Filmmaker, Journalist and Author of 47 books of which 30 with poetry. / Kineast, gazetar dhe autor i 47 librave nga të cilët 30 me poezi.
05 March 2020
🔵 Shqipëria në ankand, populli në greminë - nga K.P.Traboini
SHQIPËRIA NË
ANKAND, POPULLI NË GREMINË
Nga Kolec P. Traboini
Pyetja ime për Mimoza Koçiun që po lë gazetarinë në televizion për një
post, "të pavarur", siç shkruan ajo, në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë,
do të ishte: Po a më thua, ku vallë ka institucione të pavarura sot në Shqipëri
që na qenka ky ILD ku po shkon të punësohesh si e “pavarur” e në liri mendimi?
Shumëçka të kam besuar në komentet politike në ABC News, por këtë nuk ta besoj
as për hatrin tënd. Këtu çdo gjë është kapur nga Kryeqeveritari, siç u kap në
vitin 1992 dhe na çoi në 1997, për ta gremisur më shumë Shqipërinë se sa
pushtetin autokratik të një njeriu delirant me kastën e vet që ishte po aq
hajdute sa e sotmja. Çfarë kanë pasur më shumë se Kryeqeveritari ynë autokrat
sot, që sundon me një kastë hajdutësh, jo vetëm të votave por edhe të parave të
shqiptarëve (afera Damiani me 40 milionë euro është thjeshtë qershia mbi tortë
dhe askush nuk dënohet nga kjo lloj Drejtësie që sillet si kurvë në tregun e
seksit); se sa kishte pushtet Musolini me 10 qershor 1924 në Itali kur vrau
deputetin Matteoti, po Hitleri, po Stalini, po Franko? Çfarë pushteti ka pasur
më shumë Ahmet Zogu në 1927, kur u gjend i vetëshpallur mbret?! Çfarë kishte më
shumë Enveri me çobanët e vet të hurit e të litarit, si Toger Baba vrasësi e
Haznedari i zi më 1945 e deri kur ngordhi. Aspak më pak pushtet se dredhaniku i
sotëm. Shqipërinë Enver Hoxha e mbylli, ky sot po e dhjet.
Pyetjen retorike e bëra sepse dua ti
them opinionit publik: mos u gënjeni nga mediatikët. Në Shqipëri nuk ka organe
të pavarura. Jeni popull i pambrojtur. Me ju po eksperimentohet fatalisht me
një dëshire demoniake të zëvendësohet raca e shqiptarit.
Mirë se vini 30 mijë arabë! Kjo është toka juaj e premtuar nga tradhtarët
shqipfolës, siç bëri Dhimitër Fari kur ua dorëzoi Ilirinë romakëve.
Njëzet shekuj asgjë nuk ka ndryshuar në trojet shqiptare në shitblerje e tradhti, duke arritur deri në atë zgrip ekzistence sa po kërkojnë ta tjetërsojnë edhe si popull. Është koha e ringjalljes së së fantazmës së lugatit Esat Toptani, që edhe varrin ia ruajnë vrasësit e shqiptarëve.
Njëzet shekuj asgjë nuk ka ndryshuar në trojet shqiptare në shitblerje e tradhti, duke arritur deri në atë zgrip ekzistence sa po kërkojnë ta tjetërsojnë edhe si popull. Është koha e ringjalljes së së fantazmës së lugatit Esat Toptani, që edhe varrin ia ruajnë vrasësit e shqiptarëve.
Pyetja ime retorike është për gazetaren e politikës, por përgjigjen ta japë
Populli. Populli që po fle. Gjumë të ëmbël sovran i zgërlaqun! Të shpresojmë që
të mos jetë tragjik zgjimi i vonë e të mos ta shohësh veten si Promete i lidhur
në hekura duke ta çarë zemrën skifterët e satrapëve.
Amen!
Subscribe to:
Posts (Atom)