24 April 2015

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë- nga K.Traboini



SHTETI POLITIK
përndryshe makiavelistët tanë

Qëndrueshëm në mendimin se para se hipokrizia e fjalëve duhet veprimi, shkova e bleva librin "Princi" i Makiavelit për të kuptuar më mirë shoqërinë e marrakatun ku jetojmë (tymnajë), popullin tim dele që duron deri dhe rrjepjen e lëkurës e pshurrur prej frike thërret në lemerisje: “Bane Zot ëndërr!”, për të kuptuar institucionet ku sundojnë e jo shërbejnë nëpunës të lartë honxhobonxho bukëshkalë, e kryekreje për të kuptuar akoma më mirë shtetin politik ku jetojmë.

Nga Kolec TRABOINI

Paska në botë dhe një ditë të librit që na qenka dhe shkak serioz për një koktej hipokrit qoftë në kryeqytet apo dhe në periferitë provinciale. E them këtë se libri shqiptar kombëtar është në ditën e tij më të keqe. Jo se nuk botohen duke boshatisur xhepat e autorëve, por se i gjithë ky mundim shkon kot. Nuk blen njeri libër me autor shqiptar. Mundet të bëjnë konferenca, t’i fusin një koktej, të vënë një tryezë me një sofrabez të kuq si flamur ku qëndrojnë të deleguar në dukje hijerëndë e të rëndësishëm ardhur nga Capital State (puff), por gjithçka është veç një fasadë. Punë herdhesh. I ndodhur në këtë mjedis përçudnues, hipokrit e mbytës shkova në këtë ditë të blej një libër. Sepse kjo ditë e ka një kuptim jo të mbash fjalime ordinere për rëndësinë e librit (uf-puff ), por të bësh aktin më të vogël, të shkosh e të blesh një libër.
Qëndrueshëm në mendimin se para se hipokrizia e fjalëve duhet veprimi, shkova e bleva librin "Princi" i Makiavelit për të kuptuar më mirë shoqërinë e marrakatun ku jetojmë (tymnajë), popullin tim dele që duron deri dhe rrjepjen e lëkurës e pshurrur prej frike thërret në lemerisje: “Bane Zot ëndërr!”, për të kuptuar institucionet ku sundojnë e jo shërbejnë nëpunës të lartë honxhobonxho bukëshkalë, e kryekreje për të kuptuar akoma më mirë shtetin politik ku jetojmë. Duke e lexuar atë libër nisa të kuptoj gjithçka që për 25 vjet më vinte si turbullirë me dëshirën për t’u qytetëruar e begatuar si komb.
Nisa të kuptoj se mendësia e sundimtarëve tanë “princër” është ende në vitin 1513 kur Nicolò Makiaveli shkroi:
"Në çdo shtet ka dy orientime të ndryshme politike: ai i popullit; që nuk dëshiron të shtypet nga fisnikët dhe këta të fundit që duan të sundojnë dhe shtypin popullin; nga këto dy dëshira të kundërta, lind një nga tri zgjidhjet e mundshme politike; principata (tirania), republika (demokracia) ose anarkia e plotë".
Dhe Makiaveli vazhdon: "Të gjithë e dinë sa e lavdërueshme është për një sundimtar që të mbajë fjalën e dhënë e të jetojë me nder, pa qenë dinak e gënjeshtar. Megjithatë, përvoja e ditëve tona ka treguar se ata që kanë arritur të përmbushin dëshirat e tyre, e kanë bërë duke mos i mbajtur premtimet e dhëna dhe duke i mashtruar njerëzit". Po le të kthehemi 500 vjet më vonë në trojet tona arbërore.
Tani që po i shohim shqiptarët sërish të marrin nga sytë këmbët për të ikur prej Atdheut. Çfarë mund të themi për politikën që për 25 vjet po punon veç për ta zhbi këtë komb e këtë popull, këtë Shqipëri që thënë të drejtën noton mes të dy brigjeve: të durimit e padurimit, herë duke u kthyer në një anarki të plotë dhe herë-herë duke u shpërfytyruar si dele. Pra, nëse e përqasim me përvojën princërve të Makiavelit, gjithherë kemi qenë mes tiranisë (së pamundësisë për të jetuar në këtë vend) dhe anarkisë së plotë shoqëruar me braktisjen e atdheut, por asnjëherë nuk e kemi jetuar demokracinë e vërtetë, falë princërve tanë makiavelistë.
Gazeta "Sot" 25 prill 2015 f.16
Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:

Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini

Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini

Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini 
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga  Traboini  

Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini

Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini 
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini 
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini 
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit

Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini

Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...

Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
 
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini

Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti

KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI