Monumenti i tij duhet të jetë në Mitrovicë dhe jo në Shkodër.
Nga Kolec P. Traboini
Kur t'i keni lexuar shënimet në librin e fratit atdhetar të ekzekutuar nga komunistët serbë, At Bernandin Llupi OFM, do të pyesni me të drejtë, pse Isa Buletini e lëshoi llogoren e mbrojtjes shqiptare nga ushtria malazeze, në vitin 1915, ushtri e cila donte të hynte e të pushtonte Shkodren përmes luginave e qafave të maleve, se fronti në krah të liqenit ishte i fortifikuar rëndë e nuk kalonin dot. Gjenerali malazez i dërgoi letër shtabit shqiptar që kishte organizuar mbrojtjen, përgjigja që negative, nuk kalonte dot në trojet e Malësisë së Veriut. Do ti priste pushka.
Gjenerali malazez tentoi me ushtri, nisi luftën, por malësorët në llogore bënë qindresë të jashtzakonshme. Në llogore ishin Bajram Curri me gjakovarët, Isa Buletini me luftetaret e vet, Zefi i Vogël, një trim i rrallë (i vrarë më vonë nga Azem Galica), si dhe fiset e Gashit, Krasniqes, e më se shumti luftëtarët trima të Nikaj Merturit
Në sulmet e para ushtria malazezë pati viktima. Ajo gjendje, ushtria malazeze përballë llogoreve të malësorëve qendrestarë vazhdoi disa ditë derisa Isa Buletini me 70 luftëtarët e vet lëshoi frontin e qëndresës e iku pa thënë as shkakun pse kje ika. Kjo ikje vuri në panik gashianët, që nga frika e reprazaljeve të sllavëve boshatisen kullat e i larguan familjet. Qëndresa pësoi një të çarë nga brenda. Rezistuan mjaft, por në fund u detyruan të lëshojnë frontin. Ushtria e rregullt malazeze me gjeneralin e tyre mësynë luginave e qafave të maleve dhe e pushtuan për të dytën herë Shkodrën.
Kësaj herë në pushtim të dytë ushtria e Krajl Nikollës u tregua më mizore. Në Shkodër janë ekzekutuar mbi 2000 vetë ndër ta po dihet, patrioti e luftëtari Çerçiz Topulli.
A thua po të qëndronin fort në llogoret shqiptarët e të mos i kapte paniku me ikjen e Isa Buletinit, Shkodra nuk do ti kishte ato 2000 viktima të ekzekutuara?
Pse iku Isa Buletini? Pse për këtë ikje nuk ka folur kurrkush nga historianët në librat kushtuar Isa Buletinit?
Po ku shkoi me ato 70 burra luftëtarë?
Dhe pse u gjend në Mal të Zi?Kush i dha besë e strehim? Besë që u kthye në pabesë sepse Isa Buletinin pa kaluar një vit e vranë ata që i dhanë strehë në Mal të Zi.
Na vjen keq se kanë mbet në terrinë plot ngjarje si enigma që historianet nuk i prekin, sa të krijohet përshtypja se historianët janë lahutarë që këndojnë veç lavde.
Dhe pyetje që lind kur lexon këto fakte është, Shkodra që nuk ka monument të Gjergj Kastriotit, që në vend të Fishtës ka një grumbull gurësh, që nuk ka një monument për Mbretin Bardhyl, as Teutën, as Idromenon, as Marie Shllakun, e të tjerë pse i duhet monumenti madhështor i Isa Buletinit. Ai vërtetë ka meritat e veta historike, por në Shkodër emri i tij lidhet me tragjedinë e ekzekutimit të 2000 shkodranëve,malësorëve,patriotëve ndër të cilët një nga fisi i tim ati, Gojçaj i Hotit, Fran Marketa i varur nga malazezët bashkë me një shokun e vet mysliman Shkodre te Dugajt e Reja. A ka parë kush ndonjë pllakë përkujtimore. Se ata bënë një heroizëm, shqyen në publik flamurin e pushtuesve.
Shkrova në titull ikja e dytë e Isa Buletinit sepse e para po dihet, e ka shkruar Hasan Prishtina në librin historik "Shkurtim kujtimesh" e ka të bëjë me braktisjen që Isa Buletini i bëri i Shkupit shqiptar të çliruar nda shqiptarët prej osmanëve. E përse kje ika, për të shpëtuar Sulltan Reshatin e Stambollit. U hap paniku dhe ushtria serbe e pushtoi Shkupin dhe arrestoi Hasan Prishtinën. Humbi përgjithmonë Shkupi shqiptar. Isa Buletinit në ikje drejt Selanikut.
Nuk kemi çfarë t'u bëjmë historisë dhe fakteve, por një gjë të arsyeshme mund ta bëjmë, hiqeni monumentin e Isa Buletinit e vendoseni në Mitrovicë, sepse Mitrovica ka nevojë më shumë për tu konsakruar shqiptare dhe pretendimet dhe ëndërrat e serbëve për Mitrovicën të digjen në ferr.
E thamë dhe e përsërisim, disa inkosueguenca në jetën e heronjve nuk ja pakësojnë atyre vlerat e e kontributet që në kushte të vështira dhanë, por në histori heronjt sado merita të kenë duhet të jenë të vërtetë. Me hije dhe me dritë.
