30 October 2014

Dëmtuesit e artit poetik nuk janë vetëm autorët mediokërr/ nga Traboini



DËMTUESIT E ARTIT POETIK NUK JANË VETËM AUTORËT MEDIOKËR...
-         - Përkitazi me shkrimin "Poezia vdiq!....Rrofshin poetët!" –

Nga KOLEC TRABOINI

Padyshim që pikënisja dhe shqetësimi që mbartet në shkrimin e Sokrat Habilaj "Poezia vdiq!....Rrofshin poetët!"  është i drejtë dhe për çfarë është trajtuar mbetem në një mendje, sepse ka mediokritete të shumta, ka gjithfarë lëtyrash që na shiten me emrin poezi dhe plot autorë mediokër që në mënyrën më skandaloze i shtojnë emrit të tyre edhe epitetin  poet apo poete. Që këtu kuptohet se krejt qëllimi është të dukurit e jo krijimi i vlerave. Thashë jam i një mendje me kritikat në shkrimin e cituar, po pikërisht tek njëmendësia qëndron dhe i gjithë problemi. Se mundet të kesh dy-tre pesë apo njëqind autorë me njëmendësinë tënde, por ata që kanë mendje tjetër janë shumë e më shumë. Mund të themi një mijë apo dhjetëmijë, por ka edhe më. Nëse keni dëgjuar në Tiranë janë mbledhur një herë në një sallë të madhe si stadium me lajtmotivin "100 mijë poetë për ndryshime".  I kishte a s’i kishte autorë seriozë sa gishtat e njërës dorë tërë ai tubim gjigant. Pyeta një herë se për kë flitet në këto 100 mijë poetë për ndryshime. Dikush më tha për poetë  nga  gjithë bota dhe se  paska një degë edhe në Shqipëri. Atëherë unë u thashë se gabim e kanë ata të botës, se "100 mijë poetë” i ka vetëm Shqipëria, sepse të gjithë shqiptarët dinë të vargëzojnë. Që kur u kanë kënduar nënat ninullat, ata janë mësuar me vargjet e matura dhe tërë jetën këngëzojnë. Pra ne kemi bejtexhinj të lindur në superprodhim. Dhe askush në botë nuk mund t’i ndalojë këta zë qyqesh që thonë jemi bilbila. Por unë nuk e shoh problemin tek ata që këngëzojnë e thurin shporta fjalësh, se ata ashtu janë mësuar e ashtu do të bëjnë tërë jetën, por diku tjetër. Pikërisht tek ajo pjesë që nuk e di pse nuk është prekur në shkrimin "Poezia vdiq!....Rrofshin poetët!". Pse pra është anashkaluar vëmendja që i kushton Media kategorisë së atyre që po t’i quash bejtexhinj i bën nder të madh. Është shkuar në analizë deri tek botimi i vargëzimeve bajate nga Shtëpitë Botuese, por nuk janë prekur asnjëra prej tyre. A mund të thotë dikush se a ka gazetë në Shqipëri që të japë një honorar për shkrimet e botuara? Nuk ka. Asnjë nuk paguan. Demokracia e pasur nuk ka këllqe të bëjë  as atë që bënte monizmi i varfër: të paguajë honorare për shkrimet.  Më thoni a ka Shtëpi Botuese që ta merr librin e shikon në një ekip ekspertësh letrarë e të thotë se, po,  këtë vëllim me poezi do ta botoj dhe ta botoj me shpenzimet e veta. Jo nuk ka. Asnjë. Kësisoj përgjegjësia e tyre     afirmimin e vlerave kombëtare në fushë të poezisë është zero me xhufkë. Kësisoj këto Shtëpi Botuese janë matrapazët e parë dhe kryesorë të antivlerave.  