LULJETA LLESHANAKU
L ULJETA
P OEZI
Luljeta Lleshanaku shfaqet si një nga poetet më impresionante në poezinë shqipe pas vitit 1990. E lindur në vitin 1968 nën diktaturë, që e përndiqte familjen e rrethin e saj, destina e kësaj vajze me shpirt të ndjeshëm ishte për të heshtur e për t'u thyer, ndaj ky fakt shpesh më kujton se, sa fati i saj do të ishte i ngjashëm me shpirtin e dhëmbshur e tragjik të poetes Drita Çomo. Por Luljeta në kohën e rinisë së saj përjetoi çlirimin prej hallkave të shpirtit të burgosur në harrim dhe shpërtheu.
Kjo fontane poetike ishte mbajtur mbyllur e veç kohen e kthjellimit të qiellit priste.
Megjithëse shumëkush në shtypin e përditeshëm lakon emra poetesh me shumicë, mashkullorë e femërore, Luljeta Lleshanaku është një sfide e vërtete per garden e mplakur te rondokopeve poetike të cilët ende krijojnë në mënyre skematike dhe ngjasin me njërit tjetrin si dy pika uji. Diktatura, të cilës i kënduan sa u çirren, i bëri si vëllezër siamezë dhe potenca krijuese ju rërëzua. Luljeta poete ështe ndryshe. Kaq të natyrshme i ka poezitë e krijuara nga dora e shpirti i saj, sa të duket se kurrë Luljeta në vajzerinë e saj nuk ka rëndur pas poezisë, ka qënë poezia që e ka rrembyer atë , duke e shtërnguar në krahë e duke e bërë bijë të frymës e të shpirtit të vet. Luljeta ashtu si e ka emrin Lule e Jetës, breron e gjitha lirizëm poetik.
Kushdo që e ndjen sadopak poezinë, nuk mund të mos bjerë nën efekt a flirt me polenin e shpirtit të saj, që kullon e tëra poezi. Është si hoje mjalti poetik. Dashuruar pas poezisë së saj, krijova blogun internetik Luljeta-Poezi, thjeshtë nga dëshira që poezitë e Luljetës, në mungesë të pasjes së librave të saj, ti kem në mes të faqeve të mia internetike të grupuara në Blog Portal TRABOINI© Coonect, një tip Antologjie Virtuale. Ti kem ato si burim i pastër kristal poetik, në kushtet e një Sahare internetike, varfërie gjuhësore si dhe vetshpallje masive të tërë mërgimtareve shqiptarë në SHBA, Itali, Gjermani e gjetkë, kushdo që ka kompjuter, si poet e shkrimtar. Në këto kushte pra, të tysninë së mediokrritetit, jam përpjekur të mbledh çfarë më shume ndjej, vlerësoj e respektoj nga krijimtaria e kolegëve të mi të poezisë, me të cilët bashkudhëtoj çdo çast e çdo orë, kaloj nëpër të njëjtat shtigje të mundimëshme me ta, paçka se mbase pa arritur të takohemi kurrë.
Po fundja le të takohemi në vargjet e lirizmit të shpirtrave tanë. Se, poetët e poeteshat, njihen apo nuk njihen ndër vedi, janë miq me njëri tjetrin. Janë profetët e shpirtrave njerëzore. Kështu e kam takuar e do ta takoj gjithjë edhe Luljetën, poeten që sa herë që e lexoj, më ngjiz një frymë magjie e misteri, duke më tërhequr në skutat më të thella të shpirtit të saj, drejt thellësive të atij deti të pa fund, prej të cilit ajo gjithnjë nxjerr perla që flirtojnë me rrezet e diellit e lexuesit i bën të emocionohen e dashurohen pas fjalës së bukur shqipe.
Edhe si lexues edhe si autor unë e le vehten me kënaqesi të rrëmbehem e përfshihem nga dallgët, kreshtat, honet e sterkalat e shpirtit të poetes me emrin Luljeta.
TRABOINI
Blog Editor , qershor 2008
___________________________
“Sytë e somnambulës” (1994),
“Këmbanat e së djelës” (1995),
“Gjysëmkubizëm” (1997),
“Antipastorale” (1999),
” Palca e verdhë” (2000),
“ Fresco” (Sh.B.A, 2002) e tjerë.