Theodoros Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra) |
Etyde:
NJE TABLLO ME ARVANITET NE MONTREAL
Nga KOLEC TRABOINI
Në një kuadër të fiksuar nga Lida
Margariti, shqiptare me banim në Boston, gjatë një vizite në një kishë
orthodokse në Montreal, Kanada, paraqitet një grup arvanitësh e në mes tyre Marko
Boçari. Ajo na e dërgoi atë fotografi me medimin se diç mund të përftonim prej
saj në aspektin historik. Nga kjo morem shkas dha pasi që u interesuam për këtë
tabllo na rezultoi se ishte një riprodhim i veprës së piktorit Theodoros
Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra) dhe ka për temë
kryengritjen, ose ajo që quhet revolucioni grek. Vumë re se riprodhimi është shumë larg origjinalit.
Ai të jep më tepër përshtypjen e një
vepre të ngrirë ikonografike se sa një tabllo e gjallë në trajtimin e ngjyrave,dritës
dhe detajeve. Riprodhimi që ndodhet në Montreal nuk ka asnjë ornament ose detaj
të veshjeve arvanite.
Përndryshe autori i vepres origjinale piktori Theodoros Vryzakis ka dashur të përjetsojë aktin e betimit për revolucion dhe pavarësi të Greqisë por duke i qëndruar afër të vertetës historike si të ngjarjes por edhe të atmosferës, për të sjellë sa më realisht dhe në mënyrë emocionuese në tabllo atë kohë e ata njerëz heroike. Nuk e dime nëse piktori është grek apo arvanitas, por ai megjithëse ka vënë flamurin grek të asaj kohe, nuk ka pas asnjë mundësi ti shmanget faktit se më shumë se 90 përqind e heronjve të revolucionit grek janë arvanitas dhe në kuadër janë pikturuar Marko Boçari dhe arvanitas të tjerë. Të gjithë veç priftit e ndonjë tjetri janë me veshje arvanite, një veshje impresionante me fustanellën karakteristike të shqiptareve dhe xhamadanët e qëndisur, sa të krijohet përshtypja se këta luftëtar të veshur aq bukur luftën e konsideronin si një dasëm. Krejt natyrshëm si dasma e Lirisë. Në tabllo zotërojnë arvanitët në tërë hapsirën, e në energjinë që përmban e përcjell emocionalisht sa të duket se nuk ka kurrgjë tjetër veç tyre në këtë betim për Revolucionin. Prandaj dhe jo pak herë është thënë se të jesh grek, më parë duhet ta vertetosh se ke prejardhje arvanitase me shkakun themelor se arvanitasit e krijuan Greqine e re. Ata që nuk kanë qënë arvanitas u bie të jenë të ardhur nga vendet arabe, kryesisht nga Egjypti, Palestina apo Libani dhe në të vertetë vihet re se nga bjond që kanë qënë grekët e lashtë tashmë në Greqi dominon ngjyra brune. Fakti se para revolucionit rreth e qark Akropolit kishte vetëm fshatra arvanite dhe flitej vetëm arvanitika, pra shqip, është domethënëse sado të mbulohet e vërteta me sofizma e pseudoargumenta në Akademinë e Athinës që punon si një makinë e vjetëruar e jashtë kohe. Akademizmi i tyre arkaik është krejt ngjashëm me tabllonë e flashkët të kopjuar në mënyre skematike në kishën orthodokse në Montreal ku janë përpjekur t’i shuajnë sa të jetë e mundur indentitetin arvanitas. Një përpjekje qesharake kjo më shumë se mungese talenti.

E dimë ku është Greqia sot mes
ngatrresash ballkanike për emra e territore që i aspiron si një i sëmurë ballkanas në jerm, por problemet
e Greqisë do të jenë më të mëdha kur të futen edhe Shqipëria e Kosova në
Bashkimin Europian. Qarqet ultra të Athinës si do ti pengojnë atëhere lidhjet e
forta historike, që janë lidhje gjaku, gjuhe, e kulture të njëjtë, në mes të
shqiptarëve në dy anët e kufirit, pra arvanitëve dhe shqiptarëve?! Si do ti
retushojnë tabllotë e historisë?!
Gjithësesi një gjë është e qartë si
drita e diellit, Megaloidheja paraqitet zymtësisht si një kauzë e humbur nëpër
zgafellat e historisë. Eshte veç si një atavizëm historik e pa të ardhme, tashmë…
© K.Traboini 2012