26 May 2015

Kush e zbuloi Eliza Dushkun? - nga Kolec Traboini

KUSH E ZBULOI ELIZA DUSHKUN?

 Nga Kolec TRABOINI

16 vjet më parë në mars 1999, pas një kërkimi të gjatë nxitur nga fëmijët e mi Denisa e Donald në Boston që e pelqenin shumë një aktore fare të re me emrin Eliza Dushku, rash në gjurmët e saj, nëpërmjet një interviste që i kishte dhënë një gazete të vogël me lajme për filmat dhe artistët në Kalifornia. Gazetarja e gjeti tek shihte lajmet në TV dhe ishte shumë e trishtuar, kur e pyeti, Eliza i tha: pikëllohem kur shoh këta fëmijë shqiptarë të përlotur që i dëbojnë nga Kosova, më duket se jam edhe unë aty me ata sepse edhe unë jam shqiptare.Eliza ishte atëherë 18 vjeç, ishte prilli i vitit 1999 kur në Kosovë dëbohej një popull, vritej masivisht dhe kështu faqe botës po kryhej një gjenocid mbi shqiptarët. Kjo më dha shtysë në kërkim të familjes së saj në Boston. E fillova me numeratorët telefonikë dhe pas shumë peripecish se kishte shumë familje Dushku në Boston, bisedova me kushurirën e saj Georgian (Jorgjica) Dushku, e cila më dha adresen e babait të Elizës Filip Dushku, të cilin e takova në West Roxbury në rrugën Spring Street. Nga ai mësova shumë për jetën e familjes dhe tërë fisit, se ishin fis i madh që nga Bostoni në Kalifornia e më gjërë. Shkrimin tim për Elizën e botova atë kohë tek "Lajmëtari i Bostonit" një broshurë informative që nxirrja në Boston ndërkohë e dërgova në internet me 9 shtator 2000. Është marrë nga redaktori Flori Slatina dhe është botuar në gazetën 55 Nr. 216, 12 shtator, 2000. Po kështu e kam dërguar për revisten “Klan”, e cila e ka botuar në shtator 2000.
Kësisoj pamëdyshje, publiku shqiptar ka mësuar për këtë vajzë shqiptare në Hollivud më 12 shtator 2000 kur ajo ende nuk i kishte të njëzetat. Çdo obsion tjetër i artikuluar jo kështu e jo ashtu, e dija unë e s’e dije ti, nuk është i vërtetë.
Mirëpo jo të gjitha faktet që mbledh gazetari shkruhen në gazeta, ka dhe një fakt që nuk e kam publikuar asnjëherë. Dua ta them për ata që janë kurjozë për jetë artistësh, ka edhe një tjeter Eliza Dushku...Cila do thoni ju. Epo si ta kesh dhënë lajmin e ri të gjithë më pas thonë e dinim. Si historia me Elizën e madhe që thonë se jo e zbuloi ky e jo e zbuloi ai....Po jua them juve, e mos ua thoni gazetarëve kopjativ... Simbas bisedave me babanë e Elizës, Filip Dushku, banues në Dedham, Eliza Dushku nr. 2 është mbesokja e Elizës së Hollivudit dhe ajo e do çmëndurisht mbesën e vet. Po u sjellim edhe shkrimin e botuar për herë të parë në Shqipëri kur askush nuk e dinte se Eliza Dushku ishte shqiptare. Por edhe pak daneze është sigurisht (nga nëna), dhe emrin e ka të dubluar, Eliza Patricia Dushku. Mos më thoni se edhe këtë e dinit, se këtë ma ka thënë babai i saj Filipi kur pinim një kafe në Boston në një bisedë si shqiptari me shqiptarin. E për ta mbyllur do të thosha se Elizen nuk e zbulova unë, unë thjeshtë qëmtova, por as ata që e morën situatën në dorë më pas, sepse zbulimin e kishin bërë më parë fëmijët e përlotur të Kosoves. Jam dëshmitar i gjallë se ata e vetëm ata, fëmijët e Kosovës martire e zbuluan Eliza Dushkun, madje e bënë edhe të lotonte më 23 prill të vitit 1999. Dhe që atëherë nuk e kemi parë më të qajë Elizen shqiptare të Hollivudit.

