AT ZEF PLLUMI
“RRNO VETËM PËR ME TREGUE”
DESHMI PËR MASAKREN E TIVARIT
At Zef Pllumi, një ndër penat më të shquara shqiptare të këtij
shekulli, në veprën e tij “Rrno Vetëm për me tregue”, na jep një tablo të asaj
që ai ka përjetuar përgjatë viteve të persekutimit komunist. Në paragrafin,
“Ilegalët Ilegalë”, ndërsa përshkruan ditët e para të hyrjes së komunistëve në
Shkodër, jep dhe një dëshmi për marshimin e shqiptarëve të Kosovës drejt
Tivarit. Libri i At Zef Pllumit ndër të tjera është dhe një dëshmi e asaj çka
ka ndodhur përgjatë viteve të rregjimit komunist, jo vetëm me klerikët, por dhe
me shumë nacionalistë apo intelektualë që ranë pre e verbërisë vrastare
komuniste
ILEGALËT ILEGALË
Gjate kesaj periudhe shume qytetare guximtare kishin dale nder
male; tjere ishin te mshefun nder miq besnike mbrenda qytetit. I famshem shume
aso kohe Pjetri i Shan Dedes, nji prej familjeve ma ne za te katolikve te
Shkodres, ashtu edhe djali i ri Ndoc Jakova, nji nder prijsat ma te rij te
aksionit katolik, i cili bante pjese ne Ballin Kombtar. Edhe nji pjese e madhe
e atyne familjeve fisnike te muslimanve te Shkodres i kishte ne ilegalitet
perfaqsuesat kryesore, si Jup Kazazi etj.
ILEGALITET! JETË ILEGALE!...
Ende nuk e kuptoj se si u çoroditen ne nji menyre aq te tmerrshme
e te rrufeshme jo vetem mentaliteti njerzor, par deri edhe vete kuptimi i
fjalorit te gjuhes. Ata njerz qe deri atehere bajshin ligjin, mbrojshin ligjin
dhe mbroheshin prej ligjit, ne nji ore te lige, po ne ate çast qe njerzit
ilegale nemen te "revolucjonit proletar" te prime nga nji lecke ngjyre
e kuqe, temnuem Brigada partizane, me ate groteskun e hapit ushtarak parakaluen
vije e vije triumfalisht neper rruget e nji qytetit qe nuk i donte, par qe nat
çast u ndrruen ngjyrat: e bardha u thirr e zeze dhe e zeza u thirr e bardhe.
-Po atehere ku mbetej e verteta? U shpalle zyrtarisht se ky ishte revolucjoni
proletar: etapa e fundit e zhvillimit shoqnor ne historine e njerzimit. Nuk kje
kurrgja tjeter por vetem nji termet shkatrrimtar. Termeti asht fatkeqsi e madhe
ne zhvillimin e historise se njerzimit. Te gjithe ata qe menduen me e
kundershtue u denuen me vdekje. Te gjithe ata qe nuk e pranuen ne heshtje, u
denuen me vdekje. Te gjithe ata qe e pranuen apo iu nenshtruen me vullnet ose
perdhuni u denuen qe te jetojshin ne robni.
Po kthej pak mbrapa.
NË TETORIN E VJETIT 1944
Antaret e Keshillit te nalte (Regjences) mbasi kishte perfundue
sundimi i tyne i 100 ditve, tue e pa se tashma nuk çante kryet per ta kurrnji
shqiptar e leshuen Tiranen dhe kerkuen strehim te perkohshem ne Kuvendin
Françeskan. Mehdi Frasheri, me duket se u bashkue me ushtrite gjermane dhe iku,
At Anton Arapi tha se do tishte marre me ike e me e lane popullin e vorfen
vetem, se duhej deke ne Shqipni. Pregatiti nji strofull dikund nder male te
Dukagjinit. Ndersa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun qe nuk e kishte shokun nder
shqiptare, nuk tundej fare: un -thonte, nuk i kam ba keq kurrkuj: gjithmone ne
jeten time kam ba veç mire, prandaj as komunistat, as kurrkush tjeter nuk kane
pse me kerkojne llogari, dhe vazhdonte i qete tue kontrollue koleksjonin e
fundit te pullave te postes, e me nji lente te madhe kqyrte a kishin dale mire
e kjarte germat e vulave postare ma te fundit. Por tue kene se Kuvendi
Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmone e hinte e delte
gjithkush, At Frano Kiri, qe kish marre persiper me i sigurue jeten e hoq prej
andej e e dergoi ne Kolegje, ku perveç At Marin Sirdanit, At Danjel Gjeçajt,
femijve e nja tre kater kujdestarve nuk siellej kush tjeter. Aty Lefi ndej
qetsisht deri qe filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u
shpeshtuen se tepermi Lefi nuk mund i duroji ma dhe i kerkoi At Franit qe ta
dergote te At Antoni: ata te dy ishin te lidhun me nji miqsi te madhe njani me
tjetrin. -At Frani u perpoq me ia ba te ditun veshtirsite e mdha te ketij
veprimi, jo vetem se te gjitha rruget kontrolloheshin prej partizanve, por edhe
pse vete jeta e malsise ne ate dimen ishte e padurueshme. For Lefi mendonte se
atje nder malsi do tishte ma shume liri e ma pak frige. Percjellja e tij nder
malet e Dukagjinit kje nji aventure e tille qe sikur Lefi ta kishte lexue ne
ndonji roman do te kishte bertite me vedi: "E pamundun! Fantazia e autorit
asht teper e ngarkueme." Tue pa se ai nuk mund ti pershtatej ne kurrfare
menyre jetes parahistorike te shpellave, e derguen ne katundin Kir me jetue
bashke me nji frat tjeter edhe ma plak se ai. Par aty u kuptue prej gjithkuj se
nuk ishte frat: ai i pvetete ata me naivitet per orendite kishtare se shka
ishte ky send e shka ishte ai tjeter. Prandej, per me u shpetue ndjekjeve e
terrorit, simbas kerkeses se tij, u desht edhe nji here me kalue qafa malesh,
lugina, lumenj e fusha deri qe e dorzuen te nji mik i veti ne Tirane. Kaq dij
un prej gojes se At Frano Kirit. Nderkaq At Antoni vazhdonte me jeten e
shpellave te Pultit.
Dom Nikolle Gazulli, nji nder shkenctaret e mdhaj te "Hyllit
te Drites", prift i Shkrelit duel dhe ai ne mal, mbasi e hetuen se ne
shpine e tij kishte strehue, perveç tjeresh, edhe priftin misjonar gjerman Dom
Alfons Trazkin, i cili ishte arratise mbasi e dinte se do te kerkohej nga
partizanet komunista si nenshtetas gjerman e si misjonar katolik. Dom Alfonsi u
bashkue me nji çete te vogel qytetaresh shkodrane te prime prej Ndoc Jakoves,
qe jetojshin "Ilegale". Per tu shpetue spijujve dhe kontrolleve ata
levizshin prej nji katundi ne tjetrin. Nji dite rane ne priten e partizaneve.
Ndoci, si kryetar çete, luftoi me pushke ne clore, megjithese katolik i bindun,
ai kishte per mota: "Liri ose vdekje"! Ai nuk e pranonte skllavnine.
Luftoi gjoks per gjoks. U plagos per vdekje. Per te vdekja si i lire ishte nji
ideal. Dom Alfonsi, i mshehun mbas currash te thepisun, nuk mbante arme; kur pa
plagosjen e rande tatij djaloshit, u turr vrap me i dhane ndihmen shpirtnore:
ishte çasti i fundit ijetes. Dom Alfonsin e kapen ndersa po i kryente sherbimet
e mbrame fetare Ndoc Jokoves. Ne burg e rrahen, e torturuen ne menyren ma
cnjerzore dhe e pushkatuen mbas pak muejsh. I thane: "agjent gjerman"
kur ai Shqipnine e donte si atdhe te zgjedhun. Veprimtarise se tij misjonare i
duhet njofte edhe edukimi i pare i Meshtareve te mavonshem: At Konrad Gjolaj,
Dom Dede Malaj, At Zef Pllumi e Dom Prenk Ndrevashaj. Me ka thane Dom Tome
Laca, i cili ishte i pranishem ne pushkatimin e tij: "Ate dite ishte tue
ra shi. Kur i zbriten prej kamionit qe ishte i mbuluem, Dom Alfonsi, i lidhun
me nji tjeter siç ishte, ulte kryet dhe perpiqej mas me u lage prej shiut. Edhe
ne ata pak çaste qe i kishin mbete ai mendonte per jeten e jo per vdekjen. Kur
i kerkuen fjalen e fundit ai tha: "Jam nji prift gjerman qe gjithejeten
time ia kam kushtue popullit shqiptar. E kam dashte kete populI njisoj si
atdheun e popullin tim!, Rrnofte Krishti!" Nderkaq Dom Nikoll Gazulli
vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit, deri ate dite qe, -si thuhej,
-strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi.
Nder katundet afer Shkodres e ne Fushen e Zadrimes, Bregut te
Buenes e gjithandej zhvilloheshin vazhdimisht ndeshje ndermjet forcave te
ndjekjes partizane dhe njerzve te lirise. Kje si shembull i nji trimnie te
pashoqe, asohere, ajo e Pjetrit te Shan Dedajve, qe, mbas nji luftimi te gjate
me te dekun e te plagosun kur iu mbaruen fyshekte, me ata te dy te mbrame qe i
mbeten, per mos me iu dorzue dhunes e torturave vrau guruen e vet e mandej
veten. Shembulli i tij u persrit disa heresh edhe ma vone, pa marre parasyshe
ligjen fetare qe denon vetvrasjen: megjithketa gjykimin e drejte per çastin e
fundit te jetes e jep vetem Zoti: moralistat qe kane shkrue traktatet e gjata
nuk i kane jetue keto prova jashtzakonisht te idhta te njerzve. Dorzimi i tyne
do te shkaktonte aq shume vdekje, vuejtje e fatkeqsi te tjereve sa nuk mund
barazohen me nji vetvrasje.
Po ne kohen qe zhvillohej lufta e Kelmendit masa drakonjane u
mueren nder te gjitha katundet. U pushkatuen njerez prej shpijave qe ishin ma
ne za e te permenduna, o per te cilet mendojshin se mund te ishin te
rrezikshem. Vazhduen edhe arrestimet e disa fretenve nder malsi te ndryshme si
At Djoniz Makaj ne Nikaj-Mertur, At Alfon Çuni ne Curraj, At Gasper Suma e At
Sebastian Dedaj ne Theth e Gomsiqe, prifti misionar gjerman D.Zef Maksen, etj.
