🟪 POEZIA E PARË E JETËS SIME
I kushtohet mësueses Vangjeli Çomora
Nga KOLEC TRABOINI
Mësuese Vangjeli Çomora ishte një njeri i
përsosur. Në gjithçka që shfaqej dhe bënte. Ishte si një nënë e mirë për
nxënësit. Atë kohë isha në shkollën Pedagogjike në Tiranë me dëshirën për tu
bërë mësues si babai. Kjo një nxitje e kërkesë e Dadës sime Katrina, vajzës së
Motrës Tone dhe shoqe e jetës se tim ati, i cili i mbetur jetim qe rritur në
shtëpinë e Motrës Tone dhe burrit të saj mësuesit Italian Andrea Skanjeti. Im
atë më pas qe bërë dhëndër i kësaj shtëpie duke u martuar me Katrina Skanjetin.
Duhet thënë Andrea Skanjeti i pari, sepse kemi më pas dhe dy Andrea Skanjeti në
këtë familja italiane por që punuan aq shumë për Shqipërinë duke e bërë atë
Atdheun e tyre të përkushtuar. Shkolla pedagogjike ishte në rrugën e Kavajës,
aty ku kish qenë liceu artistik e më pas edhe Muzeu i Shkencave të Natyrës, që
tani së fundi i privatizuar në mënyre habitore si gjithçka që bëhet në këtë
vend, është kthyer në gërmadhe dhe parking makinash.
Ruaj në kujtese orën e vizatimit dhe për
herë të parë tek ora e mësimit te mësuese Vangjelisë kam dëgjuar fjalën ovale,
kur na vinte të vizatonim ndonjë frut. Kemi qenë shumë të paditur por mësuesit
e jeta na dhanë mjaftueshëm përparësi. Kam qenë disi më i zhvilluar fizikisht
se nxënësit e tjerë dhe sherrit nuk ja përtoja prandaj kur mësuesja kujdestare
shpesh bënte mbledhjen e klasës edhe na qortonte për ankimet e mësuesve të
tjerë. Ishte klasë vetëm me djem. Më zgjodhën kujdestar klase por unë nuk
pranova. Atëherë e mori atë detyrë Izet Pushaj nga Dorëzi i Tepelenës me të
cilin grindesha shpesh. Kishim shumë tepelenas në klase. Kasëm Tahirin,
Veliqotin, Hekuranin e të tjerë. Mbaj mend edhe Ismail Kupin nga Kruja, Guri
Çokën nga Permeti, Mina Ruçon që e kisha në bangë, Lefter Fidhen, të dy
kolonjarë këta të fundit, Nuredin Aliun, Dilaver Goxhajn nga Therepeli, Meleq
Guçen nga Çezma e Vogël e Pogradecit e të tjerë, Kur më pyeti një herë mësuese
Vangjelia për rrethanat e mia familjare i bëri shumë përshtypje rrëfimi im.
Veçmas se babai im kishte qenë mësues i shkollës shqipe në Prizren të Kosovës
që para pavarësisë. Më pyeti se çfarë kisha interes më shumë. Unë në fakt
ndruhesha por i thashë se me pëlqente të shkruaj poezi. Kjo e befasoi. I vura
në dorë një dorëshkrim të lidhur që i kisha venë si kapak një karton të kuq. E
kisha sajuar si libërth i vogël me vjersha. Mi kërkoi ti lexonte në shtëpi e do
të mi kthente një ditë tjetër. Ja dhashë me gëzim. Mësuese Vangjelia ishte i
pari person që ka lexuar vjershat e mia të fillesës. Ani pse disi i hedhur për
moshën që kisha, një adoleshent i zhvilluar para kohe, ndjeva edhe ankth se si
do ti priste vjershat e mia mësuese Vangjelia.
Në rastin më të parë që kishim orë
vizatimi mësuese Vangjelia ju drejtua klasës duke u thënë se ne kemi një zbulim
të këndshëm sepse mes nesh është dhe një nxënës që dëshiron të bëhet poet.
Kuptohet çfarë emocioni përftonte një fëmijë në kushtet e mia. Vura re se edhe
shokët e klasës kishin tashmë një tjetër mendim për mua. Natyrën e hedhur e shpërthimin
spontan nisën ta konsideronin një trill të sinqertë të një të riu që frymëzohet
në gjithçka, prandaj dhe gjetëm më shumë mirëkuptim. Një ditë mësuese Vangjelia
më tha se do të vish në shtëpinë time. Merr vjershat me vete, më porositi.