26 maj 2015
 Nate Dushku aktor ne Hollivud, vellai i Eliza Dushkut, dhe Kolec Traboini.

ELIZA SHQIPTARE E HOLLIVUDIT 

Eliza Dushku, njëzetvjeçarja amerikane me baba shqiptar, është sot aktorja-idhull për adoleshentët amerikanë. Vajza e famshme në Hollivud që ka intepretuar përkrah aktorëve të mëdhenj, Roberto Deniros, Shvarcenegerit, dhe Leonardo Dicaprios, është krejt e panjohur në Shqipëri.

 Shkruar nga Kolec TRABOINI  

( Shkrimi i parë i botuar për Eliza Dushkun në Shqipëri, shtator 2000) 
Shumë adhurues të saj, u befasuan kur idhulli i tyre, aktorja njëzetvjeçare Eliza Dushku,u shpreh se ishte me  origjinë shqiptare. Vetëm një vit më pare kur Kosova digjej nën flakët e luftës, perveç aktoreve të njohur me origjinë shqiptare në Hollivud, si Xhejms Belushi, Bekim Fehmiu, për herë të parë foli edhe një bukuroshe e njohur ne Los Anxhelos. Ishte sidomos e preferuara e adoleshentëve amerikanë në një serial televiziv shumë të sukseshem në Amerikë. Por atëkohë, Eliza Dushku, aktorja amerikane, me baba shqiptar dhe nënë daneze, e mbyllur në shtëpinë e saj, jetonte me dhimbjen e Kosovës. "Une nuk e di se çfare ndjej në këtë gjendje, kur shoh lajmet në televizion. Shoh refugjatët shqiptarë që dynden nëpër trena dhe atje më duket sikur shoh edhe vëllezërit e mi. Ndjej sikur jam duke parë familjen time, dhe kjo është shumë tronditëse". Deri atëhere jeta e Eliza Dushkut, ishte ajo e një vajze me fat, që pa mbushur të njëzetat, rendiste pas vetes një karrierë të gjatë e të sukseshme dhe role që e kanë çuar përkrah aktorëve më të famshëm të Hollivudit. Eliza Patricia Dushku ka lindur ne 30 Dhjetor vitin 1980 në qytetin e Bostonit, Massachusetts,USA. Prindërit e saj janë të dy të prejardhur nga Europa. Babai i saj Filip Dushku  është shqiptar siç e deklaronte vete në një intervistë në shtyp kur prekte ngjarjet e Kosovës vitin e kaluar, ndërsa e ëma është daneze. Vajza me fat, e ka ndjerë se kish lindur për ekran, që kur ish ende fëmijë. Atëherë kur ishte vetëm 10 vjeç dhe nxënësja e talentuar e një shkolle baleti, Eliza Dushku, fiton çmim si një talent i rrallë që kish të dhëna për star i së ardhmes ne skenë. Shfaqja titullohej "Ajo natë" (That Night) ku luante bashkë me Juliette Leëis dhe C. Thomas Howell. Natën e marrjes së çmimit, vajza dhjetvjeçare, nga gëzimi vallzonte trotuareve të Bostonit dhe sheshet para lokaleve të bregut të detit. Pak muaj më vonë Eliza shfaqet në një film tjetër për adoleshentët me titull "This Boy's Life". Aktori kryesor ishte DiCaprio (që më pas do të loste në Titanik). Në moshën 11 vjeç i ofrojnë rol në një film depresiv rreth abuzimeve, që siç thotë vetë Eliza "ishte një film i madh dhe shumë realist", mirëpo nëna e saj ishte shumë e shqetësuar sepse kishte frikë mbi efektet negative që do të kishte për të ardhmen e Elizës, e cila ishte akoma fëmijë. E megjithatë Eliza e përballoi me shumë sukses rolin e saj si bija e braktisur e Roberto de Niros që në këtë film loste rolin e një njerku sadist që nuk çante kokën për familjen e tij." Kam luajtur si bija e shumë njerëzve në filma, duke filluar si e bija e De Niros,bija e Schwarzenegger, bija e Paul Reiser's,si dhe e motra e Leonardo Di Caprios."   