MASAKRA KOMUNISTE E LIBOHOVËS
Nga Kolec P. Traboini
Nga Kolec P. Traboini
Ndërkohë që kishte plasur një debat i madh a duheshin nderuar si martir të demokracisë 65 shqiptarë të pafajshëm që pushkatoi katili Mehmet Shehu në shtator 1943, shumë njerëz me lidhje gjaku apo shpirtërore me komunizmin e konsiderojnë këtë dekorim një gabim i madh. Në këtë kor bretkosash postkomuniste nuk ndenji pa u përzierë edhe gërmadha e diktaturës Vito Kapo, e cila e lëshoi zërin e saj si qyqe vjeshte në mbrojtje të krimeve të komunizmit. Lexoni çfarë tha atbotë kjo hata e zezë: “Nuk ka gjë më të ulët. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Ata kanë qenë dhe mbetën tradhtarë të Shqipërisë që jo vetëm nuk duhen dekoruar, por nuk duhet të zihen fare në gojë”.
Ajo plakë e rrjedhur, gruaja e eksponentit të komunistëve shqiptare Hysni Kapo, kërkonte t'ju mësonte shqiptarëve se çfarë duhej të bënin a të mos bënin. Ajo kishte guximin të mos i quante as shqiptarë ata që u vranë egërsisht nga Mehmet Shehu, por thjeshtë e me përçmim: ballistë. Dhe as të analizonte sadopak se në çfarë rrethanash u vranë mizorisht ata 65 njerëz. Vito Kapo bënte sikur nuk dinte se pak më parë ishte bërë Marrëveshja e Mukjes ku partizanë e ballistë ranë dakort që me çlirimin e Shqipërisë do ta ndanin pushtetin në mes tyre. Nuk thoshte fare Vito Kapo se ishin komunistët të udhëzuar nga miku i saj dhe armiku i popullit shqiptar Dushan Mugosha, që prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Mukjes. Nuk thoshte plaka komuniste në buzë të varrit, se tash e morën dreqërit në ferr, as faktin se kur u bë ajo masakër në Lushnjë nuk kishte pushtues askund. Sepse italianët kishin kapitulluar ndërsa gjermanet ende nuk kishin ardhur në tokat shqiptare prandaj nga na dalin këto viktima të komunistëve që të kenë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Vito Kapo ka qenë në forumet udhëheqëse të komunistëve rreth pesë dekada, edhe ministre ka qenë dhe e di mirë mënyrën si funksiononte demagogjia, gënjeshtra dhe propaganda komuniste. Prandaj dhe në mënyrë krejt mashtruese i akuzonte 65 viktimat e pushkatuara si bashkëpunëtorë të armikut pushtues, kur ato ditë pushtues nuk kishte asgjëkundi në Shqipëri.
Po se çfarë ishte mashtruesja Vito Kapo më mirë se kushdo e dinë libohovitët. Sulejman Jusufati, ndjesë pastë, që nxirrte gazetën "Libohova" më tregoi një histori që lidhet me këtë eksponente të diktaturës vrastare.
Ka një ngjarje gjatë viteve të luftës që e tregon shpirtin gjakësor të asaj shtrige të kuqe komuniste. Dihet se në mes të libohovitëve, për shkak te ndarjes partizanë e ballistë kishte plas një luftë vëllavrasëse. Secila palë, herë partizanë e herë ballistë, vinin në këtë qytet paqësor dhe bënte terror mbi popullsinë, rrëmbenin qytetarë dhe i pushkatonin. Me mizore nga këta ishin partizanët. Në një nga këto ardhje, një njësit partizan rrëmbeu rreth 15 libohovitë dhe i mori me vete për ti dërguar në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Enver