7 mars 2026
---------------- 🔻 --------------
AT BERNANDIN LLUPI, OFM
HISTORIA E LUFTËS KUNDRA MALIT TË ZI
........Nga At Berandin Llupi OFM
KREU III
Faqe 40-54
SHQYPTARËT LSHOJNË BALLIN E LUFTËS
Edhe nji herë para se me dalë pine kafe e e tue u bâ gati me shkue, se do t'ishin të varruemtë e të po ndihet prap nji zhurmë e nji poterë e jashtzakonshme n'oborr të kullës. N'e parë kujtuenë se do t'ishin të varruemtë e të dekunt qi ishin tue i bajtë prej luftet e prandej u çuene të gjithë në kambë, disa duelen jashtë e disa qiten kryet në dritsore pale a po mujshin me marrë vesht shka ishte gjith ajo zhurmë e poterë. Qe se u muer vesht e të gjith meten të habitun tue pá shum popull qi kishte ardhë te kulla se e dijshin se aty parija kishte ngulë. Diftunë se kishin Ishue ballin e luftës e shkakun e të hikunit tue thanë se mbasi panë se Izá Begu Boletin me nja 70 vetë kishte Ishue ballin e luftës e muer hiken, edhe tjerve u hini friga e Ishunë pritat. Gashi por sá muer vesht hiken e Isa Boletinit, jo vetem se lshoj pritat por i a ndisi me dlirë shpijat e me hikë kahë të mujshin i madh e i vogel. Lufta vijote gjithnji mâ e rrebtë. Kúr Izá Boletini muer hiken e lshoi pritat pá kenë endè i ngushtuemë persë fortët prej Shkjaut, bâni disa me pasë dyshim a thue mos do t'kishte hanger para Shkjaut, tue u bà marak tjerët per ata të hikun të pa arsyeshem, tue ligshtue edhe tjerët. Të hikunt e tij shkaktoi zhgatrrimin e luftës e kështu njani mbas tjetrit merrshin hiken pá dijtë psehin. Mbas atyne atëherë edhe Zefi i Vogel me çetë të vogel të Begashit, qi ishin kund njiqind vetë. Ishoi pritat e shkoi fill te Bajrami me i diftue gjithsesi arsyenë e të hikunit. Bajrami porsa pau Zefin e Vogel e muer vesht fjalët se ushtrija kishte fillue me u demoralizue tue Ishue pritat e luftës; si muer vesht se Izá Boletini me gjith ata burra qi pat me veti, hiku, e tue pá se edhe Zefi dote me hikë me ta, i hini nji frigë e madhe, u zbé në fëtyrë e fryma filloi me i mungue. Ah! Ma paç faqen e zezë si na korite e na fike per së gjallit i u suellë e i tha, e të gjith i persriten këto fjalë tue thanë, si mbrrijti me e bå ketë punë; me hikë para të gjithve pá pasë nevojë. E sjellë kahë Zefi i tha: More Zef, páshë Zotin t'and e fén t'ande, nemose ti rri me né e të qindrojmë së bashkut. Pse tha Zefi na besen e bén i a kena dhanë të gjith shoqi-shojt me qindrue së bashkut e jo dikush po po e dikush jo. Shpirt kena të gjith e të gjithve na dhimbet jeta. Këjo punë ishte dashtë m'u mendue para se me u lidhë me besë e fé. Kür pashë se Izá Beg Boletini s'pat gajle per marre se aq shpejt e kishte harrue benë e bâme e besen e dhanun, atëherë edhe un qi s'kam interesë as gajle se po fiket e po koritet ky kuvend, Ishova priten si tjerët e tash jé tue më pá këtu. Të lutem i thotë Bajrami: Páshë Zotin, Dinin e Imán, dredhoni në luftë burra. Zefi u pá kjartë se s'kishte mend me hî mâ në luftë, por per me i a mbyllë gojen e me e xanë ngusht Bajramin i tha: Qe un me gjith çetë t'ême po dredhi; por due mâ parë të më prijnë gashnjanët; pse atëherë jam gati me u shkue mbas. Ndersá Bajrami ishte tue u mundue me i a mbushë menden Zefit e tjerve, shifeshin çetë çetë kahë ushtrija e populli merrshin hiken. Nuk vonuenë e u drodhen edhe kualt, qi kjenë ndisë me mitroloza e me pushkë. Drita kishte ndisë pak me dalë, kur po i a behin disá burra e må e shumta prej Gashit, qi të dispruemë prej idhnimit e trâmet, kahë panë se sharruenë me gja e me máll, me të madh e me të vogel e kahë panë se Gashi me gjithshka pat nisi me hikë tue Ishue vendin: filluenë me u ngatërrue me Bajramin, e me do krenë qi ishin kenë shkaku, per të cillin i kundershtuenë Shkjaut. Prandej mzì mujten me u zhgatrrue perpá u mbytë ndermjet vetit. Zefi