Murtaja politike
Përndryshe politika si murtajë
Përndryshe politika si murtajë
Nga
KOLEC TRABOINI
Lufta
për pushtet është një e drejtë legjislative e partive( individët brutalisht janë
përjashtuar defakto) dhe nuk kam ndërmend që moralisht të cënoj ndokënd në të
drejtat që i jep ligji. Janë të tjerë ata që i fusin stërkëmbca njëri tjetrit në
luftën për kolltukë deri në skajet e përçudnimit. Ashtu siç ka edhe njerëz
anonimë të historisë që i sherbëjnë njëshit të tyre deri në humbje të
dinjitetit. Por për këtë kategori as që meriton të flitet.
Njerëzit profesionalë, duke përfshirë edhe elitat intelektuale( qoftë dhe nënpunsit e shtetit) nuk është e nevojshme të bishtnohen pas burrakeqave të politikës, karieristëve të paskrupullt, hajdutëve të mirëfilltë por që fitojnë alibi prej gjykatave,- pra të mos bëhen ata që e quajnë veten intelektualë bishta prasi të politikës, por të kenë autoritetin e tyre, madje të ndikojnë që politika të vihet në shërbim të Shqipërisë e jo Shqipëria të bëhet një kalë gërdallë, nje Rosinant, që t'ja hipi Don Kishoti. Se kush është Don Kishoti të gjithë e dinë, por nuk ua mban të flasin, ose e thonë me gjysëm zëri kafeneve. Sytë në ballë i kemi të gjithë por tek ne po ndodh si tek përralla me mbretin e zhveshur të Andersenit. Bëjmë sikur mbreti (se në të vertetë ne sot kemi mbret) është i veshur, madje jo vetëm i veshur por edhe me gjoksore antiplumb.( Eshtë apo s’është e vertetë?!)

Për
më tej, për ata që insinuojnë sikur duke u shprehur kështu po i sherbejmë krahut tjetër politik kam dëshirë
të sqaroj se jam më radikal se opozita e sotme. Nuk është kjo opozita që dëshëroj
me shkakun se desha një opozitë më të
fortë, më të ashpër e më të pakompromis, e jo disi të squllun siç e shoh sot.
Madje është për të ardhur keq, por pas 21 janarit 2011, opozita shqiptare është
e frikësuar dhe e mbyllur duke u larguar prej atyre masave a shtresave qe e
ndjejnë më shumë peshën e krizave ekonomike. Ky është një fakt tronditës dhe i
frikshëm sepse është shënj se horizontit shqiptar po i sulen mjegullnaja të
zeza. Dhe dihet çfarë vjen me të tilla mjegullnaja, kaosi politik e social e
pse jo dhe mbetja pezull e frymës së shtetit.
Po
kush është përgjegjës për këtë gjendje? A ndryshe kush është ai apo ata të papërgjegjshëm
që e pranojnë rrezikun e vendit të vet vetëm për hir të interesave egoiste të
pushtetit personal. Kush janë ata që mendojnë se, ta zemë, me tre ligje të
vogla që miratohen për pesë minuta në Kuvendin Popullor ku kërkohen 3 të pestat
e deputetëve, e kemi rrugën e hapur për në Europë. A thue nuk e dimë se ligjet
tek ne janë formalë e në të shumtën e rasteve të pazbatueshme. A nuk e dimë ne
se ligji e dënon krimin por krimineli lëshohet prej gjyqtarëve dhe shkon e bën
një tjetër krim duke marrë jetë njerëzore. A nuk e dimë se kemi ligje, kemi edhe
ministri mjedisi dhe të gjitha mjediset e gjelbra të Tiranës janë betonuar nga
pallatet e atyre që sot janë bosa të politikës por edhe të medias. A nuk e ndoqët
debatin televiziv Lubonja- Fevziu ku ky i fundit e la fare rolin drejtues të
emisionit e si të ishte një boksier i raskapitur në raundin e fundit, zuri një
kënd të rringut ne një mbrojtje të dëshpëruar dhe në frikën e një nokdauni
shkatrrues . U mbyll si u mbyll
emisioni, por njerëzit e morën vesh se
lulishta publike ku po ngrihet një pallat në mes të Tiranës ishte edhe pjesë e
allishverisheve në kurriz të pronës dhe shëndetit publik.Sepse kur është bërë
ajo lulishte shteti u ka dhënë shtëpi banimi banorëve të cilat ia kanë pronësuar.
Pra edhe apartamentet i morën edhe lulishtën gjithashtu si thelë mbi bisht. E
gjithë ai debat ishte një tragjikomedi për të treguar se si çapëlehet ky vend,
sepse edhe rotacioni po u krye askujt nuk i hyn ferr në këmbë. Këta sulmohen në
rring ku shihen nga publiku por ama jashtë tij i kuptojnë e i respektojnë
interesat mafioze të njëri tjetrit.
Për
Zotin jemi të marrë nëse mendojmë se Europa nuk na njeh e nuk na di e aq më tepër
jemi të troshitur fare po të mos kuptojmë se Europa na do më shumë jashtë se brënda
saj. Sepse këto sherre që bëjmë ndër vedi do ti bëjmë edhe kur të jemi në Europë.
Edhe hajnitë, korrupsioni, mashtrimet, kapjen e shtetit, njësoj do ti bëjmë se nuk vjen Europa të na
kullandrisë shtëpinë tonë të shkatrruar. Mos bëni sikur nuk i njihni prijetarët
tanë, këta njerëz delirantë, këtë fatkeqësi kombëtare që i kemi, e sa mirë do të
ishte që kurrë të mos i kishim sepse i kanë sjellë këtij populli vetëm dhimbje
koke e travaje të mëdha. Këta nuk e duan popullin e vet. Mjer ai popull që lind
të tillë udhëheqës.
A
thue nuk u ngopëm me Zogizmin, a thue nuk u stërngopem me Enverizmin dhe tash u
dashka të durojmë edhe amalgamën monstruoze zogisto-enveriane që nuk njeh
skrupull. Këta nuk e meritojnë as emrin shqiptar sepse më shumë e dëmtojnë Shqipërinë
ata, se sa armiqtë tanë ballkanas që na rrethonë si çakej. Po ne për fatin e
keq të historisë i kemi çakejt edhe jashtë edhe brenda.
Po çfarë të bëjmë. Ku të vemi e ku të mbytemi- do të thojë ndonjë skeptik. Kurrkund. Le të rrimë në këtë vend. Dhe këtyre dallkaukeve të historisë tu themi se do të vijë koha ta shohin kauzën e tyre egoisto-personale të humbur ngase vunë vetën mbi Atdheun.

kush janë këta do të pyes jo paqëllim ndonjë ithar partish, më shumë nga hilja se sa nga padija.
Nuk
ka nevojë të përmëndën emra sepse të dy krahët e politikës nuk janë në nivelin
që e kërkon dinjiteti kombëtar dhe nevoja për përparimin e vendit.Por në fund të
fundit, kur nuk ke pulën, thotë populli ha sorrën. Pra llogaria me e thjeshtë e
çdo votuesi të ndërgjegjëshëm duhet të jetë:
kush është e keqja më e vogël në këtë vend, se për më të mirën nuk kemi
shumë shpresë ta kemi në kohë të afërt. Le të bëjmë durim për këtë...
Gjithësesi
situaten e sotme në Shqiperi e shohim si një epidemi të keqe prej të cilës
vuajmë të gjithë. Duhet guxim e kurajo por edhe mënçuri që të shporrim murtajën!