NEERJA BHANOT
Vajza indiane 22 vjeçare që shpëtoi fëmijët dhe amerikanët duke sakrifikuar jetën e saj. (7 shtator 1963 – 5 shtator 1986)
Në botë ka plot njerëz të thjeshtë, por të madhërishëm. Madhështia nuk qëndron në ato çfarë shohim, por çfarë bëjnë. Një nga ata ishte vajza indiane Neerja Bhanot, përgjegjese e fluturimit e avionit të pasagjereve Pan Am 73, një Boeing 747-121 që udhëtonte nga Bombei me destinacion New Jork. Fluturimi kishte ndalesë në Karaçi dhe Frankfurti. Në aeroportin e Karaçit, Pakistan, avioni u rrëmbye nga katër terroristë palestinezë më 5 shtator 1986. Në bord ishin 380 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit. Terroristët donin të fluturonin për në Qipro me qëllim lirimin e të burgosurve pakistanezë në Qipro, përndryshe kërcënonin se do ta hidhnin avionin në erë.
Në mëngjes herët të 5 shtatorit 1986, në avionin Pan Am 73 u futën furishëm katër terroristë të armatosur palestinezë. Mes panikut dhe konfuzionit të papritur, përgjegjsja e fluturimit 22-vjeçarja indiane Neerja Bhanot veproi me një qetësi të jashtëzakonshme. Pa u vënë re prej terroristëve, ajo arriti të lajmëronte kabinën e pilotit duke futur kodin e fshehtë të rrëmbimit. Falë ndërhyrjes së saj të shpejtë, pilotët arritën të mbroheshin përmes kapakut sipër kokës, duke e mbajtur aeroplanin në tokë dhe duke i penguar rrëmbyesit ta përdornin atë si një armë vdekjeprurëse në fluturim. Kësisoj rrembyesit nuk arritën të hyjnë në kabinën e pilotimit. Në saj të vajzes indiane Neerja, e keqja me e madhe kishte kaluar, por rreziku vazhdonte Gjatë 17 orëve në vazhdim gjendja ishte e acaruar dhe e rrezikshme. Neerja tregoi guxim të jashtzakonshëm. Kur katër terroristët filluan të kërkonin pasagjerë amerikanë, ajo mblodhi dhe fshehu në heshtje pasaportat e tyre - duke i futur nën sedilje, duke i hedhur në kanalet e ventilimit dhe disa të tjera duke i hedhur edhe në banjo. Përpjekjet e saj penguan planet e rrëmbyesve për të vrarë pasagjerët amerikanë dhe kësisoj u shpëtuan dhjetëra jetë. Gjatë gjithë krizës së rrëmbimit, ajo qëndroi e qetë, duke u ofruar forcë e kurajo pasagjerëve të tmerruar dhe duke punuar pa u lodhur për të mbrojtur më të prekshmit në këtë situatë dramatike ku rrezikohej jeta e çdo pasagjeri.
Në momentet e fundit të përplasjes, ndërsa shpërtheu dhuna në bord ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë, Neerja zgjodhi përsëri guximin e rrezikun mbi sigurinë e vet personale. Ajo hapi një dalje emergjence, duke i udhëzuar e drejtuar pasagjerët drejt sigurisë. Ndërsa plumbat kalonin me shpejtësi në bord, ajo përdori trupin e vet për të mbrojtur tre fëmijë, duke sakrifikuar jetën e saj në mënyrë që të tjerët të mund të shpëtonin. Neerja Bhanot ishte vetëm 22 vjeçare kur vdiq, por veprimet e saj vetëmohuese shpëtuan më shumë se 350 njerëz. Ajo u dekorua pas vdekjes me vlerësimet më të lartë të Indisë në kohë paqeje dhe trashëgimia e saj mbetet një simbol i dhembshurisë dhe guximit përballë rrezikut të paimagjinueshëm.
Ajo ishte bija e një gazetari indian, Harish Bhanot, që punoi në "Hindustan Times" për më shumë se 30 vjet dhe vdiq me 1 janar të vitit 2008 në Chandigarh të Indisë në moshën 86 vjeçare.
Neerja Bhanot është nderuar dhe dekoruar përveçse në atdheun e saj në Indi, edhe në Pakistan e Amerikë për sakrificën e humanizmin e lartë.
Në vitin 2016 në nderim të aktit të saj vetmohues që bëri jehonë në mbarë botën, u realizua filmi NEERJA.
Këto akte të njerëzve të thjeshtë, por me ndërgjegje të lartë e zemër të madhe, nuk duhen lënë në harrim, ata janë si yjet në galaktikën e kujtesës pannjerëzore.
Përg. Kol Shkodrani
🌐Pantheon Info.