Gjithashtu më tregoi vendin ku e kishte shtëpinë në rrugën e Durrësit. Diku aty
ku sot është monumenti i Adem Jasharit. Eh çfarë droje kisha. Të shkoje në
shtëpinë e mësuesit nuk e kishin këtë kënaqësi shumë nxënës. U mundova sado pak
të isha i rregullt duke bërë kujdes për pastërtinë vetjake në kushtet e
konviktit ku jetonim.
Eja më tha mësuese Vangjelia që më priti tek dera, dhe
ndërkohë i foli dikujt në brendësi të dhomës së pritjes, “Spiro ta solla poetin
e klasës sime”. Burri i mësuese Vangjelisë u ngrit nga kolltuku, më afroi një
karrige diku pranë tij e më ftoi të ulesha. Mësuese Vangjelia shkoi në guzhinë.
Spiro Çomora me mori doracakun e kuq me vjersha e nisi ti lexonte në heshtje.
Herë-herë ndalonte dhe i lexonte më zë. Unë në ankth. Një adoleshent fillestar
e naiv përpara një mjeshtri të letërsisë. Shkrimtari Spiro Çomora njihej si një
nga humoristët më të njohur në Shqipëri në mos më i miri. Më përgëzoi. Është
rrugë e gjatë letërsia, më tha, e mundimshëm, por të gjithë e kanë patur një
fillim sado naiv të duket. Më pyeti për emra poetësh e shkrimtarësh. Mesa duket
ata i kishte edhe miq. Pse nuk dërgon ndonjë vjershë tek faqja letrare e “Zërit
të Rinisë?, ishte pyetja në vazhdim. I thashë druhem edhe pse nuk njoh njeri në
gazeta. Atëherë më tha se atje kishte të njohur e duhej të shkoja të takoja
Vath Koreshin. I thuaj se të ka dërguar Spiro Çomora, më tha, dhe shtoi, do ti
flas dhe unë kur ta takoj.
E falënderova. Isha i bindur se mësuesja
ime Vangjeli e dëgjonte bisedën tonë, por donte të më linte të isha i shpenguar.
Kur e pa se çdo gjë po shkonte mirë e bukur, u bashkua me ne në bisedë. Kishte
sjellë ca ëmbëlsira të cilat i hëngra me kënaqësi. Më bëri shoqëri në të ngrënë
“koko” një vogëlushe e bukur, vajza e tyre Marioara. Mësuese Vangjelia e pa në
sy të shoqin, i cili u kujtua dhe u ngrit. Shkoi tek biblioteka e nxori një
libër. E hapi në faqen e parë dhe shkroi emrin tim dhe poshtë firmën e vet.
Ishte libri i tij i ri me fabula. E ke dhuratë nga autori, më tha dhe vazhdoi,
do të vijë koha që edhe ti do të dhurosh libra. E mora librin e shkrimtarit
Spiro Çomora dhe për hir të së vërtetës më dridheshin duart. Librin e kisha si
ëndërr dhe thoja me vete se kuptimi i jetës sime do të ishte i plotë nëse
ndonjë ditë do të kisha një libër timin të botuar për tua dhuruar të tjerëve.
Ajo ditë e ëndërruar prej meje do të vinte dhjetë vjet më pas,
kur isha student në gazetari dhe botova librin me tregime “Petalet e bajames së
hidhur” dhe një ndër kopjet e para do t’ia dhuroja mësueses sime e cila ishte veshur me të zeza. Me pikëllim më tha se atë vit, me 16 prill 1973, i kishte vdekur bashkëshorti, shkrimtari Spiro Çomora në moshën 55 vjeçare.
Gjithmonë e kam ruajtur mirënjohjen e madhe për mësuese Vangjelinë që më krijoi mundësinë e takimit të parë në jetën time me një shkrimtar. Dhe duhet thënë se i pari autor që me ka dhuruar librin e vet me autograf ka qenë pikërisht Spiro Çomora, të cilin e kujtoj me respekt bashkë me mësuesen time të paharruar Vangjeli Çomora.