Po pse e heshtin pikërisht këtë procesi që është më domethënësi për përcaktimin e vlerave letrare. Të paktën  Shtëpitë Botuese do të ishin si një sitë që vargëzimet e thata e retorikat boshe t’i kalonin në një anë e nuk do t’u afronin lexuesve marrëzi të botuara në libra. Madje këtyre marrëzive  të pseudo Shtëpitë  Botuese u vënë edhe ISBN,  që surrogatot  të zënë edhe sirtarët e Bibliotekës Kombëtare e t’i ketë historia e letërsisë. Pra ka një vend ku mund t’i thuhet ndal marrëzive e ky është pikërisht sistemi i botimeve. Në kushtet kur Shtëpitë Botuese janë kthyer në shtypshkronja që mbledhin para, është e kotë t’u kërkosh kualitete letrare. Ashtu do vazhdojnë dhe poezia do të vazhdojë të përdhunohet publikisht. Veç kësaj ka edhe një hallkë tjetër që nuk e di pse është anashkaluar edhe ajo, e këto janë Media e shkruar dhe vizive. A nuk e keni vënë re se gazetat në faqet e tyre letrare po botojnë gjithë plehrat e Facebook-ut, çdo lloj marrëzie e shterpësie në cikle vargjesh. Po këto po na i mbledhin edhe nëpër botime të përmbledhura dhe aty do gjesh shoqërinë e facebook-save. Mirë u botua si u botua libri, po pse dalin ca recensa budallaqe e ngrejnë në qiell antivlerat, pse i botojnë gazetat? Apo pse duhet të dalin këta pseudo autorë Facebook-sa edhe në rubrika në Televizonin Publik, por edhe në televizione të tjera, ku madje ndonjëri a ndonjëra duhet t’u thotë edhe teleshikuesve budallaqe se çfarë na qenka poezia. Kjo është sikur të dalë një përdhunues apo pedofil të na tregojë në televizion se si kryhen përdhunimet. Në të vërtetë e njëjta gjë është po kush do t’i thotë ndal kësaj pune? Si mund t’i thuash ndal kësaj batërdie, kur tërë sistemi punon me antivlerat. Bëjnë ministër një njeri që nuk ka asnjë përvojë dhe asnjë kontribut për këtë vend e këtë popull, bëjnë deputete një të re që ka mbaruar vetëm shkollën e mesme(kujt i duhet kjo dhe a është Parlamenti një kamping për piknik rioshësh?!), kemi një Ministri Kulture që nuk mbështet artistët e shkrimtarët por kompanitë,  ta zëmë japin 200 mijë dollarë për dy net festë të dritave, kur nuk të mbështesin as për një libër me poezi, apo antologji poetike,  nuk të japin asnjë qindarkë që  të ketë një gazetë apo revistë letrare serioze në Shqipëri. Nuk e di pse shpesh po kërkohen ekzigjenca tek ata që nuk kanë pikë talenti dhe vargëzojnë e botojnë me paratë e tyre,  kur ka një shtet mediokër në pikëpamje kulturore që shpenzon paratë tona, të taksapaguesve shqiptarë,  për një festë dritash. Ne bëjmë mirë që flasim, por kur të marrim përsipër një problem ta përballojmë në tërësi pa anashkaluar dëmtuesit e vërtetë të artit në përgjithësi apo artit poetik në veçanti, qofshin këto edhe vetë  hallkat e pushtetit që kanë një përgjegjësi të madhe për përkrahjen e zhvillimin e artit e të kulturës kombëtare.

