KUSH E ZBULOI ELIZA DUSHKUN?
Nga Kolec TRABOINI
Në mars 1999, pas një kërkimi të gjatë nxitur nga fëmijët e mi Denisa e Donald në Boston që e pelqenin shumë një aktore fare të re me emrin Eliza Dushku, rash në gjurmët e saj, nëpërmjet një interviste që i kishte dhënë një gazete të vogël me lajme për filmat dhe artistët në Kalifornia. Gazetarja e gjeti tek shihte lajmet në TV dhe ishte shumë e trishtuar, kur e pyeti, Eliza i tha: pikëllohem kur shoh këta fëmijë shqiptarë të përlotur që i dëbojnë nga Kosova, më duket se jam edhe unë aty me ata sepse edhe unë jam shqiptare.Eliza ishte atëherë 18 vjeç, ishte prilli i vitit 1999 kur në Kosovë dëbohej një popull, vritej masivisht dhe kështu faqe botës po kryhej një gjenocid mbi shqiptarët. Kjo më dha shtysë në kërkim të familjes së saj në Boston. E fillova me numeratorët telefonikë dhe pas shumë peripecish se kishte shumë familje Dushku në Boston, bisedova me kushurirën e saj Georgian (Jorgjica) Dushku, e cila më dha adresen e babait të Elizës Filip Dushku, të cilin e takova në West Roxbury në rrugën Spring Street. Nga ai mësova shumë për jetën e familjes dhe tërë fisit, se ishin fis i madh që nga Bostoni në Kalifornia e më gjërë. Shkrimin tim për Elizën e botova atë kohë tek "Lajmëtari i Bostonit" një broshurë informative që nxirrja në Boston ndërkohë e dërgova në internet me 9 shtator 2000. Është marrë nga redaktori Flori Slatina dhe është botuar në gazetën 55 Nr. 216, 12 shtator, 2000. Po kështu e kam dërguar për revisten “Klan”, e cila e ka botuar në shtator 2000.
Kësisoj pamëdyshje, publiku shqiptar ka mësuar për këtë vajzë shqiptare në Hollivud më 12 shtator 2000 kur ajo ende nuk i kishte të njëzetat. Çdo obsion tjetër i artikuluar jo kështu e jo ashtu, e dija unë e s’e dije ti, nuk është i vërtetë.
Mirëpo jo të gjitha faktet që mbledh gazetari shkruhen në gazeta, ka dhe një fakt që nuk e kam publikuar asnjëherë. Dua ta them për ata që janë kurjozë për jetë artistësh, ka edhe një tjeter Eliza Dushku...Cila do thoni ju. Epo si ta kesh dhënë lajmin e ri të gjithë më pas thonë e dinim. Si historia me Elizën e madhe që thonë se jo e zbuloi ky e jo e zbuloi ai....Po jua them juve, e mos ua thoni gazetarëve kopjativ... Simbas bisedave me babanë e Elizës, Filip Dushku, banues në Dedham, Eliza Dushku nr. 2 është mbesokja e Elizës së Hollivudit dhe ajo e do çmëndurisht mbesën e vet. Po u sjellim edhe shkrimin e botuar për herë të parë në Shqipëri kur askush nuk e dinte se Eliza Dushku ishte shqiptare. Por edhe pak daneze është sigurisht (nga nëna), dhe emrin e ka të dubluar, Eliza Patricia Dushku. Mos më thoni se edhe këtë e dinit, se këtë ma ka thënë babai i saj Filipi kur pinim një kafe në Boston në një bisedë si shqiptari me shqiptarin. E për ta mbyllur do të thosha se Elizen nuk e zbulova unë, unë thjeshtë qëmtova, por as ata që e morën situatën në dorë më pas, sepse zbulimin e kishin bërë më parë fëmijët e përlotur të Kosoves. Jam dëshmitar i gjallë se ata e vetëm ata, fëmijët e Kosovës martire e zbuluan Eliza Dushkun, madje e bënë edhe të lotonte më 23 prill të vitit 1999. Dhe që atëherë nuk e kemi parë më të qajë Elizen shqiptare të Hollivudit.

