(Kur
përuroi librat, “E kam Atdheun te porta” e “Dashuri”)
Nga: MURAT GECAJ
Prof. Murat Gecaj,poetja Fatime Kulli dhe Kolec Traboini. |
Nuk
ishte hera e parë, që salla kryesore e Ministrisë së Kulturës mblodhi poetë,
shkrimtarë e artistë, të cilët ishin nga Tirana, por dhe nga Durrësi. Kësaj
here, mikpritësi ishte poeti, shkrimtari e kineasti Kolec Palok Traboini. Në vijim
të botimeve të shumta e cilësore të mëparshme, në ditën e shënuar të ShënValentinit,
ai solli para të ftuarëve, kolegë, miq e dashamirë, dy libra të rinj poetikë, “E kam Atdheun te porta” e “Dashuri”.
Sigurisht, kjo ishte një kanaqësi e veçantë për atë, por dhe për të gjithë pjesëmarrësit
në këtë veprimtari përuruese, që u la atyre mbresa të pashlyera. Po, njëkohësisht,
suprizë e bukur ishte njoftimi, që bënë organizatorët se, autori K.Traboini
kishte dhe festën e ditëlindjes së tij.
Me dy motrat Vuji nga Hoti, Albana e Marina Kel Vuji |
Kritiku e studiuesi Behar Gjoka që drejtoi promovimin.
|
Me Flutura Maçin dhe Kozeta Zavalanin. |
Në vazhdimësi, dolën në foltore disa poetë, shkrimtarë e studiues, të cilët nënvizuan shpirtin e butë, por dhe “rebel” të këtij autori. Pas studiuesit Behar Gjoka, u shpreh me dashamirësi për krijimtarinë e K.Traboinit poetja Fatime Kulli. Traditat atdhetare e arsimore të familjes së vet malësore, ai i ka shprehur me mjeshtëri në krijimtarinë shumëplanëshe, të pasur dhe të bukur të tij.
Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria… |
Në
pamundësi ardhjeje, nga Tuzi, Anton
Gjojçaj kishte dërguar mesazh përshëndetjeje. Përmes tij, shprehej për disa
vlera të krijimtarisë letrare të K.Traboinit, duke theksuar që këtë udhë autori
në fjalë e nisi në prozë dhe e vijoi me
vëllime poetike, ku mbisundon motivi i dashurisë, në të gjitha pamjet e saj. Në
fjalën e tij, P.Koçi e quajti poet
qytetar, i cili me vargjet e tij shqetësohet për fatet e bashkëkohësve dhe jep
mesazhe për më shumë optimizëm e dashuri njerëzore. Për lidhjet e poezive të poetit
Traboini me lexuesin, me traditat atdhetare etj., u dal posaçërisht Ilia Dede.
Kryetari
i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, Nikolla Spathari e përshëndeti dhe e përgëzoi autorin e dy librave
të rinj, që u përuruan dhe tha se krijimtarinë e K.Traboinit e ka ndjekur e
gjithnjë në rritje, që nga vitet ’60-të të shekullit të kaluar. Ndërsa prof.dr. Klara Kodra u bëri analizë
profesionale jo vetëm këtyre dy librave, por dhe në përgjithesi krijmtarisë së
këtij autori, i cili tashmë ka hyrë natyrshëm në letrat shqipe. Kështu, ndër të
tjera, dëshmoi se ai i ka poezitë të çiltëra, të ëmbla e me bazë dashurinë,
duke spikatur me individalitetin e vet. Poetja e kineastja Vllasova Musta lexoi temën e saj, “Portreti i poetit K.Traboini, përmes
vargjeve të tij”. Në vazhdim, me dashamirësi diskutuan për krijimtarinë e këtij
autori, piktorja e poetja Flutura Maçi
dhe krijuesi Agim Pipa.
Me Lorin dhe Besmirin. |
Me kolegun bashkestudent dhe ne Kinostudio Ilia Dede. |
Pamje nga salla e Ministrisë së Kultures.
|
Ndjesi
të bukura sollën te të pranishmit, në këtë veprimtari përuruese, edhe recitimet
e frymëzuara të disa poezive të K.Traboinit, nga Agim Xheka, Xhelal Luca e Fatime Kulli.
