PO VJEN ALFRED PEZA...
Nga
KOLEC TRABOINI
Na japin lajme disi të bujshme se
po vjen Alfred Peza. Po ku ka qënë ky
Alfred Peza që paska ardhur?! Nuk mund ta kuptojmë kushtrim politik mediatik ngase
këtë Alfred Pezën e shohim përnatë me figurë dhe me zë në ekranin e vogël që po
zmadhohet dukshëm tashmë duke na pushtuar mendjen e qënien. Ky këtu ka qënë. Ai
që mungon këtu e që ne dëshirojmë të ishin janë elementë të rinj nga populli e jo nga
rutina e përditshme mbrëmasore tiranase.
Nuk shihet kurrfarë ardhje nëse me këtë kuptojmë një risi në radhët e partisë më të
madhe opozitare në vend. Fakti që merret tjetri nga një studio televizive e
reklamohet me të madhe si prurje (dhe vetë Peza deklaron me pompozitet: “Dua
të kontribuoj sadopak për të rilindur Shqipërinë” sikur të ketë patur ndalesa e
pengesa për ta bërë këtë punë edhe jashtë
sqetullave të partisë), e gjitha kjo tregon se ka një
shkëputje të madhe PS nga terreni. Të na falin, por kjo të kujton ata xhambazët
që ia mprehin dhëmbët kalit kur duan ta shesin për kal të ri. Sepse kjo histori
mund të vazhdojë deri në grotesk kolektiv mediatik në thirroret:
“Po vjen Koço Kokëdhima”, “Po vjen Anila Basha”, “Po vjen Blendi Fevziu”, “Po vjen Çim Peka” “Po vjen Adrian Thano”, “Po vjen Rudina Xhunga”, “Po vjen Sokol Balla”, “Po vjen Roland Qafoku”. Po vjen e kush s’po vjen... Po populli ku është.
Të vjen në kujtesë një film i real-socit ku pyetet “A është prifti popull?” e për analogji në rastin tonë do do të përgjigjeshim, gazetarët shkrimorë e pamorë popull janë, por hallet e popullit në shpinë nuk i kanë. Se e dimë mirë jo vetëm çka flasin e shkruajnë, sikur jetojnë në një shtet tjetër, por edhe sa paguhet njëri e tjetri drejtues panelesh televizive. E këtu flitet për mijra euro e jo kacidhet që marrin pensionistët, që thënë të drejtën, shumica prej varfërisë kanë shpresë tek e majta që duhet të ketë një program social më të ndjeshëm ndaj realitetit absurd që kemi.

Kjo
lojë kuintash pa vizion është një gabim i madh që mund t’i kushtojë shtrenjtë
forcave të majta. Frika është se veprimet e fundit duke nxjerrë si show
politiko-mediatik ardhjen e disa figurave të lodhura mediatike (gjoja të
pavarura deri më tani) e duke i shitur si risi në PS, kjo tregon se kryesia e
partisë e pranon botërisht se tërë strukturat drejtuese në qendër janë lodhur,
janë në kauzë shterëse e ndoshta edhe humbëse.
Një mësim i madh i politikës për sukses brenda dhe jashtë partisë është se nuk mund t’i nxjerrësh drejtuesit dhe deputetët nga sqetullat, nga aparatçikët servilë, qoftë edhe nga studiot e TV e kthinat e gazetave dy hapa pranë selisë së partisë, apo tek drekon në Sheraton e Rogner, ndërsa votën t'ia kërkosh popullit diku larg teje. A thue populli që jeton kudo në këtë hapësirë shqiptare me plot halle mbi shpinë, e jo vetëm në qendër të Tiranës, nuk ka djem e vajza që dinë të qeverisin? Mos vallë u dashka t’i zgjedhin njerëzit veç për faktin se dinë të flasin bukur? Se dinë ta lidhin kollaron. Se dinë ta kruajnë zërin... Përtej kësaj mendoj se një deputet nuk shkon në Kuvend për të qënë thjesht një megafon politik, as fanti spathi nën mëngën e shefit, por për të sjellë ide për ndryshimin e kësaj gjëndje mjerane ku ndodhemi, ku qeverisja nuk do t’ia dijë se varfëria tashmë shfaqet si një kërcënim i madh për ekzistencë.