26 maj 2015
Nate Dushku aktor ne Hollivud, vellai i Eliza Dushkut, dhe Kolec Traboini. |
ELIZA SHQIPTARE
E HOLLIVUDIT
Eliza Dushku, njëzetvjeçarja
amerikane me baba shqiptar, është sot aktorja-idhull për adoleshentët amerikanë.
Vajza e famshme në Hollivud që ka intepretuar përkrah aktorëve të mëdhenj,
Roberto Deniros, Shvarcenegerit, dhe Leonardo Dicaprios, është krejt e panjohur
në Shqipëri.
Shkruar nga Kolec TRABOINI
( Shkrimi i parë
i botuar për Eliza Dushkun në Shqipëri, shtator 2000)
Shumë adhurues të
saj, u befasuan kur idhulli i tyre, aktorja njëzetvjeçare Eliza Dushku,u shpreh
se ishte me origjinë shqiptare. Vetëm një
vit më pare kur Kosova digjej nën flakët e luftës, perveç aktoreve të njohur me
origjinë shqiptare në Hollivud, si Xhejms Belushi, Bekim Fehmiu, për herë të
parë foli edhe një bukuroshe e njohur ne Los Anxhelos. Ishte sidomos e
preferuara e adoleshentëve amerikanë në një serial televiziv shumë të sukseshem
në Amerikë. Por atëkohë, Eliza Dushku, aktorja amerikane, me baba shqiptar dhe
nënë daneze, e mbyllur në shtëpinë e saj, jetonte me dhimbjen e Kosovës.
"Une nuk e di se çfare ndjej në këtë gjendje, kur shoh lajmet në
televizion. Shoh refugjatët shqiptarë që dynden nëpër trena dhe atje më duket
sikur shoh edhe vëllezërit e mi. Ndjej sikur jam duke parë familjen time, dhe
kjo është shumë tronditëse". Deri atëhere jeta e Eliza Dushkut, ishte ajo
e një vajze me fat, që pa mbushur të njëzetat, rendiste pas vetes një karrierë
të gjatë e të sukseshme dhe role që e kanë çuar përkrah aktorëve më të famshëm
të Hollivudit. Eliza
Patricia Dushku ka lindur ne 30 Dhjetor vitin 1980 në qytetin e Bostonit,
Massachusetts,USA. Prindërit e saj janë të dy të prejardhur nga Europa. Babai i
saj Filip Dushku është shqiptar siç e
deklaronte vete në një intervistë në shtyp kur prekte ngjarjet e Kosovës vitin
e kaluar, ndërsa e ëma është daneze. Vajza me fat, e ka ndjerë se kish lindur për
ekran, që kur ish ende fëmijë. Atëherë kur ishte vetëm 10 vjeç dhe nxënësja e
talentuar e një shkolle baleti, Eliza Dushku, fiton çmim si një talent i rrallë
që kish të dhëna për star i së ardhmes ne skenë. Shfaqja titullohej "Ajo
natë" (That Night) ku luante bashkë me Juliette Leëis dhe C. Thomas Howell.
Natën e marrjes së çmimit, vajza dhjetvjeçare, nga gëzimi vallzonte trotuareve
të Bostonit dhe sheshet para lokaleve të bregut të detit. Pak muaj më vonë Eliza
shfaqet në një film tjetër për adoleshentët me titull "This Boy's
Life". Aktori kryesor ishte DiCaprio (që më pas do të loste në Titanik). Në
moshën 11 vjeç i ofrojnë rol në një film depresiv rreth abuzimeve, që siç thotë
vetë Eliza "ishte një film i madh dhe shumë realist", mirëpo nëna e
saj ishte shumë e shqetësuar sepse kishte frikë mbi efektet negative që do të
kishte për të ardhmen e Elizës, e cila ishte akoma fëmijë. E megjithatë Eliza e
përballoi me shumë sukses rolin e saj si bija e braktisur e Roberto de Niros që
në këtë film loste rolin e një njerku sadist që nuk çante kokën për familjen e
tij." Kam luajtur si bija e shumë njerëzve në filma, duke filluar si e
bija e De Niros,bija e Schwarzenegger, bija e Paul Reiser's,si dhe e motra e
Leonardo Di Caprios." E rëndësishme
për Elizën e vogël, ishte përvoja e saj në filmat e parë ku luante përkrah
aktoreve më të shquar të Hollivudit. Ne vitin 1994 , kur ishte vetem 14 vjeç
pra, shfaqet në një tjetër film shumë të famshëm. Është fjala për filmin "True Lies", ku
luan përkrah aktorëve Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis, Tom Arnold, Bill Paxton and Tia Carrera.
