04 November 2017

📗 Takim e dhurim librash në shkollën "Betim Muço"



TAKIME E DHURIM LIBRASH NË SHKOLLËN "BETIM MUÇO"

NĂ« kuadĂ«r tĂ« muajit tĂ« letĂ«rsisĂ«, Klubi  Poetik “Tirana” organizoi njĂ« takim e bisedĂ« me nxĂ«nĂ«sit dhe personelin e shkollĂ«s se re tĂ« Kombinatit, TiranĂ«, qĂ« mban emrin e shkrimtarit dhe fizikanit Betim Muço. Grupin e shoqĂ«roi drejtori i shkollĂ«s Sazan Halilaj. Shkolla krejt e re dhe e bukur falĂ« punĂ«s sĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s. NĂ« sallĂ«n e bibliotekĂ«s ishin mbledhur shumĂ« nxĂ«nĂ«s dhe mĂ«sues. Takimin e hapi mĂ«suesja Irena Biba qĂ« uroi mirĂ«seardhjen dhe e njohu grupin e krijuesve me programet mĂ«simore dhe kushtet shumĂ« tĂ« mira tĂ« krijuar pĂ«r nxĂ«nĂ«sit. Poetja Iliriana Sulkuqi foli mbi mbresat e saj pĂ«r personalitetin e shkrimtarit Betim Muço dhe krijimtarinĂ« e tij tĂ« shumanshme si krijues, poet prozator dhe pĂ«rkthyes por edhe si shkencĂ«tar. Ajo solli pĂ«rshĂ«ndetje nga shoqata “Bijt e Shqipes” e cila ha hapur klasa pĂ«r mĂ«simin e gjuhĂ«s shqipe nga fĂ«mijĂ«t e mĂ«rgimtarĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« Filadelfia dhe e cila ka organizuar veprimtari nĂ« kujtim tĂ« poetit Betim Muço.
Të pranishmeve u foli dhe poetja Lida Lazaj e cila shprehu kënaqësinë që ndodhej në mes të nxënësve të kësaj shkolle që mbante emrin e një shkrimtari të njohur. E morën fjalën gjithashtu Oralda Lahe, Mjeshtri i madh Ilia Terpini dhe artistja e njohur Vitore Sallaku.
Drejtori i shkollës Sazan Halilaj falënderoi krijuesit për takimin dhe premtoi se kjo shkollë do të ketë përparim të lartë dhe do ta nderojë emrin e shkrimtarit. Pastaj ai ftoi fëmijët të recitojnë poezitë që kishin përgatitur nga krijimtaria e Betim Muços. Recituan vajza dhe djem, individualisht por edhe në grup. Ata ishin pasionantë të poezisë e ndoshta prej tyre do të kemi pse jo dhe shkrimtarë të ardhshëm.
Një prej nxënësve të talentuar Aleksandro Hamza, kish përgatitur një vizatim me fytyrën e shkrimtarit Betim Muço, te cilin ja dhuroi poetes Iliriana Sulkuqi.
Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Lida Lazaj, Oralda Lahe dhe Vitore Rasha-Sallaku, dhuruan për bibliotekën e shkollës shumë libra me krijimtarinë e tyre, këto dhurime janë në vazhdën e dhurimeve të mëparshme si tek Shtëpia e Fëmijës Tiranë, fshati i fëmijëve SOS, Instituti i të Miturve Kavajë, dhurime librash për shqiptarët e Malit të Zi e tjerë. U dorëzuan dhe mbi 20 tituj librash në emër të shtëpisë botuese B&M të Miranda Golecit si dhe një sasi librash artistikë dhuratë nga Roland Lushi i shtëpisë botuese ADA, Tiranë.
Pasi vizituan mjediset e shkollĂ«s, grupi i krijuesve u ndalua nĂ« lulishten nĂ« oborrin e pasĂ«m tĂ« shkollĂ«s ku ishin mbjellĂ« disa pemĂ«, nĂ« mes tyre binte nĂ«n sy njĂ« fidan ulliri tĂ« cilin krijuesit bashkĂ« me nxĂ«nĂ«sit e emĂ«rtuan “Ulliri i poetit”.
Ishte njĂ« takim i bukur e mbreslĂ«nĂ«s, krijuesit ju premtuan nxĂ«nĂ«sve se do tĂ« sillnin pĂ«r bibliotekĂ«n e shkollĂ«s “Betim Muço” nĂ« vazhdimesi librat qĂ« ata do tĂ« botonin nĂ« tĂ« ardhmen.