15 January 2013

RROTACIONI - humor nga Kol Shkodrani


 Photo: RROTACIONI

Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...

Po na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Tash ka dalë dhe Fryma e Re
Sa kanë lanë  presidencen
Mbas kuvendit bëjnë urti
Kinse për t’ na ngjallun shpresën.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
çka fiton
He kjoftë zezue?!

KOL SHKODRANI

15 janar 2012


RROTACIONI

Kjo fare rrote-rrotacioni
Qënka shpresa e fukaras’
Si një qerre mbet pa rrota
Në mulli të Hajdar Agës...


Pse na duhen këto parti
Po ç’na duhet rrotacioni
Kur rinia a krejt pa punë
Pleqeve nuk u del pensioni?!

Do na thon’ jemi në parajsë
Jemi në ferr tjerët po thonë
Lum si ne për këtë Shqipni
Nuk e njeh as qeni të zonë.

Vjen një klan e tjetri shkon
Kurrgja të re n’ këtë botë të vjetër
Kur mendojmë se kemi pshtue
Po na rrujn bash 700 dreqër.

Shesin dëngla atdhetare
Për Bashkimin Kombëtar
Por kan’ hall të mbushin xhepat
Ndaj dhe pëllasin si gomarë.

Nuk po dimë pse po jetojmë
Kujt shejtan t’i japim votën
Njeni shpirtin po na merr
Tjetri vjen të na hap gropën.

Se kush besën ua ka
Rruspave të politikës?
Kjo rracë qyqesh llafazane
Do degdis në Sahar të Afrikës.

Rrofsh moj rrotë - modernizue
Ke marre emrin rrotacion
Kush voton bre kjoft mallkue
Se një dreq vjen e një dreq shkon...

Fukaraja që voton
Çka fiton
He kjofsh zezue

Rrotacion?!

KOL SHKODRANI


15 janar 2013