Gjate gjithe kesaj kohe u shtuen aq shume veprimtarite miqsore me
Malin e Zi; ecejaket e grupeve te rinise, te grupeve ushtarake dhe partiake sa
mos me mrrijte me dallue nese ishin dy shtete apo nji. Megjithkete ushtria
jugosllave, dallohej shume nga repartet shqiptare: ata te gjithe ishin te
veshun me uniforma te reja anglo-amerikane dhe jo me opinga. Nderkaq te gjitha
depot e tregtareve te Shkodres, e mund thomi te Shqipnise u boshatisen: ato u
bajten e iu çuen "ndihme vellazerore" popujve te Jugosllavise, ne
shperblim te ndihmes se madhe qe na kishin dhane ata me organizim komunist.
Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane;
par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer
studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne
periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne
rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen
mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese rruge pame qe po vinte
nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne
kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te
urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per
pushim, tue mendue se çe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter
vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si ne parakalim para nesh: Shka
me pa! Vetem Koma ndanti qe printe i ndjekun nga katershja e pare ishin te
armatosun: te gjithe tjeret, djelm te gjate e te thate, pa bark, si te remte e
me zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele
te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin te
rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: çishte kjo ushtri!... Keta
mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje te armatosuna qe
bertitshin me kercnim: "leviz, luaj kembet!".
Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli:
"Per iza te Zotit a keni nji cope buke!". A ken i nji cope buke?!.. O
sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram.
Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti?
"Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope
buke!"...
Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte,
kalonte... Kalonte ne humnere... Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato
krismat e nji çekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit.
-Prej kah vini ju? -Prej Kosove.
-Tash nji jave dit qe ecim pa pushue, pa buke!... Kemi kalue
gjithe ato male... male.
-A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. -Jo,jo. Na jena e zeza e
vedit.
Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi ne
Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e unte, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka
pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej
kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji
vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne skeletesh te djelmoçave te rij
kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt?
Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se
parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem
te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend.
Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej
aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren
e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe.
Partizanet e kishin meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund
kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa
sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit
qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i
mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e
fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme.
Ishim ne mitologji apo ne realitet? ...
Mbas disa ditesh ne Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund
afer Ulqinit partizanet kishin vra te gjithe rinine kosovare. O Zot po tlutem
me trego: çfare mekati ka ba ky populI qe meritoi nji denim kaq te rande?
.............
At Zef Pllumi:
GJERMANËT ISHIN LARGUAR QË MË 28 NËNTOR NGA SHKODRA
“Rrno vetëm për me tregue”, dëshmi të tjera të influencës
jugosllave
At Zefi këmbëngul se partizanët vërtet kanë hyrë më 29 nëntor,
por më datën 28 e më parë në Shkodër nuk kishte më këmbë ushtari gjerman.
Gjithashtu gjatë rrëfimit me mjeshtëri të hollë At Zef Pllumi tregon dhe
influencën e partizanëve jugosllavë në Veriun e Shqipërisë, që arritën deri aty
sa të zhdukin nga ndërtesat krejtësisht flamujt shqiptarë. Një tjetër fakt
interesant në kapitullin “Kisha në kopsht të Gethsemanit” është dhe marrja e
unazës së At Shtjefën Gjeç ovit nga shkrimtari komunist Kolë Jakova, një unazë
antike që i përkiste shekullit të parë të erës sonë, me një vlerë të paçmushme
monetare dhe historike
KISHA NE KOPSHT TE GETHSEMANIT
28 Nandori 1944 qe nji dite e ftohte, e zymte, ndoshta ma e zymta
qe prej shpalljes se pamvarsise. Qysh ne femijni kete dite e kishim festue me
drite, ngjyra, kange, brohori e flamuj. Flamujte ishin naltue ne kumbonaret e
kishave, par ishin si te vetmuem dhe ate dite nuk i kqyrte kurrkush. Gjermanet
ishin largue te gjithe prej kazermave, zyrave dhe vend-rojeve te tyne ne
drejtim te Malit te Zi. Shkodra priste hymjen e partizaneve, te cilet nder
kodra te Bardhajve, ne Postribe e pertej Ures se Bahç allekut pritshin largimin
e plote te gjermaneve.
Ate nate u ndie zhurma e disa shperthimeve te medha, aq sa u
thyen xhamat e shume shpijave. Nji motocikel gjermane ishte kthye prej Hanit te
Hotit per me i ndeze minat e vendosuna nder urat qe lidhshin qytetin me fushat.
Mbas atyne bumbullimave qe shpallen largimin perfundimtar te gjermaneve, nuk
fjeti ma kurrkush nate nate te gjate. Ne Kuvendin Franç eskan, ku jetojshem,
zotnonte parandjenja se me ate ç ast Oksidenti po largohej prej nesh me nji hap
shumshekullor, se kundra katolicizmit ne Shqipni do te fillonte nji lufte, e
cila, me gjase, do te vente ne rrezik vete ekzistencen e elementit katolik ne
Shqipni. Per klerin katolik nuk qe gja e papritun, mandje mund thomi se ishte e
parapame. Shume vjet perpara kishim fillue pregatitjet e te rijve me lekcjone e
konferenca per te perballue nji salvim aq mizor sa round te na kushtonte edhe
jeten...
Norarin e lutjeve te mengjesit, qe prej ores 5 deri 6, u mblodh i
gjithe komuniteti franç eskan me eprorin, At Mati Prendushin, dhe me lutje te
veç anta kerkuem mbrojtjen e te Madhit Zot. Kisha Katolike ne Shqipni gjindej
ne Kopsht te Gethsemanit:
"0 Zot, ne kjofte e mundun, largoje kete kelk prej
meje!" Lutja ishte kjo, par u ba vullnesa e Zotit.
29 nandori gdhini dite e zymte dhe e ftohte ne oren 10.30 -11
neper rruget kryesore te qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin
Markut: flamurit kombtar, qe valvitnin perpara, i kishin shtue nji hyll te kuq.
Na keqyrshim mbas grilave te dritareve. Per hir te se vertetes, duhet dishmue
se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjese nate manifestim, perveç ndonji
personi te rralle, qe njihej si prokomunist, ndersa nji pjese e madhe e
popullsise muslimane, veshe ne tesha feste, jepte dukjen e nji pritje te
gezueshme. Ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash te hueja,
paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e unte. Shka
bante ma shume pershtypje ishin partizanet. Qfare nanash mund ishin ato femna
me pushke ne krah?
Nder kazerma nuk kishin shka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje,
as ushqime, prandej i shperndane neper familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i
strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazite. Por nuk ishin rob Zotit: keqyrshin
me tinzi neper shpija nese mund gjejshin ndonji gjerman ose
"reaksionar" te mshehun. E para pune qe bane qe vumja ne funksionim e
burgjeve, te cilat u mbushen plot e permaje me njerez te pafajshem. Nuk kishin
buke me u dhane, prandej duhej tua ç ojshin familjet, perndryshe vdisshin.
Ushqimet qe u dergojshin familjet ishin ma shume per partizanet e unshem, se
per ata te mjeret e torturuem. Menjihere filluen te shperndahen fjale: kane vra
X-in o Y -in; ose per tjere qe ishin zhduke pa shenj, pa nishan. Kush ishte
kryetar i kesaj qeverije? Filloi me u permende emni i Enver Hoxhes, deri
atehere krejt i panjoftun per popullin e Shqipnise se Veriut.
Gjate muejit dhetor u vendos pushteti i ri i Shqipnise, qe nuk
kuptohej mire nese ishte ushtarak apo civil: te gjithe ishin te medhaj e
kurrkush nuk kishte gja ne dore, perveç komandanteve partizane, nga ma te
ndryshmit, te cilet ishin vendose kush ne nji shtepi, kush ne nji tjeter.
Brigadat ne Shkoder bane nji riorganizim, dhe keshtu Major Gjin
Marku me ata te paret qe erdhen kaluen kufinin e Shqipnise per tu dhane
"ndihme vellazerore" popujve te Jugosllavise. Shkodra u mbush me
brigada partizane dhe ç uditej se nga erdhen aq shume ushtare sa nuk i kishin
pase as ushtrite e hueja! Partizanet thojshin se kishin ardhe per te ndjeke
gjermanin deri ne Berlin, por ishin pa kepuce nder kambe. Ne pergjithesi ishin
njerez me te cilet nuk mund te flitej, me sjellje te keqija: hajshin buken e
permbysshin kupen.
Shume ushtri te hueja kishte pa Shkodra, par si kete kurrnji jo.
Menjihere, mbas asaj dite te 29 nandorit 1944, ne rrugen
Shkoder-Podgorice filloi qarkullimi si kurre ma pare, ne nji kohe qe
komunikacioni me Tiranen ,ishte teper i veshtire per shkak te prishjes se
urave, nder te cilat filluen me u vendose trapa lundrues e roje partizane.
Keshtu malazeze e shqiptare qarkullojshin mes vedit pa kufi. Kush ishte
sundimtari i vertete i Shqipnise? Pergjegjen e jepte "trobojnica".
Flamujt e shumte tringjyresh jugosllave valaviteshin ne ç do rruge, ne ç do
ndertese shtetnore e ne ç do shpi. Ku u gjeten aq shpejt e aq shume ata flamuj
qe populli i kqyrte me inat, sepse shenjojshin nji robni te re te kombit
shqiptar!
Posa u hapen shkollat, nder te gjitha, pa perjashtim, erdhen me
mesue qe te kendohej Hymni i atij flamurit te huej: "Ei sllovenski joshte
zhivi", "co bajrak ne vije", "zhivi zhivi
jugoslovenski" si edhe "Ide druzhe Tito preko Albanie...preko
Albanie..." (Un nuk dij as kuptimin e tyne, as se si shkruhen, por keshtu
mkan mbetun ne vesh qysh nate kohe me gjithe melodite e tyne).
Hymnet tona te flamurit nuk u ndigjojshin ma. Kaluen disa dite.