i i vogel mbasi puna u perzie, bashkë me të krishtênë i qiten rrethin fratit, qi mos t'i ndollte ndo'i rrezik, edhe dá me'iherë me çue nji nieri, me shkue me marrë flamurin e me e prû sá mâ shpejt aty. U quenë fjalë edhe luftarve të vet, qi tue pasë para syshë besen e dhanun e bén e bârne, mos t'i lshojshin pritat på i Ishue ma i mbrami musliman. E me të vertetë kështů vepruenë per mbas urdhnit a mâ mirë si mbas pamjes si do të merrte anë, puna. Krenët e Gashit e të Krasniqes e bueren krejt shpresen e i thane Bajramit se dojshin me u gatue jo me luftue, por me hikë sá mâ parë me pshtue nemose gjân e mâllin e robnin. Kshilluenë njiherit edhe Bajramin me hikë tue kalue Drinin. Edhe Bajrami e pá açik se robnija ishte terbue kundra si e se ndoekush prej disprimit mujte me i rrezikue jeten; pá edhe se rregullin må s'mund të vête e se tjeter mjet s'i kishte metë per me pshtue jeten, veçse me bå si bâjnë tjerët (faqja e bardhë ase mâ mirë faqja e zezë e kambët e shpejta) d.m.th m'u vû në të hikun. Atëherë Bajrami luti Zefin e Vogel, qi të kishte me vetë nji çetë të bukur burrash, mos t'a lête vetun por bashkë me të t'udhtote e të kalote Drinin. Mblue prej turpit e me sŷ per dhé Bajrami thirri fratin me krenë të vet e u tha: Prá burra paska kenë rrezik me u koritë per së gjallit. Un s'kam shka ju tham se jeni tue e pá vetë, se kush kenka turk s'paska as besë as fé. Prandej po u lutem ju të krishtenve, Pashë Zotin t'Uej mos t'a Ishoni pá qindresë. Tjeter s'dij shka t'i u tham mbasi puna u bâ si u bâ, un po dal n'Iballe te Zenel Aga. Thirri prandej m'anesh P. Llupin tue i dorzue mitrolozat e do landë luftet. Frati u vundue tue i thanë: Po, me ande po i marr në kje se Z. e Juej s'i difton kujë se mi bânë teslimë, pse kishesh me më prishë punë shum. Por a e di shka bân: epi urdhen nipit t'an Izmi Currit, qi pá dijtë kush gja njanin mitroloz të ma bite mue në Palç te qela e tjetrin t'a çojë në Salcë te Prel Tuli, e kështû per shka do qi mund të ndollë mos t'u gjindshin të dy në një vend. Izmi dishirin e Bajramit e çoi në vend plotsisht. Frati atëherë u suellë kahë Bajrami e i tha: Para se të dahena Bajram i kam nja dý fjalë me ty e me gjith ketë popull po u lutem, qi t'i kuptoni fjalët e mija mandej të veproni. More burra seri po báj per ju të gjith, pse tue pasë punen e luftës per së mbarit, kû jeni tue e pá rrezikun e per çë farë arsyeje jeni tue e lshue e jeni tue hikë me dam të madh? Prá na të gjith para se t'u nisshim me luftue kundra Shkjaut, sho-shojt ja dhamë besen me bé, se per së gjallit s'do t'a lejshim Shkján me na shkelë. Po tash ků janë fjalët? Ků e keni émnin e Zotit e besen e tij, qi kemë dhanë e lidhë me të? Prá Pashë të Lumin Zot qi na ká falë, ju lutem më ndigjoni e mos të koritena, mos të damtojmë vetin per mend mbasi luften e kena endè per së mbarit. Na pá u tallë po i bâjmë zâ Gashit e Krasniqes e të hikunve, qi të drellojnë të gjith burrat e njekshtů si jena bashkë me ty Bajram po ndisena per Qafë të Morinës. Popullit atëherë ká me i u mbushë mendja e ká me u zemrue, tue pá zemrimin e qindresen tonë, pse mbasi i a kemi hî kësajë pune, âsht mirë me e krye tue mbarue me nderë e me erz e jo m'u marrue. Mbarue se mbarue, të desim si burrat tue qindrue e jo me marrë hiken si jena tue bâ. Dinje se po qindruemë me njatë besë qi i dhamë sho-shojt, besoni se i Lumi Zot ká me na ndimue me u dá me nderë e Shkjau s'ká me mujtë me hî aq kollaj. Së mbramit trimi ká Selametin e kur bén e bâme e besen e dhanme të jena mundue me e çue në vend, ajo ká me na ndimue. Atëherë kena me perdorue nji dredhí tjeter me Shkjá tue u marrë vesht me tê me të mirë. Ky prá â i vetmi drejtim e tertipi i êm e mâ e mbramja mënyrë qi mund të na dajë me nderë e pá u damtue fort.
