VATIKANI NDERON PERSEKUTORIN E
DIKTATURËS
Juda takon Papen. Hapu dhé të futemi se mbi dhé mbretëron shejtani!
Juda takon Papen. Hapu dhé të futemi se mbi dhé mbretëron shejtani!
Nga KOLEC P: TRABOINI
Kjo pritje, 27 vjet pas përmbysjes
së komunizmit, kur ish komunistët vazhdojnë të sundojnë egërsisht këtë popull
duke e lenë në mjerim dhe në arrati (40 për qind e popullsisë ka marrë nga sytë
këmbët nëpër botë) është një njollë e
zezë dhe e turpshme për Vatikanin, sepse rehabilitimi i kriminelëve të
diktaturës komuniste është mëkati më i madh ndaj viktimave dhe ndaj Zotit.
Kujtoj në këtë çast Monsinjor Ernest
Çobën, përmbys atje në varr, në Kishën Katolike të Shkodrës. Por edhe rreth 100
meshtarë të vrarë e masakruar, burgosur, torturuar nga falangat e Ministrisë se
Brendshme të diktaturës që ishin djajtë e kuq të komunizmit vrastar.
E dimë që Papa ka një protokoll. Pret
çfarë i sjellin shtetet e qeveritë. Natyrisht. Por jo detyrim e imponim. Askush
nuk e imponon Papën. Këlyshët e
bushtrave bolshevike të Tiranës kërkojnë rehabilitim. Vatikani nuk është aq i
pa ditur dhe Papa nuk është as shurdh e as qorr. Duhet të dëgjojë çfarë thotë
populli dhe jo kastat hajdute që e kanë kapluar këtë vend dhe e keqtrajtojnë mizorisht
këtë popull. Nuk besoj kurrë se në kanunoren e Vatikanit shkruhet se nderohen
kriminelët e djajtë e kuq të komunizmit që vrasin popullin e vet dhe
persekutojnë katolikët.
Çfarë duhet të mendojë populli i përgjakur
i Shkodrës.
Po malësorët shqiptarë të vrarë,
burgosur e internuar si duhet ta gjykojnë këtë pritje të ish ministrit të diktaturës
komuniste më të egër e më gjakatare në Europë?!
A ka gjë për të thënë komuniteti i
sotëm katolik i Shqipërisë?
A janë në një mendje me këtë rehabilitim
të kriminelëve komuniste të gjithë meshtarët e sotëm të Kishës Katolike
Shqiptare?
Po ata që kane arritur ti shpëtojnë ferrit
të djajve të kuq a duhet të heshtin?
Dom Gjergj Meta bën plot shkrime në
shtypin e Tiranës, a ka gjë për të thënë kësaj herë?
Hapu dhé të futemi se mbi dhé
mbretëron shejtani!
20 nëntor 2018