Vetem ne kumbonaren e kishes franç eskane, e ciia zotnonte qendren e qytetit,
ende nuk ishte vu "trobojnica". Flamuri i Shqipnise, ai i verteti pa
spata e pa hyll, dridhej, perpelitej i zymte e i vetmuem: nuk shifte asnji si
vedin. Perpiqej me u qindrue stuhive tatij dimni komunist: ashtu i shkyem e i
leckosun valavitej pa pushim. Nji dite te dhetorit dy partizane trokiten ne
deren e Kuvendit Franç eskan:
"Duam te hipim ne kembanare." Portieri me thirri mue,
sepse un dite per dite u ngjitshem atje nalt per me kurdise sahatin, te cilin e
shifte gjithe Shkodra. Ne te vertete, per kete detyre ishte i ngarkuem At Filip
Mazreku: ai kishte vendose se fundit flamurin e vertete te shqiptareve me 27
nandor 1944, por tue kene se un ishem i ri e i gatshem, mi besoi ç ilsat e
kumbonares. Shkova me vrap e gjeta At Filipin e i thashe se te porta kishin
ardhe partizanet e dojshin ç ilsin e kumbonares.
"Ndigjo, -me tha, -un nuk mund i shof me sy; ti e din se
keta ma kane zhduke vllane tem ne Tirane, pa shej, pa nishan. Ne nuk ia dim as
vorrin, qe te thomi nji urate e ti dergojme nji lule. Te lutem, shko ti me ta,
ç ilsat i ke. Por ndigjo ketu: mos i len vetem as per nji ç as. Zoti e din se ç
fare kurthesh mund te vejne!"
"Jemi te derguar nga komanda per ta hequr ate rrecke qe
valavitet atje lart. Eshte turp, -thane ata, -qe mu mbi sheshin kryesor te
qytetit te valavitet ajo lecke qe nuk e ka as yllin partizan!"
"Eh, po nuk kemi tjeter ." "I kemi prure neve, te
rinj fringo. Ja flamuri i Jugosliavise moter, dhe ky me yllin partizan."
"Dy flamuj? -pveta un. -Po ne kemi nji shtize te vetme; nuk
jane vendose kurre dy flamuj!" .
"Pse, tItalise nuk e vendosetju?"
" Kurre"
"As ate te Vatikanit?" "Jo, kurre."
"E si tia bejme?" "Si te doni."
"Ja qe do kthehemi; do te marrim edhe nje tjater shtize,
prandaj na prit ketu e mos ik gjekundi."
Kur erdhen se dyti me shtizen tjeter, kerkuen prej meje ç ilsin e
kumbonares. U ngjita bashke me ta atje nalt, permbi sahat, ku shpalosej
flamuri. U mahniten tue kqyre qytetin rreth e rrotull.
"Uaaa! Sa bukur!"
Prej aty Shkodren e kishe ne shplake te dores. Mbasi u njoftuen
me qytetin, atehere e hoqen shtizen nga ganxha dhe venduen ne te flamurin e ri
me hyllin partizan.
Mu rreqeth i gjithe trupi: ai flamur trim, malok, i rreckosun
mbet aty si nji kufome. Por kur deshten me cpalose flamurin jugosllav, nuk
gjeten ganxhe.
"Ku ta vendosim shtizen? Ketu nuk ka ganxhe. Dreq o pune! -
thane, mandej pveten: -A keni pak tel qe ta lidhim ketu ne parmake ?"
"Jo, nuk kemi. Po kqyri nji here, po edhe sikur te kete,
ketu teli nuk u qindron stuhive e shtergatave, se jemi nalt; duhet
ganxhe."
"Dreq o pune, dreq o pune! -thane. -Ç na polli! Lipset bere
dhe ganxha. Po si nuk na the qe pare?"
"As un nuk e dijshem, nuk u kujtova." "Rri ketu,
se do te biem nje usta." Zdrypen e shkuen.
Mbas ndonji ore u kthyen me gjithe nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha
tjera. Ne anen tjeter te flamurit te Shqipnise u ç palos flamuri jugosllav. Dy
flamuj.
Poshte, ne qender te qytetit, ne shpine e re te posandertueme te
tregtarit te madh Zef Kokes, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partise. Dy
partizanet me kapota, nga kumbonari, i thirren dikuj atje poshte. Ai qindronte
ne rruge dhe jepte sinjale
me duer. Perseri i hoqen flamujt dhe u nderruen vendet: aty nate
vend ku perpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosIlav.
Ndersa nanen tjeter kaloi flamuri partizan, te cilit ia ndalonte mjaft pamjen
gunga e kishes.
Gjate darke, ne mensen e Kuvendit Franç eskan, mbahej nji heshtim
i plate, sikur te na kishte deke ndokush i familjes. Kurrkush nuk e hapi gojen.
Mbas darkes At Mati Prendushi me thirri manesh e me pveti:
"Ti i ke ç ilsat e kumbonares?"
"Po, mi ka lane Pater Filipi per me kurdise sahatin."
"Ti e vune flamurin jugosllav?"
"Jo, kurrsesi. Erdhen dy partizane dhe e vune."
"A e din ti, -me tha, -se aty nate vend me 12 qershor 1913
asht vu per te paren here ne Shkoder flamuri i Skanderbegut, dhe fretent e kane
ruejt me pushke ne dore? A e din ti se Pater Gjergj Fishta asht denue me vdekje
per ate flamur? A e din ti se as malazezet, kur kane hi ne Shkoder ne 1915, nuk
e kane shpalose ate flamur? A e din ti..."
"Pater, -i thashe, -te gjitha i dij. Ata qe e vune aty
flamurin jugosllav ishin dy partizane me pushke, te derguem nga komanda. Shka
kishem me ba un: me u vra me ta ?"
"Jo, jo, nuk po te them se ke faj. Por oh, sa turp i madh!
Ma mire te mos e kishem pa kete dite! E si mberrijti me u valavite flamuri
jugosllav mbi kumbonaret e kishave tona? O Zot, shif e gjyko!... Njerezit e
pafe paskan vetem bark! Po shka thane ata partizanet, a u bani pershtypje e si
e ndien vedin kur vune flamurin jugosIlav?"
"Thane se zbatojshin urdhnin e komandes, per ma teper ata
folen mes vedit qe atje nalt ne kumbonare te vendosej nji mitraloz."
"Mitraloz?"
"Po, nji mitraloz, sepse thane qe kumbonari kontrollon
gjithe qytetin."
"Na e kemi dijte gjithmone se ç fare lirije na bien serbet!
Po ç fare shqiptaresh jane keta partizane qe luftojne per sllavet? Kane ç ue
edhe djelmet tane me i mbyte atje!... Mjere Shqipnia ndore te kujt ka ra!"
Nji paralize e pergjithshme i ra jetes normale. Nuk pati ma as
rruge as telefon, as dyqan as tregti, as zyre as dokumente zyrtare. Rrallehere
vetem nji copez e vogel letre me vulen partizane i hapte te gjitha dyeret.
Shqipnia e terrorizueme kishte ra ne koma. Njerezit e ditun nuk dijshin ma
kurrgja dhe njerezit e paditun kishin ne dore gjithshka: ate qe nuk dihej!
Mbas disa ditesh, mbrenda qytetit filluen operacionet ushtarake:
kontrollet. Te gjitha shtepite e qytetit, pa perjashtim, kontrolloheshin prej
partizaneve tarmatosun, ne ç do skute, ne ç do biruce, ne ç do oxhak, ne ç do
quer. Nen pretekstin se ishin ne kerkim te "kriminelave" e
"reaksionareve", keto veprime kishin si qellim me mbjelle terrorin ne
gjithe popullsine, prandej pothuej nder te gjitha rastet, shoqnoheshin me
pushkatime e me burgime.
Shumekush, per ti ike terrorit, merrte arratine nder male e
hidhej nilegalitet, ose strukej te ndonji mik besnik. Ndeshkimet per ata qe
strehojshin "reaksionaret" ishin torturat e tmerrshme dhe pushkatimi,
qe ndodhte te bahej edhe vetem pse emni i nji personi ishte i ngjashem me ate
te ndonji tjetni, te cilin e kerkojshin. E shumta e atyne njerezve, ushtarake a
civila, te ngarkuem me detyra e pergjegjesi, ishin analfabete ose
gjysanalfabete.
Ne fillim te dhetorit 1944 ia behi ne Kuvendin Franç eskan te
Gjuhadolit nji grup i randesishem prej 7- 8 vetash, i shoqnuem prej Kole
Jakoves; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prune me vedi shume
urdhnesa, si mbylljen e revistes kulturore HYLLI I DRITES, si edhe te gjitha revistave
tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmise, Bijat e Zojes etj.
Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe te gjitha shoqatave fetare.
"Vizituen" edhe Biblioteken e Muzeun e At Shtjefen Gjeç ovit. Kola
kerkoi una zen e Gjeç ovit. Keshtu thirrej nji unaze antike, me gjase e shek.
I, arit, punim i dyfishte me mjeshtri te madhe, qe kishte nji gur te nalte
joproporcional me unazen. Thohej se nji perfaqesues i British Muzeum-it kishte
ofrue per te shumen 14000 sterlina ar. Nderkaq Kola e muer dhe leshoi nji
leter-vertetim.
JETA E DRITA KOSTURIT NË NJË BIRUCË ME PATËR PALIN
“Rrno vetëm për me
tregue”, torturat në Burgun e Kishës, Shkodër
At Zef Pllumi në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, botim i
shtëpisë botuese “55”, në kapitullin “Frateli Gjon Pantalia” përveç të tjerave
tregon dhe një episod se si e ka njohur gjatë jetës në burg Drita Kosturin,
ish-të fejuarën e Heroit të Popullit Qemal Stafa. Ngjarjet zhvillohen në vitin
1947 në ambientet e kolegjit françeskan në Shkodër, i kthyer në një burg të
stërmadh nga ana e komunistëve, pasi morën pushtetin në vitin 1944. Në këtë
paragraf përshkruhen me mjeshtëri torturat e xhahilëve komunistë ndaj të
burgosurve politikë, të cilët në atë kohë ishin kryesisht inteligjencia,
klerikët, nacionalistët etj.
FRATEL GJON PANTALIA
Me hekurat e mija na lidhen te dyve bashke. Ai pruni dyshek
leshit e mbulesat, kishte edhe pak ene te vogla për ushqime. U sistemuem, u
gëzuam e u përqafem. Fratel Gjoni kje i vetmi jezuit, qe, kur u shpërnda gadi
nji vit para shpija e tyne, erdh e banoi ne Kuvendin tone Françeskan. Me
origjine ishte prej Prizreni, djalë i vetëm ne moshën 20-vjeçare, kishte lane
punën si nëpunës i hekurudhës dhe nanën e vet me ndigjue thirrjen e Zotit per
me hi anëtar i Shoqnise" Jezu". Tash ishte ne moshen 64-vjeçare, nji
trup mesatar i lidhun: mendjen e vullnetin i kishte edhe ma te forte. Mjeshtër
i te gjitha zanateve, me nji bagazh te mire kulturor nder shkencat humanitare.
