01 January 2017

Albania Gazette of Boston 1996-1999- nga Kolec Traboini


ALBANIA GAZETTE OF BOSTON NË VITET 1996-1999

- Numuri i parë janar 1996

Ende janë ruajtur disa kopje ku lexohen shkrimet në përkrahje të luftës së popullit shqiptar në Kosovë. Falë internetit kishim arritur të bënim disa lidhje në Kosovë por edhe në Gjermani e Zvicër si dhe Buletinin "Çlirimi" të LKÇK, prej ku na vini njoftime që ne i botonim dhe i shperndanim në komunitetin shqiptar në Boston dhe më gjerë. Duhet thënë se kjo gazetë e vogël që kalonte dorë në dorë të dielave kur njerëzit mblidheshin në Kishën e Fan Nolit, mbante një qëndrim te hapur në përkrahje të djemëve të UÇK-së që luftonin për liri. Në këtë gazetë është botuar edhe letra që i kemi dërguar presidentit amerikan të asaj kohe, Bill Clinton, më 15 qershor 1998 për mbrojtjen e popullit shqiptar të Kosovës nga gjenocidi serb.

Në foto:

- K. Traboini në krye të demostratës në Boston në mbështetje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë pranverë 1999, në dorë pankartën me portretin e Adem Jasharit në qëndër.
- Letra e botuar në këtë gazetë dërguar vëllait të Adem Jasharit në Gjermani më 20 mars 1998.
- Letra anglisht që K. P. Traboini në emër të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne New England, i dergoi Presidentit Amerikan Bill Clinton më 15 qershor 1998 për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
- Lista e të masakruarve në mars 1998 në Kosove botuar në Albania Gazette of Boston..
- Letër nga Kosova dërguar Redaksisë në mars 1998 nga Ejup Qerimi.
Jehona dhe përkrahja e luftës per çlirim në Kosovë,  është vetëm një aspekt i veprimtarisë dhe repertorit të kësaj gazete - buletin, modeste kjo, që kalonte dorë në dorë të djelave në Kishën e Fan Nolit në Boston.

Kolec  P. Traboini /Gojçaj
Tiranë - Washington DC
2017