Hoxhës në Odriçan. Atje improvizuan një gjyq dhe dy nga libohovitët që i mbanin rob, u vendos ti dënonin me vdekje. Fillimisht i lanë të lidhur nën hijen e një peme deri sa të vinte koha për ekzekutimin. Andej kalon partizania Vito Kapo që atë kohë shërbente në pranë shtabit të Enver Hoxhës dhe Dushan Mugoshës. Afrohet te robërit libohovitë dhe pyet se çfarë janë këta. I thanë i kemi sjellë nga Libohova e janë familje nacionalistësh. Vito Kapo që ishte vetë nga Zagoria, i njihte libohovitët ndaj iu afrua dhe i pyeti një për një. Pasi bëri këtë gjë u takua me atë që drejtonte gjyqin dhe e pyeti se sa do të pushkatonin.
- Dy, i tha ai partizani, - besoj se kaq mjafton. Të tjerët do ti lëmë të lirë.
- Jo, - thërriti partizania Vito Kapo. - Jo, dy janë pak, por të pushkatoni katër.
Pastaj shkoi tek ata që i mbanin të lidhur, zgjodhi dhe dy të tjerë, e kështu të katërt i mbajtën. Të tjerëve u thanë të iknin e po të donin mund të futeshin në radhët e partizanëve. Të katërt ata që i ndanë në një anë pas pak i pushkatuan. Kështu që shpirtrat njerëzorë të Riza Selamit 75 vjeç, Hyse Zhuhuni poet popullor, Bilal Ruçit dhe Sefer Tusunit memec janë në ndërgjegjen e pavrarë të shtrigës komuniste Vito Kapo që mbeti me shpirt katil deri në vdekje.
Meqë kam shkruar e botuar një libër "Libohovitët e Amerikës" dhe kam botuar shpesh tek gazeta "Libohova" e shoqatës "Avni Rustemi", jam i interesuar për çdo fakt historik që lidhet me këtë qytet. Kam në kujtesë edhe kërkesën që i bëra përgjegjësit të Kulturës së Libohovës në vitin 1980 kur po përgatitesha të bëj filmin dokumentar biografik për Avni Rustemin. I kërkova libohovitit të më çonte të shtëpia e Avni Rustemit.
- Te muzeu, - saktësoi ai.
Gjithnjë duke menduar se muzeu ishte shtëpia e Avniut i thashë:
- Këtu ka lind Avniu?
Libohoviti tundi kokën e nuk po fliste. Pasi heshti pak më tha:
- I kemi pas punët e ngatërruara këtu në Libohovë gjatë luftës.
- Si kudo, - i thashë dhe kërkova shtëpinë.
- Nuk ka shtëpi Avniu - më tha me hezitim. Pastaj duke parë këmbënguljen time me çoi tek një vend i rrenuar, një ish shtëpi e lënë në harrim ku dukeshin muret e themeleve mbuluar nga shkurret.
Libohoviti më shpjegoi se ishin bërë shumë vrasje e djegie shtëpish. Me këtë rast ishin ekzekutuar tre nipat e Avni Rustemit, Qazim Rustemi djali i vëllait të Avni Rustemit, Kaso Rustemi djali i xhaxhait të Avni Rustemit, Nexhmie Rustemit e shoqja e Kaso Rustemit dhe Pëllumb Rustemi, 15 vjeç, djali i Kaso Rustemit.
Nga heroi Avni Rustemi nuk kishte mbetur asgjë veç këto rrënoja.
I kisha thënë Sulejman Jusufatit pse nuk shkruani në gazetën "Libohova" për masakrat që janë bërë në këtë qytet, janë të përbindëshme. Nuk kanë vrarë italianet e gjermanët së bashkë aq sa kanë vrarë komunistët në Libohovë. Ai si u mendua më pat thënë:
- Janë plagë të rënda që ende dhëmbin. Nuk duam t'i trazojmë.
Kohët e fundit gjeta një shkrim të libohovitit inxhinjer Bexhet Çobani që kishte rradhitur emrat e viktimave të cilat po i përcjell.