Njeri shume i gjalle, me cilsi te nalta organizative dhe me aftësi te rralla
për jetën praktike. Kishte shetite shume vende te Europes dhe zotnonte
latinishten, gjermanishten, frangjishten, italishten, turqishten e sllavishten.
Aso kohe Fratel Gjoni konsiderohej prej popullit kyçi kryesor i jezuiteve ne
Shqipni, pamvarsisht se ai si fratel prej superjorave emnohej vetem kepucar o
rrobaqepes: punen e bante ai, nderimet i merrshin tjeret.
Para se me fjete erdhen e na lidhen bashke edhe kambet e keshtu
ishim te lidhun kambe per kambe e dore për dore. Kemi vuejte ashtu se bashku
pak a shume kater muej deri ne ditet e para te majit.
Në nesre u kuptue se burgu i Kishes (alias Kuvendi Françeskan)
ishte plot e permaje mbushe me te burgosun: nalt kishte 68 dhoma te mdha e te
vogla. Poshte kishte salla te gjana, ne secilën sistemojshin se paku 200-300 te
burgosun. Per çdo mengjes na bijshin te dera nji tas uje, nji racion buke misri
400 g. dhe jepshin ndezjen e duhanit (vetem nji here ne 24 orë). Ne banjo na
nxirrshin noren 5 dhe noren 17 gjithmone me duer te lidhuna. Atyne qe familjet
u sillshin ushqime dhe ndrresa ua jepshin noren 12-13. Detyrohej heshtim i
plote pamvarsisht se ne ditet e para u tolerue zani i ambel i Gac Qunit, por u
ndryll ai dhe çdo za tjeter deri edhe kollitjet e te teshtimet, te cilat shpesh
interpretoheshin si sinjale. Dy oda nalt dhe dy tjera poshte afer bibliotekes,
ku dikur ishte redaksia e Hyllit te Drites, u vune ne dispozicion te hetuesise.
Nder to, hetuesat me hu, korrent elektrik e lloj-lloj torture qe u vinte nder
mend, mbyllnin proceset ose jetën e njerëzve të pafaj. Kuvendi Françeskan gjate
vitit 1947 kje qendra dhe kulmi i terrorit komunist: ai u transferue aty nga
selia e pare qe ishte shtepia e Pjeter Çurçise (afer Sahatit te Inglizit) dhe
mandej, ma vone, kaloi ne Kolegjin Françeskan, ku Dega e Punve te Mbrendshme
vazhdon me kene edhe sot.
Ne burgun e Kishes kam jetue deri me 18 Janar 1948, pra ma shume
se nji vit Kje nji vit teper i vështirë. Sot nuk mund i pershkruej ditet e atij
viti se do te shkojshem teper gjate, por shkurtimisht do te tregoj disa
episode.
Ne nji mengjes, norarin e sherbimeve për tualet, aty mbrenda
burgut u ndie krisma e automatikut. U grumbulluen shume ushtarake. Flisnin me
za te nalte, pamvarsisht se dikush prej tyne jepte urdhna: "Mos fol! Mos e
ço zanin!". Me shka u kuptue ne spjegimet e para dukej se kishte ike nji i
burgosun, dhe hekurat e kambeve e te duerve i kishte lane aty ne ode.
Qysh nat çast na te burgosunt e tjere filluem me hjeke shume keq.
Atë ditë mbetem pa dale ne banje: nji torture e vertete. Pa kalue nji ore
erdhën e na kontrolluen prangat qe kishim nder duer e nder kambe. Na i
shtemguen me nji mizori shtazore. Mbas pak minutash dueret filluen me u aje.
Prej çdo ode filluen me u ndie gjame, ofshame e vaj i te burgosunve. Roja me
nji terror te pamshire kercnonte me ulurima çdo psheretime.
Vetem ne mbasdite vone filluen me na qite ne sherbime personale.
As tash nuk e dij se si u muer vesh se kishte ike prej burgu Hile Shllaku. Par
ikjen e tij e paguem shtrejt te gjithe te burgosunit. Duert tona u bane plage
prej prangave. Te gjithe ata qe ishin te lidhun çift nuk mund te levizshin
sadopak, perse tjetrit i hyjshin prangat deri ne kocka, tue shkaktue dhimbje te
tmerrshme. Kjo gjendje u ba metode e perhershme, pothuej rregullore e burgut te
kishës.
Ne gjysmën e dyte te shkurtit 1947 shokun tim te vuejtjeve Fr.
Gjon Pantaline, filluen me e marre ne pyetje. Kur thuhet pvetje don me thane
fillojshin edhe torturat. Natyrisht, na nuk e pvetnim njani-tjetrin se shka
kerkojshin ne hetuesi, jo per mosbesim, par se ata ishin aq mizore sa mujshin
me e marre edhe atë tjetrin dhe me e pvete se shka te ka thane shoqi yt e me e
torturue deri ne vdekje. Mbas nja kater seanca pvetjesh, nji dite po vjen ne
dhome me nji plage ne krah, nen brryl. Ai hetuesi i kishte ngule nji shufer
hekuri ne mish. Mbas dy-tri ditesh e kapen ethet me te dridhuna. Plaga ishte
ajte, ai gjimonte prej dhimbash: nuk e merrte gjumi as diten, as naten.
Gardiani lajmoi dhe pruni nji infermier ushtarak, i cili i hapi plagen dhe i
shtini nji fitil. Na ishim te lidhun dore per dore, ne menyre qe ai praktikisht
ishte pa duer e me duhej mue me dhane ndihme o me i durue edhe dhimbjet e tija.
Ai infermieri ushtarak vinte krye dy ditesh. Infeksioni kje aq i rande sa mbeta
pa mend: qelbi filloi me dale nga plaga si uji. Nderkaq hetuesi shtonte seancat
e pvetjes se tij. Nji dite nuk na prune as buken, as ujin. Kur i thame
gardjanit se na kishte harrue ai na u pergjegj se kishte urdhen prej hetuesit.
Mbas 48 oresh qe ndejem pa buke e pa uje Frareli filloi me pase shume
shqetsime, perveç dhimbjeve te krahit. Un ishem i qete. Zoti me kishte fale
shume durim, ai plak me dhimbej sikur ta kishem babe. Lutshim Zotin bashke qe
te na jepte force. Mbasi kaluen tri dite pa hanger, pa pi me tha:
-Shikjo Fra Zef, me vjen keq shume qe po vuen edhe ti per shkak
tern. Tash e kam te kjarte se do te na lane keshtu edhe nji dite, ose dy se jo
ma shume mbasi njeni vdes. Shifkur te na bien me hanger, kane me pru ullij ose
djathe qe jane te krypuna, por nuk do te na biejn uje. Prandej me ndigjo, mas
prano me i hanger se do te kemi etje. Dhimbjet e etjes jane ma te mdha se te
urise.
Kur u bane pese dite pa hanger, pa pi, mue me kishte fillue nji
gjume i rande, ndersa ai ishte shume i shqetsuem. Me thonte shpesh:
-Falju nderes Zotit per kete gjume, por un kam dhimbje. Mbas pese
ditesh na prune nga nji cope buke misri me ullij dhe djathe bashke. Frateli u
çue e tha:
- Un nuk i marr pa me pru uje. - Do tjua biem ma vone.
- Jo. Nuk i marrim.
- Ti fol per vete, ky tjetri i merr. -As un nuk i marr pa pru
ujin.
Paçi vehten ne qafe. Un po ua Ie ketu ushqimin, ne daçi hajeni,
ne daçi mos.
Mbas nja 2-3 oresh gardjani erdhi persri. Na menduem se do te na
binte ujin, par ai ve~ ndali sa me pa. Gjella ishte aty ku e kishte lane: e
paprekun.
- Pse nuk hani?
- Bjer ujin përpara.
Mbylli deren e u largue.
Mbas nji ore u ndigjuen persri ecje te zhurmshme neper korridor:
u ndalen te derajone. Hyne mbrende tre vete. Kishin nji sahan me krype. Na
hypen siper dhe perdhuni na mbushen gojën me ka nji grusht krype, mandej u
kthyen ne pune te vet. Te shkretat goje tona qe spaten me shka me u shperla. Ne
nesre lkura e gojes u rrjep. Ne te shtaten dite nuk mujtem me u çue. Mue me
kishte kape nji si gjume, nuk kishem kurrfare dhimbje, ndersa Frateli kishte
dhimbje jo vetem prej krahit te pezmatuem, por edhe prej urie. Ne diten e nante
na prune buke dhe uje: plot broken me uje. Frateli e muer i pari aq me turr, sa
gadi kje tue i ra dishka, mue me dhimbej shume, megjithkte e kqyrshem me nji
fare inati, se me hini friga se nuk po me len asnji pike. Me teproi dishka dhe
e shova etjen. Kur fillova me hanger mu duk se me luejshin dhambet. Hangra
kadale dhe kur mbarova kafshaten e pare, me gishta provova: luejshin me te
vertete. i thashe Fratelit:
- Shif si me losin dhambet, jo nji por te gjithe, hiqen kollaj
prej fulqinit.
- Te paska ra smundja e marinarve. -Pse marinarve u bien dhambet?
- Nuk u biejn, por u losin ose u prishet mishi kur bajne udhtime
te gjata ne dete.
- Un nuk besoj se do ta kete ndokush tjeter perveç te burgosunve.
Sa me zgjati kjo smundje nuk mund e thom me siguri, por ma vone
dhambet jo vetem qe nuk me kane levize, por me jane shterngue aq fort sa kur ka
ardhe koha me i hjeke nuk delshin pa thye pak edhe nofullen.
Mbasi kaloi kjo vale torture urije, Fratelin filluen me e mjekue
persri ne krah se kishte shume dhimbje.
Nji nate me duel gjumi i trembun. Frateli ishte zgjuet prej
dhimbash te krahit. Me pveti: "Pse u trembe?". Un i kallxova se
kishem pa nanderr Stalinin. Por nuk ishte ai Stalini i fotografive, por nji
tjeter, burre i ri, mjaft i pashem e i mbajtun qe me thirri ne zyren e tij dhe
me muer ne pvetje. Ne fillim me muer me te mire, mandej mu kercnue, se mbrami
muer nji shkop te trashe qe ishte ne qoshe te zyres dhe u tremba e me duel
gjumi. Ndersa Frateli mendonte me ma shpjegue se a do te delte mire a jo, qe se
po ndiejme zhurmen e kambve te gardjanit qe avitej ne korridorin e gjate. Ishte
kund ora 1 mbas mesnatet. Ajo zhurme po avitej perhere e ma afer e u ndal te
derajone. Ndersa po hapej dryni, na bame sikur ishim ne gjume. Gardiani hini
mbrende, demek me zgjoi, mi zgidhi prangat e lidhi Fratelin e mue me vuni
pranga tjera. Me vuni para e ecem neper korridorin e gjate. Me dergoi ne zyren
e hetuesit. Shka me pa! Po ajo ftyre e atij Stalinit qe kishem pa nanderr:
Fadil Kapisyzi.
