05 September 2018

🟡 Mizoria osmane mbi bukurinë e shqiptarëve - nga Kolec Traboini


MIZORIA OSMANE MBI BUKURINË E SHQIPTARËVE
- Thirrje për kthjellim mendjeve të hardallosura në Kosovë që i falen 
Sulltan Salep Katran Muratit -

Nga Kolec P. Traboini
1-
Barbarizmat turke mbi shqiptarët nuk janë falsifikime, siç disa turkofilë ditëshkurtër  përpiqen ti quajnë,  por një realitet i përjetuar nga të parët tanë. Kushdo që dëshiron të zgjerojë dijet mbi çfarë ka përjetuar populli shqiptar në shekuj robërie, mund te shfletojë  librin “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe. Mund ta marre atë libër në Bibliotekën Kombëtare në Tirane dhe janë të gjithë dokumente të shkruara nga vetë kronistët turq më së shumti dëshmitar të masakrave që kanë bërë turqit mbi shqiptarët. Dikujt mbase i vjen keq për shkak te afiniteteve qe ka me turqit e djeshëm apo të sotëm, puna e tyre, por ne për asnjë arsye të sotme nuk mundemi të manipulojnë djeshmen. Krimet kanë ndodhur e nëse ne hapim një faqe nga historia kjo nuk te pengon ata të hapin e shfletojnë faqe të tjera. I dimë krimet e grekëve mbi shqiptarët, krimet e sllavëve mbi shqiptarët, e të gjitha së bashku me krimet e turqve, shfaqet tabloja e madhe e gjenocidit që është bërë mbi ne, populli më i lashtë në Ballkan. Nëse do ti mbulojmë e harrojmë  krimet 5 shekullore të turqve mbi shqiptarët apo edhe te tjerëve,  për hir të interesave të vogla të ditës ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veç do të pranojmë vet-shfarosjen si komb. Fakti që ka shumë shqiptarë në te gjitha trevat që e shohin pushtimin osman si një lumturi e madhe tregon se sa është deformuar karakteri i shqiptarit autokton e sa ai është tjetërsuar e përçudnuar duke pranuar që kriminelin që e ka torturuar e vrarë ta quaj vëlla e shok. Me pyesin pse ngulmon ti sjellësh këto të vërteta të hidhura historik dhe u them se , lumturisht jam i shpëtuar nga kjo simptomë që konsiderohet Sindroma e Stokholmit dhe nuk ngurroj që të vërtetat e historisë ti them ashtu siç janë. I vjen mirë apo keq disave që e quajnë vetën shqiptarë por shkojnë në Kosovë e falen në tyrben e Sulltan Muratit, pushtuesit që priste koka shqiptarësh, kjo për mua nuk është fare ne qasje. Them te vërtetat e mia që janë edhe të vërtetat e paraardhësve të mi. Me turqit e historisë kemi pas 500 vjet hasha e jo miqësi e vëllazëri siç duan ta shesin, sepse ai që të vret nuk mund të jete vëllai yt. Nuk jam historian, por thjeshte një njeri që përpiqet ta gjykoje historinë me, për ti thënë gjërat siç kanë ndodhur, e nuk do të praj duke e bërë këtë sa kohë të ketë ndër ne mendje të mykura që i mohojnë luftërat e sakrificat e popullit shqiptar në histori.
Mesazhi që përcjell, nëse më lejohet, për ata që marrosen pas idesë e dëshirës së çmendur revanshiste  të osmanizmit të trojeve shqiptare është: Nuk mund të bëjmë kinse gjenocidi turk mbi shqiptarët nuk ka ndodhur për hir të interesave të çastit se kjo do të ishte përdhosje më e turpshme e kujtimit të parëve tanë që e ngrysën jetën 5 shekuj nën një robëri të tmerrshme e të përgjakshme. E kjo nuk është thirrje për lufte por për të ruajtur e mbrojtur  lirinë që sot lumturisht e kemi, sepse liria i ka rrënjët e ushqehet nga kujtesa. Harrimi është vrasës për kombet, sepse mund të bien sërish pre e viktimë siç në të kaluarën ka ndodhur. Asgjë e keqe nuk vjen nga kthjellimi i mendjes së kombit shqiptar.

