MINISTRIA MJERANE E KULTURËS DHE NGJASHMËRIA MES
MIRELA KUMBAROS E TALIBANËVE TË AFGANISTANIT
Shkruar nga KOLEC TRABOINI
Mirela Kumbaro, që i ka ngecur në
derë kulturës shqiptare, shkul në mënyrë aventuroze pllakën përkujtimore të
Kinostudios dhe vë veton duke refuzuar botimin e Antologjisë për Jetimët,
ndërkohë që jep para për fantazmagorira si "Tulla TV Online" apo për
kompaninë private të Henri Çilit pa harruar televizionin satelit të qeverisë,
Top Chanel, dhe pse jo, shtëpisë botuese të deputetit socialist. Mos vallë
është i nxituar ky cilësim që i bëjmë ministres së Kulturës Mirela Kumbaro? Nuk
besoj. Të gjithë e dinë se me të ardhur në pushtet talibanët hodhën në erë me
dinamit skulpturat monumentale budiste mijëravjeçare të gdhendura në shkëmb,
duke sfiduar kështu kulturën e mbarë njerëzimit. Po çka të ngjashëm mes
ministres sonë të Kulturës, Mirela Kumbaro dhe talibanëve të Afganistanit, mund
të pyes me të drejtë lexuesi që nuk e di çfarë bëhet në çifligun personal të
kulturës së Mirela Kumbaros. Të paktën në një akt ajo është treguar talibane e
vërtetë. Pasi e pushtoi ndërtesën e Kinostudios duke e bërë rezidencë të vetën,
kjo ministre shkuli brutalisht pllakën përkujtimore që shënonte datën e inagurimit
të Kinostudios, duke zhdukur kësisoj çdo gjurmë të kinematografisë shqiptare që
ka qenë vërtet krenaria e çdo shqiptari.
Tani kjo ndërtesë e hijshme e
madhështore mund të konsiderohet thjesht si rezidenca e Mirela Kumbaros. Edhe
shpenzimet prej qindra mijëra euro për ndërtimin e muzeut të kinematografisë
shkuan për dhjamë qeni. Po se mos i nxori nga xhepi i vet ato para zonja
ministre? Nga ana tjetër ajo mbase mendon se është harruar fakti se me të
ardhur në postin e ministres në koordinim me një deputet socialist bënë shitjen
e një pjese të truallit të Kinostudios për të cilën nuk qe i një mendje, madje
kundërshtoi drejtori i Alba Filmit që nuk pranoi të firmoste dhe për këtë
refuzim e shkarkuan. Këtë akt të tjetërsimit të pronës së popullit tek një media
private në duart e politikës, ne si kineastë e konsiderojmë një akt vandal.
Kështu një pjesë e oborrit të
Kinostudios iu kalua televizionit “Ora News” në mënyrë të fshehtë dhe nuk është
vështirë të kuptohet se e gjithë kjo u bë që ky televizion të ishte konformist
me qeverinë e të lidhej pas qerres së saj. Dhe shenjat po duken. Në këtë rast
kjo ministre është treguar një talibane e vërtetë për t’ia pasur zili edhe në
Kandahar. Por nuk është vetëm kjo. Kjo ministre është një shpërdoruese e
vlerave monetare, një njeri që i përdor paratë e popullit për të darovitur të
afërm (vëllai i ministres mori dhjetra miliona lekë për një shfaqje teatri), po
kështu marrin të preferuarit personalë apo edhe institucionet e medias të cilat
i miklon për të qënë manarë të Qeverisë, që askush të mos gjejë një shteg në
media për të patur një zë kundërshtues për veprimet arbitrare të ministres tonë
të kulturës. Ministria e Kulturës edhe më parë, por edhe tani është një sektor
ku fondet shtetërore për zhvillimin e kulturës kombëtare manipulohen në mënyrën
më absurde e më spekulative.
Ky institucion nuk mbështet
shkrimtarët të cilëve u ka marrë edhe ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve, në vend të tyre honxhobonxhot e kulturës kanë zgjedhur një mënyrë
origjinale, ta zëmë duke mbështetur programe të tilla si djathi kaçkavall. Se
çfarë lidhje kanë djathi kaçkavall me kulturën shqiptare, këtë vetëm ata
ministrisë së kulturës mund ta dinë. Po këtu dëgjon edhe mrekullira të kësaj
natyre; mbështesin një program për historikun e muzikës rok në Shqipëri. A thua
se muzika rrok qenka një produkt kulturor autokton shqiptar dhe lënë në mjerim
shtëpinë e Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës dhe asaj të Migjenit që nuk i
gjendet as nami e as nishani. Po le të shkojmë më tej. Këto ditë u njoftuan
projektet e përzgjedhura për mbështetje financiare në Art & Kulturë nga kjo
ministri.
Dhe çfarë nuk gjen në këtë
përzgjedhje. “Letërsi/televizion” shkruhet emri i një fituesi për mbështetje
nga ministria. Po se çfarë është ky program askush nuk e di. Gjen aty
mbështetje për shtëpinë botuese familjare të deputetit socialist “Toena”, që në
fund të fundit botimin e kanë biznes fitimprurës dhe është absurde të
financohen bizneset në programin e kulturës. Shtëpitë botuese u marrin para për
botim shkrimtarëve që janë katandisur në pikë të hallit dhe kjo e ministri e
quajtur e kulturës në vend t’u japë shkrimtarëve mbështetje për botimet e
veprave të tyre, u jep mbështetje financiare botuesve për t’ua shumëfishuar
fitimet. Veç një mendje e çartur mund ta bëjë këtë. Gjen aty mbështetje për
programe televizive, krejt e kuptueshme kjo me qëllim të miklimit dhe kthimin e
tyre në aleatë qeverisës, po gjen aty edhe për festivalin “Jaz” meqë më parë
kanë financuar për rrokun amerikan.