- Un, -me tha, -jam hetuesi i Fratel Gjonit, dhe mbasi jeni
bashke ne nji ode, mendova te zhvilloj njikohesisht edhe me ty procesm.
- Procesin e kam firmose njihere! Ajo ishte nji tallje e jo nji
proces serioz. Ai oficeri qe te pat marre ishte nder ditet e transferimit dhe e
ka ba shkel e shko. Bile edhe ai ka lane shenim aty se procesi nuk asht perf
undue, se do te dalin dokumenta te reja. Edhe kane dale. Un e zhvilloj procesin
siç duhet; e ke pa ku e kam çue Fratel Gjonin: ka pase peshue 90 kg e tash peshon
60. Do ta baj me ardhe 20 kg. Un nuk dij lojna, prandej fol.
Zotni, po as ai procesi qe kam ba un nuk ishte lojna. Un kam
hjeke edhe ma zi se Frateli atje te pjeshka.
-E dij, e dij mire, ishin lojna fmijsh ato te Nestit. Do me
njofish mue se nder keto duer u ka dale shpirti atyne burrave te forte. Ke ndie
ti? Fol!
- Un skam shka flas, mbasi edhe ato qe kam firmose ishin teper.
- Teper ee? Nuk din ti ee? Te kallxoj un tash ty. Por ma pare due
me dijte shka te ka thane Fratel Gjoni.
- Si shkame ka thane?
- Po, po, shka te ka thane ai ty?
- Per shka? Un kur ishimjashte nuk kam fole kurr me te, nuk na
lidhte mosha: ai plak e un i ri.
- Jo more jashte, po aty ne ode shka te thote ai?
- Ai me thote se e ke rrahe dhe e ke mundue. Shka me ka thane
tjeter?!
- More leni ato ti, po mekallxo ato sekretet ejezuitve qe ti ka
lane ty amanet.
- Mue sekretet e amanetet e Jezuitve?! Un nuk jam Jezuit, por
fransçeskan.
- I dij mire un ato: te gjithe njilloj jeni. Por fol ose ta mora
shpirtin ketu si zogut. Fol!
- Nuk me ka thane kurrgja kurr.
- Fol o ta mora shpirtin! -mandej kapi nji shkop te trashe aty ne
qoshe te dhomes e te me hini mbare e mbrapshte.
- Arnan o Zot, -u luta, -po kur do te marri fund ky mallkim?
Ndersa ai po me rrahte, mue mu kujtue nji fjale.
- Ndigjo i thashe. -Ai e ndali shkopin. -A mendon ti se Fratel
Gjoni asht budalla?
- Fratel Gjoni budalla? Po kush e tha kete? Frateli ishte bash ai
dreqi i dreqenve te Jezuitve. Vetem ai i din te gjitha punet e Jezuitve. Per
kete e kemi na ketu. Fol shka te ka thane?
- Po a mendon ti se nuk e ka mendue ai kete pune qe ju mund me
thirrni edhe te me pvetni? Ai ma ka thane kete.
- Ta ka thane e?
- Po ma ka thane.
- Atëhere kallzo te gjitha shka te ka tregue, se kur te ka thane
çte ka thane edhe tjerat.
Mandej vazhdoi me at shkop edhe nja nji çerek ore e me lshoi.
-Per sonte, -tha, -kaq ke boll. Shko ne ode, mendo mire, do te thrrasim persri
me fillue procesin tand. Fratelit mos i thuej gja. Me lshoi. Kur u ktheva node
Frateli e pa shka me kishte gjete.
Fjeta se ishem i lodhun.
Ne nesre i tregova se shka me kishte gjete. Ai nuk u çudit aspak.
- Un me te vertete e kam mendue se do te te thrrasin, por po me
vjen keq se po te takon me hjeke per mue e per Jezuitet. Hajde ta bajme bashke
Udhen e Krygjes: Gjithmone nder perndjekjet kndra Kishes kane deke per Krishtin
se bashku freten e Jezuite.
Mue nuk me thirri kurrkush ma per me me pvete per Jezuitet,
dersa, mbas pak kohe, Fratel Gjonin e shpeshhere edhe mue, na merrshin e na
lidhshin kambesh e dueresh ne nji korridor ku sillej roja; e na lejshin ne
kambe diten e naten, pa hanger, pa pi; shenjojshin nji pike ne mure ku do te
avitej hunda, dhe ashtu pa asnji levizje te trupit mbas disa kohe u ndiente nji
lodhje kaq e ladhe sa me u çmende. Mbas nja 5-6 ditesh ose nji jave na kthejshin
e dhome. Fratel Gjoni me dhimbej ne shpirt: kishem fitue per te jo vetem
respekt, por nji dashuni si ta kishem babe. Edhe ai me respektote mue se un
ishem djakon. Shpesh here me thonte:
- Fra Zef, mos mendo se kjo murtaje kalon shpejt. Tije i ri Kleri
katolik do te shkoje "usque ad unum" (deri ne fund), vetem atehere do
te vije liria. Ti do tia mbrrijsh asaj dite dhe ti do te tregojsh te verteten
per te kaluemen e te sotmen. Keshtu jam i bindun un.
Me la disa testamente, pothuej sekrete per shtepine e Jezuitve,
por koha e gjate i bani te gjitha te pavlefshme: shkatrrimin total qe pruni
komunizmi ai nuk e kishte parapa.
Kur e kthejshin ne dhome mbas gjithe atyne torturave ai kishte
humbe edhe pamjen e njeriut. Me dhimbej ne shpirte. Nuk na bijshin kurrgja
tjeter perveç 400 gr. buke misri ne 24 ore dhe nji sapllak uji. Un gjysen e 400
gramshit ia jepshem atij se e shifshem se ishte ba asht e lkure. Trupi i tij i
shendoshe ishte shendrrue ne nji skelet. Me thonte:
- Fra Zef, plaku han shume, po nuk hangri vdes. Por edhe i riu ka
nevoje me hanger shume, prandej mos ia hiq vedit. "
- Un nuk ia hjek vedit, por nuk kam oreks, -i thojshem, - buka e
misrit thate e mykun nuk me shkon poshte. Ne te vertete un ishem i unte
gjithmone, por e shifshem se ai kishte ma nevoje se un.
Ne dhomen perbri rrinte Gac Çuni, nji mesues. Ishte artist,
kangetar i lindun me nji za tambel si te bylbylit. Dhoma e tij i shte aq e
vogel sa nuk i nxente dy dysheke, prandej ishte vetem. Kishim ba ne perden prej
tullash qe na ndante nji vrime me bisht te lugeve te drujta. Bira mund nxente
nji kokerr ulli. Kam harrue se kush i binte Gacit dishka vorfnisht. Me siguri
nana. Ashtu edhe Fratelit i binte familja e shkrimtarit Zef Harapi. Mue nuk me
binte kurrkush. Kur ishem vetem rrijshim goje me goje nate bire tue fole gjate
shume orve me Gacin. Para se te hinte ne burg ishte kene me sues ne Bajze te
Kastratit, pertej Koplikut. Me tregonte idilet gjyse-baritore te tija,
dashurishkat, idealet dhe kjajshim vuejtjet. Liria, ajo ishte larg. Kishte nji za
aq tambel e te pervajshem, kompozitor e poet i lindun. Gjithe kete gjendje te
tmerrshme qe jetojshim e te gjitha andrrat ton a te shpreses e lirise ai i
kishte kompozue si muzike edhe fjale. Un sot nuk i mbaj mend ato, par gjate
gjithe jetes me kane ushtue ne veshe dhe ne zemer. Kendonte lehte me buze te
biruca e murit, kur roja qendronte ne ballin tjeter te korridorit. Un nato
momente nuk ishem ma ne burg.
Kishte tarratisun nji vIla. Ky akuzohej sikur e kishte takue, dhe
kjo permbante nji krim te madh per komunistat. Ai e njifte Fratel Gjonin dhe u
interesonte me i ndjeke me veshe levizjet e tija kur e merrshin ne pvetje.
Ma vone Fratelin e kthyen ne dhome gadi sikur e qiten ne harrese.
Edhe krahi filloi me iu permirsue. Nji dite i thashe:
- Me fal se po te pves, se ne kete vend asht ma mire mas me dijte
se me dijte: Shka kerkojne prej teje?
- Kerkojne ata shka nuk asht: sekretet e Jezuitve. Kta nuk dijn
shka don me thane shpi Jezuitesh e province Jezuite. Se fundi kerkojn qe un tu
lshoj nji deklarate se Jezuitet, si italian ma e shumta, ishin edhe fashista,
se At Cordignano e At G.Valentini ishin anmiq te shqiptarve. E gjitha kjo. Un,
-tha, -nuk pranoj me u lshue ketyne asnji deklarate, mbasi po u lshove majen e
gishtit te presin krahin.
Edhe mue filluen persri me me nxjerre me fshi korridorin dhe
banjot. Sado pune e rande dhe e papershtatshme qe ishte, e bajshem me andje dhe
me dukej privilegj. Me takonte me pastrue edhe shume dhoma ku ishin te
burgosunit. Ne nji biruce pa dritare, ne terr kishin shti Dr. Kol Prelen
deputet, qe i kishte dale ne nbrojtje At Gjon Shllakut. E njifshem e e
çmojshem. E pveta tinze:
- Si te duket puna? - Mua, -tha, - do te me pushkatojne. Nuk
parashof ndonji ldryshjm deri sot pese vjet, mandej ndoshta po.
Kur u ktheva node e ia tregova Fratelit, ai me tha: -Kola si edhe
Paulin Pali jane dy njerzit ma te pregatitun nder ne per politike perendimore
se ajo orientalja asht e bazueme vetem ne rrene e pabesi. Sa per at pese
vjetshin qe te ka thane, duhet kuptue se ne politike pese vjet jane njizet e
pese vjet, prandej me beso mue: para 25 vjetve nuk kemi liri.