Fjalët e fratit i a mbushen menden vetem krenve të Nikajve e të Merturit,
Merturit, të Gege Hysent e pak Bytyçve e disa të Krasniqve, por e hiç gashianve e Zefit të Vogel, disa agajve e popullit tjeter Bajrami i shkretë, që dishrote zemrimin, kishte metë si një trupore me t'u dhimtë me e pa aq të pervûm e aq të piklluem, qi s'dite kahë me i a majtë as se ai me i rá në tê. S'dite shka me folë; kishte ndejë krejt i habitun tue kqyrë herë njanin herë tjetrin, pá çilë zanin e gojës tue veshtrue shka po flitshin tjerët. Pá u shkue gjatë fjalve u dha fund Zefi i Vogel tue thanë: Lum Zotnia Frat, kot e ké se merr merzi e mundohesh per né, per nderë e për të mirë të kombit e të këtyne, dije se nuk të xanë besë, s'ndiejnë as s'janë të zotët me qindrue, pse s'kanë besë as lidhje mes vetit. Po a s'janë njekta që e ngushtuenë Bajramin i cilli edhe pat sy e faqe me e hjekë bajrakun? Po a nuk janë këta qi u diftuenë açik se nuk ishin shqyptarë, se per Shqipni s' luftojshin e se bisedë tjeter s'paten në gojë veçse me hjeke bajrakun e kombit? Bje fjala se këta po të xankan besë, po kush ásht búrr me i ndalë e me i dredhë e me u dhanë zemër, qi të qindrojë kundra mendes së vet ata qi s'xehen hiç se janë koritë e s'dijnë shka âsht burrnija? Mos i u dhashtë hika se s'asht kush qi mund t'i ndale, Posë Zefit të Vogel kerkush nuk çili gojë, punen e lane të prishun e lum kush mund të hikë mâ i pari. Tash Bajramit e Zeft të Vogël s'met tjeter veçse me i lypë leje fratit e m'u largue. Por ky tha: Ma kadalë burra, pse edhe un po vi bashkë me ju mbasi ju s'po i u dhimbet hiç ky vend, as un me çetë t'ême vetem nuk jam i zoti me ba qindresë.
Tue bå rrugë. Bajrami i thotë fratit: Ti zotni më njel fort mirë, pse kè pasë provë në dorë a jam a s'jam Shqyptar, a e due à s'e due Vatanin t'em, prandej un s'e mendova aq gjatë e s'e bana per kurmil të keq, veçse kjeçë shterngue prej parís, me të thanë me e hjeka bajrakun e Shqypnis jo pergjithmonë por så pr'i herë. Prandej sido qi u bâ puna të më falësh per idhnim qi të shkaktova. Sâ per idhnim i tha frati âsht punë e kollajtë m'u falë, por fjala me hjekë bajrakun, s'ká si falet e s'harrohet, pse historija ká me e majtë të shkrume me germa të zeza për jetë të jetës, mohimin e dhunen qi Kosova mendoj e dishroi me i bå. Kur mbrrijten te kullat e Bajraktarit të Krasniqes, aty u danë Bajrami me Zefin e Vogel e me nji karvan të madh mueren rrugen e kaluenë Drinin tue shkue n'lballe. Aty nguli frati me pari e me nji çetë të krishtenësh. Nji pershtypje të madhe u bani fratit e tjerve, kur hetuene nji heshtim, qi mblote kullat. Këtu tri dit para kje pritë me krahë haptë e shend e verë shpijaku me sherbtorë rrijshin në kambë tue bå sherbim. Hija e bukur qi ishte stolise per bukuri me gjithnduerë halijash, kishte ndrrue krejt, ishte ndrrue në të zi. Aty nuk u shifshin mâ burrat, qi kuvendshin punë me randsí, e qi buzë qeshun u argtojshin me njani tjetrin. Atë vend e kishin zaptue do tjerë, qi kahë fëtyra dukeshin t'idhnuem e të dispruem. Dyerët e kullave i kishin të çiluna, mrendë nuk rrite kerkush qi me thirrë mikun me fjalë të zakonshme: Mirë se të pruni Zoti e hoshgjelden. Robnija kur kishin marrë vesht se kishte hikë Izá Boletini e kur paten marrë urdhnin e të zotët e shpís, pá u tallë hiç u vunë në të hikun me gjå e me mall tue lanë shkret kullat. Gjithkush qi kalote andej pari tue pá kullat e vendin vojtë aq në hall, tue lujtë kryetë prej dhimbet e të thekunit thote: Ah! Medet se çë rrezik na gjet, e ty qi u bane shkaku i këtij rrenimi kurr mos t'a priftë marë Zoti. Rruga qi banë ishte kanë mbushë me gjå të gjallë e me robni qi i ndlojshin udhtimin shtegtarit, per me shpejtue. Rrugës s'u ndiete tjeter veçse brim robnijet, fëmish e shtâsësh njaq sá me i u dhimtë deri anmikut. Bajrami e Zefi i Vogel nuk u hetuenë fort rrugës, u grahen njani kalit, tjetri kambve kahë drojshin mos t'u ngatrrote kush me ta e mos t'i ndollte ndo'i rrezik prej popullit, qi prej disprimit mzí çë pritshin me u ngatrrue me ndokend sidomos me ata qi kjene shkaku i rrenimit të tyne. Lufta u ndiete se vijote bukur mirë sado qi ishin pakue mbas fjalve prej 2000 e mâ teper qi kjene në fillim paten metë