Duke qënë gazetar nga profesioni nuk e mendoj kurrë gazetarinë si një apologje partiak, si një lugë e vogël për të përzier kafenë që do të pijë ai i madhi fare, apo një lëpirje këpuce në korridoret e partisë. Gazetari nuk është tellall i dikujt tjetër, por shprehës i bindjeve të veta në mënyrë të pavarur dhe solide. Prandaj kemi të drejtë të pyesim nga u katapultuan këta gazetarë në parti në prag të zgjedhjeve, kur deri dje betoheshin e përbetoheshin e për më tepër mburreshin për pozicionin e vet të pavarur në gjykimin apo demaskimin çështjeve apo aferave korruptive. Tani papritur i shohin nën sqetull të partisë që mendohet të vijë në pushtet. Kaq e vështirë është të kuptohet se pse?
Këta gazetarë nëse kanë personalitet të lartë, që nuk ua vëmë në dyshim, duhet jo të kapeshin pas kindave të palltos së shefave të partive, por të kishin kurajon e dinjitetin të dilnin kandidatë për deputetë të pavarur nga asnjë krah politik. Dikush mund të thotë se kjo nuk mund të ndodhë sepse është ndarë elektorati si plaçkë tregu tek Gabi. Gjithsesi ai që është një gazetar i vërtetë e jo marionetë politike lufton që kjo të ndodhë, që forca të pavarura të mund të vijnë e të sjellin zërin e tyre ndryshe nga politikat steriotipe e të manipuluara ligsht siç ndodh në Shqipëri. Ne për kësisoj gazetarie kemi nevojë. Me llafeollogë partish jemi ngopur.

Më vjen vërtet keq kur
shoh se Opozita shfaqet e lodhur e pa vitalitet apo që mbahet pas figurave të konsumuara (si ai partiaku i
lartë ish-kuadro i diktaturës, që
shkruan në një dramë marroke se Shën Maria është një kuçkë - çfarë e lemerisi
elektoratin në Korçë dhe nuk e di se me çfarë do të përfaqësohet kjo parti në
atë qytet ku popullsia është prekur në sedër), apo kur opozita përpiqet të
kapet pas fijeve të kashtës gazetareske dhe nuk shkon në terren, apo të kërkojë
e të gjejë plot djem e vajza të reja brenda e jashtë Shqipërisë, të shkolluar në
perëndim deri dhe në Amerikë po qe nevoja, të cilët do të mund të sillnin
një frymë të re, një imazh të ri në politikë dhe në qeverisjen e këtij vendi ku
zotëron kaosi, jo vetëm politik por edhe ekonomik, siç po jep sinjale tronditëse
falimentimi i qendrës tregtare gjigande City Park, inaguruar me pompë
qeveritare jo më shumë se tre vjet më parë.
Por më shumë se për
opozitën më vjen keq se ka shumë njerëz që shpresojnë të ndryshojë gjendja, por
kur shohim se ju afrojnë ca fytyra të konsumuara deri në rraskapitje stresuese në
shtyp apo televizion, edhe ajo pak shpresë ju fashitet. Këtu kemi dhe një
problem tjetër madhor; e gjithë Media
shqiptare është zaptuar nga politika, pozita dhe opozita dhe nuk ka më asnjë
organ vërtet të pavarur, asnjë hapësirë lirie. Prandaj ikin gazetarët si
pelivanët nëpër sqetulla partish. Ne kështu po shkojmë drejt një politizimi të
shoqërisë deri në atë shkallë sa të humbasë mendimi i lirë dhe i pavarur, dhe si
në një lojë shahu gjithçka ta përcaktojnë shefat e partive. Demokracia kështu degradohet,
lind një strukturë sunduese e ngurtë e
gjithpërfshirese për t’i lënë vendin
despotizmit partiak që derivon edhe në atë shtetëror.
E fundit që desha të
them është thjesht një pyetje retorike: A
ka ndonjë mënyrë tjetër më dëshpëruese për
ta vrarë shpresën e për të shkuar drejt humbjes?!
Botuar në gazeta SOT, 5 shkurt 2013:
http://www.sot.com.al/opinione/po-vjen-alfred-peza