Gjate ksaj kohe shifshem shume njerz qe nuk i njifshem; kur
kallzoshem Fratelit ai mi shpjegonte se kush ishin, se i njifte te gjithe. Me
ndeshi rasa me shume kend, te fitoj edhe besimin e tyne e me rastisi me ba edhe
ndonji lidhje e shkuesi ose me bajte fjale: mas prano, se nuk kam pranue"
ose"kam pranue nen torture, por ti qindro" etj. etj., "se ne
gjygje nuk do te pranoj". Ky ishte nji veprim shume i rrezikshem per mue
se ne rasen ma te vogel un do te hiqshem tortiura te pabesueshme. Falemnderes
Zotit e nuk me ndodhi kurrgja.
Nji rast i tille me solli te dhoma e Pater Palit. Kur gardiani
hapi drynin, te dera doli nji vajze e re dhe me mori fshesen. U bana shume
kurioz. Mfshehtas e pveta:
- Kushje ti?
- Drita Kosturi. Per mue ishte nji emen krejt i panjohun. A thue
mund te ishte ajo ndonji spiune provokatore per ti nxjerre sekretet te shkretit
Pater Pal? Kur u ktheva ne qeline time, ku isha i lidhun clore per dore e kambe
per kambe me Fratel Gjon Pantaline, u vuna menjihere ne takim me dhomen perbri,
ku ishte i vetem Gac Quni. Ajo vrima e murit ishte edhe telefoni yne sekret. Ai
me pveste per te gjitha te rejat ose mjerimet qe me kishte rastise me pa gjate
oreve te pastrimit. E pveta me ngut:
- A din gja kush asht Drita Kosturi? Ai e perseriti pvetjen time,
por me çudi te madhe shtoi:
- Pse edhe ate e paskan shti ne burg?
- E njef ti?
- Jo, jo, nuk e njof, por me te ndegjueme. Ka kene e fejuemja e
Qemal Stafes. Si mund tejete ajo ne burg? Ndoshta mund tejete ndonji tjeter qe
ka te njajtin emen; ketu smerret vesh kurrgja!
E me te vertete, kurrgja nuk merrej vesht, as nuk kuptohej, pse
kesaj burije i frynte edhe shoku im i prangave, Fratel Gjoni, i cili mund te
konsiderohej njeriu ma i perplasun mejeten, njoftesi ma i mire i karaktereve
dhe i puneve te kesaj toke te ngaterrueme.
Mbas disa muejsh ndodhi qe un te isha kojshi me dhomen ku ishte
Pater Pali. Ne kete rast ai ishte vetem. Ato vrimat sekrete ndermjet dyshemese
dhe murit, te çiluna me bishtat e lugeve te drunjta, per ne te burgosunit nuk
ishin ma sekrete se i dinim te gjithe. Sinjali se folesi i anes tjeter nuk
ishte polici o provokatori ishte perplasja e prangave te duerve per derrasa.
- Pater Pal, je vetem?
Tash po.
- Kush ishte ajo Drita Kosturi?
- Nji engjell i derguem prej Zotit per me me ngushllue. -A nuk ke
dyshime ne te?
- Dyshime? Çfare dyshimesh! Ajo asht nji vajze e ditun, idealiste
e vertete!
- Ajo ka kene e fejuemja e Qemal Stares, komuniste! -Komuniste
ndoshta po, por me ate ideal te sinqerte qe e karakterizon rinine. Mos i gjyko
njerezit ashtu. Asht nji Amazone qe lufton kundra çdo tiranie, prandej edhe
kunder tiranise komuniste.
- Atëhere perse e kane pru te ti?
Dhe me tregoi se si, gjate torturave te hetuesise, ai nuk kishte
mujte me durue ma. Nuk ishte puna vetem per te, kerkojshin ma teper qe ai te
merrte ne qafe te tjeret. Ne nji çast dishprimi, kishte humbe gjykimin, kishte
kalue ne krize çmendunie dhe u hodh prej dritare e poshte. Kishte humbe
ndjenjat dhe, mbasi kishte ardhe ne vete, nuk mundej me levize: dishka kishte
thye. Atehere ia kishin pru ate vajze, qe kishte studiue ne Itali per mjeksi. i
kishte sherbye jo sikur Pater Pali tishte babai i saj, por sikur tishte nji
femije i saj.
- Sakrificat e saj per mue, kurre nuk do ti harroj dhe po te
porosis qe, ne kjofte se vjen ndonjihere dita e lirise, ajo duhet konsiderue si
mike e urdhnit françeskan.
Aty kah mesi i Prillit me larguen prej odes se Fratelit e me çuen
ne nji korridor te vetmuem. Te Fratel Gjoni derguen nji tjeter. Kush ishte ai?
Nji Zot e din. Por si flitej ma vane ishte vllai i nji prej udheheqsave lokale
te pushtetit komunist, ndoshta spiun i prokurorit. Kush e din? Fakti asht qe
mbas nji mueji Fratel Gjoni mujti me hi ne nji prej atyne odave qe ishin te
lidhuna me Kishen dhe u hodh poshte. Naltsia kje e madhe dhe Frateli theu
kambet. E zune ne Kishe dhe e prune ne nji batanije persri ne ode ku ishte.
Çfarë te rrahunash i bane, megjithse me kambe te thyeme. Çfare ulurimash
ndigjuem. Na veç luteshim qe Zoti ti jepte ndihme atij edhe ne, se na kapi
frige e madhe.
Per disa muej nuk ia ndjeva ma zanin, as nuk ia njofta te ecunen
neper korridor kur ishte orari i banjes. Nuk mund e kuptova kurr. Por kah
fillimi i Shtatorit, persri u ndje zani i tij ne nji korridor ku me hunde te
mbeshtetun ne nji rreth qe vizatojshin ne mur e lane disa dit ashtu ne kambe,
te lidhun, pa guxue me ba asnji levizje. Mbas disa ditesh se çfare torturash i
bane nuk e kam te kjarte as sot, por ulurimat e tija tmerruen te gjithe te
burgosunit. Aty ne tortura vdiq.
PARTIZANI QË VRAU BABANË SE ISHTE EKSPONENT I BALLIT
Miti Koliqi nga Vlora, ish-partizan, i cili ka qenë i detyruar të
vrasë babanë e tij pas marrjes së pushtetit nga komunistët vetëm për faktin e
thjeshtë se ky i fundit kishte qenë eksponent i Ballit. Në fakt, Miti Koliqi,
siç rrëfen At Zef Pllumi, u detyrua ta kryente këtë veprim vetëm që mos e linte
të atin të binte në duar të partizanëve, të cilët do ta torturonin deri në
vdekje.
I. NË KRYPORE TË VLONËS LUFTA E KLASAVE NË BURG
Me te vertete, ne muejin shtator, nji kamion i madh plot me te
burgosun te paafte per pune, u nisem nga Repsi. Natyrisht nuk mungonte shoqnimi
i plote i Sigurimit, pra nji autokolone e vogel. Nuk patem dhimbje aspak nga
braktisja e Repsit, atij vendi pa diell e ku frynte gjithmone era e ftofte. U
nisem mbasdite vone dhe nji pjese te nates e kaluem noborrin e Deges se Puneve
te Brendshme te Rreshenit, ndersa ne mbasditen e te nesermes :mbrrijtem ne
Skrofotine te Vlones, ku punohej te kryporja ere.
Kampi, si te gjitha kampet e te burgosunve, ngrihej me baraka
drrasash e populiti ne forme katrore, ku ndryjshin mbrende nji oborr kund 80 x
50 m dhe kishte dy dyer, ate zyrtaren qe ishte afer komandes, dhe nane tjeter
ate te punes, te mbulueme gjithmone me pllaka te medha eterniti te valzuem.
Fjetoret, me shtreten dy kateshe, ishin teper terrta mbasi e vetmja drite qe
hynte aty vinte nga dyert. Ky kamp ishte i mshefun nen nji kodrine te vogel mbi
te cilen kalonte rruga nacionale per Vlone, mu aty ne breg te liqenit te
Nartes. Kampi ishte ndertue para tri vjetesh per thamjen e liqenit te Nartes,
nji nga bukurite e rralla natyrore te vendit tone, me pasuni te pallogaritshme
peshqish e shpendesh. Ky plan i babezitun per "sigurimin e bukes ne
vend", ose si shkruhej ma gjate nder te gjitha parullat e bri rrugeve,
nder pllaka metalike: "sigurimi i bukes ne vend garanci e fitores se
socializmit", kishte fillue disa vjet ma pare me ndertimin e nji dige
faraonike, qe fillonte qe nga dera e kampit te punes deri ne bregdet, e gjate 8
kilometer, ne baze 15 meter dhe nalt 7 meter, nji rruge normale ku mund te
qarkullonin 2 makina. I gjithe materiali guror bartej me makina vetshkarkuese
nga malet e Vlones, por qe i gjithe ai material shkrihej si krypa ne uje.
Projekti ishte qe me anen e kesaj dige do te thahej pak ma shume se gjysa e
liqenit te Nartes per ta kthye ate ne toke bujqesore. Me te burgosun, skllave
te shtetit socialist, diga u ndertue mbas 2-3 vjetesh, dhe aty ne breg te detit
te mrekullueshem vlonjat, ne Pishporo, te burgosunit ndertuen nji stacion
pompimi shume te bukur ku mandej u vendosen makineri teper te fuqishme. Me
vumjen ne funksion te ketij stacioni u pa me te vertete mrekullia e madhe e
punetorit skllav. Liqeni u tha krejtesisht, deri te diga., e te gjithe pane
fundin e liqenit, nji baltovine aq te gjate e aq te gjane sa mas me ta perfshi
syni, par ku nuk mbrijshe me shkele, mbasi humbshe mbrende.
Dikur prune projektet. Komanda u ndau te burgosunve skllav., pune
nga nji pale çizme, nga nji mushema dhe nga nji bidon uji. Nga kampi dhe deri
ne Pishporo diga, rreth 7 -8 kilometer, u perdor si rruge. Ajo duhej pershkue
perdite nga te burgosunit e ngarkuem me bidonin e ujit, strajcen e bukes,
mushemane, belin e lopaten e punes. Me kete ngarkese ne krahe, te ndame nder
brigada, te rreshtuem per gjashte, te rrethuem me roje, ecshim dy ore rruge per
me mbrrijte te fronti i punes. Mbas nja dhete minutash fishkellonte bilbili per
fillimin e punes 8 oreshe. Thohej se njana nga rruget do te quhej "e
paguar". Fakti asht se punuem si skllav per me perfitue nji pune ma te
lehte. Te burgosunit, tashma, ishiri shume ma te specializuem se tekniket e
inxhinieret e bonifikimit. Praktika e gjate nder te gjitha kenetat e thame
(bonifikueme) te Shqipnise, vetem nga te burgosunit, kishte ba qe ata te
fitonin besimin e personelit teknik e atij ushtarak. Keshtu te burgosunit, ne
fillim organizuen vete nji skuader pioniere te punes. Ata hapen nji vije te
ngushte e te theIle, e cila filloi te thithte ujin e ta percillte ne basenin e
stacionit te pompave. Nder ditet e para, e shumta e te burgosunve, shijonin
"nji pushim" fantastik ne bregdetin e Pishporos. Efekti i atyne
vijave te vogla u pa mbrenda 5-6 ditesh. Ne javen qe erdhi u hap front pune per
500-600 te burgosun. Ne haze te projekt-bonifikimit duheshin ba shume kanale,
qe nga diga e Pishporos, deri te katundi i Novoseles.