14 October 2014

Autochthonou- jemi ne token tone/ nga K.Traboini


AUTOCHTHONOU
- Jemi në tokën tonë-

nga  KOLEC TRABOINI

Eshte si eshte kjo ngjarje ne stadiumin e Beogradit per analistet e veprimtarive sportive, ...por per ne, 14 tetori 2014 mbetet nje ngjarje e madhe per shqiptaret ne te gjithe boten. Kur serbet ndaluan te futen edhe mizat nga Shqiperia,Kosove, Maqedonia, mali i Zi, e treveta e tjera autoktone shqiptare, dhe jo me njerez, jo e jo, Shqiponja u zbriti nga qielli. Andej nga nuk e prisnin. Ne flamur Ismail Qemali me Is Buletinin krenar me shqiponjen e tokat shqiptare. Eshte nje akt i madherishem e jo i thjeshte sic mund te duket ne aparence. Eshte nje akt moral historik. Dinjitet historik. Shqiptaret nuk e kane me frike Serbine...madje as e pyesin me nese ekziston Serbia kjo hije e keqe e mesjetes se vet me Llazaret e Car Dushanet e shpellave te Azise. Serbia me padurimin e saj, me dhunen e saj, egersine e saj, megallomanine e saj, mendjengushtesie e saj qe fryn ere myk sllavomanie, ne kete dite eshte mundur moralisht dhe publikisht faqe mbare Europes. Shqiptaret tanime jane me shume se sa serbet. Po vime ne nje spirale historike, sikur ne fillimin e shekullit 19 ne Ballkan e zoteruar nga Osmanet kishte 1.5 milion serbe, ndersa shqiptaret 2.5 milion, greket edhe me te paket se serbet...( statistika nga tefteret e osmaneve) pra shqiptaret ishin me te shumte se shtetet e popujt e tjere ne Ballkan, ...dhe sot shqiptaret jane shume, kane dy shtete, kane potenciale dhe kane kurajon te sfidojne ne te gjitha fushat....A mos se shpejti do te kemi squlljen e Serbise e mbylljen e nje kapitulli te turpshem kur bente qenin e Rusise ne trojet shqiptare. Mendoni pak...mund te jene vrare 1 por e mundshmja 2 milione shqiptare gjate nje shekulli nga Serbia e krimit dhe e gjenocidit e ne prap te mbijetuar jemi, dhe prap te forte, e jo me si dikur. Koha e tmerrit ka marr fund! Koha tani punon per ne. Zoti i bekofte shqiptaret e mendjen e paçin te kthjellet per forcen qe kane dhe te ardhmen qe i pret.
 
14 tetor 2014

Ne qender te kuadrit flamuri shqiptar simbol bashkimi qe zbriti ne qiellin e Beogradit me 14 tetor 2014.


 Në blogun Traboini esé mund të lexoni:

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini  
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini 
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  

(K)urbanistika, kanabisi dhe lumturia e popullit...- nga K.Traboini
Fejton me shufra  ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini  

"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...

Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
 Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
 Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Udhë e mbarë, o Sizif

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

07 October 2014

Faik Ballanca- liriku i prozës

Ne blogun tone mund te lexoni:

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini  
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini 
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  
Fejton me shufra  ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini  

"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...

Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
 Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
 Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Udhë e mbarë, o Sizif

