KOPILI I HAXHI
QAMILIT
Aventurat nga
kolumbithra e Greqisë, në skutat mistike të Arabisë
e deri te fjordet e
Kanadasë.
Nga KOLEC TRABOINI
Më të vërtetë është një karrierë e çuditshme kjo e kopilit
të Haxhi Qamilit. Nga një emigrant i papunë e endacak në Greqi, ku u
konvertua në ortodoks, shiti kryqin e nunit grek dhe pas flirteve me
fondacionet arabe në Tiranë, mori një bursë në një universitet fetar në
Kuala Lumpur të Malajzisë. Pas diplomimit u shfaq me egërsi si një islamik
radikal fanatik që sulmonte gjithçka kombëtare, duke e konsideruar popullin
shqiptar një mbetje osmane dhe Gjergj Kastriotin një tradhtar i madh, një
kafir. Me siguri Oliver G. Shmid, një historian zviceran i hallakatur, është
mbështetur në të tillë elementë renegatë antikombëtarë që ka arritur deri në
atë mjerim sa të përpiqet të rrënojë figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve,
mbrojtësin e qytetërimit europian.
Të hallakaturin në historinë tonë shqiptare Oliver G.Shmid e
dimë, po kush është kjo teneqe e shpuar anadollake, ithtar i Esat Toptanit,
Haxhi Qamilit dhe Beqir Grebenesë me emrin Kopili i Haxhi Qamilit, që tani, me
që nuk i zënë këmbët dhe në vendlindje, llomotit përçartë
antishqiptarizmin e tij si fshehanik nga Kanadaja
Kopili i Haxhi Qamilit, i shfaqur e rënduar së tepërmi nëpër
media si historian, studiues është rritur në një lagje të Kombinatit në Tiranë,
krejt afër me Sharrën e Haxhiut që i ngeci qafa në litar. Me një fjalë e
konsideron veten kombinats. Rrjedh nga një familje kazanxhinjsh nga Devollit.
Kopili i Haxhi Qamilit nuk e përmend kurrë origjinën e vet, ruhet prej saj si djalli
nga temjani, por dihet se të parët e tij të largët ishin jabanxhi dhe
rrinin me çadra rrëzë lumit. Këtë lloj grupimi laraman e ka përshkruar bukur
Faik Konica tek shkrimi “Muhaxhirët”. Herë pas here u shkonin pas kolonave të
ushtrisë turko-osmane për një tas pilaf apo një vorbë grosh duke kënduar
këngën:
Jam jabanxhi
Jam kazanxhi
Një çadër shiu
Kam çati!
Por ky për vete e kishte sajuar këngën ndryshe dhe e
këndonte me zë koke kur ishte çakërrqejf. Ja vargjet që i pëlqenin më shumë:
Mal në mal
Këndon bilbili
Jam Kopili
i Haxhi Qamilit!
Por edhe këta ja
shpërblenin duke i furnizuar me çengie kolonat e ushtrisë perandorake. Ndërkohë
që ushtarët turko-osmanlinj shpinin gjymtyrët, shtriqeshin në divane me femrat
e darovitura të fisit të kazanxhi-jabanxhinjve, ata plot gëzim i binin defit.
Dhe i binin mirë. Pasion i trashëguar brez pas brezi ky i defaxhiut por edhe
i dafllakxhiut jo pak herë.
Pas viteve 90, te ky pinjoll u zgjua instinkti i
stërgjyshërve dhe shkoi emigrant në Greqi. Ishte në moshë të re, por nuk ja
hante krahu të punonte. Kërkonte të mbijetonte në mënyra të tjera të lehta.
Si pehlivan që ishte, gjeti një kumbarë grek, afendiko të kamur dhe
anipse në moshë të rritur u pagëzua ortodoks. Prifti grek në kishë e
vajosi me vaj ulliri, e fërkoi ku mundi në atë që grekët e quajnë kolombithër
(kazan me ujë ku futet i pagëzuari) dhe psalti i këndoi uratën me ritualin
bizantin. Kumbara grek i vuri një kryq të madh ari në qafë. Mori dhe emër grek
të cilin nuk e tregon kurrë. Ca thonë i vunë emrin Jorgaqis. Por kumbari e
thërriste Pulaqi mu. Do kohë gjithçka i vajti mbarë. Por kur panë se nuk kishte
ndërmend të zinte punë me dorë, vetëm të sorollatej poshtë e lart, ja prenë
tagjinë kalit.
Kur Kopilit te Haxhi Qamilit nuk po ja varte më njeri e nuk
po i jepnin më gjë prej gjëje, iku, u kthye në Shqipëri. Erdhi vërdallë
ca kohë. As këtu nuk po i shkonte më kungulli përmbi ujë. Me së fundi e gjeti
një zgjidhje ku mund të kishte një burim të ardhurash.
U lidh me arabët që, të infiltruar në ca pseudo shoqata
bamirëse, përgatisnin terrenin për radikalizmin islamik të Shqipërisë, si
një revansh i vonë i veprimeve perandorake osmane të mbetura përgjysmë në
vitin 1912 kur thyen qafën për në Anadoll.