Nji dite na derguen ne Novosele per me pa se ku do te punojshim
simbas projektit. Ishte vetem nji vizite e cila do te percaktonte vendet e
punes. Ate dite punoi vetem keshilli teknik tue vendose piketat. Ne nesre
perseri aty. Kur mberriti kolona e jone e te burgosunve, Novosela ishte çue ne
kambe. Kishin dale ne rruge dhe protestojshin me sa za qe kish: "Poshte
fashistat! Poshte reaksioni! Nuk i duem! Nuk i duem!" Rojet bane punen e
vet dhe nuk ndodhi kurrnji aksident. Ne nesre komanda na dergoi perseri aty. Ne
fushe, kishem afer nji burre te shkurte qe thirrej Miti Koliqi. Thuhej se ishte
nga ato ane, se ishte kene "oficer partizan" dhe se kishte "vra
baben e vet!" Ishem shume kurioz me dite se çthonte ai vete dhe nuk u durova
pa e pvete.
-Eshte e vertete, -me tha, -babai im ishte nje nder kapot e
Ballit Kombetar nder keto fshatra, ndersa, siç ishte zakon atehere nder keto
ane, une vete dola partizan. Gjate luftes isha nenoficer ne garden e Shtabit te
Brigades. Aty shihja me syte e mi se si oficerat e Shtabit i torturonin deri ne
vdekje ose pushkatim roberit e zene nga radhet e Ballit Kombetar. Kur hyme ne
fshatin tim si fitimtare, komanda me urdheroi: "Me mire shko vete e na
sill babane ketu se perndryshej do ta kete punen keq." Une u dridha, por
nuk munda ta kundershtoj urdherin. Shkova ne shtepi. Babai ishte larguar nga
friga. Pyeta te familjes dhe me treguen vendin. Pak para se ta takoja fola me
ze te larte qe ta dinte se isha une dhe mos te qellonte. I tregova urdherin e
komandes. Ai u mendua ca kohe, me pyeti per oficerat e ne fund me tha:
"Sigurisht qe nuk do te me vrasin duke qene baba i nje partizani.
Perndryshe do te me kerkonin perpjekje zjarri." Keshtu qe pranoi te
paraqitej ne Shtab per tu dorezuar. Mu dridh zemra. Gjate rruges mendoja se si
oficerat e Shtabit do ta torturonin pa meshire deri ne vdekje. Kete gje ai nuk
e dinte, par une kisha pare e jetuar krimet e tyre te çmendura. Pata dhembje
per vuajtjet qe e prisnin babain dhe i thashe: "Kalo pak para se do te ndalem".
Ai ecta ngadale dhe une, atehere, kur hyri ne shenjester te armes sime, terhoqa
gishtin. Ai ra ne te parin plumb prapa kokes. Nuk qellova me, par ndeja deri sa
dha shpirt. I mora armen dhe me te ne krah u paraqita ne Shtab. "Nuk erdhi
babai?" -me pyeten. "Desht te ikte rruges, por e qellova. Ja edhe
arma e tij". . Ata me pergezuan per kryerjen e detyres. Me vone me graduan
oficer. Kam qene edhe ne Degen e Sigurimit ne Shkoder ne vitet 1945-1946.
Ndegjo, nuk di se çke ndegjuar ti per kete ngjarje, par babane e vrava, sepse e
doja shume dhe nuk do te duroja qe te ma poshteronin. Kam shkaterruar familjen
e po ashtu edhe jeten time. Me organizimin e policise popullore me nxoren ne
lirim, par nuk jam kthyer kurr me ne fshatin tim. Kam jetuar si i humbur.
NgjaIja me tronditi. Me te vertete shume njerez, nder çaste te
veshtira te jetes humbin mendjen e me ta edhe nderin e jetes. Mbas dites se
Novoseles kthyem perseri per me vazhdue pnen e fillueme ne bregte detit te
Pishporos. Klima e atij vendi ishte teper e bute dhe e mire, por sikur te binte
ndonji shi i turrshem ne na zinte krejt te pambrojtun, perveç asaj mushamaje, e
cila, si prodhim i industrise sane, mbas 5 minutash fillonte e ta shtinte ne
trup shiun. Keshtu na uleshim kacuk, hidhshim mbi krye mushamane dhe rrijshim
pa punue, nji ore ose dy, deri te pushonte shiu. Ne te vertete, oficeri i
punes, ishte nji fare Koço nga Selenica. Ai e shifte se nato kondita as puna
nuk mund bahej prandej nuk na detyronte. Mandej po nate hall ishin edhe policet
e brigadave e ma zi rojet ushtare, megjithse mushamate ata i kishin te mira,
ushtarake. Puna ishte e rande, mbasi gjithe diten punohej me lluce, e cila
shpesh hipte permbi çizme, megjithkte nuk kishte ushujza, sepse ujet ishte i
krypun. Kishim dhe nji favor se gjate rruges, kur ktheheshim, na ndalojshin ne
nji vend, zbritshim skarpaten e gurte dhe na lejoshin me u pastrue ne det, me
la çizmet, balten e kambeve dhe te pecave me mbathe opingat, ne menyre qe,
kthejshim ne kamp mjaft te pastruem. Kete miresi ne ia dijshim atij oficerit,
Koçit, sepse, kur nuk ishte ai, te tjeret nuk na lejojshin. Edhe nji favor, ne
krahasim me kampet e tjera: rruga e gjate ishte e shtrueme dhe ne kenaqeshim me
panoramen e shkelqyeshme te Zvernecit, Sazanit e sidomos te Gjolit te Nartes qe
ishte banesa kryesore e pelikaneve te bukur. Nate kobe, na te burgosunit, kemi
mbrrijte me numrue rreth 2000 pelikane dhe me kurreshtje te madhe vrejshim
jeten e tyne kolektive dhe private. Mesuem per shembull se pjesa e fundit e
skjepit te tyne te madh, perbahej kryesisht nga nji lloj lekure te holle,
transparente e cila vlente per te punue dajret ma te mirat e ma te
qendrueshmet. Ata nuk kishin frige dhe aviteshin mjaft afer bregut ose
lundrave, keshtu qe mund te zhdukeshin lehtesisht nga njerez te pandergjegjshem.
Prandej gjuetia e tyne ishte e ndalueme me ligj. Rastesisht rojeve ushtarake qe
na shoqnojshin anash u ra ne dore nji prej tyne. Ai kishte ra ne nji kurthe te
ngritun nga fshataret. Rojet ia dorezuen nji polici dhe ky u a dha te
burgosunve qe ta çonin te doktori i kampit ne se ai mund ta sheronte.
Perndryshej do ta mbytnin e mishin do ta perdornin per permiresimin e gjelles
se kazanit. Doktori e pa se nuk kishte çi bante e keshtu e mbyten. Ai ishte nji
shpend i madh qe peshonte rreth 10 kg. Kur e rjepen, mishit plot dhjame, i
vinte nji ere peshku e qelbun e cila nuk durohej. U a dhane disa prej
punetoreve ma te forte. Kur e vune ne zjarr me e zie, qelbej vendi nga era qe
leshonte. Me gjithe urine e madhe te te burgosunve, nuk duel kush me e hanger.
Pra, perveç zhanges se skjepit e bukurise se madhe atij shpendi nuk i vlente
tjeter.
Zakonisht notonin me çifte, par kishte raste qe mblidheshi edhe
30-50 bashke e tue perplase krahet per uje vejshin para peshqit deri qe i
aviteshin ne cektine ku ata e kishin te lehte me i kape. Par ajo qe na dukej ma
interesante ne jeten e tyne ishin mbledhjet qe i bajshin nder disa taka qe
ishin ndermjet pyllit te bregdetit e gjolit. Zakonisht kjo ndodhte 10-15 dite
para se te fillojshin shtegtimin e veres. Dukeshin sikur veprojshin si njerzit.
Ne fillim mblidheshin disa pelikane te mdhaj ne grupe te vogla prej 10-12
shpendesh. Ne nesret mblidheshin me shumice jo ne nji vend, par lagje-Iagje,
dikund 30, dikund 50 e dikund ma shume, sikur tishin te ndame nder fise. Me çojshin
mallin e tubimeve nder male tona. Kjo loje vazhdonte disa dite rresht. Dukej
sikur ata pelikanet e mdhaj i rreshtojshin keto grupe dhe i kontrollojshin te
gjithe, se shifej, se disa prej tyne, u largojshin nji nga nji. Diten e
shtegtimit ata ishin te mbledhun mjaft heret. Fluturimi i çetes se pare
fillonte mbas ores 9. Rreth 50 pelikane fillojshin fluturimin te vume ne rresht
mbas njanit qe printe. Se pari, fluturimi bahej poshte, ne forme rrethore, mbi
kenete, e deri te fusha e shkolles se aviacionit, gjithmone ne ngritje, dhe kur
afersisht mbrrijshin naltesine 300-400 meter atehere çohej çeta e dyte, po nate
menyre. Ashtu e treta dhe e katerta, cieri sa çeta e pare kishte mbrrijte atje
ku merrte drejtimin per udhetim, gjithmone drejt veriut.
Pelikani ne fluturim kishte bukuri te rralle. Ai skjepi i gjane e
madhosh ijepte pamjen e nji heroi te patundun. Mbas 3-4 ditesh fillonte
fluturimi tjeter, deri qe keneta vorfnohej nga pamja e tyne, sepse mbeteshin
aty nji pakice e vogel. Ne, gjithe veres, na merrte malIi per ta.