E rëndësishme për Elizën e vogël, ishte përvoja e saj në filmat e parë ku luante përkrah aktoreve më të shquar të Hollivudit. Ne vitin 1994 , kur ishte vetem 14 vjeç pra, shfaqet në një tjetër film shumë të famshëm. Është  fjala për filmin "True Lies", ku luan përkrah aktorëve Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis,  Tom Arnold, Bill Paxton and Tia Carrera. Regjisori i filmit është  po ai që një vit më parë do të merrte 11 Çmime Oscar për filmin "Titanik", i famshmi Xhejms Kamerun. "True Lies" është një nga  filmat e mi më të preferuar" thotë Eliza. James Cameron është një gjeni. Ai rregullisht më dërgon dhuratë për ditëlindje dhe krishtlindje. E njëjta gjë edhe me Arnold (Schwarzenegger). Pas "True Lies" zëri i butë i Elizës u dëgjua kur ajo luante Emman in "Bye Bye, Love,". Një komedi dramatike me Mattheë Modine, Randy Quaid, Janeane Garofalo and Paul Reiser. "Bye Bye, Love", ishte për Elizën roli i dytë i madh në moshën e fëmijërisë. Në 1996, gjashtëmbëdhjetvjeçarja, luan me aktorë të tjere të shquar te Hollivudit si Halle Berry, James Belushi dhe Casey Affleck ne "Race The Sun", që ka në subjektt një grup të rinjesh nga Haëai që  krijojnë një makinë me energji diellore dhe përshkojnë  Australinë në një garë shpejtësie. "The Hollywood Reporter" në  gusht 1999, shkruan për Elizen  dhe filmin e saj më të ri televiziv "Buffy the Vampire Slayer": " Eliza Dushku, që luan shoqen e ndershme dhe besnike ne "Buffy the Vampire Slayer" është pjesë e Shpëtimit të  Shpirtit, një dramë e realizuar nga kompania e prodhimit  të filmit "Artisan Entertainment". Dushku luan shoqen më të ngushtë të vajzës (Melissa Sage Miller) e cila ka humbur koshiencën dhe është  shtruar  në spital pas një aksidenti automobilistik. Ankthet dhe halucinacionet e shqetësojnë karakterin e  vajzës Miller , e cila beson se ajo drejtonte automjetin kur  boyfriendi i saj është vrarë. Ndërsa shoqja e saj( Eliza) i rri gjithmonë pranë dhe bën përpjekje të jashtëzakoneshme  për ta shpëtuar shoqen e vet nga makthet. Në një intervistë në " Daily Radar", pyetjes se si e ndjen veten rreth rolit tuaj si Ndeshmëria, Eliza ju përgjegj : Ndershmëria  është një rol shumë i mirë per tu kthyer prap në skenat e Hollyëood . Rolet e vajzave të këqija nuk i shkojnë shumë natyrshëm  Elizës. Për një skenë filmi me seks që ajo kishte luajtur, gjyshja e saj( me sa duket nga ana e babait, pra gjyshja shqiptare), ja kishte refuzuar të gjitha telefonatat për dy javë rrjesht. "Mbaj mend,- kujton Eliza,-" kushurirën time të vogël kur të gjithë ishin të përqëndruar në shfaqjen e filmit,  në mes tyre dhe babai i saj. Në mes të skenës ajo fiku  televizorin, kështu kur ajo shkoi të nesërmen neëshkolle, ishte i vetmi fëmijë që nuk e kishte parë filmin deri në fund-  ndërkohë që të gjithë i thonin "Kushurira jote bënte sex në film"  dhe të gjithë e poshtronin". Ndershmëria është e vetmuar, me një sfond të mjeruar por që nuk  ka të bëjë me  personalitetin e Eliza Dushkut. Në letrat e saj ajo shkruan: "Luksi për mua nuk ka të bëjë me jetën time. Unë kam patur  një rritje shumë, shumë të mirë në familje, ku kishim harmoni dhe disiplinë. Me ndershmëri, ajo( nëna) asnjëherë  nuk thoshte çfare ishte e drejtë e çfare ishte e shtrembër". Se çfare do të jete e ardhmja e saj, Eliza nuk e paragjykon.  