30 July 2024

Zgërlaqja e "Tigrit" të Rilindjes - nga K. P. Traboini



ZGËRLAQJE E TIGRIT TË RILINDJES

Nga K. P. Traboini

Tigri i i sektit të Rilindjes, pasi hëngri sa deshi e vodhi e ropi paratë e popullit, (sekretarja e tij Alda Klosi 500 mijë euro në tub të sobës,) tani bën rolin e Zagarit e leh në televizion nga Zvicrra kinse po kërcënon. Po a nuk ishte ky pjesë e grupit të sektit Rilindja që darkoheshin në Dubai me biftek 275 dollarë? Sa pensioni i një qytetar qyqari shqiptar në 2 muaj, o Zot ku e paske edhe ti një durim prej kali. Si nuk i gjuan me rrufe këto banditë qeverisës?!
Po ishte. Tigri qendronte në ballë të tryezes me atë që sot i ka zënë vendin e zëvendësit të kryeministrit.
Ky Tigri i sektit të Rilindjes nuk është penduar për asgjë.
"Partia ime Socialiste"- thotë, si të ishte Kadri Hazbiu para Enverit të tij.
Ky zamballë është kokrra e hajdutit. Si nuk foli për milionat që erdhën për shtëpitë e Termetit si ndihmë nga ndërkombëtarët. Si e sa erdhën. Sa u shpenzuan e sa u kapcaluan. Se si kapcaluc ky ishte mjeshtër.
Po pastaj, pse qurravitet për partinë? Ku ka Parti Socialiste e Demokrate në Shqipëri. Ka vetëm Klanokraci, parti klanesh. Këtej Ramalli, andej Sali.
Ky ishte një qeveritar hajdut që rrotullon sytë në ekran i frikësuar sa më ska. Thjeshtë ka inat e zemërim lakeu, se bashkëhajdutët e lëshuan si qen rrugëve.
Po të qe penduar sadopak, do dilte para Spakut e do të fliste hapur për hajdutëlleqet e ekipit të Ali Babës ku vetë mbante çelsat e thesarit. Se kush nuk vjedh nuk ka asnjë frikë të dalë para kujdo me ballë hapur e jo si skile hoteleve a shtëpive të blera në Zvicer me para të vjedhura prej shqiptarëve.
Histeria vazhdon me puntaten " Lehje nr. 3". Sinjor mjekrra stil Ajatollah, e interviston në rezidencen e Tigrit që dikur e mbanin si hamshorin më të madh në Qeveri, sa ndolli xhelozinë e atij që rri atje në majë të pikaloit, se "Cherchez la femme" thonë nga Europi.
Ju lutem mos e keqkuptoni pamjen, emisioni trasmetohet në Tiranë e jo në Teheran.