Rroftë Shqipëria!
Në plejaden e mësuesve që punuan e u flijuan për idealet atdhetare, që me mish e me shpirt punuan për ndriçimin e mendjes së popullit shqiptar dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj rradhitet dhe Hoxhë Hasan Muglica i Okshtunit të Dibrës.
Shkruar nga Kolec P. Traboini
Shkruar nga Kolec P. Traboini
Hoxhë Hasan Muglica |
I lindur në Okshtun në vitin 1854, ai që në moshë të re u brumos me ndjenja atdhetare dhe shpirt liridashës. Dibra si e gjithe Shqipëria, ishte vendi i luftrave të pareshtura. Vetëm ndonjë shkëndijë revolte të ndizej diku në ndonjë krahinë dhe merrte flakë e tërë Shqipëria. Shqiptarëve historia u kish mësuar që mjeshtria e parë që duhej të përvetsonin ishte ajo e luftëtarit. Dhe të tillë u njohën shqiptarët nëpër shekuj robërie. Të tillë u njohën edhe në vitin 1878, kur fuqitë e mëdha vendosën coptimin e Shqipërisë duke i konsideruar trojet shqiptare thjeshtë si plaçkë lufte, që mund të tjetërsoheshin për të ushqyer babëzinë shovenistëve të ballkanas. Në Prizrenin historik u mblodh "Lidhja Shqiptare" e cila i doli zot atdheut me armë në dorë. Shtëpia e Hasan Muglicës, i cili kishte dy vite që nën petkun fetar të imamit zhvillonte veprimtari atdhetare, u kthye në një vatër ku mblidheshin krerët e maleve. Ai priti e përcolli shumë luftetarë që shkonin në Prizren e në mes tyre edhe Abdyl Frashërin. Duke qenë antar i degës së Lidhjes për Dibrën, ai organizoi forcat vullnetare, nga një për shtëpi, për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në krye të këtyre forcave Hasan Muglica luftoi kundër ushtrisë otomane të komanduar nga Dervish Pasha.
Vitet e "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" ishin si për të gjithe atdhetaret edhe për Hasan Muglicën një shkollë e madhe. Ai ishte fort i bindur në mësimin që i kish dheënë Abdyl Frasheri, se duhej mbjellë fara e diturisë si hap i parë drejtë çlirimit kombëtar.
I ndezur nga atdhedashuria Hasan Muglica ngriti në shtëpinë e tij të parën shkolleë shqipe në krahinën e Okshtunit në vitin 1904, të cilën edhe pse me ndërprerje do ta mbante të hapur gjer pas pavarësise. E jo vetëm kaq, por me t'u mësuar shkrim e këndim okshtunasve, i shpërndante ata ndër fshatrat e tjerë si mësues të gjuhës shqipe.
Sipas të dhënave biografike të mbledhura ndër vite nga dibrani Xhemal Koçi, rezulton që Hasan Muglica ka bashkpunuar me Komitetin e fshehtë të Monastirit që drejtohej nga Bajo Topulli, me të cilin mbante lidhje direkte dhe merrte udhëzime për ngritjen e çetave kryengritese. Veprimtaria e tij atdhetare e bëri që të lidhej me figurat eminente të luftës për pavarësi, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Vehbi Dibra, Aqif Pashë Elbasani e tjerë.
Hapjen e "Normales" së Elbasanit në 1909, jo vetëm e përshendeti, por që në fillim u bë një nga përkrahësit me të flaktë të saj. Në kohën kur patrioti i shquar Hasan Prishtina dërgonte nga Kosova djelmosha në "Normale", Hasan Muglica nis për atje një grup nxënësish nga Golloborda e Okshtuni, në mes tyre edhe të birin Osmanin.
Mësuesi i Okshtunit mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Monastirit. Për t'i bërë jehonë ne popull vendimeve të marra në kongres, me nisiativën e tij mblodhi popullin e Gollobordës në fushën e Klenjës. Në këtë kuvend ai foli për rëndësinë e gjuhës shqipe, të alfabetit, të shkollës Normale të Elbasanit dhe u bëri thirrje që të dërgonin djemtë në këtë shkollë. Mbledhja që pati jehonë të madhe u shpërnda plot entusiazëm duke qëlluar me pushkë si një sihariq për malet. Kur pushtuesit otomanë e morën vesh ngjarjen, dërguan fuqi të mëdha për arrestimin e Hasan Muglicës. Me të shkelur në këtë krahinë, pushtuesit u pritën me pushkë nga atdhetarët e organizuar ndër çeta, të cilat pas katër orë luftimesh i zbrapsën trupat otomane që ishin të armatosur me topa e mitraloza.