Ajo jeton në një apartament në Los Angeles bashkë me të  voglin e vëllezërve të saj Nate, ( Nathanail) (ajo ka tre vellezer), që edhe ai është  një aktor. Në përshkrimet e saj Eliza Dushku flet me krenari për  nënën e saj, profesore kolegji ne Boston, që ka influencuar  më së shumti në jeten e saj. "Ajo ka besim në vetvehte, ajo është një zonjë e qetë", thotë  Eliza për nënën e saj që në atë kohë ishte në Rumani për  disa muaj për të shkruar një libër për gjendjen atje. ''Unë ndjehem plot dritë kur shkoj në familjen time ku ne  e duam njëri-tjetrin aq shumë." Vëllai i saj më i madh është ne Peace Corps në America  Qëndrore, dhe siç thotë Eliza për të ," ai shpëtoj jetë njerëzish.  Ai është 26 vjeç dhe transporton foshnjat në zonat e e banuara xhunglës" Eliza Dushku gjatë ditëve të ngjarjeve tragjike në Kosovë,  shkruhet në "Another Universe" më 23 prill 1999, është  mbyllur në shtëpinë e saj dhe jeton me dhimbjen e njerëzve aq më  tepër se ajo është me prindër shqiptar e daneze. "Ëshë e rëndë për të gjithë kjo luftë....Unë nuk e di se  çfarë ndjej në këtë gjendje. Unë shoh lajmet në televiozion.  Unë shoh refugjatët shqiptarë që dynden nëpër trena dhe  atje më duket sikur shoh edhe vllëzerit e mi. Ndjej sikur jam  duke parë familjen time, dhe kjo është shumë tronditëse". Kur e pyetën Elizën se a është ajo modeli i Ndershmërisë,  rol të cilin e ka në film, ajo u përgjigj, se nuk i pëlqente ta  konsideronin si simbol i një roli apo model. "Unë jam  vetëm 18 vjeç, shpjegon ajo. Ajo që thoni ju më duket një  budallallëk. Une jam krenare se jam një person i mirë dhe nuk jam një injorante.Unë kam një familje shumë të mirë që më ka ngritur mua. Unë jam krenare për këtë." Në të gjitha shkrimet apo intervistat e Elizës nuk kemi  konstatuar të thotë qoftë dhe një fjalë të vetme për babain  e vet shqiptar. Edhe citimi i gjyshes së saj dhe kushurirës  së vogël "fanatike", çfarë të krijon përshtypjen se janë  shqiptarë, nga intervista nuk arrin të kuptohet saktësisht  se, se cilës degë të familjes së aktores i përkasin. Edhe njoftimi që kemi bërë vitin e kaluar në Buletinin Shqiptar të Bostonit, me kërkesën që kush ka njohje nga Komuniteti  Shqiptar për familjen e Elizës të na dërgojë të dhëna, nuk ka  patur kurrfarë përgjigje. Natyrisht kërkimet do të vazhdojnë në  të ardhmen e ndoshta ndonjë rast fatlum do të mund të na  njohë me të afërmit shqiptarë të artistes Eliza Dushku, "një Star  që po lind" siç shkruan për të revista amerikane "Cosmogirl" f. 29 , tetor 2000. dhe që është bërë aq e dashur për të rinjtë amerikanë si dhe ata shqiptarë që jetojnë e studiojnë në SHBA.

