Gravurë që ilustron veprën historike të Barletit, turqit duke i vrarë e coptuar me hanxharë shqiptarët. |
Nga Kolec P. TRABOINI
Në kronikat osmane janë të vërteta e
pohuar nga vetë osmanët. Tmerr gjaku, krime kolektive të përbindshme, shfarosje
banorësh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrëmbimi i grave, vajzave e
fëmijëve për ti dërguar në Turqi si skllevër dhe rrafshime qytetesh. Asnjë
banor nuk mbeti i gjallë në qytetin kështjellë të Drishtit, Asnjë banor nuk shpëtoi
pa ju pre koka në Lezhë, nuk mbeti asnjë banor arbër në Elbasan, kush shpëtoi
prej shpatës turke iku nga sytë këmbët në male dhe tërë bregdeti shqiptar u
shua në ekzistencë.
Libri “Lufta Shqiptaro Turke në
shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400
faqe është një libër i madh tregon krime të përbindshme dhe gjenocidin që është
bërë mbi shqiptarët. Ky libër është botuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër
të 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Një tjetër libër i madh për historinë tonë është “Historia Skënderbeut” e Marin
Barletit i pandarë ky nga vepra tjetër e madhe “Rrethimi i Shkodrës”. Kur
flasim për krimet turke ndaj shqiptarëve në histori, nuk ka pse dalin disa dhe
bëjnë mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhën të bëjnë avokatinë e vrasësve,
se gjoja paskan vrarë se i ka urdhëruar sulltani.
Perandoria Turke ishte një organizim i
madh dhe vepronte si vepronte, përgjegjësia historike e krimeve nuk mund të
anashkalohet për asnjë arsye, nuk ka alibi të krimeve ndaj popujve, as duke na
thënë se kanë qenë ca vezirë e ca pashallarë me origjinë shqiptare e kjo të na
konsiderohet bashkëpunim. Kështu thonë vetëm armiqtë e Shqipërisë, apo ndonjë
qe është i ndërgjegjshëm se nuk ka gjak shqiptar në damar por gjak arab-turk,
se të jemi të qartë, Turqia ka sjellë jo pak muhaxhirë në këto troje. Lexoni
Faik Konicën për këtë. Vezirët nuk kanë shkuar si përfaqësues të shqiptarëve në
Stamboll , madje edhe kanë harruar fare se nga kanë qenë, kanë qenë ushtarë të
bindur të Turqisë dhe përfaqësojnë Turqinë e jo Shqipërinë në asnjë rrethanë.
Se sa e deshën Turqit Shqipërinë e shqiptarët lexoni për masakrën e Monastirit
më 26 gusht 1830, 185 vjet më parë, ku u vranë 500 krerë të Shqipërisë së jugut
të thirrur ne festë e në besë, “besë sulltanësh” që kullojnë veç gjak. Pasi i
vranë në të pa besë pra, u prenë kokat të cilat u dërguan në Stamboll ti shihte
Sulltani dhe trupat i lanë në shesh të hapur për ti shqyer qentë.
Këta janë pushtuesit me të cilët ne
paskemi bashkë qeverisur perandorinë siç thotë një historian tashmë i rrjedhur
sepse edhe në kohë të diktaturës bëri një libër duke e bërë Haxhi Qamil,
turkoshakun që kërkonte të sillte sërish babë Sulltanin, një hero. Ushtarakë
pushtuest turko-osmanë dalë me kokat e prera të shqiptarëve Historiani shqiptar
nga Kosova Hakif Bajrami ka sjellë një fakt tronditës për veprimet e pushtetit
osman në vitin 1910 në Kosovë. “Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë
më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë
ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë” përfundon
historiani. Ndaj ju që ndjeheni më turq se turqit, mos u përpiqni të thoni
gjëra që nuk guxojnë ti thonë as vetë turqit safi e jo më turq të sajuar si
puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e
pamohueshme.
