![]() |
In Memoriam Tom Bojaj (1967 - 2010) |
TOM BOJAJ
njeriu që e takon e nuk e harron kurrë
Nga KOLEC P. TRABOINI
Tomë Bojaj ishte një atdhetar i madh, një
djalë i Malësisë me vizionin e të ardhmes e të përparimit. I pari që hapi
Televizionin shqiptar në Tuz të Malësisë me emrin TV BOIN në nëntor 2001, i cili sot shihet
deri edhe tek shqiptarët e Amerikës. Rasti më ka sjellë ta takoj në vitin 2007
gjatë një vizite në Tuz kur ai më kërkoi një intervistë për Televizionin e tij.
Në aq pak kohë sa ndenja me të e pyeta se çfarë e shtyti ta bëjë këtë akt, këtë
veprim që unë e konsideroj tejet atdhetar. Më tha se kamera ishte pasioni e profesioni
i tij dhe se e shqetësonte fakti se shqiptarët në Mal të Zi kishin vetëm një
mundësi, një program të shkurtër në TV shtetëror e asgjë tjetër. E kishte
filluar me shumë sakrificë. Besa, pati nga ata që e quajtën aventurë, u përpoqën
ta pengonin, por Tom Bojaj ishte një malësor me vullnet të hekurt. I bindur në
drejtësinë e tij ai mori përsipër çdo sakrificë. Dhe televizioni anipse me
sakrifica u konsolidua. U bë pjesë e indentitetit të malësorëve, të Hotit, Grudës,
Trieshit e më gjerë.

Sa herë e shoh fotografinë e tij ulur aty
në zyrë, ku ka vënë në një vend të dukshëm portretin e Gjergj Kastritoti-Skenderbeut,
më ringjallet në mendje ajo bisedë që bëra me Tom Bojaj një natë shtatori te
vitit 2007 në Televizionin BOIN të Tuzit.
Ishte nga ata njerëz që i takon një herë
e nuk i harron më kurrë
1 dhjetor 2012