 Boston, 9 shtator 2000

 Botuar në "Lajmëtari i Bostonit", shtator 2000, në revistën “Klan”, shtator, Tirane  2000 si dhe në gazetën, 55. - Nr. 216, 12 shtator, 2000.
____________________________________
Disa filma dhe emrat e personazheve qe luan Eliza Dushku:
1- "Soul Survivors" (shfaqja rreth shtatorit 2000)
2- "Buffy the Vampire Slayer" (serial TV)1999
3- "Bring It On" ( shtator 2000)... as Missy Patone
4. "Race the Sun" (1996).... Cindy Johnson
5. "Bye Bye, Love (1995) .... Emma
6. "Journey (1995) (TV) .... Cat
7. "True Lies (1994) ....Dana Tasker ( regjisor: James Cameron)
8. "Fishing with George (1994)
9. "This Boy's Life (1993) .... Pearl
10. "That Night (1992) . ... Alice Bloom
... aka "One Hot Summer" (1992)

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
 Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 

Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit

Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... 
  Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini 
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

16 May 2015

Analistët e Prishtinës dhe "Konspiracioni" Kumanova- nga Kolec Traboini

ANALISTËT E PRISHTINËS DHE "KONSPIRACIONI" KUMANOVA 
Të gjithë zogjtë  kanë të drejtë të këndojnë,... mjerisht edhe qyqet!