Shkatërrimet që ka bërë Turqia në
Shqipëri nuk i ka bërë mbi asnjë popull tjetër në Evropë aq mizorisht, po krejt
ngjashëm me Armenët 1909-1918. Gjenocidi më i madh që njihet në Evropë është
shfarosja e shqiptarëve prej turqve pas vdekjes se Skënderbeut shekulli XV dhe
ky gjenocid duhet të njihet botërisht dhe të dënohet. Është e nevojshme të
sqarojmë edhe disa lojë fjalësh që bëjnë mbrojtësit e zellshëm të Turqisë duke
e konsideruar se nuk ka asnjë lidhje me Turqinë historike që këta e mbiquajnë
osmane. Vetë turqit në të gjitha analet e veta thonë Perandoria Turke, dhe
Europa po ashtu e cilësonte. Myslimanët shqiptarë, Stambolli i konsideronte
turq dhe jo osmanë.... Varianti me perandori osmane doli si një alibi për të
heq qafe përgjegjësinë historike të krimeve të përbindshme, se gjoja i kanë
bërë osmanet dhe nuk i kanë bërë turqit. Alibi mjerane. Veç të lexoni krimet e
përbindshme turke mbi shqiptaret.
Jo vetëm ne vrasjet e përditshme por
vetë Sulltani kishte ndërmarrë dy fushata të mëdha për shfarosjen e “racës së
keqe të shqiptarëve” kur njerëz me të pistë se hordhitë e Anadollit nuk kish
parë historia e Evropës. Në këto fushata vranë çfarë gjetën, gratë e fëmijët i
dërguan në Stamboll si robër, një e pesta e femrave i dërgohej Sulltanit mizor
ndërsa katër të pestat i merrnin ushtarët dhe i përdhunonin. Vetë historiani
turq përshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorëzimit dhe si i
vranë të gjithë shqiptarët qe arrinin ti kapnin. Shqipëria u kthye ne një
thertore. Historianet turq i pohonin vetë ato masakra dhe shkruanin se
shqiptarët, vajza e djem ishin të bukur si yje.
Pra sot nuk kemi asnjë dokument asnjë
artefakt nga kohë e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithçka, madje
mbasi e nëpër qytete nuk mbeti asnjë shqiptar i gjallë, shkruajnë kronikanët,
prunë popullsi myslimane nga Anadolli. Ndaj na dalin aty këtu ca kopilë
Anadolli që i dhunojnë edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës në Tiranë
e Mitrovicë. Është krejt e arsyeshme të mendohet se, siç përshkruajnë
kronikanët e asaj kohe, këta marrokë-harrokë janë pjella të hordhive pushtuese
dhe nuk e ndjejnë veten aspak shqiptar. Tani se si në Kosovë shkojnë e i bëjnë
lutje për shpirtin katrani të zi si Sulltan Murati, këtë veç mendjet e mykura
të njerëzve të ngecur në errësirën mesjetare mund ta dinë.
Po le të lexojmë dëshmitë historike:
“Për të pafetë meshkuj të rritur u dha
urdhri që ti jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin
kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar
dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur
ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për
shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si
lumi Amur-Darja”.
Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu
(“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte
historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të
Shqipërisë.
Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se:
“Me urdhër të Padishahut u vra pa
mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët
u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre
kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua
e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194.
Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te
II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen
edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti.
“Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën
dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës , disave prej tyre ua
preu kokat, ndërsa disa të tjerë i cau në dysh. . të gjithë të tjerët urdhëroi
dhe i shkuan në shpatë para tij.
Po aty f.112 Kronisti bizantin i kalif
Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se:
“Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen,
se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit
dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga
shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.”
I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u
largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e
Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të
larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet
“Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin.
Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ”
Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm.
Shkodër. Viti 1478. Kështjella e
Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por
mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan
Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër
taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton
kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell
përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në
mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan
Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i
detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk
epeshin.
Më vonë qyteti dorëzohet sipas një
traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt
Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të
ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Në përshkrimin e skenave makabër që bënë
turqit në Lezhë e Shëngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502:
“Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në
zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës,
notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si
flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë...”
Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478
në pushtimin e Krujës:
“Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj!
Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i
Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall
nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke
e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për
shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve
dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të
shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i
vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit.
Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i
kambanave dhe prishja e ligjeve...”
