28 April 2020

🔴 Apologjia e komunistit antikomunist Zef Mala- nga K.P. Traboini

APOLOGJIA E KOMUNISTIT ANTIKOMUNIST ZEF MALA

Nga K. P. TRABOINI

Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej "të vetëve", bashkëidealistët e komunizmit, flitet pak ose aspak për deziluzionet historike me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim.
Është Zef Mala ai i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ....se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t'ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në Francë ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg.
E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e  konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943.
Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin. 
Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e  Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te denohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver - Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si anti sllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën,  sikur e lehtësoi pak sa gjendjen e  Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen "Skanderbeg" të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten.

E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur.
Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa?
Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si "mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar, sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri "Buletini jeshil" në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut.
Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin.
Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë:

"Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje".
Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë,  nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit:  kolerë, zi, lot, gjak, helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa mëshirë e pa cak.

KOMUNISTI DHE ANTIKOMUNISTI ZEF MALA Nga K. P. TRABOINI Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej "të vetëve", bashkëidealistët e komunizmit, me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim. Është Zef Mala i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ....se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t'ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në France ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg. E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943. Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin. Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te denohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver - Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si anti sllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën, sikur e lehtësoi pak sa gjendjen e Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen "Skanderbeg" të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten. E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur. Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa? Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si "mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar, sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri "Buletini jeshil" në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut. Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin. Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë: "Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje". Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë, nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit: kolerë, zi, lot, gjak, e helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa cak.