nja 600 vetë, qi luftojshin si burrat. Lajmi i fratit e i krenve se kishin hikë u hap me 'i herë e popullit të ndigjoni nji lutje, qi e kam per të mirë t'uej e të këtij populli, me më diftue a thue robnija me gjå e mall kishte kalue Valbonen me kohë. Si urdhnon Z. i pergjegjen do Nikaj e Merturas, na njetash sá kaluemë s'kemë ndeshë në nieri të gjallë, e shka më duket s'ka metë kush andej posë luftarve shokve t'onë. Prá mbasi po më suguroni per ketë punë, a di shka bâni, dredhni mbrapa, e merrnjani këtyne burrave qi kaluenë disá sakica e pá u vonue pikë må së parit prishni ketë uren e Valbonës këtu, mandej prishni urat e vigjt tjerë. Merrni edhe nja tre dinamita, në kje nevoja me i perdorun me rrenue urat. Këta dinamita banjani dorzim disá të krishtenve pse në ketë mënyrë i shkreti popull ka me pasë kohë me hikë, tue kenë se Shkjau nuk ká me mujtë kollaj me kalue në ketë anë pá urë, mbasi vendet nuk i dijnë. Kshillin e fratit e ndigjuene e e çuenë në vend çeta e tij pá pasë nevojë per ndimë të kujë. Ismi Curri a e njeu a s'e njeu ketë lajm e ketë kshill, dote me u diftue para popullit se i a dote të miren per me i hî në hater tue u thanë se ai i pshtoi prej Shkjaut me hollsítë vet. U mundue e bâni çmos me i a mushë menden ndo'i musulmanit të Gashit qi t'u bashkojshin me të krishtenë me krye nji gjå send qi ishte per të mirë të tyne. Këtij qellimit i duelen në krye pse duelen të krishtenët e mbas tyne disa të Gashit, qi s'lanë urë as vig pá rrenue. Atëherë frati bashkë me parí i luten të krishtent mos me hikë, por me i kundershtue Shkjaut, derisa t'i a pritshin hovin e të mujshin të hikunt me pasë kohë me mrrijtë shndosh deri në Mertur, e ketë dishir t'u a diftojshin edhe luftarve tjerë, qi kishin lanë mrapa. Të gjith të krishtent qi kjene aty i ndejen urdhnit të fratit e të parís. Mbasi i rregulluenë këto punë, frati me parí e Ismi Currin tue hecë naten neper terr, tue u rrxue e tue u gerdhishtë fëtyrës e duerësh, sà kjenë në rrezik me u verbue. Rruga nuk ishte fort e largtë por diku prej territ, diku prej robnís e mâ teper prej gjasë së gjáll s'mujten me hecë si kujtuenë, pse po të kishin mujtë me hecë do të kishin fluturue, kahë u hini friga e kahë rrijshin tue mendue e me gjetë mënyren si me i pshtue atij rrezikut. Så fillo drita me zbardhë e kur mbrrijten te gurra e Gurapeshit permbi Geghyse, aty frati i u ul mushkut e shka i Nikaj e i Mertur u ndalen e ndezen nji zjarm të madh fort. Frati mzí flitěte prej së ftoftit prandej nisi me u xé, por kahë ishin shum vetë ndezen shum zjarmije e aty shum ndisen me hanger bukë. Si paten kenë xé mirë, frati në sŷ të gjithve nisi me i folë Ismi Currit: Z. a i more vesht fjalët me te cillat të lutet Bajram Curri të flitësh me këta e t'a mbushësh menden popullit, të fillojë këtû në Qafë të Kolçit me qindrue kundra Shkjaut. Prá Lum Ismi- vijoi frati - Bajrami e shokët e tij me e pate dashtë vatanin, i a kishin ndisë me qindrue në Qafë të Morinës e s'do t'ishin vû në të hikun. Tash Z. e Tij dishrueka me u dhanë zêmer, pse me e pasë pasë ju njetin e mirë me qindrue e me dekë per atdhé nuk do t'ishin frue aq fort e as s'do të kishin dekë para kohet. Por marre per jú pse patët guxim me hikë n'atë mënyrë. Na sot Z. Isem po e shofim se s'asht kohë me zêmrue, por do të gjejmë mënyren qi mos të fiken bajrakët t'onë. Si frati si krenët u ndalen aty në Guropës, jo m'u xé e me pushue qi paten aq nevojë, por edhe 'i herë me i thanë nja dý fjalë per me kenë të gjith nji mendimit. Fjalët e kshillin e Bajramit e mueren vesht hollë si frati si krenët, se ku dojshin me dalë. Tue bâ rrugë kishin pasë ndie prej të hikunve se dishrojshin me qindrue kundra Shkjaut në Qafë të Kolçit. Tash set cillit i a pret mendja e thotë se kur s'mujtem me qindrue 2000 vetë e mâ teper ushtarë s'kjemë të zotët me i bå ball në Qafë të Morinës, si kanë me kenë të zotët me i bå ball vetem Nikaj e Mertur? Prá Zoti e din, por né e kedo qi t'a ndiejë ketë punë na bân me dyshue se Bajrami mos të ketë dashtë nemose indirekt me e bå vetin fajtuer tue kshillue e tue qitë popullin me i kundershtue Shkjaut në Qafë të Kolçit, në mënyrë qi mos të pshtojshin pá u fikë Nikaj e Mertúr e të gjith parít të delshin fajtuer. Në këtë mënyrë Bajrami desht me mshehë pazotsín e padijen e vet, tue ken ai shkaku i rrenimit e i tê hikunit, pse po t'i kishte ndigjue kshillit të fratit nuk do t'ishin dá nemose me korí. Fjalët qi Bajrami tha tue hikë nuk i mueren hiç para syshë frati e parija, por ato fjalë kjenë arsyeja e shkaku per të cillen ata lidhen besë per së fortit tue thanë: aty ku pershinë kufini i Nikaj e i Mertur me Krasniqe mos të guxote kush me u kundërshtue Shkjaut. Pra, po ndolli qi ndokush guxon me e prishë ket urdhen,