Tërë këto travaje i ka hequr populli
ynë. Ishim trashëgimtarët e Ilirëve, me troje që nga Danubi e deri pranë
brigjeve të Peloponezit, historia u tregua e ashpër, kaluan shumë pushtues
njeri me i egër se tjetri në këto troje. Aq shumë e mizorisht na vranë për të
na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjë duke u rrudhur e duke u zhdukur deri
sa mbetëm në një pëllëmbë tokë në brigjet e Adriatikut. Këto janë të vërteta që
nuk mund ti harrojmë. Konjukturat e sotme, marrëdhëniet e mira dhe paqësore,
dëshira për mirëkuptim me të tjerët, qofshin dhe partnerë strategjikë, nuk
duhet të na pengojë apo ndalojë që ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur,
se në fund të fundit është histori, është dinjitet dhe identitet, është mësim
për të mbijetuar si komb dhe për të fituar atë çfarë e kemi humbur në histori,
bashkimin kombëtar.
Në librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnë dëshmi të panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë. Këtu më poshtë janë të plotë kapitujt për Shqipërinë, si shfaqet areali shqiptar në sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.
"Fushata e sundimtarit Baba i
Pushtimit në rojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe
ndërtimi i fortesës së Elbasanit. Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë
(1466), kur në mes të kuvendit të lëndinës lauresha psalter me zë melodioz
vargun: “E vështro në gjurmët e mëshirës së Zotit, si Ai i jep jetë tokës së
vdekur (Kurani 30:50)”, pas shpalljes së nisjes së luftës kundër Shqipërisë,
çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën. Flamujt-emblema të pushtimit – u vunë në
lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre
mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët –
të prirë prej fitores – për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të
mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u
derdhën mbi Shqipëri. Aradhe të tilla secila me një mijë luftëtarë. Ku secili
nga këta guximtarë, sa një mijë heronj vlen. Kasneci i gjendjes bëri të
mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit:
“O milingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju
shkelë Solomoni me trupat e tij!”
Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e
të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u
strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bënë
gjithë ç ‘munden për t’u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre
për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por
luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës hyjnore të
luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në
të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej
rrafshinë e lehtë “ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi
(Kurani20:107)”.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit
pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të
frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje
hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të
tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për
vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë
kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej,
do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot,
në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. Veç kësaj, buaj me lëkurë “në
ngjyrë të verdhë të ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)” mund t’i blije për
tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se dy aspra shitej një dash përçor i
kopesë që është bërë gati për t’iu flijuar Zotit.
Çdo çadër ishte e mbushur përplot me
plaçkë të rrëmbyer. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë
të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar
meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit
me një të rënë të shpatës, – fap-fap – i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz
që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që
derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në
tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta,
lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin kodra.
Prej gjakut të derdhur, rrafshina të
gjera tani ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtë, që bashkë me
Sirdarjen formonin Transoksianën, territor që sot përkon pjesërisht me
Uzebkistanin.Aludohet për ujërat e bollshme të këtij lumi) që rridhte. Pas tërë
këtij shkatërrimi, u mor vendimi i mëposhtëm: në fushën e Jundit që është
kërthiza e atij vendi, do të ndërtohej një fortesë e pathyeshme. Sakaq
mëkëmbësit fisnikë, hodhën themelet e një fortese të qëndrueshme katërkëndëshe,
siç qenë urdhëruar, dhe brenda një kohe të shkurtër e kryen ndërtimin.
Katërkëndëshi në është thënë të jetë me ogurzeza formë, s’ka dyshim se do të
ketë qene e tillë për të pafetë. Në pastë diçka që të përqaset me yllin e
Shahut te gjithësisë, s’ ka dyshim se kjo është më e mbara e formave. Një
kështjellë që s’mund te dallohet prej reve, kullë e saj është mur a re e zezë?