Mine coins - make money: http://bit.ly/money_crypto

23 April 2020

🔴 Meditim në karantinë - nga K. P. Traboini

MEDITIM NË KARANTINË
Nga K.P. TRABOINI

Amerika padyshim e ka cilësisht të shkëlqyer sistemin shëndetësor. Kanë teknikë të përsosur. Aparaturat mjekësorë me të sofistikuara në botë. E kam provuar të paktën tre herë kur jam shtruar në spitale, e megjithatë këto ditë po vdesin mijëra njerëz nga kjo flame e zezë Corona Virus Covid 19. Problemi mendoj duhet të ketë qenë (nëse na lejohet të kemi një mendim në kushtet e shtetrrethimit botëror), se nuk u morën masat me kohë si në Itali dhe në Spanjë. Edhe Anglia e vonuar. "Trimëria" e kryeministrit britanik Boris Johnson që në fillim u pa se ishte një aventurë e rrezikshme, si punë kaubojsi. Rrezikoi veten por nisi në atë botë të tjerë nga pakujdesia në qeverisje. Edhe Amerikës ju duk i largët kumti i zi Bergamos. Vonesa nuk mund të mos sillte tragjedinë. Vetëm në lëvizjet e trenave gjatë ditës në New York udhëtojnë miliona njerëz, pra nëse një njeri është i infektuar e ai e ka raportin 1 deri më 1.5 ,siç mund të jetë në disa vende me rritje infeksioni të ngadaltë, kjo shifër shkon e dyfishuar apo trefishuar në qytete me qarkullim të madh. Pra ka një rritje me progresion gjeometrik të llahtarshëm. Kësisoj ndodhi në qytetin e New York-ut ku ka miliona banorë, në një kohë shumë të shkurtër, por kësisoj nuk ndodhi në Vermont, as Maine apo New Hamshire, ku popullsia është më e pakët dhe e shpërndarë. Ndodh edhe një fenomen për tu vënë në dukje, në Veri të shtetit të New Yorkut, që kufizohet me Kanadanë, ka shumë pak të prekur 3 % të prekurve të shtetit, por në qytetin e New Yorkut 97 %, një tmerr i vërtetë. Edhe New Jersy po kështu, sepse është një qytet fare afër, nder komunikues, dhe shumë kush që punon në New York banon në New Jersey. Kam lexuar që në janar-shkurt, sepse isha i interesuar të shkoja në Amerikë në Mars, se nëse kjo epidemi kap Amerikën llogariten miliona të vdekur. Prognozë e zezë. Ndaj që në fund të shkurtit thashë nuk do të shkoj. Dhe nuk e preva biletën sepse mendoja lëvizjet e avionëve që padyshim ishin kthyer në transmetues të virusit vdekje-prurës, që ishte ndezur në Kinë e do ti vinte flakën gjithë globit. Pikërisht prej qarkullimit të madh e pësoi edhe New Yorku, ky metropol i botës që nuk fle as natë e as ditë. Aeroporti "Kenedi" priste miliona pasagjerë nga gjitha vendet. Ja dhe një vatër e nxehtë. Dikush bën kritizerin për mjekësinë amerikane, por dua të them, ani pse për fat kemi pak vdekje në Shqipëri, as mos e krahasoni mjekësinë shqiptare me atë amerikane, as italiane, as spanjolle pavarësisht vdekjeve të shumta që kanë. Se fundja tështima (alegorike) e një elefanti nuk është e barabartë me tështimën e një milingone. Megjithese të dyve u duhet thënë shëndet. Në Shqipëri kemi 200-300, ja na u bënë 500 shtretër a më shumë qofshin. Sikur të mos bllokohej qarkullimi, të mos karantinoheshin e distancoheshin njerëzit me vendim të rreptë qeveritar do të kishte edhe këtu mbase deri në mijëra jetë të humbura. Nuk dua të bëj Kasandrën, por kjo do të ndodhte pa as më të voglin dyshim. Përrallat që ne shqiptarëve "heroikë" (siç u thanë budallallëqe në ca intervista televizive), se ne nuk na bën dot gjë virusi, janë për sarahoshët. Apo ndonjë farë panelisti që u ka marrë koka erë e çajnë dërrasa në TV, tashmë nëpërmjet "Skype", që kërkojnë hapje kur ata vetë nuk kanë asgjë për të hapur veç gojës së vet të azdisur që nuk di të pushojë kurrë, madje as në gëzime e as në morte. Por qytetet e mëdha të shteteve me potenciale të mëdha ekonomike nuk është e lehtë ti karantinosh. Ligjet e botës i bëjnë kompanitë e mëdha kombëtare apo shumëkombesh qofshin, që shohin interesat e tyre e as e tundin fort për popullin e thjeshtë kudo në botë. Edhe hapja, siç po trumbetohet, nxitur e nën presionin e bosave të mëdhenj të ekonomisë botërore që po ju pakësohet fitimi, do të jetë jo pa rrezik. Çfarë është kjo ngutje në hapje kur nuk kanë idenë se çfarë do të ndodh nesër. Kur nuk kanë asnjë ilaç shërues. As vaksinë. Vetëvrasje më duket. Ca thonë vjen frika e urisë, prandaj. Nuk besoj të jetë kështu. Po fundja më mirë i uritur se i vdekur. Kemi mbetur me sy në qiell. Atë pak qiell që ma lejon ballkoni i shtëpisë së rrethuar me kulla të larta që nuk të lënë të shohësh as diellin. Dhe nuk kam ndërmend të dal rrugëve edhe sikur qeveria ta lëshojë lirinë e daljes me kut a me metër, me ose pa fasha në orar. Se populli ka një fjalë të urtë që thotë "shkoi dhia me nxjerr brirët e la edhe leshtë". Dhe ec e mos e dëgjo popullin po deshe. Vajte për lesh parlamentar.

