KATOVICA SHQIPTARE E RAMIZ ALISĂ
Fjala e tij me dyer të mbyllura më
1989 për kalimin e pushtetit nga komunistët tek të bijtë.
“Sistemi ynĂ« ka kapitulluar
përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo
strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të
njeriut
2. NĂ« krijimin e pluralizmit
politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka
brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se
s’bĂ«n.
KundĂ«rshtarĂ«t tanĂ« do t’i nxisim tĂ«
krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi
këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre
partive do t’i formulojmĂ« dhe do t’i miratojmĂ« Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të
nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Partia që do të marrë pushtetin, do
ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë
simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të
dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe
do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen
e do tĂ« na pĂ«rkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. KĂ«ta do t’i
afrojmĂ« dhe do t’u japim punĂ« tĂ« parĂ«ndĂ«sishme; por kurrĂ« nuk do t’i lĂ«mĂ« tĂ« na
marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren
dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të
njeriut, duhet qĂ« t’u japim edhe kompensim nĂ« para tĂ« burgosurve politikĂ« e t’i
kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të
shpronĂ«suarve do t’u japim nga njĂ« letĂ«r nĂ« dorĂ«, qĂ« “’t’u njihet prona”, por
asnjĂ«herĂ« nuk do t’ua japim PronĂ«n e Tyre dhe, nĂ« forma tĂ« ndryshme, do t’i
ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të
zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për
“defekte teknike”, do tĂ« kthehen pĂ«rsĂ«ri nĂ« tĂ« ParĂ«n.
Të burgosurit dhe të persekutuarit
janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes
nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë
presion, do t’i largojmĂ« nga ShqipĂ«ria.
Ata që do të pretendojnë,
kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se
Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi
kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju
jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
Neve kemi kuadro sa për shtatë
komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet
dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na
kundĂ«rshtojnĂ«, por kĂ«tyre do t’ua mbyllim gojĂ«n dhe do t’u japim nga njĂ« copĂ«
punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do
t’u ofrojmĂ« krijimin e ShoqatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s dhe tĂ« PunĂ«s, pastaj do
t’u japim nga njĂ« minipension dhe do t’u mbajmĂ« ison.
Kosova është në pragun e shpalljes
së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
Ădo gjĂ« e kemi tĂ« programuar. StrategjinĂ«
e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar
edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë
ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe,
ndaj NomeklaturĂ«s sĂ« LartĂ« Komuniste, “Ne, KomunistĂ«t ReformatorĂ«”, do tĂ«
zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët
e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë
strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste
të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin
Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do
të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të
armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të
jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq. Gjak dhe do të derdhim
përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe
Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë,
atĂ«herĂ« haram na qoftĂ« nĂ«se nuk do tĂ« dimĂ« t’i mbrojmĂ« Fitoret e arritura,
qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të
jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore
dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për
këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i
kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të
guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe
mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të
jashtĂ«m ideologjikĂ« nĂ« pushtet, tĂ« cilĂ«t nuk Ă«shtĂ« nevoja t’jua pĂ«rmend.
DitĂ«n e mirĂ« dhe mirupafshim!”
DitĂ«n e mirĂ« dhe mirupafshim!”