 Nga KOLEC TRABOINI

Ata që i stigmatizuan komandantët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , të cilët u vranë në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj 2015, të rrethuar dhe në përleshje mbrojtëse të trojeve shqiptare, ( se Kumanova është shqiptare e jo sllave), më vinë kësisoj si të ishin zëra kukuvajkash qaramane në pranverë që duan ta lëshojnë ndonjë vezë ndokund dhe për këtë kanë gjetur faqet e gazetave dhe televizioneve. Kur të keni lexuar shkrimet e Enver Robellit tek "Koha ditore" do të kuptoni edhe konkluzionet mbi konspiracionin e Kumanovës 2015 të Xhemal Ahmetit (përndryshe Jon Leka) tek “Tetova sot”. Njësoj thuaj gjithë analistët e Prishtinës thua se e shohin Kumanovën nga Prishtina me të njëjtën tejqyrë. Gjithçka është konspiracion gjigand i armikut. Sipas këtyre( por edhe Emin Azemit në Shkup që shkon më larg duke shkruar: “njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë), pra ne shqiptarët nuk bëjmë asgjë, as luftë e as trimëri, veç kokrisje dhe armiku na lëviz me konspiracione si gurë shahu në histori. Kështu shkruanin ca mediatikë në 1998 për UÇK, po kështu në 2001 për ngjarjet në Maqedoni. Këta mediatiket e Kosovës mbështetur edhe nga Shkupi e bëjnë edhe priftin me barrë. Gjithçka që bëjnë shqiptarët ua veshin të huajve, si puna e Dronit në stadium të Beogradit (u bashkuam edhe ca mediatike nga Shqipëria për këtë përrallën me dron ballisti), një mendim skematik gati primitiv gëlon kuintave mediatike. Kështu na thonin në kohën e monizmit e diktaturës.Të gjitha gurët i luan armiku. Të gjitha fajet i ka armiku. Këta mediatikët tanë nuk të lënë as të jesh atdhetar, as të vdesësh për atdhe e për komb - i shërben të huajve thonë. Konspiracione gazetash, sallatë radiosh, televizionesh tregti e paskrupullt lajmesh nga më të çuditshmet. Sikur armiku qënka aq i zgjuar sa na përdor të gjithëve, ndërkohë që na del në media që po ky armik është aq qullac e mediokër sa mund ti vriten deri në 8 policë të armatosur deri në dhëmbë, apo, vini vesh o milet, mund ti ikësh me duar lidhur me pranga siç bëri ai Sulejman Osmani, e të prrallisësh në media se si e qysh ua drodhe pasi u tregove depon e armëve diku në gji të kodrave apo rrezë maleve në fshatin Malinë. Ngjarja në të vërtetë është e thjeshtë e këta kot e ndërlikojnë me konspiracione ndërkombtare sikur gjithë bota merret me ne dhe se nuk kanë punë tjetër. Këtu është kërthiza. . Nuk besoj e ka sajuar shërbimi sekret i ndonjë shteti dërgimin e atdhetarëve shqiptar në Kumanovë, por në nisiativën e tyre për të gjallëruar rezistencën kundër shtypjes që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Apo këta analistë mendojnë se shqiptarët në Maqedoni jetojnë në lumturi përrallore sa të mos kundërshtojnë e të mos kërkojnë liri. Pra grupi është dekonspiruar( Ali Ahmeti i ka ditur lëvizjet e tyre mirëfilli dhe ishte aleat në qeveri me Nikoll Gruevskin. Kishte edhe njohje të afërt dhe komunikim me pjesëtarët e grupit te UÇK), kësisoj nuk ka qenë vështirë që shërbimi sekret maqedonas ta ketë përgjuar që në zanafillë veprimtarinë e tyre, si puna e zbulimit të një bombe të fshehur dhe kur ta dish ku është e pëlcet kur të duash. Po kjo nuk do të thotë se e vure bombën ti i policisë, por se e manipulon kur ta zbulosh kur e si të duash pa e ditur ai që e ka vënë atë. Këta kur shkruajnë kështu, as e kanë në konsideratë se ka edhe njerëz atdhetarë, të thjeshtë, që sakrifikojnë për atdheun si djali i Dukagjinit trimi Begë Rizaj, të cilin nuk mund ta njollos asnjë gazetë apo bisedë televizive mediokre, sepse si atdhetar e njeri të mirë, besnik, e familjar njeh mbarë Kosova, pjesëtar në tre lufta kombëtare në rradhët e UÇK. Dhe të gjithë këta djem që ranë duke luftuar si heronj të vërtetë i konsiderojnë se punonin për shërbimet sekrete. Punët atdhetare nuk mund ti bëjnë njerëzit disfatistë. Punët atdhetare i bëjnë ata që kanë vizion, plus kurajo për të realizuar