Foto autori në karantinë, prill 2020

04 April 2020

Ra ky mort e hiç s'u pamë - nga K.P.Traboini

RA KY MORT E HIÇ S’U PAMË

Nga K. P. Traboini

Kisha në plan të udhëtoja për në Amerikë në fillim të Marsit, por që në shkurt kur mora njoftim se në Bergamo, Itali, vdiqën dy vetë, hoqa dorë se e parandjeva që linjat e avionëve ishin bërë çerdhe shpërndarje virusesh e askush nuk po u thoshte ndal linjave ajrore. E ma merr mendja se as i kanë dezinfektuar para apo pas çdo fluturimi. Më ka ndodhur jo pak herë që pas çdo udhëtimi për në Amerikë të kem probleme me shëndetin, në formë gripi apo diç tjetër. Nuk besoj në pastërtinë e mjedisit të avionëve të pasagjerëve. Ani pse biznes i madh. Para e madhe në xhepat e kompanive shumëkombëshe që në janar-shkurt, kur Vuhani po përvëlohej nga epidemia, as po e vrisnin mendjen se si të ndalohej përhapja e kësaj sëmundje të rrezikshme për njerëzimin. Të paktën ata të mos bëheshin mbartësit e saj nga një shtet në një tjetër. Nga një kontinent në një tjetër. Erdhi koha që u bë ndalimi por tepër vonë. Tërë bota u vonua. Tërë bota u infektua. Mungese përgjegjësie totale. Të mjerët italian e pësuan sepse nuk e imagjinuan stuhinë e vdekjes që po vinte në ketë vend të begatë njerëzish punëtorë duarartë, të gëzuar e jetëgjatë. Fati u solli të derdhnin më shume lot se askund tjetër ne Europën e lodhur e të përgjumur. Brenda një muaji, falë linjave të avionëve, tërë botës ju vu flaka, ju pllakosi vdekjen, duke krijuar një gjendje që askush nuk e di se si e kur do përfundojë e sa sa vdekje do te ketë akoma. Asnjeri nga ne nuk e di si do bëhet me veten tonë, do të jemi të gjallë apo të vdekur deri në stinën tjetër. Falë ndryshimeve të mirëqenies, nivelit të pastërtisë e përkujdesjes në raport me brezat e mëparshëm, mendonim se ishim jetë gjatë fatlumë, por krejt pa pritur stuhia e zezë që fryu nga Vuhani na kujtoi se mund të bëhemi edhe jetëshkurtër madje duke numëruar ditët. Këto përsiatje, herë me shpresë e herë pa pikë besimi se do na gjejë stina tjetër. Gjithnjë kur bluaja me vete, arrija në mendimin se duhet të jemi më të butë. Me të mirë e më të mirë kuptueshëm. Asnjë egërsi a mllef nuk na shpëton. Politikanët le të bëjnë ende si të marrë. Punë e tyre.  Milionerët le të rrinë të fshehur pa nxjerre zë, sikur deri dje mos të ishin të zhurmshëm, me shpenzimet e tyre marramendëse, me mburrjet e tyre për gardëroba milion-dollarësh.  Vrima e miut 300 grosh është sot për këto milionerë mburravecë që e kanë harruar krejt çfarë është altruizmi, bujaria e humanizmi. Mbledhësit e milionave nuk do ishte keq të kishin dhënë gjysmën e pasurive të tyre për të shpëtuar njerëzimin, por siç po shihet nuk po e bëjnë. Nuk mjafton që e shohim që një pjesë e botës është zhytur në mjerim, por këta bëjnë kinse nuk janë këtu, por në një planet tjetër. Po këta nuk kanë as mëshirë, as bujari, as humanizëm. Ku janë listat e milionerëve të revistës FORBES. Deri para epidemisë botoheshin emra të mburrur për pasuri përrallore. Paratë atyre ua ka dhënë populli, duke parë koncertet e tyre, filmat e tyre, duke blerë mallrat e tyre,  duke punuar për ata, mirëpo milionerucët tani janë fshehur e numërojnë të vdekurit nëpër lajmet e botës, pa e vrarë mendjen se shpëtimi vjen nga shkenca, e shkenca që të zhvillohet për të mirën e njerëzimit do para, e paratë janë të ndara shumë keq, por jo për faj të tyre sigurisht, por të