Kur shërbeu tek arabët e pseudo shoqatave bamirëse, u kthye
në fenë myslimane. Kryqin e artë e kishte shitur me kohë dhe këtë histori
arabëve nuk ua tregoi kurrë. Besnikërinë ja shpërblyen me një bursë në
universitetin islamik në Kuala Lumpur të Malajzisë. Gjatë studimeve nisi të bënte
një propagandë të madhe e të shfrenuar për islamizimin e shqiptareve duke
predikuar nëpër kanalet e ndryshme internetike, se gjoja ne shqiptarët
qenkemi një komb mysliman. U bashkua me disa anonim interneti, fanatikë fetarë
të stacionuar në Belgjikë, Irlandë e gjetkë, por edhe me disa studentë
shqiptare në universitetet e Stambollit në Turqi, të Damaskut në Siri, që edhe
ata ishin islamikë radikalë vehabistë që sulmonin çdo gjë shqiptare. Disa prej
këtyre bij sulltan sulejmanësh, mjerisht janë kthyer në Shqipëri, punojnë
në kompani turke apo bëjnë edhe karrierë si mësimdhënës, shfaqen gjoja si
studiues, por nën rrogoz punojnë për otomanizimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Vetë Kopili i Haxhi Qamilit kur ishte student në Malajzi,
për tu konsoliduar si islamik vehabist ekstremist, vendosi të shkojë në Mekë e
të vetshpallej Haxhi. Këtë titull e ëndërronte që të bënte karrierë fetare. E
kishte shprehur në internet se dëshironte të bëhej Haxhi Kopili. Por Kopili i
Haxhi Qamilit, megjithëse u nis, ec e ec e s’ka të sosur.... nuk u bë kurrë
Haxhi. Arabët, me të cilët qe i lidhur, kishin një plan tjetër me Kopilin e
Haxhiut të Sharrës. E kishin studiuar e piketuar që të bëhej një propagandist
diversionist si Musa Qazimi, meqë e dinte veten për orator i spikatur dogmash,
mjeshtër i sofizmit. Kështu sapo mbërriti në Arabi u bashkua me arabët
konspirativë, të cilët e mbajtën mjaft kohë, sa u konsiderua i zhdukur.
Dyshimet janë se e kanë kapur, mbajtur dhe e kanë përpunuar. Kur u kthye sërish
në Universitetin e Kuala Lumpurit, nëpër diskutime në fillim dukej si pulë e
lagur. Atë kohë e pyetëm nëpërmjet internetit si vajti me udhëtimin në Mekë e
pse nuk u bë gjallë. A mund të konsiderojmë Haxhi pas këtij udhëtimi, e pyetje
të tjera si këto. Ai nuk foli, nuk tregoi. I shmangej kësaj bisede mbi
udhëtimin e tij në Arabi. Kishte ndodh diçka misterioze. Pas do kohe ai nisi
sërish kursin e sulmeve ndaj çdo gjëje shqiptare. Kryesisht sulmoi Gjergj
Kastriotin që e konsideronte një kaçak, vrasës e hajdut, ndërsa sulltanët i lavdëronte,
duke e konsideruar pushtimin pesëshekullor turko-osman një lumturi e madhe për
popullin. Nënë Terezën e quante nëpër ca intervista të shpifura si Majka
Tereza. Ded Gjo Lulin dhe çdo figurë atdhetare shqiptare i konsideronte agjent
të Vatikanit, tradhtarë dhe spiunë të europianëve të krishterë. Sepse këta,
sipas Kopilit të Haxhi Qamilit, kishin vrarë vëllezërit turko-osmanë.
Mesa duket merrte para dhe kishte mbetur peng i diçkaje të fshehtë apo detyrimi
në Arabi. Atje ishte programuar për këtë punë, otomanizimin e Shqipërisë
e mbarë shqiptareve në Ballkan.
Nga që i doli boja në Shqipëri, sepse sillte përçarje
edhe në mes të vetë myslimanëve, vitet e fundit krisi e iku në Itali. Por edhe
atje nuk i ngrohu vezët sepse kishte rënë në sy si një ekstremist fanatik që
mbillte përçarje në mes të komunitetit shqiptar. Me ndihmën e disa qarqeve që e
mbështesin në aventurën e tij të neo-osmanizmit panballkanik u vendos në
Kanada.
Këtë kurs vazhdon edhe sot e kësaj dite, i mbështetur
mjerisht nga turkoshakët e televizoneve shqiptare në Shqipëri e Kosovë,
të cilët i kanë lënë shpesh herë vend në programet e veta këtij antikombëtari.
Tani së fundi ka dalë me një lloj statusi si gjoja studiues, historian e të
tjera pallavra dhe del në mbrojtje të historianit turk që përdhosi figurën e
Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vendvarrimin e tij në Lezhë. Por mbi të gjitha
spikat titulli qesharak që i ka vënë vetes ky myteberr i osmanizmit mesjetar
anadollak, Dr. Kopili i Haxhi Qamilit, që të kujton Doktor Adhamutin e Çajupit.
Por nuk ka faj ky njeri i fandaksur, që hedh poshtë çdo vlerë kombëtare
shqiptare dhe është bërë avangarda e antishqiptarizmës, faj kanë ata pronarë
mediash që na shitën si atdhetarë, por e pranojnë të përhap ide të mbrapshta në
ekranin e vogël apo dhe në shtyp.
Pyetja është: pse i bëjnë vend lëtyrave të kësaj mendje të
çartur, pse tregohen kaq tolerant më këtë haxhiqamilist, apo pse jo edhe
pinjoll i farës së keqe të Beqir Grebenesë?
Vetëm kopilat e Haxhi Qamilit e pjellat perverse të
osmanizmit agresiv primitiv, të ringjallur një shekull pas ngordhjes, bëjnë të
tilla sulme të paskrupullta mbi traditën dhe historinë tonë kombëtare apo dhe
mbi atdhetarët tanë që i kushtuan jetën e veprën e vet kombit shqiptar.
TRABOINI ART STUDIO CHANNEL |