një lojë kungulleshke, bashkë me bandat e mediokërve që u vinë nga pas, në këtë periudhë kritike për popullin shqiptar janë si krimbat e zinj që e hanë nga brenda trungun e kombit shqiptar.