indiferencës së shtetit që si rregullator lë pa përkujdesje një garë të shfrenuar shoqërore dhe ekonomike ku i pasuri vazhdon të pasurohet pafundësisht e i varfëri të varfërohet tmerrësisht. E pra të dy palët paguajnë taksa. Të dy palët e mbajnë mbi shpatulla shtetin. Veç njëri mbret i pangopur në përfitime e tjetri Sizif kryelartë e fatkeq. Mirë është që njerëzimi ti thërrasë mendjes e shumë gjëra, siç thotë këto ditë edhe politologu amerikan Henry Kisinger, pas pandemisë bota të nisë ti bëjë ndryshe. E kjo nuk ka të bëjë me ide socialiste, siç mund të thotë ndokush (mos e thëntë Zoti rrafshimin e vlerave), por me funksionin rregullator të shtetit para të cilit të gjithë qytetarët janë të bababartë e meritojnë të njëjtën përkujdesje. Kësisoj shteti të ndjekë parimin se të gjitha gishtat e dorës dhëmbin njësoj. Një reformim i madh duhet veçmas në fushën e shëndetit publik, se jemi në luftë, armatimet e bombat nëpër depo flenë, por na mungojnë instrumentat mjeksore, që janë padyshim arma më efikase e kësaj lufte që duhet me çdo kusht ta fitojmë.
Jemi në një botë morti dhe unë kam hequr dorë e i shmangëm çdo vështrimi politik në problematikat që na dalin përpara. Sepse jemi në kohë të mbijetesës. Nuk di askush çfarë është e nesërmja. E di se mjaft pasionantë që përqendrohen zellshëm nën ombrellën e konflikteve partiake politike, mund të mos kenë të njëjtin mendim e të më thonë se po i shërben këtij apo atij protagonisti politik e aspak karizmatik. Por gjithsesi dëshiroj të shprehem, të them se i gjithë përqendrimi duhet të jetë, sipas meje, për të ruajtur ekzistencën si popull, Ky është imediati historik i këtyre ditëve. Nuk ka pikë rëndësie kush është në qeveri e sundon e  kush është në opozitë e turfullon. Se aty-aty  janë. Një okë e pak, një okë pa pak, siç thotë populli. Rëndësi ka të organizohemi mirë. Të jemi më homogjen e më të  ndërgjegjshëm se jemi përballë një katastrofe. Përpara një zinxhiri vrasës që me vullnet të mirë e fare pak sakrifica mund ta përballojmë. Duhet ta këpusim atë zinxhir fatal, ta këpusë secili nga ne duke u shmangur nga infektimi. Se shumë kush me moskokëçarje mund të bëhet një hallkë e linjës vrastare e t’ia çojë njeriut të vet të dashur. Duhet të gjithë bashkë të punojnë në një qëllim. Nëse dështojmë të gjithë bashkë, a veç e veç, pasojat e përgjegjësit do të jenë të mëdha për ne të gjithë. Nuk i shmanget gjyqit të ndërgjegjes askush. Ne kemi qeshur me formulime të tilla si “një për gjithë e të gjithë për një”, por erdhi koha ta vlerësojmë këtë shprehje se është një praktikë shpëtimtare. Çfarë e shtyu mjekun Dhimitër Kraja të lerë qetësinë e pensionistit e të kthehet në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës së njerëzve, atje ku punoi 48 vjet? Pikërisht kjo ndjesi. U infektua, u rrezikua, por  mrekullisht shpëtoi. Por gjithsesi ja vlejti sakrifica se na e konkretizoi humanizmin, e bëri më të pranishëm mes nesh, sepse për humanizmin flasim shumë, por e gjejmë në praktikë fare pak. Dhe të mos harrojmë se pas çdo lufte janë bërë gjyqe të atyre që i çuan popujt në katastrofë. E kurrsesi nuk dua të besoj se, shkaktarët e kësaj gjëme, pandemie, por edhe ata që e nënvleftësuan, nuk do të jenë pa pasoja e pa gjyqin moral publik.