Ai vend ishte i rrethuar nga të gjitha
anët me male të pakalueshme e gryka, por të pafetë që jetonin në ato lartësi
s’bënin dot pa fushën ku rrjedh uji i bollshëm dhe ku tokat e bukës janë
pjellore e të pasura. Meqë mes njerëzve u përhap fjala dhe zuri vend bindja se
ishte një tokë pjellore, aty u dynd nga të katër anët ku ndodhej popullsia
islame. Emrin ia vunë Elbasan, që i përshtatej natyrës së tij (Është fjala për
një lojë të mundshme fjalësh mes emrit të fortesës dhe shprehjes “el basan”, që
mund të përkthehet me shprehjen “të vësh dorën në zjarr”. Ende sot ai vendi
është kaq i lulëzuar saqë të kujton gjurmë e një udhëtimi në Shtëpinë e
Parajsës dhe vazhdon akoma të rritet. U dyfishoftë rritja e tij! Pasi u krye
ndërtimi i fortesës, Sulltani emëroi një komandant me nam dhe la aty roja të
përkushtuar gjer në vdekje. Ajo iu bashkëngjit sanxhakut të Ohrit dhe iu besua
sanxhakbeut të tij. Atëherë sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues në
Edrene, kryeqytet i Sulltanatit."
Në shtypin shqiptar gjejmë fakte
historike që tregojnë masakrat e gjenocidin e hordhive turko-osmane mbi
shqiptarët: Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen
e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.
Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të
tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin,
me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish.
Ndërsa prijësi serb, Millosh Obrenoviqi,
një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe
ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë
Osmane. Millosh Obrenoviqi vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën
e të cilit ua dorëzoi turqve. Shqiptarët sot do të ishin popullsia e kombi me
rreth 50 milion banorë, sa kombet më të mëdha të Europës. Por në pesë shekuj
histori të tilla vrastare, llogaritën miliona shqiptare të masakruar, popullsia
arbërore që ishte më e madhja në Ballkan prej këtij gjenocidit shfarosës u
katandis që të zvogëlohej tragjikisht, edhe popullsi edhe si troje, e të dilte
e fundit nga zgjedha e egër e turko-osmanëve.
Më poshtë po sjellim një kronologji
ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve
turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut të shquar italian
Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136:
1423, Shqiptarët e Moresë çohen në
kryengritje kundër turqëve.
1432, kryengritja antiturke e udhëhequr
nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehëqur
nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit
në luftërat antiturke.
1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II
mbarë Arbëria ngrihet në kryengritje.
1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon
Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmën e
Venedikut.
1536, shqiptarët çohen në kryengritje të
ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundër
turqve në prag të shpërthimit të betejës së
Lepantos. Ibrahim Begolli,
sundimtari i Pejës çohet peshë kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët
shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mihail të
Rumanisë.
1593-1596, kryengritje të mëdha
antiturke në Shqipëri.
1596, kryengritja antiturke e
himariotëve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen në
kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke në
Kosovë.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në
luftë kundra turqve. Shekulli XVIII, Shqipëria
është një vatër kryengritjesh të
pandërprera
1737, ushtria austriake hyn në Kosovë,
popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqve.
1740-1830, kryengritje të pandërprera
antiturke nga shqiptarët.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë
turke të nisur kundër tij.
1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut
dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe
malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman
Pasha.
1837, kryengritje antiturke në
Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren
që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën
të largohet.
1843, kryengritje shqiptare në Shkup,
Prishtinë e Tetovë.
1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.
1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut,
sidomos në Berat e Gjirokastër.
1849, kryengritja antiturke e
malësorëve. 1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.
1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë
kundër reformave të shpalluna nga Sulltani.
1870, Një Batalion elite me shqiptarë në
krah të Caresësh Ruse, kundër Perandorisë
Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit,
Labërisë dhe Çamërisë.
1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë
turke të vendit.
1893, kryengritje e shqiptarëve kundër
turqve.
1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve.
Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë.
1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë
e Jugut.
1909, kryengritja kundër turqve të rinj.
1911, kryengritja e malësorëve në
Shqipërinë e Veriut.
1912, kryengritja e Përgjithshme në
Kosovë. Kryengritës shqiptarë të varur prej
pushtuesve turko-osmanë
Varja e shqiptarëve të Kosovës nga turqit para pavarësisë.