ARDHACAKËT E BALLKANIT
Nga K. TRABOINI
Në veprën historike "KOSOVA The Albanians in Yugoslavia in light of historial documents", Safete Juka, 1984 , Nju Jork, dalin në dritë mjaft dokumente historike, të cilat i shërbejnë edhe sot e kësaj dite lexuesve anglishtfolës, historianëve shqiptarë dhe të huaj, aq më tepër tani, kur Kosova është në qendër të vëmendjes së opinionit botëror, të qarqeve diplomatike dhe të qendrave të vendosjes. Në këtë kuadër, kjo vepër vazhdon të jetë aktuale dhe të japë kontributin për zbulimin e së vërtetës mbi Kosovën dhe çmitizimin e asaj që serbët, nëpërmjet mashtrimeve historike ende e quajnë si djepin e tyre. Në këtë kuptim, vepra e Safete Jukës mund të konsiderohet si drita e së vërtetës shqiptare përballë errësirës së mashtrimit serb.
Një pikë delikate në studimin "Kosova Shqiptare e Jugosllavisë nën dritën e dokumenteve historike", është keqkuptimi që ka sjellë tek ndonjë lexues shqiptar shtrimi i problemit të dyndjes së sllavëve.
Duke e trajtuar këtë temë autorja nuk mund të mos prekte, përveç fakteve të dokumentuara, edhe hamendjet apo siç i thonë, hipotezat rreth disa gërshetimeve midis ardhacakëve të vonë (sllavëve) dh venedasve etnikë (ilirëve), natyrisht, me qëllim për të ndriçuar të vërtetën dhe kundërshtuar mashtrimin.
Historikisht, fenomene të kësaj natyre njihen në Europë. Duke u kapur pas këtij fenomeni në përgjithësi, ka patur historianë të caktuar që i kanë mëshuar kësaj ideje që niset nga interesa pansllaviste, apo nga qarqe të caktuara ku përpunohen teoritë e pansllavizmit ruso-serb. Qëllimi ka qënë gjetja e motiveve për shtrirje ekspansioniste në jug-perëndim dhe dalje në det gjatë shembjes së Perandorisë Otomane. Eshte e natyrshme qe ardhacaket kane gjetur ne terrenin ilir kulturen e traditat dhe popullsisë autoktone, dhe degë të caktuara të saj, nën ndikimin e kulturës vendase të kenë ndryshuar disi në raport me fiset e tjera që nuk i kanë patur këto kontakte. Kështu, në pjesën perendimore të Ballkanit, ardhacaket gjetën një kulturë të lartë dhe zhvillim ekonomik mjaft të përparuar për kohën. Fakt është se një pjesë e ardhacakëve përqafuan fenë katolike (Bregu Dalmat), ndryshe nga pjesa qendrore dhe lindore e Ballkanit, ku objektet e kultit
Gjithkush e di çfarë ka qënë Raguza, Dubrovniku i sotëm, qendra më e zhvilluar tregtare, ekonomike, kulturore e diplomatike në Adriatik, që kishte arritur të bënte zë në tërë Europën. Ardhacakët në këto rajone nuk arritën ta shembnin kulturën dhe traditat vendase, përkundrazi, pranuan për shkak të inferioritetit nënshtrimin kulturor. Pranuan fenë, krijuan lidhjet ekonomike, dhe u përpoqën të përshtateshin në kushtet e një qytetërimi të zhvilluar
Ndërkohë, serbët, mitologjinë e tyre e kanë një kapitull qendror që ushqen ndjenjat e epërsisë së këtij populli mbi fqinjët. Cilësia kryesore e vetlavdëruar e popullit serb, e lavdëruar deri në atë masë sa t'i japë atij të drejtën t'i shohë fqinjët vetëm nga lart, me misionin hyjnor për të qënë vetëm gjykues dhe ndëshkues, pra cilësia kryesore që i jep popullit serb këtë epërsi, është besnikëria që ai ka treguar ndaj fesë ortodokse, shkruan autori Besnik Mustafa. Në një bisedë që ky autor kish patur në maj 1991 në Zagreb, me një nga politikanët kryesorë kroatë, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Tuxhman, ai i kishte tjerrë një teori të tërë për të cilën nuk kish dëgjuar kurrë më parë; kroatët nuk ishin sllavë por ilirë të sllavizuar. Më solli dhe një mori faktesh nga antropologjia dhe etnologjia, shkruan B.Mustafa, mbi të cilat mbështetej kjo teori. Pra, ata kishin të njëjtën origjinë etnike me shqiptarët. Kam dëgjuar edhe kroatë të tjerë , edhe sllovenë të tjerë, të më shprehen me një lloj përbuzjeje raciste për serbët: "Ata përfaqësojnë barbarinë sllave të zbritur nga Kaukazi. Europianëve u kanë ardhur e do t'u vijnë vetëm të këqia prej tyre".