idealet e veta edhe duke sakrifikuar. Zbythës kemi pasur shumë në histori, por tashmë ështe koha për të ecur përpara. Dhe popujt i kanë çuar përpara idealistët kombëtare e jo fshatarët pashkollë që kanë rolin e tyre por jo vizionin udhëheqës, prandaj mos na thoni se a duan fshatarët a qytetarët të formësojnë një komb, aq më tepër kombet nuk ndërgjegjësohen e formësohen me plebishite. Se përrallisje pseudo intelektuale në Prishtinë tashmë janë kthyer në humor banal barcaletash mbi krijimin e kombit kosovar. Dhe e quajnë veten intelektualë ata që sajojnë të tilla kukulla prej lecke me të cilat losin në opinionin publik. Jo veç ata që shpik-shpifin kombin kosovar, por edhe këta analistë me këto konkluzione habitore që Kumanovën e bëri armiku e jo shqiptarët atdhetarë anipse të tradhetuar, na fyejnë inteligjencën. Përfundimisht mund të thuhet se Prishtina nuk ka analistë që mund tu besohet. Janë më tepër fantazistë dhe me prirje sajime misteresh si në romanet policore. Edhe kur shfaqet Baton Haxhiu në Tiranë ndjeksit e ekranit të vogël më së shumti qeshin anipse është jo pak për të qarë. Por gjithësesi, është më se e qartë se këndej nga Tirana opinioni publik nuk mund ta hajë fort lehtë sapunin e Prishtinës për djathë. Ata që u vranë nuk ishin as kolonë e pestë e as e pesëmbëdhjetë siç paragjykohen në disa koka dyshuese në gjithçka, por luftëtarë që e donin Shqipërinë e pjesë e grupimit për realizimin e Bashkimit Kombëtar. Përmendem vetëm një emër Beg Rizaj, që udhëhoqi qëndresën duke marrë me sy edhe vdekjen, emri i tij thotë gjithçka, nuk ka burrë që mund të njollosë atë hero prandaj të mos ngutemi. A ka tradhti në këtë histori ku humbën jetën 10 luftëtarë shqiptarë dhe 8 policë sllavo-maqedonë? Sigurisht, tradhtar ka pas mbas shpine edhe Gjergj Kastrioti, por historia e tij është lavdi. Duhet ti japim gjithkujt atë që i takon. Bashkimin Kombëtar e duam të gjithë mos vallë bash për këtë edhe ne jemi pjesë konspiracionesh. Nuk besoj. Ata u detyruan të luftonin. Nuk e nisën sulmin luftëtarët e UÇK-së. Ata u mbrojtën kur kishin përballë një policie të armatosur gjer në dhëmbë, te motorizuar, e që përdori armatim të rënde sikur të ishte në një front të hapur e jo në një qytet. Kemi një dhunë të shfrenuar ushqyer nga racizmi dhe shovinizmi në këtë masakrim që i bëri qytetit të Kumanovës qeveria Gruevski. Djemt e UÇK, në qëndresën e tyre mbrojtëse padyshim janë heronjtë tanë. Kanë lënë fëmijë jetimë, kanë dhënë jetën, a e dini çfarë do të thotë kjo? Çfarë tjetër duhet të japësh për të qënë një dëshmor i Atdheut? E ky nihilizëm për të mos i pranuar trimat si luftëtarë kombëtarë por thjeshte si konspiratorë është për tu parë me kujdes pse ndodh tek ne ajo çfarë nuk ndodh ndër popujt e tjerë. Aq më tepër se nuk ka ngjarje në jetën tonë, nuk ka atdhetar që ka bërë trimëri që të mos i nxjerrin bishta, që të mos e përdhosim figurën e tij me gjoja ca mendime tona gjeniale e duke vënë në dyshim gjithçka. As pikë respekti për djemt shqiptarë që bien për një ideal kombëtar dhe fjala e parë dhe e fundit e nihilistëve është se ata ishin të manipuluar nga armiqtë për ti prishur qetësinë botës. Na ruaj Zot. E neveritshme. Po na e pështirosin çdo gjë që lexojmë me këto fantazmagori konspiracionesh që janë të denja për një çmendi... Por...mund të ndodh edhe ndryshe. Le të fantazojmë fundja edhe ne meqë na sollën deri këtu: mos vallë dikujt i intereson që çdo gjë që bëjnë shqiptarët për zgjimin e ndërgjegjes së tyre kombëtare e dinjitetin të nëpërkëmbur, të drejtën e mohuar për bashkim, ta zgërlaqin, ta fashisin, ta shuajnë duke i vënë soj-soj epitetesh si vegla qorre të armikut e tjera kësillojshe? Le të pyesim edhe ne ashtu siç pyet ta zëmë Enver Robelli në shkrimin e vet: "Kujt i shërben kjo?" Ky shpirt mohimi pra... Vriteni mendjen pak dhe do ta kuptoni groteskun e teorive konspirative mediatike "Kumanova 2015", si një fantazi guzhine me qepe e me rigon.