ta dijë qyshë tash se shka jena i Nikaj e i Mertur kena me i ndisë pushken mbarë kundra të hikunve. Ketë urdhen u a quenë me'i herë emigrantave të Gashit, të Krasniqes e të Bytyçit, qi porsá e ndienë ketë shterngesë e këtë urdhen paluenë veshtë e prej friget ndejen rahat. Frati u tha krenve se të merrte vesht se po avitej Gjenerali Vasoviqi, ai do t'i delte para, i shkroi edhe nji leter Gjeneralit tue i bâ me dije se në Qafë të Kolçit e tektej mos të kishin frigë pse ata ishin miq në besë të Nikajve e Merturit. Per mâ teper e bâni me dije se po t'i kundershtote kush, na kena me kenë ata qi kena me i a marrë uhán mikut dyfish, e Z. Jote mos të marrë merzi per ketë punë. Letren i a dha Tungj Myftarit Bajraktarit të Merturit bashkë me dy tjerë, Kolë Delís prej Curraj të Poshtem e nji tjetrit të Merturit, i porositi edhe me gojë qi mâ së parit t'i dorzojshin letren me porosí, e t'i u diftojshin edhe fjalët e shkrueme, letren mandej sá mâ parë t'i a epshin në dorë Gjeneralit. I porositi qi shì në Qafë të Kolçit, me nji shtîzë të gjatë fort t'a ngulshin aty nji bajrak të madh të bardhë. Kur mbrrijten te tregtari i Shen Gjergjit frati bleu dy metra beze të bardhë e u a dha djelmve t'a vejshin me shtizë. Këta dy djelm bashkë me Tungj Myftarin, pá u tutë urdhnin e kryenë mâ së mirit. Frati kahë e dote parín u tha, qi ata vetë per nji herë mos t'u shifshin me Gjeneralin, qi mos t'u ndollte ndo'i rrezik. Ai vetë
dote m'u ndeshë må parë me Gjeneralin e sidoqi r'ishte puna të shkojshin në Palç e të shkojshin e të rrijshin në nji shpí mshehtë e të merrshin lajmet prej tij. Tue bå rrugë mueren vesht prej disave, qi
mbrrijten må vonë mbas tyne, se Shkjau prej friget mos t'ishin të rrethuemë e të trathtuemë prej shqyptarve, kur paten morrijtë në Sernicë, të gjith drodhen e xunë vend në Qafë të Morinës per me u bashkue me shokë të vet. Të hikunt e Gashit, të Krasniqes e të Bytyçit, Nikaj e Mertur i priten sá mâ mirë e i pshtuenë me gjå e me mall nder vende të veta. Tue bâ rrugë, krenët e çetat qi kishin me veti vijshin të gjith tue u shperndá, si mbas rrugës qi u bite me marrë kahë shpijat e veta. Ashtû edhe frati me disa burra të famullis, me Sokol Bashen e me disá Nikaj, mueren rrugen kahë Currajt e Poshtem e duelen në Gjonpepaj per me pá si kishtë njehë i varruemi Xhuj Auduli. Si mbrrijti frati aty i ndrroi varrët tue i vû do mehlem, edhe i premtoi se po t'i bite rasa nuk do t'a harrote punen e tij. Tue i lypë Malit të Zí nji lêje kalimit per tê, qi t'a marrmen frati i tha se do t'i a çote per ndo'i nieri e kështû pá vonesë e pá frigë do të mund të shkote në shpí të vet. Xhuj Audulli pak vjet perpara, shtye prej nevojes vehtjake kishte ngulë në Gjakovë per me jetue. Mbasi duelen prej këtij të varruemit u ndisen me i bâ nji vizitë P. Nikoll Kolej, Famullitarit të Nikajve, mbasi bite rruga aty afer. Kur mbrrijten aty, sherbtori duel e u çilin deren, e mbasi hinë mbrendë pëveten si ishte frati. Frati pergjegji sherbtori kam uzdajë se do të jetë mirë, por nuk âsht këtu pse prej friget ká hikë naten, per mos me e xanë Shkjét e me e mbytë, ká shkue në Gjâj te Shkelqesa e tij i Perndritshmi e i Pernderueshmi Imzot Bernardin Shllaku, Ipexhgev i Pultit me i lypë lêje, qi me shkue te famullija e vet në Breg të Buenës, per me mujtë kështû me i pshtue rrezikut qi i kercnohej. Si, i tha P. Llupi ká hikë frati? Po ai çë të keq i ká bâ Shkjaut? Sherbtori: sikurse ju e dini ai i tutet hijes së vet e Shkjaut kurrgjå të keq s'i ká bâ. Por në don me e dijtë mba i po pëvetë per punë të tij, tanë sherri i yt. Po un shka hij në hikje të P. Nikollës, i thotë P. Llupi. Po i a kthej sherbtori, ti në punë të P. Nikollës nuk hinë, por ai hinë në punë r'ande. I bekuem (Bajrakët e Dukagjinit e kanë adet per shëj nderimit me i thirrë fratit me émen o i bekuem) sikurse e dijnë, tana