Rëndësia e kësaj ngjarje, shkruante shkrimtari Haki Stermilli, ishte jo vetëm se kjo krahinë mbeti e lirë për zhvillimin e idealit kombëtar, por edhe sepse ndezi zjarr zemrat e njerëzve duke bërë jehonë të madhe në popull. Në vitet 1910-1912 Shqipëria u bë arenë e kryengritjeve të mëdha dhe luftrave të përgjakëshme. Kombi ndodhej para alternativës ja pavarësi, ja copëtim e humbje një herë e përgjithmonë. Hasan Muglica si mesues e atdhetar që i dëgjohej fjala në çdo kuvend burrash, bëri thirrje për forcimin e çetave të armatosura për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Tek vendi i quajtur "Plepi i egër" në Maqellarë, në Kuvendin e Krerëve të Dibrës për organizimin e luftës së armatosur, ai u ngrit e tha: "Të shtojmë forcat duke luftuar për jetë a vdekje. Ne malesorët e krahinave të Gollobordës dhe të Okshtunit do t'i përgjigjemi vendimeve që do të marrë ky kuvend, për të luftuar deri në fund për këto troje të parëve tanë." Në fillim të vitit 1912, kur shkonte të takohej me disa krerë kryengritës, kapet në befasi nga autoritetet otomane dhe burgoset. E torturuan tre muaj me rradhë me qëllim që ta mposhtnin e ta detyronin të largohej nga rruga atdhetare, por ai qëndroi burrërisht, madje edhe pas daljes nga burgu, ai merr rrugën për te çetat e armatosura në malësinë e Dibrës. Në shënj hakmarrje pushtuesit otomane dhe bashkëpunetorët e tij vendas ja dogjën shtëpinë dhe bibliotekën e tij me libra shqip. Por ata mundnin të digjnin shtëpi e libra shqip, madje edhe të vrisnin njerëz siç kishin bërë rreth pesëqind vjet, por nuk mund të ndalnin të bëhej Shqipëria. Kur në Vlorë ndodhej edhe bashkëluftëtari i tij Vehbi Dibra si përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Kombëtar të drejtuar nga Ismail Qemali, që ngriti flamurin kombëtar me 28 Nëntor 1912 duke e shpallur Shqipërinë të lirë e të mosvarme, Hasan Muglica mblodhi bashkëluftëtarët dhe ngriti flamurin me shqiponjën e zezë dykrenare në çati të kullës se vet në Okshtun, për tu valëvitur kështu Flamuri i Skenderbeut edhe maleve të Shqipërisë.
NjĂ« rrezik i madh po i kanosej atdheut. Shpallja e pavarĂ«sisĂ« i shtoi lakmitĂ« e fqinjĂ«ve shovenistĂ« qĂ« nĂ« programet e tyre kishin copĂ«timin e aneksimin e trojeve shqiptare e pĂ«r ta realizuar e bĂ«rĂ« fakt tĂ« kryer kĂ«tĂ« coptim, nxituan tĂ« dĂ«rgonin trupa ushtarake pĂ«r pushtimin e ShqipĂ«risĂ«. Serbia nĂ« jug pushtoi Kosoven shqiptare, ndersa nĂ« jug nguli kthetrat skilja greke duke pushtuar JaninĂ«n e ĂamerinĂ« qĂ« historia, qĂ« kur mbahet mend e qĂ« kur Ă«shtĂ« shkruar nĂ« lashtĂ«si, i ka njohur si troje ilirie me vazhdimĂ«si nĂ« tradita, gjuhĂ«, doke e zakone, arbĂ«rore. NĂ« kĂ«to hapsira shqiptare tĂ« pushtuar nga fqinjĂ«t agresive shovenistĂ« do tĂ« niste shpĂ«rngulja e shfarosja e popullsisĂ« vendase, çfarĂ« nuk prajti si gjenocid deri ne fundin e shekullit 20. Ndoshta veç hebrejve, nuk gjendet popull tjetĂ«r nĂ« botĂ« tĂ« ketĂ« pĂ«suar kaq travajĂ«, ndalime e mundime e tĂ« ketĂ« derdhur lumej gjaku nĂ« histori, si shqiptarĂ«t. Hasan Muglica duke e ndjerĂ« rreziku e madh qĂ« po i kanosej atdheut, si njĂ« fetar qĂ« i dĂ«gjohej fjala anĂ« e mbanĂ« maleve tĂ« Dibres, lĂ«shoi kushtrimin.