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI

05 October 2014

Poetika e Dritëro Agollit- nga Kolec Traboini

POETIKA E DRITËRO AGOLLIT

Nga Kolec TRABOINI

Poetika si dimensioni më i madh i krijimtarisë së Dritëro Agollit është e mirënjohur tashmë, është pjesë e traditës, ajo ka në tërësi tendencen ose prirjen e frymës popullore, jo vetëm në tematikë por edhe subjekte e strukturë. Ajo është zgjedhja e tij si autor, ashtu si dhe Fishta bëri zgjedhjen e vet si në sistemin metrik por edhe frymën e vargjeve,  anipse e njihte me rrënjë poezinë moderne europiane. Gjithësesi zgjedhjet e autorëve duhet të respektohen ato mbeten pjesë e synimeve dhe talentit të tyre. Çdo autor preferon ato forma e struktura poetike, ato metoda që i japim më shumë mundësi të shprehen artistikisht e ku mund të japin maksimumin e vet. Kulmin poetik në këtë lloj mënyre klasike, gërshetuar me një frymë popullore, në shprehjen e individualitetit të vet poetik e ka arritur Esenini i cili për shkak të gjenialitetit nuk mund të tejkalohej prandaj dhe shumë autorë  janë përpjekur të ndjekin rrugë të tjera me prirje për ta reformuar poezinë duke gjetur mënyra të reja në strukturimin e krijimeve te veta. Ndonjëherë edhe me tendenca formaliste deri në absurd. Vetë Majakovski ishte një reformist me futurizmin e tij në pjesën para revolucionit bolshevik, por më pas ngeci në një mënyrë pllakateske e qëllime populiste, sa arriti ti kthejë krijimet e tij në shfaqje për shtresat e gjëra që ishin larg elitave poetike, ndikimi i tij do të vinte deri tek ne me skematizmin e letërsisë së partishme.
Gjithësesi poezia e Dritëro Agollit konsiderohet pjesë e letërsisë moderne shqiptare, ajo mbetet po ashtu në frymën e vargun tradicional e klasik të rilindësve e nuk shkon shumë larg prej tyre ndaj dhe kuptohet popullariteti i tij në shtresat e gjëra me një nivel mesatar të kulturës. Sot jetojmë në kohën e post modernizmit dhe as që mund të kërkohet që një autor si Dritëro Agolli të krahasohet apo të përqafojë këtë mënyrë të konceptimeve poetike. Ai përfaqëson një kohë të caktuar kur letërsia shqipe ani pse arriti një modernizim të saj me Migjenin,  mbeti në një ngecje të gjatë afro gjysmë shekulli si haraç i një sistemi të ngurtë dhe mbytës. Në vitet ‘60  të shekullit të kaluar pati një tendencë dhe një vërshim të strukturave poetike të ndryshme ndër autorët e rinj,  por gjithë frikë se fare lehtë mund të akuzoheshe si formalist e të persekutoheshe.
 Mendoj se Dritëro Agolli si autor nuk duhet denigruar si përfaqësuesi autoritar i letërsisë së realizmit socialist, sepse krijimtaria e tij nuk është e gjitha e nënshtruar ideologjikisht, por njëkohësisht as nuk duhet glorifikuar. Një soj mendimi me pretendime estetike por pa taban, shprehet kësisoj: “Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.”. Ky soj thënësi  mesa duket as që i shkon mendja se letërsia jonë  ende sot e kësaj dite nuk po e arrin nivelin e gjeniut tonë të letrave, Migjeni, që e modernizoi letërsinë dhe e çliroi atë prej skemave të ngurta klasike.  Migjeni me guxim  të pakrahasueshëm në botën e letrave shqipe preku deri në inde shoqërinë, arti i tij hyri në çdo skutë të shpirtrave njerëzore ndaj u reziston të gjitha kohëve dhe mbetet ende i pakalueshëm.
Vërtetë poezia nuk mund të matet me parametra ideologjike pa e dëmtuar e dënuar atë,  por as me populizmin nuk matet e as vlerësohet, apo me tej me frymën e tendencën e saj pop folk.
Në rastin e Dritëro Agollit kemi të bëjmë me një autor me një krijimtari të gjerë, por jo një gjeni siç e përmendin këtë fjalë vend e pavend ca njerëz që shkruajnë, por nuk kanë vështrim të plotë e as njohje të thellë të fenomeneve letrare në vend e në botë. Gjeniu krijues e lëviz përpara dhe e reformon artin duke hapur shtigje e mundësi të reja. Ndër ne ky nder i takon Migjenit e askujt tjetër. Dimensionin lirikës shqipe e zgjeroi dhe e thelloi Frederik Rreshpja. Autorë të tjerë shprehin vetveten dhe e pasurojnë letërsinë me individualitete por reformatorë që krijojnë shkolla apo  tradita të reja letrare në poezi ende nuk kemi.
Nëse flasim për mangësitë e dëmet në pozicionin politik si udhëheqës i Real-Soc-it të këtij autori apo dhe të autorëve të brezit të tij, është një çështje tjetër dhe nuk ka pse t’i hyjmë kësaj teme sepse prioriteti i diskutimeve tona është arti në shërbim të humanizmit. Si krijues ne flasim për poezinë e Dritëro Agollit, ndërsa idetë e autorit në jetën e përditshme janë çështje të tij. Për politikën e tij si kuadër në shërbim të sistemit të mbyllur monist le të flasin e shkruajnë të tjerë që nuk kanë as dhuntinë e as ndjesinë të merren me artin poetik.
Në thelb të mendimit mbi krijimtarinë e këtij autori  me individualitet të fuqishëm do të thosha se në aspektin e vlerave, në shumëçka,  poetika e mund politikën e Dritëro Agollit,  jo vetëm në jetë,  por edhe atje  ku gjen shfaqje në vargje.