Regjisori i filmit është po ai që një
vit më parë do të merrte 11 Çmime Oscar për filmin "Titanik", i famshmi
Xhejms Kamerun. "True Lies" është një nga filmat e mi më të preferuar" thotë
Eliza. James Cameron është një gjeni. Ai rregullisht më dërgon dhuratë për ditëlindje
dhe krishtlindje. E njëjta gjë edhe me Arnold (Schwarzenegger). Pas "True
Lies" zëri i butë i Elizës u dëgjua kur ajo luante Emman in "Bye Bye,
Love,". Një komedi dramatike me Mattheë Modine, Randy Quaid, Janeane
Garofalo and Paul Reiser. "Bye Bye, Love", ishte për Elizën roli i
dytë i madh në moshën e fëmijërisë. Në 1996, gjashtëmbëdhjetvjeçarja, luan me
aktorë të tjere të shquar te Hollivudit si Halle Berry, James Belushi dhe Casey
Affleck ne "Race The Sun", që ka në subjektt një grup të rinjesh nga
Haëai që krijojnë një makinë me energji
diellore dhe përshkojnë Australinë në një
garë shpejtësie. "The Hollywood Reporter" në gusht 1999, shkruan për Elizen dhe filmin e saj më të ri televiziv
"Buffy the Vampire Slayer": " Eliza Dushku, që luan shoqen e
ndershme dhe besnike ne "Buffy the Vampire Slayer" është pjesë e Shpëtimit
të Shpirtit, një dramë e realizuar nga kompania
e prodhimit të filmit "Artisan
Entertainment". Dushku luan shoqen më të ngushtë të vajzës (Melissa Sage
Miller) e cila ka humbur koshiencën dhe është
shtruar në spital pas një
aksidenti automobilistik. Ankthet dhe halucinacionet e shqetësojnë karakterin
e vajzës Miller , e cila beson se ajo
drejtonte automjetin kur boyfriendi i
saj është vrarë. Ndërsa shoqja e saj( Eliza) i rri gjithmonë pranë dhe bën përpjekje
të jashtëzakoneshme për ta shpëtuar
shoqen e vet nga makthet. Në një intervistë në " Daily Radar",
pyetjes se si e ndjen veten rreth rolit tuaj si Ndeshmëria, Eliza ju përgjegj :
Ndershmëria është një rol shumë i mirë
per tu kthyer prap në skenat e Hollyëood . Rolet e vajzave të këqija nuk i
shkojnë shumë natyrshëm Elizës. Për një
skenë filmi me seks që ajo kishte luajtur, gjyshja e saj( me sa duket nga ana e
babait, pra gjyshja shqiptare), ja kishte refuzuar të gjitha telefonatat për dy
javë rrjesht. "Mbaj mend,- kujton Eliza,-" kushurirën time të vogël
kur të gjithë ishin të përqëndruar në shfaqjen e filmit, në mes tyre dhe babai i saj. Në mes të skenës
ajo fiku televizorin, kështu kur ajo
shkoi të nesërmen neëshkolle, ishte i vetmi fëmijë që nuk e kishte parë filmin
deri në fund- ndërkohë që të gjithë i
thonin "Kushurira jote bënte sex në film" dhe të gjithë e poshtronin". Ndershmëria
është e vetmuar, me një sfond të mjeruar por që nuk ka të bëjë me personalitetin e Eliza Dushkut. Në letrat e
saj ajo shkruan: "Luksi për mua nuk ka të bëjë me jetën time. Unë kam
patur një rritje shumë, shumë të mirë në
familje, ku kishim harmoni dhe disiplinë. Me ndershmëri, ajo( nëna) asnjëherë nuk thoshte çfare ishte e drejtë e çfare
ishte e shtrembër". Se çfare do të jete e ardhmja e saj, Eliza nuk e
paragjykon. Ajo jeton në një apartament
në Los Angeles bashkë me të voglin e vëllezërve
të saj Nate, ( Nathanail) (ajo ka tre vellezer), që edhe ai është një aktor. Në përshkrimet e saj Eliza Dushku
flet me krenari për nënën e saj,
profesore kolegji ne Boston, që ka influencuar
më së shumti në jeten e saj. "Ajo ka besim në vetvehte, ajo është
një zonjë e qetë", thotë Eliza për
nënën e saj që në atë kohë ishte në Rumani për
disa muaj për të shkruar një libër për gjendjen atje. ''Unë ndjehem plot
dritë kur shkoj në familjen time ku ne e
duam njëri-tjetrin aq shumë." Vëllai i saj më i madh është ne Peace Corps
në America Qëndrore, dhe siç thotë Eliza
për të ," ai shpëtoj jetë njerëzish.