Personat e ekzekutuar ishin:
6-Shaban Beqo 65 vjeç,
7-Kajtaz Beqo,
8-Alush Beqo,
9-Pëllumb Beqo,
10-Dule Beqo,
11-Fejzo Beqo.

Viktimat ishin:
12-Qazim Rustemi djali i vëllait të Avni Rustemit,
13-Kaso Rustemi djali i xhaxhait të Avni Rustemit,
14-Nexhmie Rustemit e shoqja e Kaso Rustemit.
15-Pëllumb Rustemi vetëm 15 vjeç, djali i Kaso Rustemit.
U vranë gjithashtu
16-Ahmet Ruçi 16 vjeç.
17-Malo Laze, banor i lagjes Marinë.

18-Tale Xhaxho 65 vjeç, merrej me bujqësi.
19-Nexhat Cico 60 vjeç, merrej me bujqësi dhe blegtori.
20-Bahri Peça 40 vjeç, merrej me bujqësi dhe blegtori
21-Mukin Ruçi 20 vjeç, e morën të sëmurë nga shtrati dhe e pushkatuan.
22-Nelo Rudi, një trim i rallë pjesmarr
ës në luftën kundër andartëve Grekë në 1914.
23-Sehid Bejleri vritet në Teqe mëhallë.
24-Nezir Shuaipi 40 vjeç teneqexhi, vritet para shtëpisë.
25-Bajram Leko vritet në lagjen Kalista.
26-Mustafa Kodra vritet në lagjen Kalista.
27-Selam Beqiri vritet në lagjen Kalista.
28-Ahmet Idrizi 52 vjeç mësues, vritet para shtëpisë së tij.
29-Hiqmet Gugo, 44 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e ekzekutojnë.
30-Eqerem Gugo, i biri 17 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e ekzekutojnë.
31-Servet Bashaka, e pushkatojnë në Labovën e Kryqit.

32-Besnik Çano,
33-Qeramudin Sulo.


Natën e errët në orën 23.00 Libohova rrethohet me mbi 500 trupa partizane dhe me egërsi u lëshuan kundër popullit të Libohovës (gra,fëmijë, pleq) një terror i paparë. Lufta vazhdoi deri afër mëngjesit, lagjet Teqe Mëhallë dhe Marinë ishin pothuajse të boshatisura. Agresorët afër mëngjesit mbasi vranë, plagosën, dogjën shtëpi u larguan për në Poliçan. Në Libohovë ra zia, dëgjoheshin vetëm vajtimet e nënave dhe grave në Loçan, ku shumë nacionalishtë ngelën të vrarë e shumë të tjerë pa shtëpi, ushqime dhe të plagosur, një tragjedi e vërtetë
Komunistët vranë 32 libohovitë:
35-Shiko Peça, ish komandant i çetës së Libohovës në Luftën e Vlorës 1920, patriot.
36-Xhevat Peça, djali i Shiko Peçës .
37-Shefki Peça, djali i Shiko Peçës.
38-Shezo Myslimi, komandant i çetës së ballit kombëtar.
39-Sulo Bilibashi,
40-Sado Bilibashi,
41-Kadri Leko,
42-Masar Ruka,
43-Braho Bano,
44-Hasan Bano,
45-Teme Hysa
46-Enver Hysa,
47-Çerçiz Hysa
48-Mujo Çepo
49-Servet Çepo
50-Seit Roshi
51-Sulo Ruçi
52-Islam Ruçi
53-Daut Karavidha
54-Sherif Hunda
55-Teki Kodra
56-Shefqet Beqo
57-Tajar Beqo
58-Ramo Rustemi
59-Izet Tusuni
60-Eqerem Tusuni (i biri )
61-Baftiar Havo
62-Vedat Lulushi
63-Neshet Sinani
64-Neshet Shyti
65-Ramo Maçi
66-Xhelal Maçi

67-Riza Selami, 75 vjeç
68-Hyse Zhuhuni, poet popullor
69-Bilal Ruçi,
70-Sefer Tusuni, memec.