© Kolec  Traboini
6 tetor 2014

01 October 2014

Kundërshtia letrare nuk përballohet me mediokritete- nga Traboini



KUNDËRSHTIA LETRARE NUK PËRBALLOHET ME
MEDIOKRITETE
- Marrë shkas nga Trirema e Sarandës dhe vëzhgimi kritik i Dhimitër Nicës -

 nga KOLEC TRABOINI

Organizimet i evenimenteve poetike janë të vetmet veprimtari ku krijuesit e kësaj gjinie aq të bukur e aq të maltrajtuar, të ndjehen se ekzistojnë sepse edhe promovimet e librave janë kthyer tashmë si letra pavlerë, u ka dalë boja, me shkakun se nuk mbeti autor fillestar e pa pikë vlere pa e bërë një promovim libri, dhe mjerisht këto në institucione shtetërore. Ministria e Kulturës është për tu vlerësuar për mundësitë që ka krijuar të bëhet promovimi i librave por ama një kujdes duhet bërë sepse duhet parë nëse kanë pikë vlera ato libra për të cilët hapen dyert e sallës së kësaj ministrie. Në këtë drejtim ka probleme edhe me organizimin e takimeve poetike sepse shihen të tubuar pak autor serioze në krijimtari dhe shumë nga ata që shkruajnë thjeshtë se ua kanë mësuar alfabetin dhe dinë të vjershërojnë fshatçe,  madje tepër larg nivelit të bejtexhinjve të dy shekujve më parë.  E vura re këtë edhe në të vetmin eveniment të kësaj natyre që isha i ftuar, që u zhvillua në Kosove më 5-6 gusht të këtij viti ku edhe pse shfaqi vlera disi të kufizuara, në mesatare do të thoshim,  arriti edhe në absurde, ndonjë pjesëmarrës nxori ca disa shënime xhepi  si letra bakalli e doli e i lexoi duke thënë se sapo i shkrova. Kuptohet çfarë serioziteti i munguar e çfarë mungese respekti për poezinë paraqet kjo mënyrë konceptimi. Më së shumti poezia e sotme konsiderohet bejte, autorët e këtyre bejteve tashmë janë të shumtë, kanë arritur që nëpërmjet faqeve të faccebook-ut ku gëlon injoranca aspak poetike, të depërtojnë  edhe nëpër gazeta e revista. Sot absurdi është legal, arrin të blesh një gazetë gjoja letrare ku janë vendosur autor interneti, vjersha qe i ke lexuar llahtarshëm më parë dhe nuk thonë asgjë. Sot nuk gjen asnjë gazetë a revistë serioze për artin dhe letërsinë, që të dijë të dallojë grurin nga egjra. Të krijohet përshtypja se poezia është arti më i lehtë për tu krijuar kur ajo është e duhet të jetë më i vështiri. Sepse poezia vërtetë bëhet me fjalë (si muri me gurë), por nuk është vetëm fjalë, është edhe mendim, është edhe figurë, është imagjinatë e gjithçka e përjetuar emocionalisht. Koha e eksperimenteve të ftohta me poezinë ka ikur.
Mjerisht institucionet shtetërore nuk financojnë ndonjë gazetë apo revistë serioze, me ekip të kualifikuar, dhe ato pak që mbështen bëjnë punë grupesh, rrethesh të ngushta e botojnë thjeshtë për të marrë subvencione, për të gjetur një mënyrë për të marre para nga arka e shtetit.
Këtë problematikë trajton edhe autori Dhimitër Nica në vëzhgimin  e vet ”Korrupsion arti, në emër të dashurisë për artin” në të cilin stigmatizon  Triremen poetike të Sarandës, zhvilluar ditët e fundit të shtatorit. E gjej me vend shqetësimin  se “nisen e dërgohen ftesat e ndryshme për “oratorët”. Pikërisht, këtu qëndron “thembra” e Akilit. Në shumë takime,manifestime dhe evenimente poetike,jo rrallë,por shumë shpesh ndeshesh me dy,apo edhe tre persona nga një familje. Dhe jo se këta janë krijues, poetë e shkrimtarë, por njëri apo njëra që është në realitet, ka sjellë të dytin apo të tretin nga familja.”. Kësaj mendësie pak vështirë është ti kenë shpëtuar edhe organizatorët e takimit poetik të Sarandës.