Ai është 26 vjeç dhe transporton foshnjat në zonat e e banuara xhunglës"
Eliza Dushku gjatë ditëve të ngjarjeve tragjike në Kosovë, shkruhet në "Another Universe" më
23 prill 1999, është mbyllur në shtëpinë
e saj dhe jeton me dhimbjen e njerëzve aq më
tepër se ajo është me prindër shqiptar e daneze. "Ëshë e rëndë për
të gjithë kjo luftë....Unë nuk e di se
çfarë ndjej në këtë gjendje. Unë shoh lajmet në televiozion. Unë shoh refugjatët shqiptarë që dynden nëpër
trena dhe atje më duket sikur shoh edhe
vllëzerit e mi. Ndjej sikur jam duke parë
familjen time, dhe kjo është shumë tronditëse". Kur e pyetën Elizën se a
është ajo modeli i Ndershmërisë, rol të
cilin e ka në film, ajo u përgjigj, se nuk i pëlqente ta konsideronin si simbol i një roli apo model. "Unë
jam vetëm 18 vjeç, shpjegon ajo. Ajo që
thoni ju më duket një budallallëk. Une
jam krenare se jam një person i mirë dhe nuk jam një injorante.Unë kam një
familje shumë të mirë që më ka ngritur mua. Unë jam krenare për këtë." Në
të gjitha shkrimet apo intervistat e Elizës nuk kemi konstatuar të thotë qoftë dhe një fjalë të
vetme për babain e vet shqiptar. Edhe
citimi i gjyshes së saj dhe kushurirës
së vogël "fanatike", çfarë të krijon përshtypjen se janë shqiptarë, nga intervista nuk arrin të
kuptohet saktësisht se, se cilës degë të
familjes së aktores i përkasin. Edhe njoftimi që kemi bërë vitin e kaluar në
Buletinin Shqiptar të Bostonit, me kërkesën që kush ka njohje nga
Komuniteti Shqiptar për familjen e
Elizës të na dërgojë të dhëna, nuk ka
patur kurrfarë përgjigje. Natyrisht kërkimet do të vazhdojnë në të ardhmen e ndoshta ndonjë rast fatlum do të
mund të na njohë me të afërmit shqiptarë
të artistes Eliza Dushku, "një Star
që po lind" siç shkruan për të revista amerikane "Cosmogirl"
f. 29 , tetor 2000. dhe që është bërë aq e dashur për të rinjtë amerikanë si
dhe ata shqiptarë që jetojnë e studiojnë në SHBA.
Boston,
9 shtator 2000
Botuar
në "Lajmëtari i Bostonit", shtator 2000, në revistën “Klan”, shtator,
Tirane 2000 si dhe në gazetën, 55. - Nr.
216, 12 shtator, 2000.
