PERSHENDETJA IME PER ADEM DEMAÇIN
Qëndresa e tij e pashembëllt i dha kohës e brezave shqiptarë në dy anët
e kufinjëve, a thënë më saktë në katër anët e horizonteve shqiptare
një shëmbëllesë që nuk vdes kurrë. Ai tashmë është një simbol, por
jo vetëm simbol qëndrese e vetmohimi, por edhe një realitet i
përditshëm sepse ai di të jetojë me popullin e vet e jo ta shohë atë nga
nga maja e piramidave të honxhobonxhove partiakë.
Ne kemi nevojë
për trimëri por ne kemi nevojë po aq edhe për mënçuri, qe besa kemi
nevojë për të dyja, edhe për Adem Jashara por dhe për Adem Demaça. Ti
mësosh brezave se si ta duan popullin e vet, si një objekt dashurie e
adhurimi e jo një kaloshinë përfitimesh vetjake, do të thotë se je
mishërimi i atdhetarit të madh.
Dhe i tillë ishte e mbetet i madhi Adem Demçi.
Kolec Traboini
1 dhjetor 2012
Dhe i tillë ishte e mbetet i madhi Adem Demçi.
Kolec Traboini
1 dhjetor 2012