Nuk ish kohë për predikime por për të luftuar. O sot o kurrë! Përndryshe mbetemi përjetë pa atdhe e do të shuhemi me komb e racë shqiptari prej armiqëve pushtues! Vendosi heqjen e përkoheshme të petkut fetar dhe rrembeu pushkën e luftëtari kombëtar dhe në krye të burrave të krahinës doli tek Ura e Spiles mbi lumin Drin përballë pushtuesve të rinj serbë. Ndër luftime të rrebta, ku ushtria serbe e zënë në lak në grykat e maleve la me mijra e mijra të vrarë, dhanë jetën edhe qindra luftëtarë në mbrojtje të trojeve e shtëpijave të veta, e ndër të renët për atdhe ishin edhe 80 bashkluftetarët e tij okshtunas. E megjithë betejat e përgjakshme e humbjet e mëdha, ushtria e panumurtë serbe arriti të pushtojë tërë trojet e Shqipërise lindore duke synuar të dilte në Adriatik, për ta këputur Shqipërinë mes për mes dhe shuajtur çeshtjen shqiptare në Ballkan. I ndodhur në kushte tepër të vështira, Hoxhë Muglica shkoi në Elbasan, por edhe atje e pritën burgu, mundimet dhe torturat, kësaj radhe nga forcat tradhëtare esadiste, të cilat nuk lanë gjë pa bërë për t'a poshtëruar fetarin dhe luftëtarin e moshuar. Me ndihmën e atdhetarëve arratiset nga burgu dhe kthehet fshehurazi në vendlindje që mbahej pushtuar nga forcat ushtarake serbe. Pushtuesit me ta marrë vesh se në Okshtun ish kthyer Hasan Moglica, nisin ta kërkojnë lagje në lagje e shtëpi në shtëpi si armikun e tyre më të betuar në malet e Dibrës. Serbët nuk e kishin harruar disfatën e turpshme përballë luftëtarëve shqiptarë të armatosur keq, por me trimëri të pashoqe. Pushtuesit kërkonin hakmarrje, kërkonin të zhduknin krerët që populli përfundimisht ta pranonte robërimin e tjetërsimin e trojeve. Por me atdhetarë të flaktë si Hasan Muglica populli frymëzohej e hidhej në luftë plot besim e pushtuesit kurrë nuk do gjenin qetësi. Bënë çfarë është e mundur t'a shtinin në dorë dhe ja arritën qëllimit, veçse kurrë nuk do të arrinin t'a kapnin nëse në këtë mes të mos laperdharej tradhëtia.
E torturuan mizorisht tre ditë por nuk arritën t'a përkulnin dhe as t'a bënin bashkëpunëtorë të tyre për të pranuar pushtimin e predikuar përkuljen e nënshtrimin. Nuk ish Hasan Muglica nga ata burra që e shiste atdheun, por nga ata që për atdheun e jepnin jetën si me lÚ. Atyre që u munduan të ndërhyjnë për lirimin e tij, komandanti i trupave pushtuese serbe u tha: "Edhe sikur ta peshoni me flori, Hoxhë Moglica nuk lirohet!"
E çuan tek vendi i ekzekutimit bashkĂ« me patriotin Abdi Sallaku, tĂ« cilin e kishte strehuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij. Ishte 15 qershori i vitit 1915, njĂ« ditĂ« e bukur pĂ«r natyren por e zymtĂ« pĂ«r kombin. NĂ« ato pak çaste qĂ« i mbeteshin, HoxhĂ« Hasan Muglica mori frymĂ« thellĂ«, vĂ«shtroi Okshtunin e tij e malet pĂ«rreth me besim se nuk kish forcĂ« nĂ« botĂ« qĂ« e vriste lirinĂ« e popullit tĂ« vet qĂ« njĂ« ditĂ« do tĂ« gjendej i lirĂ« e krenar e zot nĂ« trojet e veta. Ai besim e bĂ«nte tĂ« mbante kokĂ«n lart nĂ« qendresĂ«, sepse para sĂ« gjithash ishte njĂ« luftĂ«tar kombĂ«tar e si i tillĂ« ai duhej t'a pranonte fundin tragjik, kryekreje se pĂ«r njĂ« luftĂ«tar nuk ka nder mĂ« tĂ« madh se sa rĂ«nia pĂ«r komb e atdhe. MĂ« kot ngazĂ«llenin ushtarakĂ«t serbĂ«, burrin e urtĂ« e trim tĂ« Okshtunit HoxhĂ« Hasan Muglica nuk mundĂ«n t'a shuanin dot, as aty tek "Ara e Sheremetit", por as nĂ« zemrat e okshtunasve e mbarĂ« DibrĂ«s. Edhe sot e kĂ«saj dite nĂ« kujtesen e popullit ruhet i shtrenjtĂ« kujtimi i fetarit, mĂ«suesit e luftĂ«tarit tĂ« papĂ«rkulur, ruhen ndĂ«r breza fjalĂ«t e fundit, para se tĂ« binte nga bresheritĂ« e plumbave tĂ« pushtuesve: "RroftĂ« ShqipĂ«ria!". E dĂ«gjuan malet, e jehuan tej e pertej Korabit e ky ja pĂ«rcolli mbarĂ« trojeve shqiptare si kushtrim lirie. Edhe sot e kĂ«saj dite ende e dĂ«gjojmĂ« trojeve etnike shqiptare anĂ« e mbanĂ« Ballkanit. A nuk e dĂ«gjuam nga zemra e KosovĂ«s, a nuk e dĂ«gjuam nĂ« Drenicen e Adem Jasharit, a nuk e dĂ«gjuam nĂ« IliriadĂ«, nĂ« TetovĂ« e Gostivar. A nuk e dĂ«gjojmĂ« nĂ« ĂamĂ«ri e Mal tĂ« Zi e botĂ«s mbarĂ« ku ka shqiptarĂ«:
Rroftë Shqipëria! Amaneti i fundit i Hoxhë Moglicës rron e do të rrojë ndër shekuj në zemrat e shqiptarëve!