Shënim për qindshët e quajtura intelektuale
që shpallen si firmëtar nëpër lista politike
Një gjë nuk e kuptoj e le të ma spjegojnë këta itharët e qeveritarëve që kurrë nuk i kanë munguar historisë e nuk dinë tjetër veç urra e njëzëri, - kush janë pra këta qindëshe intelektuale dhe firmëtare peticionesh politike dhe çfarë inspirojnë e akoma më përtej çfarë kuptimi ka fjala intelektual nder ne se në botë ështe e ditur se atje funksionon meritoktacia e jo shkërdhatokracia si ndër ne. Këta organizatorë firmash a megafonë partish a thue e dinë se:
Të jesh profesional e të jesh nënpunës i qeverisë apo rrogtar siç i thonë nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të punosh në një televizion e të bësh llap llap gjithë ditën nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të bësh gazeta servile e të pështira që të kujtojnë qënërinë nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të flasësh si një zëdhënës i një partie e të nxjerrësh lëtyra nuk do të thotë të jesh intelektual.
Të kenë vënë diplomat me mik e taraf nuk do të thotë të jesh intelektual.
Aftësia për tu mbllaçitur në tryeza televizive të çpifura nuk të japin autoritetin e një intelektuali kombëtar.
Duhet diç më tepër për tu shfaqur në publik me kostumin e intelektualit, duhet mendje krijuese, duhet integritet, në rradhë të parë të kesh mbi supe kokën tënde e jo kokën e shefit të Madh të Vilajetit tonë se po bëhemi gallata e tërë Europës.
Pastaj kësisoj i kanë quajtur edhe në kohën e mereqepit Zogist, të kohës së Enverit e krejt ngjashëm i quajnë edhe këta të vonuarit e sotëm... edhe listat kështu janë hartuar, dhe firmëtarët kështu janë shfaqur gjithmonë si hije nëpër nahije.
Mjer ai popull që ka intelektualë (le ti quajme edhe kështu) që futen nëpër lista e bëjnë lojra politike të njërit apo të tjetrit klan apo individ, të cilëve individë apo protagonistë publikë, nuk u ha barku për popullin por mendojnë veç për b....e vet.
Kolec Traboini
16 janar 2013