Dua të shtoj në këtë kujtim se sipas këshillës që më dha shkrimtari aso kohe shkova në redaksinë e gazetës “Zëri i Rinisë”. Kërkova Vath Koreshin, i cili foli një çast me mua në këmbë se ishte në ikje. Dhe ashtu me të qeshur, si një njeri i çiltër e gazmor që ishte, ju drejtua një tjetri, një zijoshi trupvogël siç mu duk atë çast, i cili rrinte ulur në një karrige para një vandaku me letra e gazeta, “Loni, ndihmoje pak këtë djalin, se ti i di e i bën më mirë këto punë.” Aty e kuptova se poezitë po ja dorëzoja Loni Papës, më pas i njohur si autori i dramës “Cuca e maleve”. Shkova sërish në redaksi por Loni me vandakët e letrave e gazetave më thoshte eja një herë tjetër, deri sa më humbi shpresa dhe nuk shkova kurrë më në atë zyrë.

Jo këtu po gaboj, kam shkuar në atë zyrë
vite më pas kur studioja gazetari dhe e mora edhe vetë atë profesion. Ndërkohë
që Vath Koreshin koha e solli ta kisha koleg në redaksitë e skenarëve të
filmave në Kinostudio, ai për filmin artistik dhe unë për dokumentarin. Rruga
që më tregoi i paharruari Spiro Çomora kishte qenë me të vërtetë e vështirë, e
mundimshme por jo e pamundur. Por ky kujtim kryekreje është për mësuesen time
Vangjeli Çomora, që diti të zbulojë tek nxënësi i saj, adoleshenti arrakat, prirjen
e fshehtë për poezinë, për magjinë e artit poetik, rob i të cilës mbeta gjithë
jetën. Rrugën e mundimshme të artit duhet ta përshkosh vetë, por mbështetjen
shpirtërore duhesh ta kesh nga të tjerët, nga ata që kanë në shpirt mirësinë
dhe njerëzoren, dhe askush më shumë se mësuesit e kanë këtë virtyt e cilësi.
LETËR PËR SHOKUN E SHKOLLËS PEDAGOGJIKE
- pas gjysmë shekulli –
I dashur Guri Çoka. Për mua që të kisha shok klase mbetesh ai Guri që ke qenë, e sado të rritesh në jetë nuk mund t’ia kalosh atij shokut tim të bankës, flokëkaçurrel, i urtë, i sjellshëm e plot mirësi. Por, ty të donim të gjithë në klasë. Ishe vogëlushi i klasës si të thuash, vëllai ynë më i vogël. Gjithmonë i kam thënë vetes çfarë mu bënë shokët e shkollës pedagogjike, të sillja edhe ty ndërmend. Luan Shkurta, Sali Bogdani dhe Muhamet Muça nuk jetojnë më. E kam marr vesh me dhimbje. Sa trishtim ndjej për humbjen e shokëve të rinisë.
Dhe di që mësuesja jonë e mirë Vangjelia, gruaja e shkrimtarit Spiro Çomora, ty të donte më shumë nga të gjithë nxënësit e klasës G, të kishte në konsideratë të veçantë. Kërkova emrin tënd në internet dhe të gjeta në një fotografi me Bejdo Malon dhe Koço Danon dhe, ani pse koha ka bërë të veten, se atëherë ishe një vogëlush, të njoha në fotografi prej mirësisë në fytyrë. Është e vetmja gjë që nuk ndryshon tek njeriu, se ka të bëjë me tipare të brendshme të ngulitura e disi të trashëguara në gjen.
Lexova dhe tregimin që kishe shkruar me aq dashuri për nënën tende, për shokët e klasës dhe mësuesen Vangjeli me një sinqeritet e ndjesi mbresëlënëse. Më kishe përmendur edhe mua. Me erdhi mirë, miku im i vjetër. Pse ta fsheh? Ku ka me bukur se sa te rrosh në kujtimet e njerëzve. Është një jetë e dytë për njeriun. Më ktheve në atë kohë të largët që fle brenda njeriut. Dhe u ndjeva aq mirë.
Jo më shumë së dje shkrova një poezi "Bilbilat këndojnë në mbrëmje". Ka pikërisht këtë teme e ndjesi njerëzore, kthimin e kokës dhe e mendimeve në kujtimet e së shkuarës. Koha ka bërë të veten, po pikërisht nga kjo lartësi e jetës, ti mësuesi që ish-nxënësit të thërrasin profesor, shkruan, e unë shoku yt i vjetër i pedagogjikes qe u bëra gazetar por jo mësues, të them, ti Guri Çoka je një mësues që ligjëron bukur.
Kolec P. Traboini
27 qershor 2019