Në
mbyllje të këtij tubimi, mikpritësi i tri festave të përbashkëta, Kolec Traboini i falënderoi nga zemra,
si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit. Gjatë bisedave të ngrohta, në koktejin e
shtruar me këtë rast, me kënaqësi nënshkroi librat e tij, për kolegë, miq e dashamirë. Këta
e uruan sinqerisht dhe shprehën besimin
se, përsëri, ai do t’i mbledhë në ngjarje të tilla të gëzuara.
Tiranë,
14 shkurt 2014
Gazeta “Koha javore“, Podgoricë Nr.601, 602, në 29 janar e 6 shkurt 2014.
Gazeta “Koha javore“, Podgoricë Nr.601, 602, në 29 janar e 6 shkurt 2014.
boton
nje vështrimi letrar
nga shkrimtari ANTON GOJÇAJ
DEHJE VJESHTE
(fragment)
(fragment)
Kolec
Traboini me krijimtarinë e vet poetike në dy deceniet e fundit përmbys disa stereotipe,
të cilat reflektohen në përmbajtje, cilësi dhe kuantitet. Ai ndryshon nga
shumica e shkrimtarëve të tjerë për faktin se në portën e letërsisë hyri me një
libër me tregime, në moshë të re, kurse njëzet vjet më vonë vazhdoi me poezinë.
Zakonisht ndodh e kundërta, fillohet me poezi e pastaj kalohet në prozë.
Paragjykimi tjetër që thyen ai ka të bëjë me cilësinë: thuhet shpesh se poezia
më e bukur për dashurinë shkruhet në moshën e re. Koleci vargjet më të mira për
dashurinë, i shkruan në vjeshtën e jetës. Dhe jo vetëm se shkruan mirë për
dashurinë, por shkruan edhe shumë. Në gati secilën përmbledhje të tij motivi i
dashurisë mbizotëron.
Libri
në fjalë është një përzgjedhje e poezive të dashurisë nga gjithë krijimtaria e
tij e deritashme. Është një poezi joshëse, e cila lexohet me ëndje, që s'ka
nevojë për zbërthime të mundimshme kuptimesh. Është e vetinterpretueshme, e
plotë, e përmbyllur në vete, me një fjalë – e vetëmjaftueshme. Dhe asnjëherë
hermetike.
....Poeti,
duke hyrë në moshën e tretë, ndihet i përfshirë nga tallazet e dashurisë, çka e
përjeton si një dalldisje që sfidon racionalen dhe kohoren:
Mosha
e poetit përcakton edhe perspektivën e folësit lirik, në ligjërimin e të cilit
ka shpesh reminishenca drithëruese për kohën e shkuar: „ndaj shkoj herë pas here në motin e shkuar / të kërkoj çfarë sot nuk e
gjej mjerisht.“
.....Fëmijëria
dhe rinia e hershme lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e njeriut, çka
shprehet fuqishëm edhe në krijimtarinë e Traboini. Në vjershën „Dashni në kohën
e kolerës“, që aspak rastësisht ta sjell në mendje titullin e romanit të njohur
të G. G. Markesit, kujtohet me mall koha e rinisë, e cila edhe pse në rrethana
„kolere“ arrin të prodhojë çaste të paharrueshme, të cilat pas shumë vjetëve
shpërthejnë në trajtën e shkëndijave të një nostalgjie përvëluese. E gjitha kjo
jepet si një tabllo e cila, për rrezet semantike dhe emocionale që përmban, e
kapërcen, por nuk e zhduk, motivin bazik:
Kolec
Traboin është një mjeshtër i rimës. Lehtësia me të cilën e funksionalizon estetikisht
rimën, por edhe figurat tingëlluese dhe përsëritëse, frazeologjinë shqipe, janë
mahnitëse. Nuk është adhurues i risive stilistike me çdo kusht, më shumë është
ndjekës i formave klasike, prandaj mund të konstatohet se lirika e tij është
vazhduese e poezisë së mirë shqipe të traditës, në radhë të parë të Lasgushit,
por ka pikëtakime edhe me poetikën e Zef Serembes, Ali Asllanit, kurse te
vjersha „Zemër çmendurake“ ka ngjashmëri (në ritëm) me „Marathonomakun“ e
Nolit, etj. Natyrisht që ka elemente të ndryshme poetike që bashkëpërkojnë,
herë më shumë e herë më pak, qoftë në formë, qoftë në frymë, edhe me poezinë e
autorëve më të mirë bashkëkohorë shqiptarë.