këto fise, se shum të zeza ti i ké bâ: armët qi ké dhanë, fyshekët qi ké dá per dam e rrenim të shkjeve e sá e sá tjera sidomos bajrakun e Shqypnis, qi e ké qitë në Qafë të Morinës, po a punë të vogla po të duken këto? Kurrgja mos me pá bá tjeter veçse kjo punë ka mjaftue me prishë freten e kishë. Kështû e kam ndje të bekuemin t'em tue bå dert punen t'ande, qi ké rrezikue të bekuem të tjerë. Mandej me pasë per të folë per ketë vendin tonë, ti Zotní e vetun ti je tue e marrë në qafë, pse Shkjau po po i grinë të gjith e po i fikë, si fiku Gashin e Krasniqen. Ti Z. je shkaku e jé tue qitë fitmet në ketë anë e n'atë anë u mbushe menden Nikajve e Merturit me luftue kundra Shkjaut, e thue mandej pse hiku i bekuemi e fretent tjerë. Po si mos me hikë more burr? Po shka jé tue thanë i pergjegji frati, burrat s'desin para kohet e prej friget, por si fatozat në log. Po ti me këto fjalë qi po thue, demek s'don me hikë? Un besa jo s'e kam kerkund nder mend me hikë as me dekë pá m'ardhë koha, e as s'hiku as s'lâ vetem të dy bajrakët. Me ndimë të Zotit nuk i lshoi perpá dekë e as nuk i lâ perpá u kujdesë per këta, qi mos t'u hijë ferrë në kambë. Un si meshtár qi jam e kam ketë parim se do te bâj çë mos me dhanë edhe jeten kû t'a lypë e mira e fés e e atdheut. Prá mbasi këto të dyja bashkohen më nja, me mujtë s'lâ gur pá que per me i dalë në krye këtij qellimit e kishem me e majtë vetin të lum me dhanë jeten per ketë qellim. Sherbtori i kishës së Nikajve e mate si per të saktë se dy bajrakët do t'u digjshin e do t'u piqshin si Gashi e Krasniqja, e u dukte fort i trazuem, e ma fort i penduemë per fjalë qi kishte dhanë, se jeten e vet dote me e bâ flije per hater të Zotit, tue rujtë kishen mos të damtohej prej shkjeve. Kishte rá në pikë të hallit se si me gjetë mënyren se si me pshtue kishen kahë s'kishte uzdajë pshtimit, e i kishin hî nervozt kundra P. Llupit të cillin e mate si shkaktarin e trenimit të dy bajrakëve e prej këtij idhnimit s'mujtetë me e majtë vetin pá folë ndo'i fjalë të vrashtë kundra tij. Prej sherbtorit u muer vesht se edhe P. Leonard Shajaku Famullitari i Currajve t'Eper, e P. Gjon Çapaliku famullitár i Rajës kishin hikë e shkue me u msheha kush e di se kû, veç thojshin se kishin kalue qafat tue hikë. Shkaku i hikjes së tyne kje se tue pasë marr vesht, e tue pasë på me sy se çe farë ngatrrimit bâni P. Llupi kundra Shkjaut do t'ishte e pamundun se do t'i shkojshin Shkjaut këto fjalë në vesh, se deri fretent mueren pjesë e çuenë popullin kundra nesh. Prandej s'met tjeter veç se me thanë: kambët e shpejta e faqja e bardhë, e hiken sá ku mujten ditë e natë. P. Llupi me shokë mbasi paten pushue mirë, u flladiten tue pi ujë të ftoftë; u çuenë e moren rrugen: Sokol Basha me do tjerë të Nikaj per shpija të veta e frati me tjerë prap u ndis per Palc. Kur mbrrijti atje gjet Ismi Currin me të cillin ishte kenë dá në Curraj të poshtem e kishte marrë nji rrugë tjeter per Palç. Prej do miqve Ismi kishte marrë vesht se disa prej Gashit e Krasniqes dishrojshin me e mbyt per inát të Bajramit, qi e kishte shkaktue tanë atë rrenim. Porsá mbrrijti frati në qelë të vet, qe se po e thrrasin disá djelmoçı të panjoftun. Frati del e i grishë me hî mbrendë, por këta nuk i u gjegjen por deshten me dijtë se kahë e kur do t'u ndiste Ismi Curri per me shkue në Shkoder. Këta të thirrun e këta të pëvetun ndolli nja dy a tri herë njani mbas tjetrit. Ne parë frati nuk u kujtue se keta të pëvetun e tanë ai kujdes mund të delte per dam te mikut, qi kishte në shpí. Së mbramit i merzitun tue u çue orë e ças, del eu thotë: urdhnoni e hini mbrendë e kështû mundemi me e dijtë prej gojës së tij se kur e çë farë rruget don me marrë; por ata nuk deshten me hî mbrendë. Atëherë frati per mos me i ndisë pá ndonji të gjegjun u tha: pritni se po flas me Ismin e po u diftoi se kur e kahë don me u ndisë; por ata i pergjegjen me të shpejtë, po fole me të mos i kallxò gjå per né, pse tash ndeshena rrugës. Fjalët e këtyne të mbramve e