![]() |
Faik Konica 1937, foto e zbuluar në Boston nga K. P. Traboini 2007. |
VAJTIM PËR ROBËRI TË SHQIPTARËVET
Seç
qenkeni për të qarë!
Për
të qar’ e për të sharë,
Për
të shar’ e për të vrarë!
Armiqtë
mbë dhé ju hodhnë,
Dhe
ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa
u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju
gdhendnë edhe ju rropnë.
As
bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju
punoni, ata hanë!
Nuk
ju lan’ as pakë nderë
Q’e
kini pasur përherë.
As
nder, as turp, as gjak s’kini
Unji
kryet dhe po rrini.
I
duroni vet armiqtë;
Prisni
vdekjen apo vdiqtë?
Shërbëtorë
t’Anadollit,
Kleçk
e lodra të Stambollit.
Në
mos u shove fare,
Ndizu,
zemra shqipëtare!
O
shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’
e këmbëzbathur
Zemërohuni
një herë,
Mprehni
kordhët për të prerë,
Mprehni
kordh’ e mprehni pallë
Të
ju ndritin yj mi ballë,
Ti
frikësoni zuzarët
Ç’i
shuan shqipëtarët,
E
në vend tuaj të rroni
Si
të doni e si të thoni!