Shteti që është rregullatori i jetës së qytetarëve duhet të jetë me kapacitete të plota, me ekonomi të fortë e më i pasur e të mos vidhet, por gjithashtu të shpenzojë me shumë për nevojat e shërbimit publik. Si ka mundësi që ne nuk kemi veç dy-tre spitale shtetrore në Tiranën që i afrohen 1 milion banorëve, gati gjysma e popullsisë së shtetit përqendruar në një qytet. Si ka mundësi të kemi makina ambulance në gjendje të tillë që nuk transportohet as bostanet, specat e domatet e jo më njerëzit, ndërsa qeveritarët porosisin makina të reja milionëshe? Pse nuk vihen makinat e qeverisë në dispozicion të spitaleve e urgjencave në këto ditë pandemia e shtetrrethimi? O Zot sa pyetje mund të bëhen në këtë vend. Por askush nuk zoritet të jap një përgjigje. Madje as Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që mesa shihet mbahet kot, para të humbura,  sepse nuk kemi asnjë veprim të fortë denoncues për korrupsion, kur këtu paratë villen me galop e me thasë. Pse shteti ti japi koncesione spitaleve private, të cilat punojnë me çmime të kripura mbi aftësitë paguese të qytetarëve, të punësuar qofshin apo pensionistë. Po sa para nxirren nga kromi, nga nafta, nga pasurit tjera minerare. Ku shkojnë këto para. Pse nuk bëhen publike shpenzimet e shtetit. Po të ishin te dhënat publike a do të kishte mundësi të kaparoheshin nga duar e zgjatura të korrupsionit që gjenden ngado. Pse duhet të bëjmë Check Up shëndetësor te një person privat, që qytetarët as nuk e bëjnë fare, por ai (ajo) merr miliona euro. Me ato para mund të ndërtoheshin edhe tre a katër spitale moderne. Ka diçka që nuk shkon në këtë vend. Asnjë parti që vjen në pushtet nuk jep llogari e as mban përgjegjësi për veprimet e veta financiare që e dëmtojnë mirëqenien e popullit e punojnë në favor të klaneve, oligarkëve, quajini si ti doni, por janë brejtës të pasurive kombëtare e shkaku kryesor për varfërimin e popullit. Për frymë të popullsisë, në bazë të pasurive natyrore, jemi populli më i pasur në Ballkan e më gjerë. Por në të vërtetë realisht jemi më të varfërit e Europës. Pse? Kush duhet ti përgjigjet kësaj pyetje. A mund të përgjigjen sadopak ata të kinse Kontrollit të Lartë të Shtetit që ngrohin vezët nëpër zyra shteti. SPAK-u duhet të mbaj shënim për gjithçka që ndodh në këtë vend dhe kur kjo furtunë e zezë të ketë kaluar, të verë përgjegjësit e zullumeve me shpatulla pas muri. Edhe ai apo ajo që ka marrë miliona me këto Check Up-et fiktive, që dreqit nuk i duhen gjë, ti kthejë një për një paratë e popullit. Ka ardhur koha që gjërat ti shohim ndryshe, të luftojmë si bashkësi që asnjë lek i popullit të mos shpërdorohet, por të ketë efikasitet e të shkojë në shërbim të tij. Ka ardhur gjendja aty ku më nuk mban. Fatkeqësi pas fatkeqësie. Varfëri pas varfërie. Duhet kaluar kjo furtunë e zezë që na gjeti të papërgatitur e të vjedhur njëkohësisht, që të nisim gjithçka me një mendësi të re. Të mos jemi indiferent ndaj fenomeneve të tilla që në Shqipëri të gjithë pushtetarët e të gjitha partive mjerisht e poshtërsisht, kanë guxuar ti bëjnë pa u hyre ferrë në këmbë.
Për çfarë parashtrova nuk ka të bëjë me politikën në kuptimin e përkatësisë se krahëve të dallaveraxhinjve që kanë veshur petkun e politikanit, por këndvështrimi i problemeve në interes të popullit e të përparimit kombëtar.
Zoti i shpëtoftë njerëzit e pafajshëm nga kjo gjëmë e zezë që ka pllakosur botën, por edhe nga politikanët e papërgjegjshëm që e vjedhin dhe e rrjepin popullin si të ishte një popull i huaj nën pushtimin e barbarëve!

5 prill 2020