27 February 2007

Albert Camus- Nobel 1957- nga K.P.Traboini



Albert Camus (1913-1960)
Nobel 1957

"Te vrojtosh jeten si nje absurditet nuk eshte fundi, por fillimi"

Shkrimtari francez nobelist per letersi 1957, Albert Kamus, ka lindur me 7 nentor 1913 ne Mondovi te Algjerise, ne ate kohe koloni franceze, ne nje familje kolone franko algjeriane dhe ka vdekur aksidentalisht me 4 janar 1960. Nena ishte nga perberja spanjolle. Babai i tij Lucien, vdiq ne betejen e Marnes ne 1914 gjate luftes se pare boterore. Kamus kaloi femijerine ne kushte varferie. Ne vitin 1923 ai u pranua ne lice e ne vazhdim ne Universitetin e Algjerit. Semuret nga tuberkulozi ne vitin 1930 cfare e detyroi te nderprese veprimtarine sportive (ai ishte nje golshenues shume i mire i ekipit te futbollit universitar) dhe ti vazhdoje studimet me ore te reduktuara. Nderkohe bente pune te ndryshme. Mbaroi studimet universitare duke u diplomuar ne filozofi ne vitin 1935 dhe ne maj 1936 ai paraqiti tezen Platonizmi me te cilen fitoi diplomen e studimeve pasuniversitare.
Ne vitin 1934 ai futet ne Partine Komuniste Franceze, me teper i shqetesuar nga gjendja ne Spanje, qe do te rezultonte me lufte civile, se sa per te mbeshtetur doktrinen marksist leniniste. Ne vitin 1936 me kur u formua Partia Komuniste Algjeriane qe luftonte per pavaresi u afrua ne kete parti por me pas Kamus mori pjese ne veprimtarite e Partise Popullore Algjerane, cfare ngjalli reagime nga komunistet algjeriane te cilet e denoncuan si trockist.
Ne vitin 1934 u martua me Simone Hie mirepo kjo martese do te perfundonte shpejt ne ndarje per shkak te ajo ishte dhene pas morfines. Ne 1935 ai krijoi Theatrin e Levizshem", "Teatri i punetoreve".
Nje nga veprat dramatike me te rendesishme qe shkruan ne kete kohe Kamus eshte Kaligula (1938).
Bashkpunon ne disa gazeta e ne vitin 1940 martohet me Francine Faure. Me pas nisi te punoje per revisten e njohur Paris-Soir. Ne kete periudhe ai shfaqet si pacifist. Kur gjermanet e pushtuan Francen, Albert Kamus u gjend ne Paris. Me 19 dhjetor 1941 Kamus pa ekzekutimin e Gabriel Peri, cfare do ta revoltonte kunder gjermaneve. Bashke me nje pjese te stafit te gazetes Paris-Soir shkon ne Bordo.
Largohet nga Franca dhe vendoset ne Oran, Algjeri ne 1942.
Gjate luftes, Kamus mori pjese ne grupet e luftetareve te Rezistencen Franceze qe nxirrnin nje gazete ilegale me emrin "Combat". Ne 1943 ai caktohet editor i gazetes se rezistences dhe kur trupat aleate cliruan Francen, ai njoftonte per betejat e fundit ne token franceze. Ne vitin 1947 ai jep doreheqjen sepse gazeta "Combat" kthehet ne nje gazete tregtare. Ne kete gazete ai qe lidhur me Zhan Pol Sartrin.
Pas luftes Kamus behet antar i rrethit te Sartrit dhe frekuentonte kafen e famshme ku mblidheshin artistet "Flora" ne Bulevardin St.Germen ne Paris.
Kamus ben nje udhetim ne SHBA per te dhene leksione mbi ekzistencializmin. Nderkohe ai shpreh mospelqime per politiken e te majtes, kritikat e tij te forta per doktrinen komuniste nuk gjeti perkrahje ne radhet e partise komuniste franceze dhe ne te njeten kohe e ftohu edhe me Sartrin. Semundja e tuberkulozot ju kthye dhe ai jetoi i vecuar per dy vjet.
Merr njohje te menjehershme nderkombetare sapo boton " I huaji "(1946), Malarja (1947), Rebeli (1954) dhe Miti i Sizifit (1955).
"Rebeli" eshte nje analize filozofike e rebelimit dhe revolucionit cfare shpreh qarte largimin e tij te plote prej ideve te komunizmit. Ky liber zemeroi shume kolege te tij e bashkohes ne France dhe e ndau perfundimisht me Sartrin.
I depresuar prej ketyre mardhenieve e refuzimeve qe i bene, ai vazhdoi te merret me perkthimin pjeseve teatrale.
Kontributi me i madh i Kamus ne filozofi ka qene idea e absurdit, synimet e jetes nuk kane kuptim, qe ai i shpreh tek "Miti i Sizifit" ide qe i misheroi edhe ne vepra te tjera.
Disa kane mendimin se Kamus eshte me mire te cilesohet jo si ekzistencialist por si absurdist. Ne vitin 1950 Kamus i perkushtohet te drejtave njerezore. Ne 1952 jep doreheqjen nga puna per UNESCO-n, kur OKB e pranoi Spanjen si antare kur ishte ende nen udheheqjen e Frankos.
Ne 1953 eshte nder te paktet majtist qe kritikonte metodat Sovjetike per te thyer grevat e punetoreve ne Berlinin Lindor. Ne 1956 ai protestoi kunder metotave qe njejta qe u perdoren ne Hungari. Koseguent i pacifizmit te tij ai ishte ne opozite me cdo denim me vdekje kudo ne bote. Kur filloi lufta algjeriane per pavaresi, ne 1954, Albert Kamus u ndodh perpara dilemave.Gjate kesaj lufte ai u be mbrojtes i popullsise civile, cfare u kundershtua nga te dy palet ne konflikt. Ne prapaskene ai nisi te punoje ne menyre klandestine per te liruar te burgosurit algjerian te cilet mund te denoheshin me vdekje. Nga viti 1955 deri ne 1956 Kamus shkruante per "L'Express". Ne 1957 ai u nderua me cmimin Nobel ne letersi, zyrtarisht per shkrimet e tij kunder denimit me vdekje.
Kur ai foli para studenteve te Stokholmit, e mbrojti terheqjen e tij ne ceshtjen algjeriane, sepse ai ishte i shqetesuar se mos i ndodhte ndonje gje e keqe nenes se tij e cila vazhdonte te jetonte ne Algjeri. Menjehere djathtistet intelektuale ne France e shfrytezuan kete pohim si nje tjete pretekst per ta izoluar ate.
Kamus vdiq me 4 janar 1960 ne nje aksident automobilistik prane Sens, ne nje shesh te quajtur "Le Grand Frossard". Drejtuesi i makines ishte botuesi e miku i tij, Michel Gallimard, i cili gjithashtu vdiq ne kete aksident.
Albert Camus eshte varrosur ne Lourmarin Cemetery, Lourmarin,Vaucluse, Provence-Alpes-Cote-d'Azur, France.
Femijet e tij binjake, Catherine and Jean, kane te drejtat ekskluzive te veprave te tij.

Përgatiti
KOLEC TRABOINI, janar 2007