bânë fratin me dyshue e shkoi fill e foli me Ismin, shka do të jetë qi tash dy a tri herë vinë e më pëvesin me u ndisë Z. Juej, se kur e kahë don e un u kallxova pse s'ma preu mendja se do t'ishte per ndo'i të keqe t'ande, rrugen qi do të merrshesh. Po partija e mbrame më bâni açik me kuptue kur më thane, qi mos t'a bajshem me dijtë gjå Ismin. Atëherë veç kqija dishrojshin veç e paçë se ata per qellime të me u pjekë me Z. t'Ande. Ketë punë e dij edhe un se dishrojnë me më mytë n'inád të Bajramit e prandej pëvesin aq fort. Sot tue ardhë këtu mbasi u dava prej Z. s'Ate në Curraj të Poshtem, dikush i êmi më porositi t'u ruejshem, pse më kerkojshin me më mytë rrugës. Prá mbasi puna åsht kështu frati e kshilloi per me i pritë rrezikun tue dalë pertej Drinin. Ismja e pá se s'kishte mbetë tjeter derman per me pshtue veçse tue i ndenjë këtij kshillit. Ndersa sherbtorja bâte gati buken e mjesditës, Ismja si mbas urdhnit të Bajramit i dorzoi fratit dy rrykcakët me mitroloza. Frati i tha se njanin po mbate per veti e tjetrin po i çote Prel Tulit në Salçë e fyshekët e bumet po mbate per veti. Çoi rrogtarin me marrë Marash Tomen e Kadri Sokolin e Palçit, qi t'i bajshin gati rrshiqat e të shkojshin sá mâ parë te kisha pse dote me i çue pertej Drinit. Porsá kryenë buken e mjesditës i a mbrrijten voztarët. Këta frati i porositi qi t'a qitshin Ismin pertej Drinit e t'a çojshin deri te shpija e Prend Prekë Calit në Mertúr të Gurit. Në ketë mënyrë Ismi u dá prej fratit. Kur frati erdh te qela gjet aty parin e Krasniqes, Bajram Manin, Bajram Nimanin e Zeqir Halilin, qi kishin msy me tana familjet e veta me gjâ e me mall. Këta porsá panë fratin qi u erdh i duk se i u lehtsue mundi e vështirsija e i thanë: Z. Frat, shum miq patem në Nikaj e Mertur, por kurrnjanit nuk i shkuemë, kemë mendue me msŷ Z. ť'Ande per me i pshtue këtij rrezikut. Prá të gjitha familjet t'ona me gjâ e me mâll po t'i dorzojm tý, e bân me ta si të dueshë, në daç mbyti, në daç pshtoi. Frati qi nuk i kishte mëtë në vend e qi per veti ishte në mjerim të madh e qi qindrote si i thonë nji fjale - me purrí në gojë, pá dijtë e pá mendue hiç se si do t'i vite e mbramja, kahë nuk e pritëte shka i thanë, tue pá n'anë tjeter se mjerimi i kishte rrethue të gjith, pat dhimbë per ta. Edhe pse nuk shifte ndo'i dritë uzdaje se do të pshtote per veti megjithkëta nuk bâni zemra me i lanë n'atë mjerim pá u thanë ndo'i fjalë të gëzueshme, e prandej nisi me u dhanë zêmer per e u tha: O burra në kje i largue prej atij trishtimit me i se âsht gjall P. Llupi e në mos i ndolltë ndo rrezik, qe besen qi po u ap kam m'u mundue deri tu miren t'uej, të familjeve t'ueja, të gjâs këtyne frati e muer me gjoks shpirti per të e të mallit t'uej. Punen e tue u Ishue njanen pjesë të Qelës në marshtrim të tyne, tue u interesue mos t'u bâte kush dam në gjå të tyne. Në nji fjalë hoq keq e shpenxoi per ta, tue mujtë së mbramit me i çue të gjith shndosh pá i damtue aspak, tue i percjellë me miq të vet deri tu shpijat e tyne. Burrat e mdhaj atëherë mueren rrugen me Ismi Currin tue dalë pertè Drinin. Disá luftarë qi erdhen prej ballit të luftës lajmuenë se edhe në Qafë të Gjonaj, të Stobers e të Bytyçit i paten kundershtue pak Shkjaut per së largut. Diten 14 Qershuer, e Hane, ushtarët e Malit të Zí u hapen gjatë lumit të Valbonës kahë Sernica, kahë Bukova, Molla e Kuqe, Dushaj e në breg të Drinit. Në ketë ditë disá djelm prej Rajet, prej Nikajve e Merturit i bânë nji kundershtim të letë Shkjaut, per me mujtë me u a ndalë hovin, qi të hikunt të mbrrijshin në kufi të Merturit. Në ketë ditë shka kje shpi, stan e tagjí të Tropojës, të Gashit e të Krasniqes u kje dhanë zjarmi e në ketë ditë Shkjau filloi me ndreqë nji urë të ré në Mulesmanaj. Kur frati erdh në Palç te shpijat e veta, gjet djalin qi pat ndreqë per Shkoder te Korculla i Austrís me letër të përgjegjes. Letra ishte kenë shkrue kështû:
Të Ndertve Z. P. Llupit e bajraktarve të Nikajve e të Merturit. Fort keq më vjen pse nuk mundem me u kondendue per me u dhanë do armë e do fysheke, qi më kanë ndollë. Por t'u bijë nder mênd se mâ mirë me dekë me nderë se m'u zdeshë me marre. Halla Korcull i Austrís.
Shkodër, 12-VI-1915