Dhjetë luftëtarët shqiptarë që u vranë në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj 2015:
 Beg Rizaj - 1977, Mirsad Ndrecaj - 1979, Xhafer Zimberi - 1972, Valon Kabashi - 1985, Turgaj Gashi - 1978, Arben Rexhaj - 1971, Samit Kastrioit - 1975, Hisen Rushiti - 1965, Fatlum Vishesella - 1983, Nusret Kaloshi -1975.

© K.Traboini 2015

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Arvanitët histori e lavdishme dhe tragjike shqiptare/ Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

07 May 2015

Andrra e Prêtashit dhe nipi i tij Nikollë Berishaj- nga K.Traboini

Shkrimtari dhe publicisti At Anton Harapi para gjyqit komunist

Vepra e At Anton Harapit "Andrra e Prêtashit"
ANDRRA E PRÊTASHIT TË GRUDËS DHE NIPI I TIJ, NIKOLLË BERISHAJ

 Nga Kolec TRABOINI

Në festivalin Libra dhe Art (art s'pashë kurrkund) u takova dhe piva kafe me nipin e Prêtashit që kishte ardhur nga Tuzi. Pikërisht Prêtashit historik të romanit të At Anton Harapit (Shkodër, 5 janar 1888-Tiranë, 20 shkurt 1946), sepse ai, personazhi qe i jep emrin veprës, ishte dhe person real nga Gruda. Në vitin 1918 At Anton Harapin ishte famullitar në Grudë ku është njohur me personin që e mori si prototip për vepren e tij Prëtash Cuks Berishaj. Madje nipi i Prêtashit historik, Nikollë Berishaj, dha edhe një intervistë në TVSH si përkthyes i disa romaneve nga sllovenishtja të botuar nga shtëpia botuese "Toena". Kësaj radhe kishte promovimin e një përkthimi të ri, romanit të shkrimtarit slloven Drago Janĉar “Druri pa emër”me tematikë mbi fatet njerëzore nën diktaturë.
Ajo vepër që e cituam në titull të këtij shënimi, "Andrra e Prêtashit" është më të vërtetë një monument, jo se kohës sonë u mungojnë burrat e historisë, se kështu tëharrje ndodhin gjithkund, por ai libër është për mendimin tim një monument jashtëzakonshëm gjuhësor sepse At Anton Harapi ka qenë i angazhuar totalisht të sjellë jo vetëm personazhe e karaktere, situata të gjendjes së malësorëve të asaj kohe, por edhe me gjuhën e tyre karakteristike dhe të pasur, të cilën të folme pak vështirë është ta gjesh më si gjuhë e gjallë edhe në banimet më të izoluara të Malësisë. Nuk gjej asnjë vepër tjetër të jetë aq e gjallë në të folmen e malësorëve të Malësisë së Hotit e të Grudës.
Përtej saj mbase një nga andrrat e Prêtashve të historisë ka qenë që bijtë e tyre të shkollohen e të bëhen njerëz të ditur e kjo në të vërtetë është një dëshirë gjithsesi e realizuar. Ka shumë emra sot në Tuz, Podgoricë apo dhe në Malësi e tash edhe në mergim, që janë të njohur kudo në trevat shqiptare si Nikoll Berishaj, Anton Gojçaj, Fran Camaj, At Pashk Gojçaj, Mirash Luca e tjerë.
Ishte kënaqësi të pije një kafe në mjediset e Festivalit të Librit dhe Arteve “Tirana Open 2015” me nipin e Prêtashit Nikollë Berishaj dhe me të kujtonim me respekt shkrimtarin e paharruar At Anton Harapi dhe veprën e tij të çmuar, i cili para gjyqit të komunistëve qëndroi kryelartë e krenar si shqiptar: “A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni”.

7 maj 2015
Nikoll Berishaj para stendes ku janë afishuar romanet e përkthyera prej tij
Kulla ne Priften të Grudës e Prêtash Cuks Berishaj.
 
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé: Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini "Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini... Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje... Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini "E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga... Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ... Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka Boston- një shekull përballë greqizimit Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo. Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz... Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi... Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng... Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol... Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ... Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ... Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin... Udhë e mbarë, o Sizif! Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

Copy and WIN : http://ow.ly/KNICZ