Nuk kishte rëndësi vërtetësia historike përpara realizimit të qëllimit, prandaj është e natyrshme që historianë kroatë të kenë kërkuar lidhjet historike të popullit të vet me ilirët vendas, të cilët kanë arritur të mbijetojnë edhe sot e kësaj dite si arbëreshë të hershëm në Zare dhe të njohur si Arbëreshët e Zares (komunitet i vogël por me identitet të ruajtur dhe me personalitete të shquara).
Ndërsa në librin e autores Safete Juka, nuk merret përsipër të trajtohen gjerësisht këto ide, por ajo pohon disa pretendime të pjesës katolike të ish-Jugosllavisë perendimore e cila, siç e thamë, duke qënë me fe të ndryshme nga serbët, nivel të ndryshëm kulturor, madje në armiqësi historike, nuk dëshironte të indentifikohej si ata e, për rrjedhojë, kjo pjesë (katolike) është përpjekur të tregojë ndryshimet duke bërë aludime historike. Por gjithsesi, kur thuhet ‘popuj sllavë’ megjithë pretendimet e paraqitura prej degëzimeve të ndryshme apo shartimeve të pretenduara, padyshim nuk kemi të bëjmë me ilirë por me ardhacakë të vonë.
Në ndryshim nga kroatët, malazezët asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim origjinën e tyre. Kjo në aspektin e politikës dhe marrëdhënieve të Cetinës me Beogradin, që kanë qënë të kordinuara dhe në bashkëveprim të përhershëm me mëmën e pansllavizmit, Rusinë. Megjithatë, historianë e arkeologë, studiues të fushave të ndryshme, arrijnë të bëjnë nuancime sado të lehta midis këtyre dy popullsive. Madje, shkohet deri atje saqë shprehet mundësia e sllavizimit të një pjese të popullsisë shqiptare dhe, bashkë me të, edhe të folklorit gojor arbëresh pasi, në traditën popullore malazeze, gjen këngë të epikës legjendare dhe historike; madje me personazhe gati të njëjtë, me instrument të njëjtë, lahutën. Thuhet se mes popullsisë së Malit të Zi gjenden familje me të dhëna historike shqiptare, (këtyre lidhjeve sipas gojëdhanave, nuk i shpëtoi as Mark Milani i Malit të Zi, i njohur për luftrat e tij të egra e çfarosëse, por dhe njohës i traditave dhe cilësive morale e luftarake të shqiptarëve).
Po kështu, gjen fshatra të thellë në Mal të Zi, me tradita më tepër të ngjashme me malësorët tanë të Veriut se sa me serbët, saqë ka hipoteza të caktuara që i sjell ata si shqiptarë të sllavizuar dhe më pas të harruar...Historianët, gjithsesi, janë të ftohtë ndaj fenomeneve dhe ndjenjave nacionale, siç mund të jenë qytetarët e zakonshëm bashkëkombas të tyre. Pra e shohin historinë më ftohtë nga ne. Në këtë pikpamje, për një historian kërkimi i lidhjeve midis shqiptarëve dhe kroatëve në ish Raguzën e vjetër, tash Dubrovniku, ose me malazezët, nuk është ndonjë çudi e madhe, ndërsa ne, kurrsesi nuk pranojmë të hyjmë në diskutime të tilla edhe për shkakun se kemi një kujtesë historike tragjike dhe lumenj gjaku mes sllavëve e shqiptarëve, Dhe kur themi sllav-shqa, ne i fusim të gjithë në një kategori, pa arritur të bëjmë nuancime historike dhe dallime midis ish popujve të së ashtuquajturës Jugosllavi. Mirëpo disa nuancime, të cilat shprehin interesin tonë për të patur aleatë qoftë edhe të përkohshëm në realizimin e qëllimit kombëtar, nuk janë punë pa dobi e kalli pa bukë.
Aq më tepër kur nëpërmjet disa inkursioneve në histori, siç është vepruar me shumë sukses në rastin e studimit të kishave, të cilat para se të bëheshin monumente kulti të serbëve kanë qënë faltore të paraardhësve tanë ilirë, mund t’i tregojmë opinionit ndërkombëtar se shqiptarët janë
Ndërsa ardhacakët, jo vetëm që janë të vonë, por kanë bërë çfarë është e mundur për të përvetësuar kulturën vendase, monumentet e kultit, dhe janë përpjekur t’i shesin këto si traditë dhe kulturë të tyre, çka nuk përbën gjë tjetër veçse një mashtrim historik me qëllime shovene të këtyre ardhacakëve të vonë të Ballkanit. Nga libri “E verteta përveluese e Aristidh Kolias” esè , K.Traboini, 2005