E vërtetë është se gjithmonë do të ketë vërejte sepse e mira dhe e bukura nuk kanë fund, por nëse kemi kritikë për një mënyrë organizimi duhet të sjellim edhe argumentet tona. Sepse siç thamë,  jo se problemet nuk ekzistojnë  edhe në takimin poetik të Sarandës, por se edhe dhe lista që Dhimitër Nica  sjell me ankimin se  nuk na qenkan ftuar disa, mendoj se nuk paraqet ndonjë faj të madh të organizatorëve të Triremes.  Përmenden kësisoj disa emra që nuk na qenkan ftua,  por me çfarë lexojmë na rezulton se shumica e tyre kanë marrë pjesë  në të gjitha aktivitetet që janë bërë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ndërkohë që  ka të tjerë që nuk kanë qenë  asnjë herë të ftuar. Se kështu po  jepet përshtypja që këta që ka cituar Dhimitër Nica:   “Petrit Ruka, Vasil Tabaku, Namik Selmani, Riza Çato, Haxhi Dikolli, Rami Kamberi, Ardita Jatru, Mimoza Berisha, Flora Peçi, Dan Ibrahimi, Alfred Molloholli, Bujar Muçaj, Edmond Shallari”  e që nuk na qënkan ftuar qënkan pa një e pa dy të zgjedhurit e poezisë shqipe e nuk ka të tjerë. Desha ti them autorit të shkrimit se në këtë listë vërtetë ka disa autorë serioze që kanë vlera, por ke vendosur edhe një emër që jo vetëm është mediokër por edhe plagjiaturist e që më ka kopjuar me fjalë e me figurë poezinë “Trinia ime”, të cilën e kam botuar në vitin  2007. A mos edhe ky na qenka ajka e poezisë shqipe që paskan bërë korrupsion të madh ata të Sarandës që nuk e paskan ftuar. Deri këtu paska vajtur puna me poezinë?!
Nuk e gjej në vëzhgimin e Dh. Nicës  argumentin, se përse këta duhej të ishin me patjetër dhe kryesorja çfarë vlerë përbëjnë. Duam të shtojmë se nëse ka fakte se gratë poete marrkan burrat me vete apo anasjelltas, të na i thotë me raste konkrete sepse vëzhgimi a kritika nuk ka si bëhet në përgjithësi, ajo vepron  si kirurgu me bisturinë e tij,  i cili operon plagën e nuk e bën prerje në  gjithë trupin se ndryshe do ti thonin kasap. Le të shkruhen fakte  por jo si me këtë listën që na është paraqitur me lart që nuk të bind fare se paskemi të bëjmë me një “korrupsion arti”.
Kur shkruajmë mirë është të mos bëjmë kompetentin aq më tepër kur nuk i njohim krijimtaritë e të gjithë autorëve të tjerë. Nëse vështrimi ynë shkon deri në një a dy kilometra kjo nuk do të thotë se aq është bota. Edhe ata që janë gjendur në Sarandë (ku edhe unë kisha dëshirë të isha, por ja që nuk më ftuan, por edhe hata mospjesëmarrja ime nuk ish), edhe ata pra kanë vlerat e tyre. Përgjegjësia për çdo eveniment është i organizatorëve dhe ata besoj se e kanë një përgjigje që me dëshirë do ta dëgjonim dhe lexonim. Por gjithsesi lista që paraqitet, e përsëris,  mua nuk më bind. Nuk mund në asnjë mënyrë të përballohet kundërshtia apo argumenti letrar me mediokritete.


Mund te lexoni ne kete blog:

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini  
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini 
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Kolec Trab...  
Fejton me shufra  ari - nga Kolec Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini  

"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...

Zhvillimi letërsisë shqipe në Mal të Zi- nga Rrok Gjolaj
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Një spot që ministrit mund ti kushtojë postin- nga..
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
 Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
 Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Udhë e mbarë, o Sizif