____________________________________
Disa filma dhe
emrat e personazheve qe luan Eliza Dushku:
1- "Soul Survivors" (shfaqja rreth shtatorit 2000)
2- "Buffy the Vampire Slayer" (serial TV)1999
3- "Bring It On" ( shtator 2000)... as Missy Patone
4. "Race the Sun" (1996).... Cindy Johnson
5. "Bye Bye, Love (1995) .... Emma
6. "Journey (1995) (TV) .... Cat
7. "True Lies (1994) ....Dana Tasker ( regjisor: James Cameron)
8. "Fishing with George (1994)
9. "This Boy's Life (1993) .... Pearl
10. "That Night (1992) . ... Alice Bloom
... aka "One Hot Summer" (1992)

Disa nga shkrimet në blogun Traboini-esé:
Kush e zbuloi Eliza Dushkun?-nga Kolec Traboini
Bashkimi Kombëtar në Europë - një lojë tragjike me shqiptarët
Shteti politik përndryshe makiavelistët tanë/ K.Traboini
Martesa e Motres Tone Idromeno-Skanjeti/ Kolec Traboini
Ministrja talibane e kulturës/ Kolec Traboini
Demokracia komuniste e Shqipërisë/ Kolec Traboini
Intervistë e foto e At Fishtës me shkrimin e tij/Traboini
Zbulimi i fotografisë se Faik Konicës në Boston/ Traboini
Oso Kuka- trimëria që sfidoi legjendat/ K. Traboini
"Muhaxhirët" e Faik Konicës/ nga Kolec Traboini
Nje shekull perballe greqizimit ne Amerike- nga Kolec Traboini
Kriza e artistit dhe supërkriza e kulturës-Traboini
Disidenti i heshtur Zef Zorba - nga Kolec Traboini...
Kadare-një mal drite që nuk i shpëton hijes së vet-Traboini
Poetika e Dritero Agollit- nga Traboini
Dallandyshe pa qiell- nga Kolec Traboini
Edgar Allan Poe - më së fundi i kthehet vendlindje...
Shkodrania aktore e parë e Turqisë- nga Traboini
Mungesa e madhe e Ded Gjo Lulit- nga Kolec Traboini
Tirana e Sulejmanëve apo e lashtësisë?-nga Traboini
Dy kryeministra ma vodhën Mitingun- Traboini
Akademia e mykur e Tiranës- nga Kolec Traboini
Kinostudio- në vend të ullinjëve mbollën beton- Traboini
"E vërteta"... e pavërtetë e prof. Emil Lafe - nga...
Aristidh Kola - një libër i ri i Kolec Traboinit
Presidenti Wilson- ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë -Traboini
Kështu vret vetëm mafia - nga Kolec Traboini
Atë Martin Gjoka kompozitor e mësues i madh - nga ...
Epika blu e Edison Gjergos- nga Kolec Traboini
Ardhacaket e Ballkanit Sofie-Safete Juka
Boston- një shekull përballë greqizimit
Punë kulturash - nga Tirana në Prishtinë - nga Kolec Traboini
Lazarati në tym - shteti në delir- nga Kolec Trabo.
Seks për një vend pune - nga Kolec Traboini
Zeusit i lajkatohen të gjithë- nga Traboini
Big Show me Canabis Sativa- nga Kolec Traboini
Njerka shkon në ballo- nga Kolec Traboini
Vasil Josif Pani- ne krye të oborrit të shqiptariz...
Dekorimi politik i Kol Idromenos- nga Kolec Traboi...
Dhjetë vjet thirrje për bustin e Ded Gjo Lulit- ng...
Prejardhja e Hotit dhe Flamuri i Deçiqit - nga Kol...
Requiem i Verdit në vjeshtën politike të Tiranës- ...
Kur shpresa s’është veçse një kurvë...- nga Kolec ...
Stina e mjekrrave të hajthshme - nga Kolec Traboin...
Udhë e mbarë, o Sizif!-nga Kolec Traboini
Gjuha e zemrës- Nënë Tereza- nga Kolec Traboini
Vetvrasja e Nunit tim Prenk Uci- nga Kolec Traboini
Dada ime Katrine- bija e Motres Tone Idromeno-Skanjeti
KATËR INTERVISTA NGA KOLEC TRABOINI