FENOMENI ÇILI DHE
VEMJET INTELEKTUALE QĂ‹ MBANTE ME BUKĂ‹
Nga Kolec P. Traboini
Le të paraqesim një vështrim
ndryshe nga mediokriteti mediatik dhe kastat sunduese, të cilat pompojnë mediat
me gërvima si teneqe të prishura për rastin e një arrestimi të bujshëm që më
kujton shprehjen “Moj kĂ«mborĂ« e madhe, qumĂ«shti gjysmĂ« okare!”
Rasti Henry Çili,
pronar i Universitetit Europian të Tiranës dhe botues i gazetës MAPO (në mjaft
raste kritike e veprimeve të qeverisë socialiste), i arrestuar nga policia për tentativa
korrupsioni të zyrtarëve të lartë të drejtësisë, pastrim parash e tjera llogje
prokurorësh provincialë, është krejt ngjashëm si në një roman të famshëm të
Honore De Balzakut “Iluzionet e humbura”. NjĂ« provincial me emrin Lysien
Shardon kërkon të sfidojë qarqet e larta e shoqërinë mondane parazite në Paris;
por krimbat parisienë e shfrytëzuan, e hëngrën, e varfëruan dhe e bënë për
gijotinë.
Henri Çili, ky emër ndërruar
për lavdi, që ëndërronte të futej në rrethin e fisnikërisë intelektuale, ky Lysien
Shardon shqiptar, ato 750 mijë euro që
do merrte nga një fshatar fatkeq nga Lazarati (që kërkonte të lehtësonte sadopak
dy djemtë e vet në burg për vrasje), nuk
i donte për vete. Çili mbante një profesorat me bukë, ndër ta deputetë e njerëz
të politikës së lartë, funksionarë partish, kalemxhi gazetash e portalesh, sofistë,
deri dhe ish ministra, të cilëve ua botonte librat dhe u jepte para nga ai
thesi, që policia e quan në daljet e
veta publike “para tĂ« pista”. Gruri i pistĂ« pra paskan bĂ«rĂ« bukĂ« tĂ« bardhĂ« pĂ«r
llafeologët e Tiranës. E këta e morën në qafë. A e dini sa thjeshtë vishej Çili?
E keni parë nëpër Tiranë, apo në veprimtari kur bënte ato konkurset e letërsisë?
Ashtu siç vishen sot në të gjithë fshatrat, apo njerëzit e thjeshtë në qytet,
pa asnjë tendence për tu dukur, kur, ata që mbante me bukë, pedagogë-demagogët
pra, pispilloseshin, ngrefoseshin e kakarisnin si gjeli mbi mullar të bajgave, veçmas
nëpër panelet televizive, ku i jepet mend gjithë botës nën shembullin e ndritur
të gjithologut tonë lavdimadh e mendjengecur. Ambicia e Henry Çilit nuk qe
pasuria, por hyrja në rrethin e të zgjedhurve, në hollet e famës të këtij kryeqyteti
këtu në një provincë të Europës, ku populli rron në breg të detit e në kulm të
mjerimit. E ka thënë Noli aq mirë... Pra atij i duheshin parat për tu bërë i zgjedhuri
i shoqërisë së lartë, i vip-rripave të Tiranës, ku nuk mund të hysh aq lehtë nëse nuk je në agjendën
e kryeujqërve të këtij vendi. Çili punoi e gaboi (nëse vërtetohet korrupsioni)
për tu siguruar mirëqenie vemjeve intelektuale, të cilat dhe po e groposin
sepse Çilit i mbaruan paratë. Kish kohë që thoshin është trokë. Mbyll gazetën e
hap gazetën. Kësisoj lëkura e tij vlente vetëm për propagandë leshiste, kinse
luftohet krimi në këtë vend, ku regjistrohen deputetë e ministra në bashkëpunim
me njerëzit e hurit e litarit në vjedhje votash. Ku kriminelët, kryetar
bandash, që kanë vrarë me dhjetëra njerëz, të dënuar për krimet me burgim të përjetshëm,
lirohen dhe i punësojnë në Bashki. Hajt pra se po dënohet Çili. Të zërë vendin
e atij kryekriminelit që u lirua nga burgimi i përjetshëm për vrasje të shumëfishtë
dhe u punësua në Bashki. E nga kush do dënohet?
Nga vetë kriminelët aspak më të mirë se Çili që e anatemojnë pasi e ropën
Pyetjen se me kë po e
bënte aferën e korrupsionit në drejtësi Henry-Naim Çili, mos e bëni se ai (
emri i të cilit nuk thuhet), po punon natë e ditë për reformën në drejtësi, ky yll
karvani qĂ« kurrĂ« s’po ndrin.
“Jalla shofero, ku je tue shkue?!” thotĂ« populli i thjeshtĂ« nĂ«
një këngë të vjetër vulgare mejhanesh. Gjithologu në timon nuk përgjigjet se mban
mbi supe peshën e rëndë të gjithë globit, si Anteu...maje plehut.