71-Sulo Ismailati,
72-Fehmi Kulla, nga Nepravishta
73-Selami Bilibashi, nga Nepravishta
74-Vesaf Hoxha, nga Nepravishta
75-Nazif Mushi, nga Nepravishta
76-Xhafer Mushi, nga Nepravishta

77-Hysen Havo, në vitin 1945
78-Nole Roshi, në vitin 1945
79-Nevrua Beqiri, në vitin 1945
80-Llahmi Rustemi, në vitin 1945
81-Idajet Kulla, në vitin 1947

82-Hajri Neviri vdiq në burg
83-Shazivar Islami vdiq në burg.
84-Hyqmet Roshi vdiq në birucë me tortura.
85-Muharem Bejleri vritet në burg
86-Nevruz Bejleri vdes në birucë
87-Fuat Asllani ish ministër
88-Myzafer Pipa e vranë në qeli Shkodër
89-Abaz Shehu vdes në burg,
Libohova martire, 89 të vrarë, të masakruar, a të djegur të gjallë, pleq, gra e fëmijë, duke përfshirë ekzekutimin e tërë familjes së heroit Avni Rustemi, të cilit i dogjën dhe shtëpinë. Libohova ka heshtur, e si te mos hesht e të pikëllohet kur kurrnjë kriminel i Enver Hoxhës nuk u gjykua, kur duheshin varë në mes të sheshit, te rrapi shekullor i qytetit të Libohovës.
Jo revansh, jo për atë Zot, por drejtesi, jo hakmarrje, por ti jepej çdo krimineli komunist atë që e meritonte.
Pyetja që shtrohet është si nuk kanë turp faqezinjtë të festojnë ditën e kinse çlirimit të qytetit, kur ajo ishte dita e një masakre e terrori të pa parë në historinë e Libohovës. Asnjë pushtues nuk ka vrarë në Libohovë aq shumë njerëz sa vranë komunistët. E akoma më tepër si mund që emri i njerit nga ata komandantat terrorist të njësiteve guerile komuniste, që ka masakruar libohovitët, emri i atij kriminelit pra, ti vihet një rruge në Tiranë, e kur, në kohën e demokracisë.
Gjithmonë kam menduar ku e gjetën komunistët atë urrejtje e atë frymë gjakatare kur u leshuan si hordhi e zezë vrastare në qytetin e Shkodrës e në Malësi duke bërë masakra të përbindëshme. Çdo ditë në muret e Rrmajit pushkatoheshim 5, 10 a më shumë njerëz, kalvar gjaku në Veriun e Shqipërisë. Veç kur kam lexuar për krimet e masakrën komuniste në qytetin e Libohovës e kam kuptuar se hordhite e Enver Hoxhës si bisha të egra e të tërbuara më parë e kishin bërë shkollën në gjakut në Libohovë e mbarë Jugun mbi popullin shqiptar. Ndaj kur u shfaqën në Shkodër e Malësi, por dhe në tërë Veriun e Shqipërisë, kriminelët ushtruan dhunën, mizorinë, etjen për gjak, torturat që u ishin bërë shprehi duke u dhënë falangave të tyre instiktet e bishave. Dhe këlyshet e Atilës na thonë të festojmë çlirimzezën, dyndjen e vrasësve, gjakpirësve, kriminelëve, xhelatëve, hordhive të zeza e më të egra që kanë parë këto troje. Pftuuuu. Racë e poshtër e fëlliqësi komuniste! Me tu dhimbtë përshtyma mbi fytyrën tuaj!
_________________
Autori i shkrimit është krijues i filmit "Avni Rustemi" 1982 dhe i monografisë "Libohovitët e Amerikës" Boston 2016, si dhe mjaft shkrimeve për libohovitët në gazetën "Libohova" të shoqatës "Avni Rustemi".