2-
Në këtë pikturë në një anë duket bukuria në anën tjetër mizoria. Për nga hijeshia dhe veshjet kjo duket që është një grua shqiptare e krishterë nga Shkodra, Kruja, Preveza, Parga apo Arta që i kanë vra burrin dhe tërë pjesëtaret e familjes, i kanë djegë shtëpinë dhe e kanë marrë robinë me gjithë fëmijën dhe e shesin ne pazar të Stambollit .Tek ajo shihen mrekullisht bukuria e gruas e dhembja e nënës, me kryqin që në këtë rast i shton elementet tragjik si një kalvar i të krishterëve në Ballkan që nga shekulli i XV deri ne atë të 20. Kalvar i pambaruar, rrëke gjaku, tokë e djegur e shkretuar, jetë të shkatërruara njerëzore. Në bukuri por edhe në veshje, gjithçka flet për një grua arbërore që nuk arriti të hidhej nga Shkëmbi i Vajës sepse mesa duket ngurroi ti jepte fund jetës për hir të fëmijës që mbante në gji. Këtu del madhështia e nënës arbërore për fëmijën që të ngjeth trupin kur e kujton. Respekt e dhembje për sakrificat e tyre! Kurrë të mos i harrojmë!
Trushplarët tanë ne Shqipëri, Kosovë, Maqedoni që e kanë mendjen anadollake apo arabo - kasape dhe i falen tyrbes se Sulltan Salep Katran Muratit, është mirë ti shohin këto piktura me një subjekt të fortë domethënës.
Por edhe të mësojnë se: kronikanët osmane në shkrimet e veta thoshnin se, luftëtarët osmanë sa herë shkonim në luftë në perëndim, në tokat arnaute, të shqiptarëve pra, gëzoheshim shumë se do të kishin rastin më fatlumë në jetën e tyre që merrnim robinja vajzat e gratë me të bukura në tërë perandorinë. Bukuria e vajzave e djemve shqiptarë ( se turqit e hordhive historike ishin pederë të mëdhenj, prej atyre ka mbetur fjala dylber) ishte e magjishme shkruanin kronikanët. Kësisoj luftëtarët e fiseve të egra lindore do të kishin kështu shansin të përmirësonin racën e vet me këto bukuri sepse ata vetë e dinin sa të shëmtuar e të egër ishin. Turqit selçukë kanë qenë raca më e shëmtuar në Europë. Kur vinin si hordhi e egër të shtinin lemerinë. Shihni pikturat bashkëkohorë dhe tiparet e egra të luftëtarëve osmanë që të bindeni për këtë. Edhe vetë sulltanët merrnin në harem vajza shqiptare, greke, bullgare, ruse pikërisht për zbutjen e egërsisë që natyra ua kish dhëne në pamje për arsye se jetonin në kushtet më të këqija se popujt e tjerë europianë, sa deri vonë nuk kishin as qytete e fshatra dhe as shtëpi, por jetonin si ciganët në çadra. Marrja e Konstandinopulit ndryshoi disi pamjen e pasardhëseve të sulltanëve e të vetë turqve. Edhe sot aktorët me të bukur meshkuj e femra në Turqi janë shqiptarë.
Këtë temë të bukurisë përballë egërsisë e dhunës ka edhe kjo pikturë, sa e bukur aq tragjike ku tregon një grua të re e të bukur me fëmijën e saj që e kanë nxjerrë ta shesin në tregun e skllevërve në Stamboll.
Shihni dhe çfarë raportesh drite e ngjyrash, formash e trajtimesh kanë dy pjesët në antagonizëm të plotë, një bukuri magjepse e gruas dhe natyrat shprehëse prej handraku të pushtuesve vandalë lindore që shkatërronin jetët njerëzore për të plotësuar epshet shtazarake. Këta fise barbarë te pa qytetëruara vërshonin si hordhi e egër  shkretonin vendin dhe kulturën perëndimore europiane të shqiptarëve.
Kur jemi një racë aq e bukur e fisnike, sa na e kanë zili Lindja e Perëndimi, pse po e ngatërrojmë veten me gjithfarë soj njerëzish e vrasësish me mendjen ende në shpellë a shkretirë, në shpata e kokëprerje.
Thirrni mendjes, ne jemi shqiptarë të bukur, krenaria e Europës, dhe nuk mund ti ndahemi kurrë në këtë botë familjes sonë natyrale të cilës i përkasim. Ne nuk  mund të bashkohemi kurrë nëse jemi të përçarë e rendim si të marrë pas mendjeve primitive e anadollake qe janë kundër kulturës e progresit shoqëror.

WORLD POETICA CHANNEL