Gjen aty dhe sajime të tilla veç për
të marrë para si “Klubi kritikës shqip, Fondacioni Mapo”, pra këto para do t’i
marrë Henri Çili, se nuk i mjaftojnë ato që ka marrë me thes nga qeveria e
mëparshme. Po ka mbështetje financiare për enigma si “Tullat Tv, media
kulturore Online”, kur kësisoj mediash online bëhen me qindra e mijra pa asnjë
shpenzim, sepse bloget elektronike janë falas. Por atyre u duhet sebepi për të
rrjepur arkën e shtetit dhe sebepet i gjejnë pa shumë mundim. Rrofsh moj zonja
ministre me këto programet e tua. Po e ndrin me kandil e me bishtuk kulturën
shqiptare, por edhe qokat i ke në qendër të vëmendjes. Por një gjë duhet të na
e shpjegosh mirë, të bësh transparencë e të japësh pse jo dhe llogari.
Si është e mundur që ndërkohë që i
jep para Mapos së Çilit apo edhe Top Chanel-it që është televizioni servil i
qeverisë, apo më tej shtëpisë botuese “Saras" filiz i Top Chanel, në
mënyrë arbitrare refuzuat mbështetjen e botimit të një antologjie për jetimët
të propozuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptar. Bordi i
specialistëve prej 7 anëtarësh të Ministrisë së Kulturës ishin të gjithë pro
dhe asnjë kundër duke miratuar njëzëri projektin e antologjisë për jetimët,
ishit ju dhe vetëm ju që vendoset veton dhe me një të fshirë lapsi e rrëzuat
këtë botim të veçantë, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
E rëndë, shumë e rëndë kjo zonja
ministre, në radhë të parë për një grua, një nënë, dhe pastaj një përfaqësuese
e qeverisë që trumbeton përmes medias dimensionin social për shtresat në nevojë
si forcë e majtë, që mesa duket është një demagogji e gjallë e asgjë tjetër. Ne
nuk duam të besojmë se keni ndonjë urrejtje patologjike për jetimët, por duhet
të besojmë variantin që ju lehtëson në një farë mënyre, që jeni treguar
mendjelehtë edhe për shkak të një fryme kozmopolite në dukje që manifestoni, e
që ju bën të anashkaloni kulturën e kombit tënd, shkrimtarët e vendit tënd,
fëmijët jetimë të vendit tënd. Si është e mundur që e ndalon atë projekt vetëm
pak kohë para se të botohej në faqen zyrtare të ministrisë tuaj. Ku ishte
problemi, sepse ju as që sollët ndonjë argument kur e fshitë nga lista.
Ishte menduar të realizohej një
libër antologji në të cilin të përfshiheshin autorë jetimë, por edhe shkrimtarë
të shquar që kanë shkruar për jetimët e ky libër t’u bëhej dhuratë fëmijëve të
kësaj kategorie me mesazhin se ju mund të ecni në jetë nën shembullin e këtyre
shkrimtarëve që kanë pasur fatin tuaj, por me guxim kanë çarë në jetë dhe i
kanë plotësuar ëndërrimet e veta. Por ju zonja ministre e kulturës, e mohuat
këtë mundësi me arrogancën që ju karakterizon dhe me praktikat absurde që
ndiqni duke përkrahur vetëm ata që ju pëlqejnë ju personalisht apo me të cilët
keni taraf apo miqësi. Ju ua mohuat fëmijëve atë libër, që do t’u jepej falas,
i cili do të ishte një mesazh e stimul moral për t’i nxitur që edhe ata,
jetimët, të guxonin të futeshin në udhën e artit dhe jemi të bindur që as ju ka
vrarë ndërgjegjja fare.
Sepse një njeri si ju që i keni
ngecur në derë kulturës, nuk mund të ketë ndërgjegje të vrarë, ndaj gjëja më e
mirë që mund të bëhej do të ishte që kryeministri i vendit t’ju largonte nga
ajo detyrë një orë e më parë, që kultura shqiptare të mos nëpërkëmbet edhe më
tej. Aq më tepër zonja ministre, që manifestoni një sjellje si talibane e
kulturës, duhet ta dini se njeriu edhe mund të lindë i shëmtuar, por kjo nuk
është asgjë përpara asaj sesi me sjellje e shëmton vetveten njeriu.
Mos kini më guxim, zonja ministre e pseudo
kulturës, t’i shihni në sy kineastët që ua shkatërrove krenarinë e tyre, aq më
tepër jetimët e Shqipërisë, sepse ju me aktin tuaj shprehët një qëndrim
shpërfillës, injorues dhe përbuzës dhe nuk do ta gëzoni respektin e tyre kurrë
më.
Botuar në "Gazeta SOT," 18 shkurt 2015 f.19
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
PESË INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
PESË INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
TRABOINI ART STUDIO CHANNEL |
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini
Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI
Copy and WIN : http://bit.ly/copynwin
Copy and WIN : http://bit.ly/copynwin