Ky ishte ngushllimi qe natyra e bukur na jepte gjate vuejtjeve te
punes, por kur ktheheshim ne kamp na kapte merzia e madhe. Posa merrshim ate
gjellen e neveritshme me copa barishtesh te kalbuna e oriz te krymun, fillonte
orari i merzitshem i veprimeve edukuese. Mos te harrojme se partia ketyne
kampeve me skllav pune u kishte ngjite emnin "Reparte riedukimi".
Thuhej se deri vone, ky ishte kene kampi ma i dishruem prej te burgosunve, mbas
te gjitha halleve, sepse kishte pase drejtor nji fare Azbi Lamçe dhe kryetar te
zyres teknike Enrik Prendushin.
Kur kampin e filler ne clore Sule Manoku e liroi Enrik Prendushin
dhe ne vend te tij vuni Beqir Dibren, tue e quejte qe nga ajo kohe
"Kryetar i Keshillit te Riedukimit" dhe jo "Shefi zyres Teknike"
si ma pare. Beqir Dibra ishte nji dhelpen e vjeter komuniste. Kishte marre per
grue nji jugosllave, prandej quhej "agjent i UDB-se" dhe bante burg.
Njeri shume i zgjuet, par nuk kuptohej ne se, o nga friga, apo nga zemra e
keqe, vuni ne jete programin e tmerrshem te "luftes se klasave" ne
burg. Çish ajo? Nji pervamje vdekjepruese per te burgosunit. Kampi i te
denuemve u nda ne dy veta ku ne te paren hijshin ata te rruges se
"riedukimit" dhe ne te dyten ata qe nuk mund te hinin ne ate rruge
dhe qe perfaqesonin "reaksionin".
Veprimtaria e te pareve ishte "informacioni" ose
"shpifja" si dhe pjesmarrja nder "aktivitetet kulturalo-shoqnore
edukative" qe organizonte komanda. I ashtuquejtuni "Keshill i
Riedukimit" ishte nji parodi e "Keshillit te Ministrave" te
shtetit shqiptar. Perveç "Kryetarit" dhe "Nenkryetarit"
kishte edhe titullaret e kultures e sporteve, te riedukimit, te
ekonomi-financave, te shendetesise, te ruejtjes se ambjentit, te punes etj. Ky
ishte "ekzekutivi" i perbame nga spiune, servile e shpifes nga ma te
neveritshmit. Tue kene kopje parodike (qesharake) e qeverise shqiptare kishte
nevoje edhe per njilloj "Kuvendi Popullor", i cili zgjidhej me
"vullnetin e lire" te te burgosunve. Keshtu, perveç 8 veteve te
ekzekutivit, qe permendem ma nalt, zgjidheshin edhe 8 te tjere te
"Keshillit te gjane te Riedukimit". Kjo ishte nji loje teper e ndyte
sepse ne kete "Keshille te gjane" perveç spiuneve e shpifsave
zgjidheshin edhe 2, 3 ose 4 nga njerzit ma te ndershmit qe kishte kampi. Kjo
loje bahej per dy qellime. Se pari Komanda donte te tregohej
"demokratike" per me mshefe spiunet e çpifsat, mbas njerzve te
ndershem. Se dyti, vete "zgjedhjet e lira te te burgosunve" ishte nji
provokacion satanik. Komanda donte me dijte se cilet ishin te burgosunit ma te
rrezikshem dhe i vinte para nji prove te zjarrte. Sikur te refuzojshin i priste
denimi i dyte, o i trete. Sikur te pranojshin me u ba servila humbshin nderimin
qe kishin. Ne pergjithesi keta njerz turte preferuen heshtimin paqsor. Te
burgosunit kurr nuk e humben per ata simpatine, sepse kishin nji vesh aty
mbrende ne "Keshillin e Riedukimit" per me mesue se shka bahej e
sendergjohej nga "djalli i kuq".
Ne baze te vendimit te ketij Keshilli, filloi puna e merzitshme
edukative. Posa ktheheshim nga puna e rande e rruga e gjate hahej buka dhe
mandej fillonte leximi i shtypit dhe "Historia e PPSH- se", e cila
ishte shkrue sipas modelit te Historise se PK (b) te BRSS- se Partise Komuniste
(Bolshevike} te Bashkimit Sovjetik. Kjo pune vazhdoi gjithmone, aq sa kur nuk punohej
baheshin 3-4 ore lexim ne dite, nji torture e vertete per te burgosunit, te
cilet do te mbrrijshin keshtu me ndie leximin e te gjitha veprave te Enver
Hoxhes, i shpallun si ma i madhi, ma i dijtuni, ma i miri e i pagabueshmi njeri
i shekujve ne histori te mbare njerzimit. Ne pergjithsi e shumta e te
burgosunve kishte jetue ate te quejtunen "Lufte Nacional Çlirimtare",
kishte jetue e jetonte gjithnji ne "Parrizin shqiptar", te ndertuem
nga Enver Hoxha, dhe barte mbi supe te veta peshen ma te rande te "diktatures
proletare", prandej ndigjonte me neveri e urrejtje kallximin e shtremnuem
e te perçudun te te gjitha ngjarjeve. Sigurisht qe ishte veshtire me fole,
sepsee spiujt e çpifsat rrijshin gjithmone me veshe hap un, megjithkte na e
njifshim mjaft mire njani-tjetrin dhe keshtu gjejshim rasen me ia shpraze
mllefin e zemres shoqit te mire.
Ne kete menyre kampi u nda dyshe nga nji meni e urrejtje
anmiqsore -ne njenen ane ata qe dojshin me marre pjese ne format e riedukimit
dhe nder ne te tjereve, ma te shumtit, qe nuk dojshin me u
"riedukue". Kete lufte klasash e drejtonte me mesimet, keshillat e
ndeshkimet e veta, komisari i kampit Kiço Gjançi.
SMAJL DULI I POSTRIBES
Mbasi e liruen Beqir Dibren per merita te ketij organizimi
satanik, caktuen ne vend te tij çamin Gani Tartari nga Konispoli, kepucarin e
kampit.
Nen drejtimin e tij lufta e klasave mberrijti kulmin. Te
burgosunit nuk guxojshin me fole ma mes vedit, sepse gjithshka pergjohej,
gjithshka shpifej. Asohere, ndersa punonim ne Pishporo, ne pishe te diellit, pa
kurrnji hije, njanit prej puntoreve i ra te fikte. Infermieri i punes tha se
kishte hemoragji cereblare dhe duhej çue urgjent ne spital. Te burgosunit me
bishta belash e lopatash sajuen nji vig (barele) dhe te shoqnuem nga kater
police e kthyen ne kamp e prej andej e çuen ne spital. Mbas nja nji muji qe u
shtrue, kthei ne kamp me krahin e djathte te paralizuem, par i shpetoi jeta,
kishte shpetue edhe nga puna. Quhej Smajl Duli; ishte nji nga bajraktaret e
Postribes, njeri shume i mire, i zgjuet, gjakambel e gjakftofte. Tue kene se te
gjithve u dhimbej per fatkeqsine qe e gjet, shkojshim me ndeje me te, per me i
largue merzine. Nji dite njani po me pvete:
- E njef ti Smajl Dulin? -Po si jo! Edhe ne burgimin tim te pare
kena kene bashke. Asht nji nder shtepite ma te mira te Postribes, nji shtepi
patriarkale me kund 50 pjestare.
- E si asht e mundun qe te kete nji nane te keqe?
-Kush ta tha?
- Ai vete sa here qe i shkojme per ngushllim na thote: "Nuk
e kam hallin te rreziku im, por mjerohem sepse, per rrezik, kam nji nane te
keqe, te veshtire, qe mi qet jashte te gjith robt e shtepise."
- Ndigjo, Smajli asht burre teper i mire, ne te vertete nanen nuk
i a njof. Gjithshka mund ndodhin ne kete shekull.
Nji dite gjeta kohen dhe shkova me i ba nji vizite Smajlit. Siç
thashe, njifeshim qysh ne burgimin tim te pare. Si te gjithe te tjereve edhe
mue mu ankue per "nanen e keqe".
- Smajl, -i thashe, -ne te gjitheve na ka zane rreziku me ate
"nane" qe asht bushter.
- Aman, Pater Zef, mas gabo me i thane kuj se na mbysin ne hu.
Kurrkush nuk ma ka kuptue deri tash. Atehere qeshem te dy bashke
per "Nanen Parti", qe aq shume permendej ne te gjitha rrethanat e
jetes.
Aty ne kampin e Vlones kishim nji te burgosun te vjeter, Hamdi
Fallanin nga Drashovica. Kishte ba shum vite burg. Nder keto vite kishte humbe
edhe nji sy, jo nga semundjet, por rastesisht, gjate nji grindjeje qe
"maloket katolike te Shkodres" kishin pase mes vedit. Ne te vertete
ai i simpatizonte shume "katoliket e Shkodres", pamvarsisht humbjes
se synit per shkak te tyne. Ai i nderonte trimat, sepse vete ishte trim.
Erdh dita e lirimit te tij. Ajo ishte e veçante. Pregatitjet
ishin te ndryshme: a) kafe, karamele e cigare; b) karamele e cigare dhe c)
vetem cigare.
Hamdi Fallani ishte njeri shume i respektuem, prandej kishte edhe
shume miq. Ate dite ai shetiste n’borrin e kampit, krejt i vetmuem, sepse nga
shkaku i "Luftes se klasave" ai mund konsiderohej si zadhanes i te
burgosunve politike dhe mund transmetonte mesazhe Lirije. Ate dite ai shetiste
krenarisht i vetem noborrin e kampit dhe, na miqt e tij, nuk kishim guxim me i
u afrue, por shetisnim paralel me te. Nate kohe erdh Gani Tartari, kryetar i
Keshillit te Riedukimit. I u avit atij dhe i tha:
-Shoku Hamdi, ti neser lirohesh. Duhet te kesh parasysh se
Partia…."
- Ndigjo or maskara, -i u kthye Hamdiu. -Ndigjo mire çpo te them.
Kam mbajtur Ramazan per 29 dite. Si ta merr mendja ty se do ta prish Ramazanin
ne diten e fundit tue ngrane, me nder me thane, nji mut? Ik e mos te shof!
Zhduku!
Fjalet i shqiptoi me za te nalte qe ta ndigjojshim te gjithe na
qe paraleI shetisnim në borr te kampit. U shkaktue nji qeshje e zhurmshme e
cila nuk mund akuzohej ne kurrfare menyre nga shpifjet e Keshillit te
Riedukimit. Ky asht nji episod i fillimit te "Luftes se klasave"
mbrenda burgut, te cilen ma vone do ta ndeshim nder pamjet ma te tmerrshme te
saj.
TRABOINI STUDIO CHANNEL |