HAJNI LAJMESH NE PRISHTINE
Nga
KOLEC TRABOINI
Gje e bukur qenka ta shohesh shkrimin tend te botuar ne gazeten
"LAJM" ne Prishtine apo dhe ndonje gazete tjeter. Gezon njeriu ani pse
nuk merr asnje cent. Gezon e thote, epo ne Prishtine do ta lexojne emrin
tim, por vec ata, nuk e lexojne badihava sic shkruajme ne, se gazeten
do ta blejne prishtinasit.
Po kur shoh faqet e gazetes, si autor nuk me mbetet vec te ve duart
ne koke. Pshtjellim i madh.Shkrimi im eshte pa autor, si me thane jam i
padukshem, ndryshue titullin nga "Flaken ne rruge femijet e Komandant
Telit" ne "Pullazxhiu i la pa kulm", mire kete, po mbiemrin e komandant
Telit nga Koxhaj ne Goxhaj pse ja ndrruan, se keshtu mbase ju duket se e
kane shkrue vete...I dyti rast brenda dite me te njejtin shkrim e me
nje te rene te lapsit marrin shkrimin e botojne dhe e heqin autorin
sepse i bezdis. Se keshtu edhe lexuesit rreken e genjehen kinse shkrimin
e kane shkrue gazetaret e gazetave te Prishtines.
Vij verdalle si atij njeriut qe e kane vjedhur kalin ne mes te dites e
ne mes te pazarit e nuk di ku te ankohet. Kruaj koken e them me vete: A
thue ne Kosove te gjithe jane hajna lajmesh?! Mos o Zot...Se mos vec ne
Kosove?! Se mos vec lajmesh.... Po keto vec lajme jane, fjale. Ne fatin
e poezive edhe lajmet... E ku peshon fjala nder ne. E merr era nga une e
shkon direkt tek redaksite e Prishtines e ata i kullundrisin si simite.
E thone, ta kemi rregulluar shkrimin mire e mire. Dhe emrin ta hoqem se
pse e do...me mire anonim, popull, si ne revolucionin kulturor kinez qe
i hoqen kopertinat e librave sepse u be edhe kolektivizimi i truve.
Dhe, a thue edhe kete lajm qe po shkruaj tani do ta marrin e do ta
botojne ne faqet e gazetes si ate per Florin Krasniqin e pullazeve te
New Yorku, qe zbriti nga pullazet e drejt e deputet ne Prishtine. Po
fundja le ta marrin. Sepse edhe te duan te mos e marrin nuk munden, se
kush eshte mesue nuk rrin pushue thone ne Shkoder, e shkodranet i dine
mire keto pune se thone hajni e kopili...Kur ma bejne mua qe jam gazetar
qe 30 vjet, qe nga koha e kash e lashes, kush e di cfare behet me te
tjeret.
Kjo gazeta "Lajm" e M. Bytycit ne Prishtine, si gjithe te tjerat, ka
shkrue ne faqe te pare edhe Copyright dhe All Rights Reserved. Sa ne
mendime po me ve ky shenim. A dine ndopak anglisht ata te gazetes "Lajm"
qe po mi ruaka shume mire shkrimet e mia, ma mire se vete...madje edhe
prej meje. Mi ruaka dhe mi rruaka!
Perralla ne lesh e shendeti prej nesh, o koleget e mi gazetare ne
Kosove! Thone korbi korbit s'ja nxjerr syte, po gazetari gazetarit ja
nxirrka...
Gazeta"Lajm" Prishtine, M.Bytyci, Adresa: Rruga UÇK, Nr. 58, Prishtine, Tel: 038 221 567, Mobil: 044 215 791, Web: www.gazetalajm.info, Email: mbytyqi@gazetalajm.info.